Dortmund, shumë pranë Xherdan Shaqirit

17 Maj 2011, 14:22Sport TEMA

Ekipi gjerman i Bundesligës, Borusia Dortmund, që gjatë këtij sezoni u shpall kampion, duket se është shumë pranë blerjes së mesfushorit me origjinë kosovare të Bazelit, Xherdan Shaqiri. Siç bëjnë me dije mediat gjermane, Dortmundi është i vendosur që të arrijë sa më parë një marrëveshje për Shaqirin, duke qenë se konkurrenca për mesfushorin që luan me kombëtaren e Zvicrës është shumë e lartë. Borusia ka qenë një nga ekipet që është interesuar prej kohësh për shaqirin dhe tashmë duket se ka vendosur që të hedhë hapa konkretë. Xherdan Shaqiri ka një kontratë me Bazelin që përfundon në vitin 2014. Vlera e kartonit të tij mendohet se vërtitet mes 7-10 milionë euro. Ai është shprehur më parë se ka dëshirë që të luajë në Gjermani, por tek rivalët e Dortmundit, Bajern Mynih.

Lini një Përgjigje