Ançeloti drejt Aston Vilës, Hidink i thotë “Po” Çelsit

2 Qershor 2011, 15:55Sport TEMA

Pas shkarkimit nga Çelsi, tekniku italian, Karlo Ançeloti, ka deklaruar se dëshiron që të qendrojë në Britani. Dhe, këtë dëshirë mund t’ja plotësojë Aston Vila, e cila e sheh atë si kandidatin kryesor për të zëvendësuar francezin Xherard Hulier, që u largua për probleme shëndetësore. Mediat britanike bëjnë me dije se për postin e trajnerit të Aston Vilës janë në garë edhe Mark Hjuxh dhe Devid Mojes, por Ançeloti duket se është zgjedhja e parë. Ndërkohë, ish-klubi i italianit, Çelsit, duket se ke arritur një marrëveshje me Gus Hidink, i cili mund të rikthehet sërish në Londër. Sipas mediave britanike, Hidink ka pranuar që të jetë njëkohësisht edhe trajner i kombëtares turke, edhe i Çelsit.

 

 

1 komente në “Ançeloti drejt Aston Vilës, Hidink i thotë “Po” Çelsit”

  1. Adonica says:

    Thank you so much for this arctile, it saved me time!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje