Milani e ka pritur për vite me radhë titullin kampion. Këtë gjë e ka arritur gjatë këtij sezoni, duke i dhënë fund kështu dominimit të Interit. Gëzimi për milanistët ka qenë i pamasë dhe të shtunën kanë organizuar një ceremoni në sheshin e Milanos. Gjatë festës, surpriza e vërtetë ka qenë mesfushori ganez, Kevin-Prince Boateng, i cili ka bërë një kërcim si ylli i muzikës pop, Michael Jackson.