Mançester Junaited duket se do të bëjë një ofertë zyrtare për blerjen e portierit të Juventusit, Xhaluixhi Bufon. Të paktën kështu bën me dije Crunchsports.com, e cila thotë se Aleks Ferguson ka ndërmend që të shpenëzojë 17 milionë stërlinë, ose 20 milionë euro, për të marrë portierin e Juventusit. Junaited është në kërkim të një portieri, pasi në fund të sezonit, holandezi Edvin Van Der Sar do të tërhiqet nga futbolli. Bufon duket se është objektivi kryesor i Mançesterit, edhe pse ky i fundit është shprehur se ka ndërmend që të qëndrojë tek Juventusi deri në fund të kontratës së tij. Alternativat e Bufonit për Fergusonin janë portieri i Interit, Hulio Sezar, ai i Shalkes, Nojer dhe portieri i Liverpulit, Pepe Reina.
2 komente në “Shtypi anglez: Junaited ka gati ofertën për Bufon”
Comments are closed.