Luis Enrike, trajneri i ri i Romës

2 Qershor 2011, 12:02Sport TEMA

Ish-mesfushori i njohur i Barcelonës, Luis Enrike, do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave italiane, të cilat thonë se tashmë kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me spanjollin. Kjo marrëveshje pritet që të zyrtarizohet gjatë të hënës, pasi për përfundojë sezoni i Kategorisë së Dytë spanjolle, ku Luis Enrike drejton Barcelonën B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje