Në këto ditë të nxehta politike, fjala “stabilitet’ është përdorur rëndom nga politikanë dhe intelektualë të pushtetit, të cilët duket sikur kanë zbuluar konceptin triumfues përkarshi atyre që denoncohen si destabilizues të vendit. Por le të vazhdojmë logjikën e tyre e të shtrojmë të njëjtën pyetje për të gjithë shoqërinë, por kësaj here me një luhatje të lehtë morfologjike, kujt i intereson që Shqipëria të jetë stabël?
Sigurisht që nëse vendosim të jemi logjikë, e të paktën për një herë të sinqertë me veten, e kemi fare të lehtë të identifikojmë grupet apo personat që u intereson stabiliteti. Berisha është i pari i tyre, si Kryeministër, logjika të thotë që këtij individi e familjes së tij i intereson që mos ketë trazira. Po sigurisht pas këtij vijnë gjithë ministrat e deputetët e PD, të cilët duke qenë në pushtet u intereson stabiliteti. Po aq stabiliteti u intereson biznesmenëve, që kanë siguruar gjatë këtyre viteve vila përrallore, të ardhura marramendëse nëpërmjet lidhjeve me politikanë të pushtetit, që logjikisht nuk do të donin kurrsesi t’i humbnin, pra dhe këtyre pa asnjë dyshim u intereson të ruhet stabiliteti, sepse mes tij, ruhet status quo-ja politike, që do garantonte vazhdimësinë e jetës së tyre luksoze.
Por jo më pak i intereson stabiliteti asaj që konvencionalisht në Shqipëri e quajmë “shoqëri civile”, jo vetëm sepse në aspektin filozofiko-politik, shoqëria civile është legjitimuese e pushtetit, por në rastin tonë dhe për një arsye më banale, sepse pushteti i Berishës, akordon miliona euro, që “ata” të flasin mirë në mediume për “ate”. Pa lënë mënjanë që stabiliteti, është buka e përditshme e dhjetra drejtorësh politikë drejtorish nëpër ministrira, që me këtë fjalë lidhin mirëqënien imediate për veten e për familjet e tyre. Për të mos folur pastaj për bizneset shfrytëzuese e multinacionalet shushunja që ekzistencën e tyre e ndërtojnë mbi stabilitetin.
Ndërkohë,po të vazhdojmë rrugëtimin tonë naiv, duke e bërë pyetjen provokative, kujt nuk i intereson stabiliteti? Këtu e kemi pak më të lehtë të kuptojmë se kujt nuk i intereson, mjafton të hedhim sytë tek njerëzit që na rrethojnë. Nuk i intereson të papunit, në mënyrë të logjikshme sepse do dëshironte të kishte një punë. Nuk i intereson atij që punon dhjetë orë në ditë për më pak se 90 mijë lek, sepse nuk ia del dot të ushqehet, ashtu sikurse nuk i intereson pensionistit. Nuk i intereson shtresës së mesme, e cila jeton në një apartament me kredi që me shumë mundësi do mbarojnë se paguari fëmijët e tyre, e taksohet njësoj si ai që u a ka shitur apartamentin. Nuk i intereson stabiliteti biznesit të vogël familjar, që punon gjithë ditën për të siguruar vetëm ditën që do vijë, e skallavërohen me zinxhirë tatimorësh sa herë shteti ka nevojë për para. Stabiliteti nuk i intereson studentëve që nuk kanë një familje të pasur, sepse diplomat e tyre, do bëhen arsye depresioni për të ardhmen, më shumë se perspektivë.
Po ku qendron problemi, do pyes dikush, në demokraci ka gjithmonë një grup që është më i pakënaqur se tjetri? Problemi qendron pikërisht tek koncepti më i rëndësishëm “demokracia”, e cila duke qenë në perspektive sundimi i shumicës, e sheh veten nën sundimin e pakicës. Problemi qendron që grupi që deshiron stabilitet, pra status quo, përbëhet nga vetëm 7% e shoqërisë, e grupi që kërkon destabilizimin e këtij stabiliteti mashtrues përbën 93% të saj. Për së paku në çmendurinë tonë, le të mos përfshimë termin “demokraci” apo “vend demokratik”, sepse nuk jemi të tillë, e menaxhimi i zgjedhjeve sado i mirë të jetë sa kohë do krijojë këtë diferencë sociale nuk do mund kurrsesi të legjitimojë termin “demokraci”. Një ide që dhe në 2011, është e aftë të mobilizojë miliona njerëz në vendet më autokratike të Botës. Një ide që sot nuk po zhvillohet në institucionet “stabile” europiane, por në sheshet e Madridit, Parisit, Athinës, Milanos, Barcelonës. Europës së njerëzve të vërtetë, jo burokratëve, pikërisht asaj Europe, që i mesoi botës çfarë është Demokracia atëherë e po i mëson sërish botës, së çfarë ata nënkuptojnë me Demokraci sot.
Shumë intelektualë-politikanë të pushtetit, sot në këto ditë të nxehta të politikës na kërcënojnë me 97, për të na strukur nëpër shtëpi, por harrojnë të na thonë, se në 97, faji nuk ishte i popullit që u derdh në rrugë, përkundrazi, faji ishte i Berishës, që pasi e vodhi popullin të cilin drejtonte, nuk ishte i gatshëm as ta dëgjonte. E nëse ne duam të kërkojmë stabilitet, atëherë mirë është që të tërhiqemi nga fjala demokraci, e ndoshta dhe nga fjala kapitalizëm, sepse pikërisht këto dy ideologji dinamike, stabilitetin nuk e njohin si pjesë përbërëse të tyre, nëse jemi vërtet në kërkim të stabilitetit, atëherë mirë do ishte që të fillonim të krijonim një realitet Enverist, apo në rastin tonë Berishist, e të strukeshim për 50 vitet e ardhshme nën këtë zhguall.
Por Enverizmi në Shqipëri nuk do të kthehet kurrë, këtë e di Hysni Milloshi, ashtu sikurse Berisha e di që ‘97 nuk përsëritet me, frika që kanë ata, është që revolta në kërkim të drejtësisë sociale, nuk është fenomen historik, por prodhim i vullnetit, e si e tillë është e pashmangshme që të ndodhë. Stabiliteti i tyre, është fjala elegante për të përshkruar vargonjtë që i kanë hedhur popullit, por kanë harruar që një popull që për të humbur ka vetëm vargonjtë, është një popull që çdo mëngjes do zgjohet triumfator, e ky 7% politikanësh, biznesmenësh, intelektualësh prej shoqërie civile, bën mirë të fillojë të trembet seriozisht.
Posi ehe do te vazhdojme me shkrime utopike pa asnje lloj yndyre thjesht sa per sport. Derisa mendimi “mos te behemi bajat ne syte e te huajve” do te dominoje, Rama nuk do te beje asgje po vetem broçkulla shtypi me te cilat gajaset Saliu. O Rama po kuptoje o vlla se te huajt nuk te duan dhe qe nga ky moment mos i degjo me, po deklaro boterisht se bota demokratike e ka braktisur Shqiperine dhe shqiptaret dhe ka ardhur koha te marrim vete ne dore fatin tone. Duhet t’ja u besh te qarte Arvizave e te tjereve te ketij kallepi se duhet te merremi personalisht me Saliun dhe mos te vijne te na japin leksione demokracie pastaj. Amerikanet jane specialiste o Rama dhe e dine se ti se ke seriozisht se ke frike prandaj s’te mbeshtesin, se ne ate pis shtet ku mjafton nje kallash te kollitet dhe te tere zhduken me bisht nder shale, nuk eshte e veshtire te permbyset Saliu se ai eshte shtet brenda te cilit ka shume pakenaqesi dhe eshte i kalbur po ti ose se ke kuptuar ose s’ke bythe. Imagjino sikur te kishe perballe Asadin e Sirise çfare do te kishe bere o Rama? Tregoji dhembet Saliut dhe kelysheve te tij, beje te qarte publikisht se ça do ti gjeje te gjithe keta pisa me vone dhe do ta shohesh se si do te largohen nje nga nje nga Saliu e ta lene vetem, po ti s’ke bere asnje nga keto, ti po tallesh me njerezit dhe me veten tende, me ca pseudo kolegje zgjedhore ose edhe me gjykata kushtetuese.
Rani .mendoj se sali berisha me edi ramën janë ortakë .
USA eshte e perfshire ne alllishverishe me shtetin shqiptar. Sa e sa here jane shitur arme (Gerdec) dhe sa e sa here jane ndihmuar grupe terroriste per te destabilizuar vende te caktuara. Ata i detyrohen Berishes favore qe nuk mund tja kthejne dot ndryshe veem duke e mbeshtetur. USA vendi qe trazon gjithe boten lufte ne Libi ne Afganistan,Irak keta po mbrojne qyteterimin kombet.Interesat e naftes mbrojne. Perse nuk sulmohet Rusia? Eshte vend i krishtere por vetem USA? E si mundet te pranohen vjedhjet e 8 Majit dhe ato te Qershorit 2009? Asnje vend demokratit nuk do ti pranonte. Ne Maqedoni dolen rezultatet per 24 ore. Asnje incident. USA eshte vendi i llumit shteti i organizuar per te shkaterruar te tjeret.
AK thote,
Je i sigurte qe, ne Maqedoni dolen rezultatet e zgjedhjeve per 24 ore. Interesant se, Sala tha se, ne ne Shqiperi kemi sistemin me modern ne bote te numurimit te votave. Pershendetje
O Rani!Je bere si jevga Refo,qe pellet per cdo gje,qe degjohet neper rruge.Degjo ndonje dite orkestralet e Andre Rieu,per t’u bere me civil e me pak shqiptar folklorik
Nqs une jam bere si jevga Refo ti gjej ndonje gje me interesante te tregosh dhe mos shih se ça bej une ore kokerr k………………..do te me tregosh ti mua civilitetin ke mesuar edhe orkestren e Andre Rieu gjoja, hej zot i madh na permbyten debilat si puna jote.
Ty o Rani te paguajne per te shkruar ketu pra je nje mercenar dhe si ty duhen 10 per tu barrazuar me nje qe lufton per liri dhe atdhe si Vani.
Rani duhet te jete hartues i marveshjes per ujerat me Greqine dhe patjeter te jete antar i PDIU se edhe camet keshtu na dolen me PD-ne
nje analize shume e sakte dhe e thjesht per tu kuptuar….realiteti eshte shume i veshtire dhe i thjesht per tu kapur
laert, eshte me shume se e goditur….bravvo
MENDOJ SE lEARD kOLA E KA KOMPLETUAR, PËRMBAJTJEN E TITULLIT QË I KA VENDOSUR ARTIKULLIT. UNË DO TE GRAFIKOJ NË KËTË FORMË:
// SALI BERISHA + ILIR META +LULZIM BASHA + FATOA NANO + JOZEFINA TOPALLI + HYSNI MILLOSHI + RAMIZ ALIA + MAFJA VERTIKALE, E UDHËHEQUR NGA MAFJA SËRBO SHQIPËTARE = DIKTATURË SOCIAL FASHTISTE OSE DEMOKRACI ARNAUTE.
me mire nje 1997 me dhimbje .. se nje dhimbje pa fund .. do shkul me rrenje kjo DIKTATURE qe eshte vendosur atje nga ky 7% i popullesise .. POSHTE DIKTATURA berishiane …
desha te pysja 1 gje mbi te gjitha vendet ish komuniste a ka ngel ndonji si puna e saliut tone qe solli demokracin akoma ne pushtet??? neqoft se jo si ka mundsi qe vetem ai ka ngelur???? nuk mendoni se dikush tjeter eshte qe mbeshtet kte njeri, se sa do i zgjut e i zoti te jet ai sma ha mendja se do kishte ndenj kaq kohe ne pushtet.neqoft se dun pasterti ne poltik duhet te hapin dosjet te gjith politikanet qe qeverisin ne kte vend do ishte rruga e vetme de dim si qytetar kush na qeveris kush na drejton.ska dyshim qe te gjithpolitikanet ne vendin tone nga te dyja krahet e kan siguruar jeten e tyre dhe te familjeve te tyre ather vetem se dikush tjeter i shtyn ata te mos terhiqen po te vazhdojn e te bejn lojen e tyre.po cdo dite e me shum vazhdojm ti tregojm botes qe nuk dime te bejm shtet historikisht.
cfare dosjesh te hapin keta.Jane llumra te gjithe. Sot opozita ben kualizion me Gjinushin e ka ish ministra ne gjirin e saj.Berisha 29 vjet komunist doktorri i simon stefanit. ca te hapin keto mer shoku.Kto nuk kanen e ligj i kodit penal qe nuk i kap.
Kjo eshte e gjithe filozofia e kohes se sotme! Keta politikane, e analiste te sali Berishes, pikerisht kesaj i tremben, i tremben nje te ardhme te pasigurte per kreun e tyre dhe per veten e tyre! Por, ne histori njihet termi: kushte objektive dhe kushte subjektive. Kushtet objektive (vrasjet, rrenimi i ekonomise dhe i shpirtit te shqiptareve, vjedhjet dhe kusaria, mashtrimi i madh nga pushtetaret, shitja e trojeve te Shqiperise, shkaterrimi i Shqiperise, mjerimi i shqiptareve dhe mosbesimi ndaj drejtesise dhe qeverise, do te bejne ne menyre te pashmangshme shperthimin e revoltes se popullit (asaj 93 %) te shoqerise. Po stabilitet duan edhe nderkombetaret (treshja e ambasadoreve), sepse ndryshe edhe atyre u demtohen bizneset, lidhjet mafioze, koncesionet dhe fitimet qe vijne nga mbeshtetja nderkombetare e Sali Berishes dhe oborrit te tij). Populli e ka ne dore. Nese do te mjerohet me tej, le te prese qe Zoti ta fshije nga faqja e dheut kryeminstrin tone, qe mezi e kemi, dhe regjimin e tij prej makiavelisti. Shenjat kane filluar! Te presim! “Nese nje idea, sado e madhe qe te jete, nuk preket nga populli, ajo mbetet vetem ide, por kur populli e prek atehere ajo behet e fuqishme”, ka thene Viktor |Hygo!
Populli jone vetem kur mbetet pa buke si ne1991 ose kur i zhvasin leket si ne 97 proteston. Berisha ja ka gjetur formen i vjedh ngadale me rritje cmimesh monopole.Na ka mesuar xhaxhi enver buke kripe. Keto jane pasojat e diktatures.Shiko ne Spanje te rinjte ne Greqi ne Itali ne France. Kundershtojne politikat e reforma e shtetit. E ku meremi ne ne Shqiperi me protesta per rritje cmimi energjie, Mungese e ujit ne 2011????? Rritje cmimesh te ushqimeve.Keto gjera vertet nuk i prekin shqiptaret.
Meqense e kam per here te pare qe komentoj une nuk kam votuar qe me 1996 e di qe vota ime nuk lexohet ose ka votuarkur voton dhe del shenja jashte kuadratit vota quet e pa vleshme te votosh ne kutin e gabuar quet e vleshme kete une nuk e kuptoj kur gabon denohesh ne kete mes denohen ata qe votojne ne rregull shtet i flliqur si ne kohe te enver hoxhes
Ne kete shkrim ngaterohen termat, stabilitet ne status quo. Kete konfondim e ben ne rradhe te pare Sal-iu sepse i intereson qe njerrezit te jene te terorizuar. Kjo teze ndikon mjaft fort edhe tek nderkombetaret, te cilet i tremben shume nje zjarri ne kufijte e Europes. Stabilitetin e do edhe i papuni, fukerai,socialisti e demokrati. Duan stabilitetin jo status quo-ne, gjendjen ne te cilen ndodhet vendi. Qetesia eshte fallse dhe mund te shpertheje ne cdo moment. Prandaj ne keto kushte nuk mund te flitet per siguri e stabilitet, por vetem per tension social.
Rrofte stabiliteti !
(nese doni te me njihni, jam ketu poshte)
http://gazetatema.net/web/show_image_trnsMediaBar.php?filename=/2011/06/vampir.jpg&cat=1&pid=24670&cache=false
Po me ke do beje Rama nje demostrate, ne fleme gjume ose shitemi apo friksohemi nga nje budalla qe del ne rruge perball nesh .Ne akoma nuk harrijme te kuptojme se c fare te drejtash kemi .
Largimi i presidentit te Jemenit duhet te mirret si shembull nga populli shqiptar, ndoshta e ka radhen Sali B…. te beje te njejten gje. Amerika mund te ndihmoje per te bere nje gje te tille se Demokraci nuk ka ne Shqiperi ne prani te atij komunisti me te eger te Shqiperise.Kjo eshte rruga e vetme.
50 vitet e komunizmit nuk duhet qe te perseriten me heshtjen popullore. Per stabilitetin, me mire te destabilizohemi duke bere sakrifice per te larguar Berishen, se sa te ruajme nje stabilitet per pushtetin pro Berishjane.
Stabiliteti masa duket u intereson te huajve. Ndersa Shqiperia do vazhdoje te qeveriset nga nje klike gangsteresh, hajduterish dhe vrasesish
Tash ndodhemi ketu, as nje te mos e genjej mendja se kjo faze do te kapercehet…
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=123267064418505&set=a.101683056576906.2076.100002056355237&type=1&theater
Mos na e nxirni me pamjen e ketij felliqsires se na vjen per te vjell.
Sali Tarzanit
Si Tarzani prej pyllit erdhe,
E ligjet e xhungles ti mbolle.
Rezervat ujqerish e derrash na ktheve,
Ti me gjith faren e keqe, qe solle.
Dogje e shkretove vend,
Zili do kish dhe Xhingis Khani,
Se dhe pyje sle ne kembe.
Ku hedh syt e ste merr vai?.
Vrave pa tu dridh qerpiku,
Nena veshe me te zeza,
Ja kalove cdo armiku,
Qe kujtohen neper breza.
Si askush , rrembeve, vodhe
Si ne te babes ciflig,
Por pas do na kesh ri rrodhe,
Ste lem ti gezosh or mik.
Vjen nje dit e do pergjigjesh,
Per te tuat prapesi,
Zor qe popullit ti fshihesh,
Zvarre do te hiqesh ti.
Fajtori kryesor eshte Fatos Nano. Ramiz Alia e la pushtetin ne duart e Saliut dhe shpejt e kuptoi se cfare gabimi beri. U terbua, por ishte vone. Fatos Hajduti e shfrytezoi tiparin prej super-diktatori te Sali Berish-Vucidolit dhe ja la pushtetin per se dyti, qe vete te shijoje ne qetesi parate e vjedhura atje ne Austri. A do i shijoje valle? A do e durojne Zamiri dhe Vasili gjithe jeten mbi kurriz? A do e durojne dot shqiptaret kete hajdut te kthehet si president?
Saliu qendron ne pushtet sepse perballe ka komunistat e vertete:Ruci,Gjinushi,Gjoni,Bushati,Minxhozi e tj.cuna te bllokut.Berisha e ka mohuar publikisht komunizmin,keta jo.Perendimi dhe pjesa me e madhe e shqipetareve kan alergji nga komunizmi.Keshtu qendron puna,te tjerat jan fjale boshe.
Akoma nuk e keni te qarte se 97-en e gatoi dhe serviri sali berisha!akoma nuk e kuptoni se ai po mundohet me çdo kusht qe te destabilizoje vendin edhe tani?dhe sa per pasurite qe thua ti zoteri,ajo çfare ka sala me kompani ne shqiperi eshte maja e ajsbergut!pjesen kryesore i kane te siguruara jashte ne forme te tundeshme e te patundeshme.
