Ka ndonjë ekip më të mirë se Barcelona? Është kjo pyetja që shumë njerëz po bëjnë gjatë këtyre ditëve. Nëse do të ndaleshim vetëm tek loja, atëherë nuk do të kishte asnjë dyshim: Barcelona është ekipi më i mirë. Por, nëse do të shohim trofetë e fituara, është një tjetër ekip që ndodhet në krye dhe jo blaugranat e drejtuar nga Pep Guardiola. Bëhet fjalë për Interin e Milanos. Duke u bazuar tek të dhënat pas “Kalçiopolit”, që për zikaltërit konsiderohet si viti zero, Interi ka fituar plot 14 tituj. Barcelona renditet direkt pas zikaltërve me një trofe më pak, së bashku me Mançester Junaited dhe Porton. Në këto gjashtë vitet e fundit, asnjë ekip tjetër në Europë nuk ka bërë më mirë se Interi. Ekipi i drejtuar nga Mançini, Murinjo, Benitez dhe Leonardo, gjatë këtyre viteve ka mundur që të fitojë 5 kampionate, katër Superkupa të Italisë, tre Kupa të Italisë, një Ligë Kampionesh dhe një Botëror për klube. Pra, Interi merr këtë “titull”, ndërsa në Angli, Spanjë dhe Portugali, nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse tëp resin vitin tjetër, për të tentuar që të kalojnë zikaltërit. Këta të fundit, edhe pse kanë zhvilluar një sezon të mirë, kanë marrë trofe po aq sa Barcelona, tre, edhe pse më pak prestigjiozë. Një falenderim për këtë rekord, Interi duhet që t’ja bërë sërish Murinjos. Jo vetëm për faktin se e ndihmoi të fitojë tre tituj sezonin e kaluar, por edhe për faktin se mundi Barcelonën në Kupën e Mbretit, çka bëri që blaugranat të mbeten prapa Interit për numrin e trofeve të fituar. Në planin e lojës ndërkohë nuk ka diskutim: Interi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në nivelin e Barcelonës. Të paktën ngushëllohet me numrin e trofeve të fituar.
Ok,Interi i marum,qenka me i miri.Edhe per ato kupa qe mori vjet,do mbahet men vetem si statistike,se per loje e kenoqi fare.Barcelona e uuuuuu, shume,shume lart.
As ne futboll Shqipetaret nuk e pranojne te verteten.Ketu po behet nje arsyetim si puna e Saliut me voten popullore.Kemi humbur te gjithe qytetet e rendesishme te vendit pervec Shkodres por kemi fituar voten popullore.Edhe ky gazetari thote per interin:Vertet barcelona ka fituar me shume champions league se Interi,por interi ka fituar me shume kupa Italie.Dhe e numeron nje champions league ose nje super kupe europe baraz me nje champions…….Sna i ka fajin Saliu,ne i ngjame shume atij.
Per Enerti :
mesa duket i ngjan ti sadopak sales :
artikulli ishte shume real , tamam sic eshte , pra Barcelona ka lojen me te bukur , por trofete Interi
ka marre me shume. Barcelona ka marre vetem nje Champions Leage me shume kaq.
Por kampionati Italian eshte shume me i veshtire se ai spanjoll. Ne spanje vetem 2 ekipe jane se te tjeret jane sa per te plotesuar numrin ne kampionat…kshu qe arsyeto me shume enert para se te shkruash…nga te gjithe cilesohet qe : kampionati italian eshte me i veshtiri ne bote …
kampionati anglez : me spektakolar , terheqes,
nje ben qenka tifoz i Milanit prandaj folka keshtu.Interi ka qene dhe do jete plot suksese
Interi te fitoj ndonje nndeshje me Lecen,Breshjan ose…Barin,kaq e ka nivelin dhe mos e kruani me mbretereshen boterore te futbollit,BARCELONEN.
Ekip me i mire se Barcelona eshte Skenderbeu i Korces –loooooooooooool hahahahahahaahaha
@ AQO :
ene Barcelona te luaje me keto Almeria, Gijon etj… Interi ja tregoi vendin Barces vjet…3-1 ne San Siro…
ene 0-1 ne Barca me 1 lojtar mangut per fajin e atij Bousqets qe eshte Best Simulator of World…
bashke me Alves, Pedro e me rradhe…
hipokrizia nuk paska fund as ne futboll, interi skuadra me e mire ? turp , jeni hipokriter, atehere barcelona sipas jush eshte skuader e radhes ? jeni injorant futbolli asgje me shume.