Frenk Riberi, goditja e madhe e Juventusit

23 Maj 2011, 13:53Sport TEMA

Mesfushori francez i Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, duket se do të jetë goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës. Prej ditësh, në shtypin italian është folur mbi interesimin e bardhezinjve mbi argjentinasit Tevez dhe Aguera apo edhe për kolumbianin Aleksis Sançez. Por, duke parë vështirësitë e këtyre operacioneve, trajneri i ardhshëm i Juventusit, Antonio Konte, ka zgjedhur pikërisht francezin si blerjen ideale. Kjo, për vetë faktin se në radhë të parë, riberi kushton më pak se tre lojtarët e mësipërm. Së dyti, Bajerni i Mynihut duket se është i gatshëm që ta shesë mesfushorin, i cili prej kohësh ka kërkuar që të largohet. Me afrimin e mundshëm të Riberisë, Juventusi nuk do të bënte blerje të tjera në sulm, duke mbajtur Del Pieron, Kualjarelën, Matrin dhe Tonin. Ndërkohë, dy sulmuesit e tjerë, Jakuinta dhe Amauri, duket se do të largohen, pasi tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e bardhezinjve. Por, Tuttosport shkruan se trajneri i ardhshëm i Juventusit, Antonio Konte, ka shfaqur një interes të madh për mesfushorin portugez të Mançester Junaited. Në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe njëri mes portierit Xhianluixhi Bufon dhe mesfushorit Felipe Melo. Në mesfushë Konte duket se do të mbajë Sisokonë, i cili ishte bërë gati të largohej dhe dy të sakrifikuarit do të jenë Melo dhe Akuilani, i cili me ardhjen e Pirlos nuk do të kishte vend në ekip. Ndërkohë, për krahun e djathtë, Konte ka kërkuar mbrojtësin zviceran të Lacios, Lihshtajner, i cili mendohet se kushton 12 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje