E RRALLE/ Japonezët kalojnë në depresion nga zhgënjimi me Parisin

7 Qershor 2011, 10:42Politika TEMA

Është e paimagjinueshme për ne, por e vërtetë. BBC njofton se dhjetëra turistë japonezë që vizitojnë Parisin, detyrohen të kthehen në atdhe të shoqëruar me infermierë e mjekë, pasi kalojnë një shok.

Kjo sëmundje tani njihet me emrin “Sindroma e Parisit”, dhe zë ata turistë që zbulojnë se qyteti nuk plotëson pritshmëritë e tyre.

Vetëm këtë vit janë dërguar në Japoni katër persona, në gjendje të rëndë, të shoqëruar nga mjekë në bordin e avionit.

Japonezët vijnë në Paris duke pasur në mendje vizionin e një qyteti romantik, të pastër, të bukur e të mbushur me art e kulturë.

28 komente në “E RRALLE/ Japonezët kalojnë në depresion nga zhgënjimi me Parisin”

  1. Revoltuesi says:

    Fajin nuk e ka Parisi, por shoqeruesit e japonezeve qe nuk ja tregojne siç duhet.

    1. Patrioti says:

      Fajin e ka……….

      1. fule says:

        e, per keshtu fajesh do ja benim hallall, po per vrasje dhe vjedhje jo

    2. Albana L. says:

      Fajin e kane edhe reklamat pompoze qe i bejne vetes francezet neper Bote. Me pak fjale faji eshte i francezeve qe mashtrojne duke paraqitur qytetet e tyre si nje parajse mbi dhe. Fajin pastaj e ka edhe vete turisti qe ndikohet nga spotet dhe posterat me reklama si dhe nga deplianet me ngjyra te bukura te agjensive turistike.
      Po te ishim pak me shume inteligjente, do te ishte nje Bote me e mire e me e drejte per te gjithe!

    3. Albana L. says:

      Fajin e kane edhe reklamat pompoze qe i bejne vetes francezet neper Bote. Me pak fjale faji eshte i francezeve qe mashtrojne duke paraqitur qytetet e tyre si nje parajse mbi dhe. Fajin pastaj e ka edhe vete turisti qe ndikohet nga spotet dhe posterat me reklama si dhe nga deplianet me ngjyra te bukura te agjensive turistike.
      Po te ishim pak me shume inteligjente, do te ishte nje Bote me e mire e me e drejte per te gjithe!
      Kjo do te ndodhe diten qe reklamat s’do te funksionojne me. Atehere njerezit do ta vinin realisht ne funksionim ate sferen me neurone qe mbartin mbi shpatulla.

    4. eddy says:

      Parisi eshte i bukur mos harroni 5 milione vizitojne parisin cdo dite Ne periferike eshte e pa mundur te qarkulloshe me voiture pa kaluar ore te tera i bllokuar pastertia eshte e pa mundur te mbahet ne sezone vere mungone edhe ajri

  2. Lumturia says:

    Shoqeruesit nuk jua tregojne Parisin me katalogje o Rrevoltuesi…..Turistet shetisin me program te organizuar qe ne momentin qe marin vendimin per vizite…. Shoqeruesi thjesht ben perkthyesin… Syte jane te turisteve……

    1. Revoltuesi says:

      Lumturia e Parisit eshte shume personale , e dashutra lumturi.
      Ajo nuk mund te shijohet ne grup..aq me pak me japoneze.

  3. Rani says:

    Pse ça kujtojne ata se eshte Parisi, eshte nje qytet i mbushur me arabe dhe zezake, shume mire se keshtu ju del boja edhe ketyre francezeve se e mbajne veten me lart sesa duhet.

