Në Barcelonë është zhvilluar një festë e madhe gjatë ditës së djeshme, me rastin e fitimit të Ligës së Kampioneve. E ftuara kryesore në këtë koncert ka qenë këngëtarja kolumbiane, Shakira, e cila është edhe e dashura e mbrojtësit të Barcelonës, Pike. Shakira e ka ndexur peshë publikun, sidomos kur në skenë ka ftuar të dashurin e saj dhe disa futbollistë të tjerë të Barcelonës, të cilëve u ka bërë edhe një leksion se si të kërcejnë.