Jani Virtanen, i cili luan për ekipinb finlandez JJK, ka shënuar një super gol nga një largësi e konsiderueshme prej 40 metrash. Për më tepër, Virtanen e ka gjuajtur tupin në në ajër fluturimthi, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtarë që ta priste topin. Goli i tij është konsideruar si më i bukuri në kampionatin finlandez gjatë këtij sezoni.