Qeveria e re e tetë majit-Kabineti me zëvendësministra

6 Qershor 2011, 15:56Politika TEMA

Prej gati dy muajsh qeveria Berisha po funksionon me zëvedësministra. Tetë vjet më parë e kishte bërë edhe Fatos Nano dhe Doktori e quante situatën si përdhunim të Kushtetutës. Ekuacioni i ndryshimeve të mundshme në qeveri, që përfshijnë dhe enigmën e Presidentit të ardhshëm të Republikës dhe kush ikën e kush vjen

 

Nga: Lorenc Vangjeli

 

Ku duhet të ankohet viktima kur përdhunon Kadiu? Kjo është pikpyetja e madhe mbas vendimit të të premtes në mbrëmje të Kolegjit Zgjedhor. Më tej vështrimi turbullohet: Tym i bardhë, tym i zi. Njëlloj si në Vatikan kur zgjidhet Papa i ri, në Tiranë, në anë të rrjedhës së Lanës, Kolegji Zgjedhor dha një vendim të cilit do t´i duket tymi edhe për shumë kohë.

U deshën fare pak sekonda për të lexuar atë vendim që ngjante i parapërgatitur dhe i paralajmëruar, u deshën pesë gjyqtarë që arritën të vendosin mbi vullnetin e qytetarëve të Tiranës, mbi këshillat e faktorit ndërkombëtar dhe mbi çfarë afron në thelb sistemi i rregullave për votën, nga buron demokracia në një vend. Por kjo çfarë ngjan si epilog i një procesi elektoral, në fakt është pikënisja e një operacioni të ri politik që do të shkundë maxhorancën. Këto janë formalisht ndryshime të detyruara nga largimet e dy ministrave që kandiduan për bashkitë e Tiranës dhe të Durrësit, Basha dhe Xhaferraj, por ato do të jetësojnë edhe ndryshimet dhe lëvizjet që refletoi vota e 8 majit. LSI e rritur në numër votuesish, PDIU që surprizon në ndeshjen e saj të parë elektorale apo edhe republikanët me të cilët Vëllai i madh ishte dashamirës gjatë procesit të numërimit të votave, janë të panjohurat e reja që duhet t´i zgjidhë tashmë një njeri i vetëm, kryeministri.

Kush ikën dhe kush vjen dhe mbi të gjitha, çfarë do të ndodhë nesër me fatin personal politik të zotit Berisha, i cili minimalisht në vitin e ardhshëm do të duhet të zgjedhë emrin e ri të presidentit të Republikës dhe një vit më pas, do të hyjë në ndeshjen për mandatin e tretë të maxhorancës së tij. E ka thënë dhe vetë në disa momente, kur e përjashtonte si garë të tij 8 majin 2011 dhe premtonte të ndeshej në javën e fundit të qershorit 2013 për postin e kryeministrit. Në mes këtyre dy skajeve të segmentit kohor, qëndron dhe dilema e madhe: Sa më shumë e mohon, aq më shumë Berisha dëshiron pikërisht çfarë mohon. Dhe ky është posti i Presidentit të Republikës. Kalkulimet për këtë të nesërme që është në prag të derës, komplikojnë pikërisht të gjitha skemat e mundshme të ndryshimit të detyruar dhe emergjent të qeverisë. “Enigma” tjetër, fati i Bashës në Tiranë, tashmë praktikisht është e zgjidhur dhe kështu, i hapet rruga një prej operacioneve më delikate me shifra dhe emra të përveçëm në maxhorancë.

 

President për herë të tretë?

Pothuaj një vit më parë, në një nga seancat e Kuvendit, zoti Berisha mohoi një shkrim të revistës MAPO që përshkruante mundësitë praktike dhe politike që kryeministri të hynte dhe njëherë në zyrën në cep të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, nga e cila e nxorrën me dorëheqje vetëm pak muaj pasi e rrimori për herë të dytë në 1997-ën. Më pas, të njëjtin mohim e ka bërë dhe herë të tjera në dalje të tij publike. Por 13 vjet më parë, kur u shkrua Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjvënësit, një nga problemet e tyre kishin pikërisht këtë: si të pengonin edhe ligjërisht mundësinë e rikthimit të Berishës në Presidencë. Neni 88 i Kushtetutës, pika 1 dhe 4 e tij përcaktojnë respektivisht: “Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë” dhe “Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund te kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij”. Precedentë të ndryshëm në atë pjesë të botës që nuk kanë pasur shumë lidhje me demokracinë, si në Rumani, në Rusi, Ukrainë dhe ish-Jugosllavi, bashkohen me rastin shqiptar në këtë pikë; edhe Shqipëria nuk ka shumë lidhje me demokracinë si koncept. “Dy mandatet e para presidenciale janë kryer përpara se të hynte në fuqi kushtetuta”, është argumenti juridik që mund të përdorin ata që duan të shohin Berishën sërish në krye të shtetit.

Arsyet se pse zoti Berisha mund ta bëjë këtë hap janë të shumta, është epilogu i artë i një karriere që shtyhet e garantuar në kufirin e 27 vjetëve nga dita e hyrjes në politikë, është jeleku “antiplumb” i imunitetit për gjithçka ka ndodhur në këto vite me atë vetë protagonist dhe mbi të gjitha, është pjesë e psikologjisë së burrit të fortë që si komunistët e dikurshëm, është i gatshëm për gjithçka, përveçse të dorëzohet. Edhe përpara moshës, edhe përpara logjikës, edhe përpara ligjit, qoftë ky edhe moral.

 

Tre emra dhe të tjerë

Presidenti aktual Bamir Topi ka shanse minimale, afër zeros për të marrë një mandat të dytë presidencial. Marrëdhëniet e ndera me të zotin e maxhorancës, zotin Berisha dhe distanca e madhe me grupin parlamentar të PD-së, e paraskualifikojnë atë. Zonja Topalli, mbas 8 majit sheh me dëshpërim që ylli i vjetër dhe i ri i PD-së është Lulzim Basha, votat e të cilit në Tiranë i kanë dhënë atij mundësinë që të jetë numri dy në një parti që ka pasur gjithmonë vetëm një numër një. Ai tashmë konsiderohet Pasardhësi i Doktorit në parti dhe e fundit gjë që do të pranonte, është një Jozefinë armike në Presidencë. I fundit është Fatos Nano me gjithë raportin e tij të “trashëguar” që pretendon se ka me pushtetin në Shqipëri. Për ironi të fatit, i vetmi shans që ka për të shkuar në presidencë, është firma e njeriut që e futi në burg politik në verën e largët të vitit 2003.

Megjithatë, deri në korrik 2012, ka ende shumë ujë për të rrjedhur. Jo me mjete dhe faktorë lokalë, por me gjasa, nga ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Brenda një krize të nisur që në 2009-ën, të thelluar edhe më tej nga zgjedhjet e 8 majit 2011, klasa politike shqiptare ka pak gjasa të jetë “sovrane” në zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Precedenti i vitit 2002, kur u zgjodh zoti Moisiu si President konsensual, është një skemë që ka shumë mundësi të ngjasë. Si një lëvizje e detyruar dhe e imponuar që do të nxjerrë një emër të ri, ndoshta dhe krejt të panjohur për publikun për zyrën e presidencës.

 

Lëvizjet e detyruara

Prej rreth dy muajsh, kabineti i zotit Berisha qeveris vendin me zëvendësministra. Ministri i drejtësisë dhe ministri i kulturës mungojnë në apel dhe situata e ligjshmërisë së qeverisë ka hyrë në hullinë e absurdit. Një situatë e njohur dhe më parë dhe e denoncuar fort edhe më parë pikërisht nga autori i këtij absurdi, Sali Berisha. Në disa muaj rresht, në vitin e largët 2003, dorëheqja e Ilir Metës, atëherë zëvendëskryeministër i qeverisë socialiste dhe ministër i jashtëm, e la qeverinë Nano në duart e zëvendësministrave, në ministrinë e jashtme dhe atë të rendit. “Ju jap fjalën e nderit se unë bashkë me këta deputetë, jam i vendosur për të mbrojtur kushtetutën me çdo çmim, dhe mos mendoni se do ta përdorni si prostitutë siç e keni bërë deri tani”, thoshte Berisha në tetor 2003 kur bllokonte punimet e Kuvendit, në protestë ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano që qeveriste me zëvendësministra. Shtatë vjet me pas, zoti Berisha prej gati dy muajsh ka instaluar të njëjtën marrëdhënie me Kushtetutën. Askush në Tiranë nuk ka dijeni se kur do të ndërpritet kjo marrëdhënie. Megjithatë ka dy ide që përjashtojnë njëra-tjetrën: e para që emrat e rinj të ministrave do të paraqiten në Kuvend brenda dy javësh dhe tjetra, që ato do të shtyhen deri në sesionin e ri në shtator.

Gjithashtu, nuk ka emra që qarkullojnë, qoftë nga garda e vjetër e PD-së, qoftë nga të “rekrutuarit” rishtaz në tryezën ovale të qeverisë. Të rrezikuar janë ministrat që janë përmendur dhe herë të tjera, kryesisht ata që kanë qenë target i sulmeve të vitit të kaluar të opozitës për korrupsion. Por ky është vetëm fillimi. Që nëse mbyllet këtu, e bën të shpejtë procesin e ndryshimeve në qeveri.

 

Shqipëria nuk është blu

Edhe pse kryeministri përsërit frazën e tij të preferuar “Shqipëria blu” mbas çdo procesi elektoral, çfarë ndodhi në 8 maj, e përgënjeshtron këtë frazë. Përtej të gjitha pretendimeve të palëve dhe mënyrave të ndryshme me të cilat lexohet rezultati, disa shifra janë të pandryshueshme. E para, diferenca mes PS dhe PD është mbi kufirin e 100 mijë votave. E dyta, rreth 140 mijë votat e LSI-së dhe rreth 65 mijë votat e PDIU-së, nuk janë vota blu në thelb. Përzjerja e këtyre ngjyrave nuk jep kurrsesi blunë e Doktorit. I cili, pikërisht për këtë rrethanë, është i detyruar ta përfshijë direkt në ekuacionin që do të zgjidhë foton e nesërme të qeverisë së tij. Ilir Meta, edhe pse formalisht duket se e ka të zgjidhur praninë e LSI-së në kabinet sipas portofoleve të ministrave, thelbësisht duke qenë personalisht jashtë kabinetit, e ka një problem të hapur. Në një zgjidhje eventuale të bastit të tij me drejtësinë, ai është kandidati më i fortë për një rikthim në qeveri. Edhe më i fortë se më parë. Ky është versioni që e shtyn të paktën deri në shtator ndryshimin e qeverisë. Dhe me rezultatin që morri në maj, Meta mund të verë bast për këtë rast.

Të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Shpëtim Idrizi. Me një rezultat që e bëri direkt faktor në skemën e sotme politike, Idrizi ka vënë në dispozicion që prej dy vjetësh dy mandatet e deputetëve për maxhorancën. Por ka marrë shumë pak në këmbim për ato dy vota të çmuara. Dhe kërkesa e partisë së tij për pjesë në qeverisje, i ka të gjitha gjasat të realizohet.

Megjithatë, çdo parashikim në një terren të tillë të lëvizshëm është pothuaj i pamundur. Në Shqipërinë ku edhe kadiu është përdhunues, nuk mund të ketë ankesë ndaj parashikimeve. Për më tepër, që situata në vend është shumë pertej peisazhit idilik e baritor që vizaton kryeministri në mbledhjet e qeverisë. Konflikti dhe kriza e thellë politike, ndarja me një mur të egër urrjetjeje mes palëve ku fituesi merr gjithçka dhe humbësi asgjë dhe mbi të gjitha, simptomat e një krize ekonomike, rrjedhojë e politikës konfliktuale të ditës dhe konjukturës ndërkombëtare, mund të krijojnë të papritura të mëdha në Shqipëri. Vendi po jeton sot, në një lloj pluralizmi të ngjashëm me atë që mund të ndërtonte dikur dhe vetë Enver Hoxha. Me ndryshimin e vetëm se i jepet liri fjalës, i premtohet liri tregut, por i vidhet liria votës.

