“Luftëtari”, kështu e cilësojnë mediat italiane mesfushorin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Sipas tyre, mesfushori është shumë praën kalimit tek ekipi kryeqytetas, Lacio. “Il Messaggero” shkruan se Cana tashmë ka arritur një marrëveshje për të kaluar tek Lacio. Ndërkohë, Lacio është duke mbyllur bisedimet me ekipin aktual të Canës, Gallatasarajin. Mësohet se Cana ka rëndë dakord me Gallatasarajin që të largohet, edhe pse arritja e trajnerit të ri, Fatih Terim, duket se e kishte bllokuar largimin e Canës. Kjo, duke qenë se ish-trajneri i kombëtares turke e konsideronte Canën si një pikë të rëndësishme të ekipit.