Zinedin Zidane mund të jetë drejtori i ri i Realit të Madridit, pas shkarkimit të argjentinasit Horge Valdano. Mediat spanjolle bëjnë me dije se tashmë presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vendosur që këtë post t’ja japë francezit. Me emërimin e Zidane duket se është dakort edhe Hoze Murin jo, i cili u bë shkak për shkarkimin e Valdanos. Kjo, duke qenë se Murinjo ka një marrëdhënie të mirë me Zidane. Ish-mesfushori i njohur është këshillues i Perez që prej vitit 2009.