Mesfushori kroat i Totenhem, Luka Modriç, është një prej lojtarëve më të kërkuar për momentin. Për 25-vjeçarin kanë shprehur interes dy ekipet e Mançesterit, Junaited dhe Siti, Liverpuli, Reali dhe Interi. Totenhem ka rinovuar pak kohë më parë më të deri në vitin 2016, por, siç bëjnë me dije mediat britanike, mund të pranojë një ofertë të Junaited. Sipas tyre, Junaited mund të marrë Modriç nga Totenhem, duke ofruar sulmuesin bullgar, Dimitar Berbatov, i cili u ble pikërisht nga Totenhem, si dhe një shumë parash. Kartoni i Modriç vlerësohet se kushton rreth 30 milionë euro.