Mesfushori me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, duket se është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me klubin anglez, Aston Vila. Të paktën kështu bën me dije sajti anglez talksport.co.uk. Sipas këtij sajti, Aston Vila kërkon që ta mbyllë sa më parë këtë marrëveshje me klubin zviceran, Bazel, ku dhe luan aktualisht Shaqiri. Ndërkohë, duket se edhet mesfushori kosovar ka rënë dakord që të transferohet në Premier Ligë. Për mesfushorin kosovar kanë shfaqur interes një sërë klubesh të rëndësishme në Europë, mes të cilave Liverpuli, Arsenali, Juventusi, Bajerni i Mynihut, Hamburg, Ajaks etj. Megjithatë, ende duhet pritur, pasi verja do të jetë periudha kur mund të mësohet diçka konkrete për një lëvizje të mundshme të Shaqirit nga Bazeli. Aktualisht, 19-vjeçari ka një kontratë me klubin zviceran, e cila përfundon në vitin 2014. Vlera e kartonit të tij mendohet se kushton diku tek 9 milionë euro.
1 komente në “Xherdan Shaqiri, shumë pranë Aston Vilës”
Comments are closed.