Çmenduria e Katarit, 36 milionë euro Guardiolës në vit

31 Maj 2011, 17:08Sport TEMA

Federata e Futbollit të Katarit ka në plan që të bëjë një çmenduri në botën e futbolli. Siç bën me dije spanjollja “Marca”, Katari kërkon që të marrë Guardiolën si trajner të kombëtares. Çmenduria nuk është kjo, por fakti që është gati ta paguajë teknikun aktual të Barcelonës plot 36 milionë euro në vit. Kjo, sipas gazetës spanjolle, mund të ndodhë vitin e ardhshëm, kur Guardiolës t’i përfundojë kontrata me Barcelonën. Gazeta bën me dije se Guardiola nuk dëshiron që të drejtojë asnjë ekip tjetër në Europë, për shkak të dashurisë ndaj Barcelonës. Për këtë arsye, ai mund ta pranojë ofertën e Katarit dhe më pas të rikthehet tek Barcelona, por këtë herë si president. E vertëtë apo jo, kjo pritet që të mësohet në vijim? Megjithatë, zor se dikush do ta refuzonte këtë ofertë faraonike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje