Sedorf rinovon edhe për një vit me Milanin

25 Maj 2011, 12:44Sport TEMA

Pas Nestës, Ambrozinit dhe Inzagit, Milani ka rinovuar kontratën edhe me një tjetër senator. Bëhet fjalë për mesfushorin holandez, Klarens Sedorf. Ky i fundit ka rinovuar deri në vitin 2012. Holandezit i është reduktuar paga që merrte. Sedorf pritej të largohej, pas pakënaqësisë në lidhje me sjelljen e drejtuesve të Milanit. Ai kërkohej nga ana e ekipit brazilian, Korinthias, por u bind nga Galiani dhe Alegri që të qendrojë edhe një vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje