Në 7 qershor Shqipëria do të luajë në stadiumin e Zenicës kundër Bosnjë Hercegovinës një ndeshje vendimtare për fatin e kualifikueseve për Euro 2012.
Mediat boshnjake kanë filluar të merren me këtë ndeshje dhe kanë shkruar me superlative për kombetaren tonë. Duke i bërë thirrje lojtarëve të tyre dhe trajnerit Susic që të ketë kujdes mediat kane shkruar: “Mund të vlejnë të gjithë së bashku me pak se Dzeko por janë të rrezikshëm”, shkruhej nga gazetat sportive boshnjake.
Shqipëria barazoi me Bosnjën në tetor, në ate ndeshje që u luajt në Qemal Stafa dhe mbaroi 1-1. Pas pesë ndeshjeve të para në kualifikuese, Shqipëria ka grumbulluar 8 pikë, po aq sa Bjellorusia e vendit të dytë. Bosnja, e katërta, ka koleksionuar 7 pike në 4 ndeshje. Franca kryeson grupin me 12 pikë. /INA)
ne qoft se luajn si kunder belorusis ateher besoj se do te fitojn edhe me bosnjen.
Ndeshje shumë e vështirë për ne. I vetmi shans për ne mund të jetë vetëm në qoftë se boshnjakët mund të bëjnë ndonje gabim në mbrojtje, e cila është reparti më i dobët i skuadrës. Mesfusha dhe sulmi boshnjak ka kualitete më të larta se skuadra e jonë kombëtare. Lojtarët e tyre shumë të shpejtë të cilët disponojnë një teknikë të lartë aplikative mund të rrezikojnë seriozisht portën tonë. Shpresoj për ndonjë vendosje taktike të Kuzhes e cila mund të nervozojë boshnjakët, që në rastin më të vecantë mund të jenë viktimë e lojës sonë të bezdisshme.