  4. Kurosava says:

    He he , pse valle Parisi eshte mekatari qe depresohen japonezet ? Parisi nuk ka te dyte ne bote per klasin dhe sharminqe ofron , por minimalisht duhet te dishe si ta deshifrosh….. nje japonez, sigurisht qe nuk e ka ate shans……

  5. mendimi_im says:

    kur sheh nje djall ne foto cfare sharmi pret?japonezet jan njerez me kulture me te vjeter se vete parisi… Japonezet jan popull me kode nderi , jan te ndjeshem… Jan njerez qe luftojn per dashurin duke sakrifikuar me vdekje, jan njerez punetor dhe fjal pak, jan njerez qe respektojn familjen dhe fisin… Nuk po ndalem shum por franca eshte nje zero ne krahasim me japonin ne te tera aspektet…

    1. Aldo says:

      Po ti nga i njeh kaq mire japonezet apo nga filmat ne televizor?

    2. Goni says:

      Nuk e di cfare ndodh ne trurin e nje japonezi. Une per vete e kam vizituar disa here Parisin dhe me ka pelqyer shume. Ti qe po na i ngre japonezet ne qiell, ke qene ndonjehere ne Japoni?

    3. vinny says:

      Eshte dukuri e çuditeshme ajo e dhenies mend pa para..ne pergjithesi, ata qe kane ti shesin, nuk ti falin lol
      Te pohosh se francezet e Parisi jane zero duhet te jeshe me te vertete shume i papare e i pa dale, po nejse, mese i lejon vetes kete “autoritet” per ta afirmuar gjera te tilla….

    4. hanxhiu says:

      Ndoshta jo “0”… le t’i japim dicka me shume Parisit. Por totalisht dakort per Japonine.
      Ka plot qytete me me shume histori dhe me shume te ndritur se Parisi (psh. ne kohen kur Andaluzia freskohej me shatervane dhe lulezonte nga parqet, Parisi ishte me disa baraka te qelbura ne brigjet e Senes).
      Mgja Parisi shitet mire … raporti cmim/cilesi eshte per tu diskutuar

  6. dhosi says:

    Nese dikush semuret nga Parisi, te jeni te sigurt se faji eshte i tij dhe jo i Parisit. Parisi eshte maximumi qe mund te ofroje nje qytet, ne pikepamje te artit, kultures, historise, etj. Japonezet jane semurur sepse nuk e kane perballuar dot psikologjikisht qytetin e dritave.

  7. plaku says:

    Djema, me thene te verteten nuk arrij ta kuptoj shkrimin e mesiperm. Sic thote eddy, ne Paris vene me miljona njerez ne dite.
    Ne shkrimin siper thuhet .
    “Vetëm këtë vit janë dërguar në Japoni katër persona, në gjendje të rëndë, të shoqëruar nga mjekë në bordin e avionit.”
    Le te themi se ne Paris vene mesatarisht 1mije japoneze ne dite. Qe nga nje janari 2011 deri ma sot kane kaluar 5 muaj here 30 dite del 150 dite. Pra 150mije japoneze. Pra nga 150mije japoneze jane kthyer ne Japoni ne gjendje te rende vetem 4 vete qe i bie 0,002666 per qind. Sic e shifni ky artikull nuk ka baza dhe eshte qesharak. Me sa e njof une boten, pas Venecias, Parisi eshte per mua qyteti i dyte me i bukur ne bote. Pershendetje

    1. beso says:

      Plaku,imagjino kur te vijne japonezet ne Shqiperi?Me ate qe kane degjuar nga goja e saliut,kushedi si do fluturojne;nuk do jete avioni qe do sjelle ata por ata qe do sjellin avionin nga padurimi per te pare kete vend qe ia kalon Zvicres.Dhe e di kush do kthehet ne Japoni nga depresioni?Ne shqiptaret…Po do fusim kokat nen çarçafe e do flasim perçart japonezçe!

  8. saranda 2001 says:

    Bravo plaku ashtu eshte. Pershenedje

  9. katarakti says:

    Parisi eshte i bukur vertet, por nuk mund te konsiderohet nje mrekulli. Sidomos ne kohen e sotme. Lavdia e tij eshte krijuar ne shekullin e 19 kur ai ishte qyteti me i ndriçuar ne bote, dhe po ashtu me libertin, me “Moulin Rouge” Bois de Bordeaux, etj. Sot eshte nje kryeqytet i bukur dhe asgje me shume. por francezet jane vanitoze dhe mendjemedhenj sa s’ka me. Ata mbahen me lavdine e kohes se Napoleonit. Jo me kot ka dale shprehja:” Nje francez duhet ta blesh per aq sa vlen dhe duhet ta shesesh per aq sa mbahet”. Fitimi eshte i sigurte.

    1. deni says:

      Kujdes se e ngaterron pak kekun me byrekun. Nuk ka “Bois de Bordeaux” por “Bois de Boulogne” nje pyll i mrekullueshem brenda Parisit qe ne oret e vona te mbremjes kthehet edhe sot ne “libertin”, kryesisht me vajza qe vijne nga Europa lindore. Ndersa Bordeaux eshte 800 km larg Parisit dhe “Vins de Bordeaux”, jane vererat me te mira ne bote.
      Gjithsesi Franca mbetet destinacioni turistik N. 1 ne bote me rreth 80 milione turiste te regjistruar ne vit. Nuk ma merre mendja se do te kishte kaq shume “idiote” neper bote qe do te shkonin ne nje vend “ordiner” me nje kryeqytet si gjithe te tjeret. Nje vizite ne Paris mbetet “enderr” (e realizueshme) per çdo amerikan.

  10. 21Janari says:

    Fakti qe ka kaq shume komente dhe mendime mjaft interesante per nje çeshtje “koti” tregon se Parisi eshte diçka qe ja vlen.
    Pastaj mos harroni , lajmi eshte shkruar nga britanikja BBC, e thene ndryshe nga “armiqte” e perhershem te francezeve. Au revoir!

    1. deni says:

      Oui Monsieur!
      Kendveshtrim “pikant”dhe interesant ky mbi “vezhgimin” e BBC…Ndoshta behej fjale per nje ngjarje te ndodhur ne Londer ku edhe parlamenti eshte nje ndertese qe ka dhjetera mijera minj me peshe 3 – 5 kg dhe BBC ia “mbivendos” te gjithe te zezat Parisit….
      A la prochaine!

  11. albiqete says:

    edhe per kete komunistat e pandryshushem shqiptare do te thone Fajin e ka Saliu

    1. fule says:

      Saliu, personi qe ne rini kishte idhull njefare Enver Hoxha, ka faje me vrasje, mashtrime, vjedhje, shitje territoresh.

  12. Sandri says:

    Nuk besoj qe BBC-a te japi lajme te tille alla Berishe qe ” edhe ne Paris gjen shtepi me qerpiç”. Ne se do shkruante nje gje te tille, ajo do ishte ne nje rang me “Gazeten 55” dhe TV Klan e ABC.
    Parisi eshte i mahnitshem edhe per injorantin e budallain dhe ai nuk mund te zhgenjeje asnje qenie njerezore.

    1. Sandri says:

      Parisi ka me bollek cdo gje qe mund te quhet ” e bukur ” ne bote dhe cdo njeri do deshironte te kishte ne vendin e tij, vetem nje te ngjashme me njeren nga ato.

  13. Aimmer la vie says:

    Per Parisin jane shkruar libra dhe kenge pa fund. Kush mund te vere ne dyshim madheshtine e tij ? Edhe emrat e rrugeve dhe sheshe atje jane domethenese… kalldremet e tij i ka shkelur Napoleoni apo shkrimtaret dhe artistet qe kane bere historine e botes. Ka gje me te mrekullueshme se te pish nje kafe ne Trocadero`, Mont Martre apo Saint Germain ? Prandaj Japonezet apo kushdo qofshin duhet ti rishikojne idete e tyre……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje