Ish-trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të largohet nga Anglia. Ai ka thënë se pret një ofertë nga ndonjë klub tjetër anglez, duke i mbyllur kështu derën Romës, e cila duket se ka si qëllim të marrë pikërisht Ançelotin si trajner. Por, ky i fundit tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Romës dhe se nuk do të kthehet në Itali, pasi është i dashuruar me Anglinë.