12 komente në “Qeveria e re e tetë majit-Kabineti me zëvendësministra”

  1. dorand says:

    shqiperia eshte blu me 140 mije vota me shume se rozet. njeriut gjithmone kur nuk i hecen e vetja truri i krijon skenare te ndrushme apo edhe iluzione te ndryshme qe te justifikoje humbjen. votimi ne shkalle vendi sipas edit ishte referendum per qeverine e cila fitoi 140 vota me teper. per ps sa me shpejt qe ta kuptoje se e ardhmja e politikes shqiptare edhte bashkepunimi e izolimi aq me mire do jete. lsi e pdiu jane kingmakers ne shqiperi as pd vetem as ps vetem nuk mund te fitojne shumicen. ndryshimi eshte se edi i ka hyre rruges i vetem kunder te gjitheve dhe si xhaxhi enveri do deshtoje edhe ai. po enveri te pakten e majti 45 vjet po ky s di te fitoje asnje here. me vjen keq per ps por sa kohe te kete edi ramen ne krye ne opozite do ngelet per faktet qe jua shpjegova me larte se 2 partite kingmaker lsi e pdiu i ka kthyer ne armiq te betuar te vetet. hiqni edin bashkohuni me lsi dhe mbase do fitoni.

    1. fule says:

      Ik o hajdar. As shifrat e KQZ tende nuk di te lexosh. Degjove hajvanin qe permendi 140 mije votat dhe aty ngele. Shume mire qe votat e shokut Iliri i bere blu.

      “Aleanca për Qytetarin” dhe PD – 733 520 vota
      “Aleanca për të Ardhmen” dhe PS – 662 630 vota
      Partitë jashtë koalicioneve – 72 000 vota

      Besoj e di dhe ti kush eshte parti e pare me 14% mbi partine blu

      1. hajdari says:

        mire i thua HAJDAR komplet eshte

          1. Epirioti says:

            Tani eshte per te thene: “Qenke jashar fare o burre i dheut”

    2. agush says:

      o dorand , mir ata te pd dhe lsi i bejne turli gjerat per te ruajtur bythen e tyre e paret e vjedhura , ti cdreqin do qe perzihesh ne keto llogarira .perse bohesh si grat e liga ,po ke bythe shkruaj pak aty paster – sa mori pd e sales dhe sa mori ps e edit – e pastaj hajde te diskutojm sa te duash e si te duash . [ Aleancat ne shqiperi leri per kalamajt se sjane per muhabete serioze . – ne qofte se bejne aleanc te djathtet , te majtet , te mesit , te pak dhjathtas , njecik majtas , nuk me thua ngelet ndonje spekter politik qe ta kene kundershtar ?

  2. Kalaja says:

    Po te ishte ashtu si thoni ju Hajdar , do te fitonit edhe Kavajen, Fush Krujen, Thumanen, Lacin, Rubikun, Rreshenin dhe disa komuna ne Shkoder te cilat i kishit me pare.Kesaj i thone te shihni endrra me sy hapur.

  3. Kalaja says:

    Po te ishte ashtu si thoni ju FULE , do te fitonit edhe Kavajen, Fush Krujen, Thumanen, Lacin, Rubikun, Rreshenin dhe disa komuna ne Shkoder te cilat i kishit me pare.Kesaj i thone te shihni endrra me sy hapur.

  4. ALBAN DEGA says:

    NJE SIMBIOZE PERFEKTE ANTISHQIPTARE

    – Vjedhja sy ne sy e fitores se opozites ne Tirane u nxjerr syte
    hajnave edhe te 28 qershorit 2009… !

    – Lala Kros ore Lala Kros, vet shkruaj e vet vulos !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berishen edhe Lulezim Bashen i bashkon jo vetem jarania e hershme. I bashkon edhe cdo akt kusarie e vrastarie ne Shqiperi sidomos qysh prej korrikut te vitit 2005.
    Vjedhja sy ne sy e fitores se opozites ne Tirane nepermjet KQZ-se, Kolegjit Zgjedhor te hajnise, telalleve te kusarise ne fakt ua nxorri syte. Ua nxorri syte ne syte e mbare shqiptareve pa dallim po radhe ne syte e Botes. Ishte nje vjedhje e trashe, arrogante, injorante qe hoqi edhe medyshjen e skeptikut te fundit se Sali Berisha dhe qevezia e tij e hajnave eshte sot ne karrike me votat e vjedhura “duke numeruar ” keq ose shume keq nje te treten e votave te shqiptareve” sipas ODHIR-it. Regjizore te saj jane simbioza Berisha – Basha!
    Natyrisht simbioza dhe jarania e tyre eshte me e hershme…. Ajo filloi qysh kur femija 17 vjecar Lulezim Basha shperndante trakte si debatikasit dikur per Salen. Them femija sepse ketu ne SHBA deri ne moshen 18 vjec vleresohesh si i tille.
    I perkedheluri, benjanimi i Sali Berishes, Lulezim Basha me bashkimin e tij me kryedespotin e vulosi fatin e tij te zi. Nuk behet fjale per sot. Behet fjale per yllin e tij ogurzi qe u ngrit ne qiell bashke me venitjen e pare te atij te Berishes me piramidat e 96- 97-es.Tani renien do ta kene renie simbioze!
    Te dy jane nga perfituesit me te medhenje te qindra miliona dollareve te grabitura e transportuar me skafe per t’ i depozituar ne bankat e huaja ne llogari pirate. Nga piramidat e Berishes, “bukuroshi kokorosh” Lulezim Basha perfitoi jo vetem gruan, por se pari xhepat plot te saj te mbushura me milionat e babait te saj administrator financiar i “Vefa-s” se Alimucajt.
    Me nje gur Basha vrau dy zogj. Zogun e floririt dhe zogun ” e shpirtit”. Eshte mani e bukurosheve per te gjuajtur femra te pasura. Shkuesi i kesaj dashurie ishin pikerisht piramidat e Berishes, pra vete ish- Presidenti i Shqiperise qe per karrike ia futi zjarrin Shqiperise ne 1997-en.
    Kjo simbioze Berisha – Basha do te farketohej e kalitej edhe me shume me rreth 300 milione euro te vjedhura nga autostrada e kusarise se kombit. Fundi i tyre ishte i njejte me ato te piramidave te 97- es: llogari pirate ne banka te krimit te organizuar dhe korrupsionit. Se ne cfare emrash jane vendosur, kete do ta tregoje koha shume shpejt.
    Persa u perket pasaportave, vetem me emrin e vet Lulezim Basha i ka tani shtate. Se sa mund te kene me emra te tjere Berisha, Basha, Meta, Ruli, Bregu, Mediu dhe krejt ceta e kusareve te qeverise me te korruptuar ne hisitorine e Shqiperise nuk eshte e veshtire te merret me mend.
    Vete i firmosin e vete i vulosin. Kesaj i thone hic me shume as hic me pak se: Lala Kros or Lala Kros, vete shkruaj e vete vulos !
    Sali Berishen e Lulezim Bashen i bashkon nje me Beogradin, Athinen… dhe armiqte me te eger te kombit tone antishqiptarizmi me i zi e me i eger qe ia kalon edhe Hamza Kastriotit e Esat Pashe Toptanit.
    Spiunimi, keqtrajtimi, arrestimi, marrja peng e deri masakrimi dhe zhdukja pa nam e pa nishan e luftetareve te lirse se Kosoves si atdhetari Remzi Hoxha e thika mbas shpine ndaj UCK-se me grushtin klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998 e Rambujen jane prova te gjalla kunder Sali Berishes.
    Po aq jane te tilla edhe spiunimi, njollosja, pabesia e Lulezim Bashes ndaj heronjve te Kosoves Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj etj. dhe “shtepia e verdhe” e sajuar prej tij, sipas mjekut peruan.
    Bashkejetesa e tyre antishqiptare do te arrinte kulmin me hartimin, bisedimin dhe nenshkrimin e marrveshjes atdheshitese te Otrantos qe i shiste ose dhuronte Athines 350 kilometra katrore ujera bregdetare, pra territor i shenjte i Shqiperise.
    Ky akt kriminal pa precedent u ndalua nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise, per cka jo vetem Berishes edhe Bashes duhet tu kercisnin prangat e burgut ne kyce po te vinte era shtet ligjor e kushtetutes ne Shqiperi… Drejtesia vonon por nuk harron!
    Te dy pervec damkes se zeze te kusareve te pasurive, te djerses dhe mundit te shqiptareve kane te perbashket edhe gjakun e dlire shqiptare ne duart e tyre. Ai do ti shoqeroje jo vetem ata por edhe brezat pasardhes se tyre edhe pertej varrit…
    Gjaku nuk behet uje, thote sovrani! As me shtet ligjor e as me shtetin kanunor te Berishes dhe Bashes, te dy pinjolle te krahinave ku Kanuni eshte me i forte se ligji.
    Zollumet e Sali Berishes dhe Lulezim Bashes kane prekur fillimin e fundit te tij ogurzi jo vetem per despotin faqezi, por edhe krejt banden e tij te kusareve dhe vrastareve. Ne krah i qendron edhe Lulezim Basha, qe ka te drejte te mos i gezohet dhe aq fitores me vota te vjedhura te Tiranes.
    Eshte fitore si e Pirros qe do tu kushtoje shtrenjte jo vetem regjizorit te saj Sali Berisha dhe aktorit te keq Lulezim Basha, por edhe bashkefajtoreve te tyre jo vetem shqiptare. Vete Lulezim Basha dhe Sali Berisha nuk jane gje tjeter vecse objekt dhe subjekt, pjelle bastarde edhe e kesaj shkerdho- diplomacie e sherdhatokracie!( Se shpejti do te lexoni analizen : Shkerdhatokracia shqiptare dhe shkerdho- diplomacia perendimore ! )
    Eshte koha per te kerkuar falje per krimet e tyre pa fund! Sot… Neser do te jete shume vone!
    Sali Berisha dhe Lulezim Basha jane jo vetem fytyra e kusarit, por edhe vrastarit te kesaj qeverie me vota te vjedhura e me gjak shqiptaresh ne duar. Nje simbioze, nje bashkejetese qe duket se do ti shoqeroje deri ne aktin e fundit para drejtesise dhe ne bankon e te akuzuarit.
    Eshte afati i fundit qe shqiptaret te marrin ne duar fatet e veta perballe krimit, korrupsionit, kusarise, hajnise se votave, vrasjeve ne sheshe publike…. te kesaj qeverie gangsteresh dhe kodosheve te tyre po aq te korruptuar qe per para jane gati te shkerdhejne edhe nenen e vet!
    Nje shkerdhatokraci perfekte! Nje simbioze per excellanse midis shkerdhatokracise se Tiranes dhe shkerdho- diplomacise ne Tirane!

  5. jashari says:

    ti alban me duket se qenke ne uneployment ne new york dhe spaske pune tjeter ,hajde ne shqiperi o trim

    1. Sali_Gerdalla says:

      0 Jashar, o LLazar!

      Nga ca katundi je ti? Kot me thon, po kom nigju qe aty ne katund tat jan hap vene pune, e kan vendos me nis ca amerikon me ardh me punu.
      Ik o cope, futja noi pace me noi dopjo e fli gjume.

  6. ALBAN DEGA says:

    FILLIMI I FUNDIT OGURZI TE DESPOTIT SALI BERISHA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendimi i Sali Berishes qe vetem lexoi dje para medias relatori i Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca hoqi edhe masken e fundit te ligjit te Luigjit te 14-te te Tiranes ” Ligji jam une”.
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem shqiptoi dje para popullit e Botes telalli i tij Tom Ndreca hoqi edhe masken e fundit te stalinizmit te kulluar te regjimit despotik te Tiranes.
    Vendimi i Sali Ristanit qe vetem belbezoi sot para shqiptareve Toma Ndreca anembane globit hoqi edhe iluzionin e fundit se ne Shqiperi eshte vendosur shteti ligjor. Ne Shqiperi vendos Saliqi e jo ligji!
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem e shpalli sot Toma i Ndrecajve i kumtoi shqiptareve dhe planetareve se e vetmja drejtesi ne Shqiperi eshte ajo e pushtetit per pushtetin e jo e pushtetit te popullit, me popullin e per popullin qe quhet demokraci tash e gati 5000 vjet.
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vndos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Nuk eshte rastesi qe shorti solli si kumtues, si tellal, si lajmetar nje ish- hetues te ish – Sigurimit te Shtetit te diktatures se proletariatit qe e filloi karrieren me marrjen ne pyetje, kercenimin, torturimin e “armiqve te te kllases se partise “ne birucat e qelbura te qytetit Bajram Curri ne vitin 1976. “Me fanatik edhe se diktatura lunatike komuniste e asaj kohe” e cileson nje ish- epror i tij ne ate kohe Tomen e Ndrecajve.
    Edhe situata eshte gati i njejte. Nje tjeter komunist fanatik 24 karatesh, Sali Berisha e vuri nen shtetrrethim dhe i mori peng tash dhjete dite si Kolegjin Zgjedhor edhe pjestaret e tij. Vendime nen shterrethim. Vendime nen pengmarrje jane gjithnje vendime sipas Luigjit te 14-te ” Ligji jam une!
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vendos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Tashme Stalini shqiptar duhet te jete me i qete. Ka realizuar parullen kryesore te babait te tij shpirteror : ” Vsje vllasam Sovetam” Pra, te gjitha pushtetet Sales!
    Marrezi! Cmenduri! Krejt e kunderta! Ky hap kusarie votash shenon nje kumt ogurzi i nje lideri faqezi e ogurzi jo vetem per te sotmen, por edhe te ardhmen e vete Sali Berishes. Ky eshte ogur i zi i fundit faqezi te nje despoti qe vec emri e asgje tjeter e dallon nga Luigji i 14-te, nga Ben Aliu, Hosni Mubaraku, Muamar Kadafi…
    Sali Berisha dhe gjithe kusaret e vrastaret e kesaj qevezie “do te kene nje fund qe do ti vije keq edhe gurit edhe drurit” Keto fjale nuk jane te mijat. Jane profecia e sotme e nje inkasje nga Peruja, mikeshe e nje avokati te njohur, mik imi ketu ne Nju Jork. Quhet Guma Surumanja.
    Eshte pikerisht ajo qe ka parashikuar me saktesi rreth nje vit para … vdekjen e Enver Hoxhes, vrasjen e ish- kryeministres se Indise, Indira Gandi, vrasjen e ish- kryeministres se Pakistanit, vrasjen e kryekriminelit boteror Osama Ben Ladin… e dhjetra ngjarje madhore boterore, perfshi cunamin ne Indonezi, termetin ne Haiti, cunamin e fundit ne Japoni…
    Oguri i zi i Malit te Dajtit po e shoqeron e rrokullisjen tragjikisht ne greminen e zollumit, kusarise dhe vrastarise. Jo vetem despotin shqiptar por edhe krejt banden e tij. Jarani i tij Lulezim Basha eshte jo vetem bashkefajtor kryesor por edhe bashkeudhetar ne gremisjen e despotit zollumqar Sali Berisha.
    Grabitja me kusari e vjedhje votash e fitores se opozites ne Tirane duket sikur shenon zenitin, majen me te larte te pushtetit te Berishes njesoj is maja e Dajtit. Kujtoni ngazellimin e pamase te Berishes ne mbledhjen e pare te Kuvendit te Shqiperise fill mbas zgjedhjeve te 26 majit 1996!
    Pike per pike si ngazellimi i tij sot ne konferencen e shytpit me kryeministrin hungarez para se te shpallej vendimi qe i kishte diktuar paraprakisht Kolegjit Zgjedhor! Vendim i paracaktuar nga vete Berisha! Ngazellim prej maje pushteti, e vetmja gje qe gezon Berishen ! Ceshtja shtrohet cfare vjen pas majes..!?
    Pas majes gjithnje vjen vetem tatepjeta, vjen gremina, vjen gremisja, vjen theqafja… A nuk ndodhi keshtu edhe ne 1996-ten!?
    Zollumet e Sali Berishes kane prekur fillimin e fundit te tij ogurzi jo vetem per despotin faqezi, por edhe per krejt banden e tij te kusareve dhe vrastareve… Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje