Kalderon: Murinjo është si Hiteleri

27 Maj 2011, 12:07Sport TEMA

Hoze Murinjo është një person që ose duhet shumë, ose urrehet shumë. Për ish-presidentin e Realit, Ramon Kalderon, duket se mbizotëron ndjenja e dytë. Gjatë një pronocimi për medita spanjolle, Kalderon e ka krahasuar Murinjon me Hitlerin. “Murinjo u ka shpallur luftë të gjithëve, sin ë Portugali, Itali dhe Spanjë. Duhet kujtuar se edhe Hitleri bënte të njëtën gjë, por në fund gjërat shkuan keq. Murinjo nuk bën gjë tjetër veçse flet për veten dhe përpiqet që të tërheqë vëmëndje”, ka thënë Kalderon. Ky i fundit ka kritikuar rëndë edhe presidentin aktual të Realit, Florentino Perez, për presionin që i është bërë nga Murinjo për të shkarkuar drejtorin sportiv, Horge Valdano. “Perez I ka dhënë një imazh patetik klubit dhe tashmë është e qartë se presidenti i Realit është një portugez, Murinjo. Është hera e parë që një vartës i jep urdhëra presidentit. Ta dorëzosh klubin në duar e Murinjos është e papërgjegjshme”, ka përfunduar Kalderon.

 

1 komente në “Kalderon: Murinjo është si Hiteleri”

  1. specialisti says:

    Ja ka dorezuar? Sigurisht. Ligjin e ben ai qe di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje