Sep Blater është konfirmuar gjatë ditës së sotme në krye të FIFA-s. 75-vjeçari rizgjidhet për herë të katërt në krye të FIFA-s, duke marrë 186 vota, nga 203 delegatë që kanë votuar. Blater do të qendrojë në krye të FIFA-s edhe për katër vite të tjera, pasi ishte i vetmi kandidat, duke qenë se konkurrenti i tij i vetëm Mohamed Bin Hammam, u pezullua nga Komisioni i Etikës pasi dyshohet për korrupsion. Në fakt, edhe për Blaterin ka pasur akuza për korrupsion në lidhje me Botërorin që ju dha Katarit për të organizuar, por ky i fundit rivendosi që të rikandidonte. Pas rizgjedhjes, Blater është shprehur se ndjehet i emocionuar dhe i nderuar.
Tjeter mafie ketej.
Futbolli eshte lavatriçja me e madhe boterore