Juventusi duket se po merr formë gjithmonë e më shumë për sezonin e ardhshëm. Pas Andrea Pirlos, Juventusi ka nënshkruar ditën e sotme edhe me mbrojtësin e majtë zvicerian, Rieto Ziegler. Pas vizitave mjekësore të kryera gjatë ditës së mërkurë, Ziegler ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2015. Mbrojtësi 25-vjeçar mbërriti tek Juventusi me parametra zero nga ana e Sampdoria, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B. Pas nënshkrimit të kontratës, Ziegler është shprehur shumë i lumtur për kalimin tek Juventusi. “Të veshës këtë fanellë është një nder. Mezi pres që të luaj dhe të fitoj me këtë ekip”, ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë. Ky i fundit ka thënë se i kënaqur, pasi do të ketë mundësinë që të luajë me kampionë të mëdhenj.