Rafa Benitez mund të jetë trajneri i ri i Atletiko Madrid. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se ish-trajneri i Interit është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e klubit kryeqytetas. Megjithatë, Benitez nuk e ka pranuar ende ofertën, pasi pret ndonjë ofertë të mundshme nga Anglia, që është edhe destinacioni i tij i preferuar.