Reali ofron Khediran për Kielinin

14 Mars 2011, 10:09Sport TEMA

Reali i Madridit duket se është i vendosur që të marrë mbrojtësin 27-vjeçar të Juventusit, Xhirxhio Kielini. Për të arritur deri tek mbrojtësi, drejtuesit e Realit kanë ndërmend që të ofrojnë mesfushorin gjerman, Sami Khedira. Kështu bëjnë me dije mediat spanjolle, të cilat thonë se Murinjo nuk ka hequr dorë nga dëshira e tij për të marrë mbrojtësin e bardhezinjve. Megjithatë, vështirë se drejtuesit e Juventusit do të hiqnin dorë nga mbrojtësi, duke qenë se ai shihet edhe si pika kyçe e ekipit. Edhe vetë Kielini e ka shfaqur më shumë se një herë dashurinë ndaj Juventusit dhe ka thënë se nuk ka ndërmend që të lëvizë nga ekipi.

1 komente në “Reali ofron Khediran për Kielinin”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje