Gadafi bën propagandë me fëmijën e plagosur nga aksidenti duke thënë se e plagosi NATO

6 Qershor 2011, 15:05Politika TEMA

Njerëzit e Gadafit shoqëruan në një spital reporterët e huaj dje për tu treguar një fëmijë, që sipas tyre ishte plagosur nga sulmet ajrore të NATO-s. Por një person nga spitali, u kaloi tinëz një shënim gazetarëve, ku thuhej se vogëlushja ishte plagosur në një aksident me makinë.

Po ashtu, njerëzit e Gadafit shoqëruan dje gazetarët në një fermë, ku një person thoshte se një raketë i kishte vrarë qenin dhe disa pula.

Më pas gazetarët shkuan në spital ku gjendej vajza dhe një person që thoshte se ishte daja i saj. Asnjë person me uniformë mjekësore nuk foli me gazetarët, ndërsa njëri prej punonjësve të spitalit u la një letër në dorë ku thuhej se fëmija ishte plagosur në një aksident rrugor.

Gadafi thotë se të paktën 700 veta janë vrarë në sulmet ajrore të NATO-s, por njerëzit e tij nuk i kanë ofruar gazetarëve të huaj asnjë provë bindëse për ndonjë viktimë.

3 komente në “Gadafi bën propagandë me fëmijën e plagosur nga aksidenti duke thënë se e plagosi NATO”

  1. stalinsali says:

    Sa ngjan me taktikat e Shpellarit !

  2. fule says:

    Eshte dhe nje Monster ketu ne Ballkan, qe kapet gafil me alibi te rreme, psh. akuzon opoziten se vret demostruesit e vete, nderkohe urdherat per ti ekzekutuar ata i jepte ai vete. Te dy vetem ushtrite e huaja i bejne zap, me sa duket.

  3. dritani says:

    sic beri saliu me ca police te gervishtur ne 21 janar qe i coi ne spitalin ushtarka dhe nxorri ne televizor te lidhur me fasho e me serume dhe tha i plagosi populli e PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje