Pirlo prezantohet: Zgjodha Juventusin për të fituar

25 Maj 2011, 14:49Sport TEMA

Andrea Pirlo është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Juventusit. Pas nënshkrimit të kontratës, që do ta mbajë atë të lidhur për tre vjet me bardhezinjtë, mesfushori i kombëtares italiane ka folur për herë të parë si lojtar i Juventusit. Gjatë fjalës së tij, Pirlo ka thënë se zgjodhi që të transferohe tek Juventusi, pasi që të dyja palët janë të etura për fitore. “Zgjodha Juventusin, sepse është ekipi më i rëndësishëm në Itali, bashkë me Milanin dhe Interin. Jam këtu par ta ndihmuar Juventusin që të rikthehet në majat e futbollit”, ka thënë Pirlo, që pas 10 vjetësh të kaluara tek Milani, ka kërkuar të tjerë stimuj: “Juventusi më ka ofruar stimujt që më duheshin. Për të fituar duhet një personalitet i madh, në të kundër kundërshtarët të hanë”. Edhe pse ka pasur një vit me probleme fizike, Pirlo ka siguruar tifozët bardhezinj se do të jetë në një formë të mirë, pasi ndeshjet e pakta të zhvilluara gjatë këtij sezoni, sipas Pirlos, kanë bërë që ai të çlodhet. “Është viti i parë që nuk luaj shumë ndeshje, por kjo ndoshta do të ndikojë që të më zgjatet karriera. Megjithatë, dua të them që përgjatë 10 viteve tek Milani, zhvillova 400 ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren. Një mesatare prej 50 ndeshjesh në vit”, ka thënë ai. Pirlo ka thënë se kishte edhe oferta të tjera, si në Itali, ashtu edhe jashtë, por për të Juventusi ka qenë zgjedhja e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje