Një lajm i tmerrshëm ka ardhur nga Barcelona. Mbrojtësi francez, Erik Abidal, është diagnostikuar me tumor në mëlçi dhe pritet që të operohet gjatë ditës së premte. Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë nga ana e klubit të Barcelonës. Pas lajmit për sëmundjen e mbrojtësit 31-vjeçar, shumë lojtarë i kanë dërguar atij mesazhe inkurajuese. Kaka është shprehur se “ky është një lajm rishtues. Do të lutem për Abidal që Zoti ta bekojë”. Mesazhe inkurajimi francezit i kanë dërguar edhe Fabregas, Diego Forlan, Rio Ferdinand etj.
Comments are closed.
shpresoj qe operaconi te shkoje mire dhe mjeket te kene rezultat
Feja do ta ndihmoje pskologjikisht te rikthehet
FORCA ABIDAL
Po, Abidalin e kemi musliman te forte dhe te devotshem. Nuk dorezohet kollaj ai pas gjithe atis suksesi.
Te pakten ne football na ka nderuar.
Por edhe nese deshton me semundjen, nuk ka problem. Nje dite do te vdesim te tere.
Mjafton qe ai eshte munduar.