Leart Koles, i lumte mendja dhe pena, i thjeshte dhe mjaft aktual shkrimi. Ne sistemin socialist qe lame, ne cdo fund jave ishte nje emision permbledhes qe jepte televizioni: “Popujt luftojne kunder imperializmit”. Sot, ne e kuptojme edhe praktikisht, se ne teuri e kishim mesuar perse ngrihen popujt, kush e sjelle shfrytzimin deri ne kete padurim. Por, ama, megjithe spekullimet qe bente monizmi, kjo ngritje e perleshje me forcat e rendit ishte reale, por me objektiva madhore, deri dhe me shkeljen e Kushtetutes. Sa here, e majta ka konstatuar se shkelet Kushtetuta nga Kryeministri shqiptare? – Disa here. Por ne fakt per cfare eshte ngritur dhe ka bere greve e majta deri me sot? Asnjehere per probleme te mprehta. Edhe projekti i fshehte zogist do te thoshnim, i tjetersimit te ujrave, ishte fat se nuk ndodhi kryegjykatesi i Kushtetutes si Tom Ndreca, se grekerit e moren teritorin. Elektorati i majte me Ramen duhej t’i shkulte themelin asaje qeverie dhe 4 simpatizantet e saje qe derdhen gjakun per korupsionin e Ilir Metes se Skraparit, do te ishte madheshtore te binin per tradhetine e Berishes. Qosja, e ka percaktuar sakte qe Rama, ka mangesi ne organizimin dhe drejtimin e demonstratave. Sa raste te shkaktuara me dashje nga qeveria dhe qe kane qene te dhimbeshme e me pasoja te jashtzakonshme, permbytje, shkatrrimi i fshatit, Gerdeci, vjedhjet ne mase nga tendrat, korupsionin dfhe njeanshmerine e gjykimit nga organet e drejtesise dhe deri te vrasjet ne bulevard. Kryetari i socialistes, vetem fjalime, e moralizime pluraliste me ca shpikje e ka fajin Saliu. Edi Rama e ka mbajtur Saliun, me Saliun ndryshuan Kushtetuten dhe na i bene dy forcat politike njera komandant dhe tjetra komisare. Edi, o duhet te largohet, ose ti vere gishtin kokes; cfare do te bente ai nese do beheshe kryeminister? Se eshte e lehte te deklarosh si eshte katandisur fshati, po cfare masash do te merrte ai po te viheshe ne vendin e Saliut? Cfare do te bente me sistemin e drejtesise, si do ta pastronte nga korrupsioni dhe inkompetenca profesionale? Si do ta perballonte Rama bresherine e goditjeve te nderkombetarve dhe deri ne futjen ne punet e brendhshme te Shqiperise? Mbasi t’i fuse thonjet ne fyt dikush, duhesh te jeshe shume specialist dhe i pergaditur per tu cliruar nga asfiksia. Dhe jane shume, shume te tjera, por nese nuk premton se keto do te gjejne zgjidhje me ardhjen e socialisteve ne pushtet; ai nuk do te kete perspektive dhe nuk eshte bindese se ai lufton per ndryshim, por vetem te largoje nje ekip per t,i hapur rrugen nje tjetri qe te beje si i pari dhe me keq..Qe te veproje keshtu Rama, Evropa dhe Amerika do t’i zemrohen. Amerikanet kane nje thenje te tyren qe kur nuk ja del dot, duhet me ju pershtat dhe pune e madhe, le ta ulin pak dhe t’i pershtaten nese duan. Rama do te fitoje, nese mbane premtimet themelore te elektoratit mbeshtetes dhe kure te ngreje ushtrine e tij, te thaje dhe barin nga hedhe kemben dhe t’mos e ketheje ne banese pa lavdi. Ndryshe ai moshtron te majten, kalonh kohen, pasuri ka vene dhe nje dite te mire i kethen berrylin! E gjitha ka qene nje inskenim, duke thirrur drejt Evropes, se ajo nuk ka nevoje per ne, por ne per ate. Ne fakt, Ajo ka nevoje per ne, edhe ajo duhet te na lutet, pamvarsisht se me kelyshet e saje na ka xhveshe e bere recke. Asaje i duhet kerkuar kushte dhe me themelori do te ishte, me bashko trojet dhe kombin se do te vije ne gjirin tend, ndryshe jam mesuar me lufte, dhe nuk do ta nderpres deri ne fitore. Faleminderit!
Objektivisht nuk mund të ketë stabilitet në një shoqëri ku pjesa më e madhe e saj ndihet e frazhilizuar ose e kërcënuar në themelet e saj siç janë jeta, drejtësia, pasuria dhe liria.
Rrjedhimisht e drejta e rezistencës ndaj shtypjes është plotësisht legjitime.
E kjo nuk ka arsye përse të mos ndodhë edhe në Shqipëri.
Perfundimisht me pranimin eketyre zgjedhjeve si te drejta nga faktori nderkombetar,Shqiperia eshte thjeshte nje republik bananesh si p.sh Haiti.Shoqeria shqiptare qe sot e tutje do te humbas edhe ato pak liri te fituara ne keta 20 vjet.,ne vend te toton makuteve te dyvalies qytetaret e kryeqytetit tone
jane nen terrorin e mercenareve ish militaret e bujar bukoshit.Shansi i fundit per tu shkeputur nga e kaluara u dogj.,edhe per fajin e Rames me qendrimin e tij inferior ndaj nderkombetareve,futja ne zgjedhje pa garanci.SA per intelektualet dhe shoqerine civile te mos pre3sim asgje,ato jane thjeshte
rripa transmesioni te pushtetit te saliut.
liri
AK ke te drejt qe vetem ne kto raste ngrihemi edhe eshte per te ardhur keq qe jemi shperfytyruar kshu.si ka mundsi qe te gjith politikanet qe kemi pa dallim partie kan lidhje me komunizmin.mos vall skemi njerez te tjer me te paster politikisht e me te mencur??pse kta maskarenj nuk i hapin rrugen intelektualve te vertet te pa perzier me pislliqe…..si ka mundi qe populli jon akoma mendon se demokracin do na e sjelli sali berisha skender gjinushi namik dokle neritan ceka e sa e sa te tjere qe jo vetem kan qen komunista po edhe bij komunistash…po sic thot dikush cdo popull ka ate qe meriton…..
Shkrimi eshte shume domethenes,veçse kam idene qe stabiliteti dhe staus-quo-ja nuk jane e njejta gje.Ne fakt titulli,per mua,do shkonte;Kujt nuk i interesen status-quo-ja?Sepse jane shume,dhe mbi 90%e popullsise.Ka njerez banakiere qe punojne gjithe muajin tek privati per 90 mije leke te vjetra,ndersa fatura e te mallkuarit CEZ i vjen 40 mije leke;çdo haje familja?Sipas harramit te kombit shqiptar,Berishes,keta qenkan punesuar,edhe pse askush nuk derdh per ata kontribute fiskale.Une jam emigrant,por qe tani do isha gati per nje revolte te madhe shqiptare;revolte qe te na ndryshoje status-quo-ne.Nuk mundet te ecet perpara ne nje shoqeri kaq asfiskuese,ku me nder saliu dhe shpura e tij te heqin apo fusin ne pune(shteterore)si ne mallin e babes.Nese 90% e popullsise lejon qe nje 7-10%ti trajtoje ata si skllever,atehere ne nuk flasim per popull,por per bageti.Duihet nje parti e re revolucionare,ose nje levizje apolitike,qe jo te thyeje xhama,por te thyeje koka.
emigranti shpesh e kam menduar te behem edhe une si ti emigrant cfare do te humbja vitet e studimeve qe nuk njihen gjekundi, punen qe kam dhe me ne fund te vija e te shtrydhesha ne nje vend tjeter aty si ti. A ja vlen? E kam pyetur shume here vehten dhe pergjigja sa vjen e me behet me e madhe PO ja vlen. Nuk ja vlen me te jetosh ne Shqiperi te drejtat ketu mbarojne kur del nga pragu i deres.Nuk mund te kete drejtesi nga te padrejtet. Ata qe therrasin komunistet jane vete te tille e ata qe therrasin hajdutet jane vete ashtu. Shtetin tani e kane kapur, ja kane marre frymen mashtruesit hajdutet, kriminelet e matrapazet. Si mund te zgjidhet kjo? Anje nuk e di. Kush e di kush eshte i paster e kush jo? Asnje nuk mund ta thote. Shqiperine me mire se shqiptaret askush nuk mund ta shkaterrojne dhe ta ndertojne. Ne kemi vednosur ta shkaterrrojme. Po na perkembin shtetet e tjera. Greqia shteti ne pozicionin me te veshtire ne bote na kerkon llogari perse? Nuk kemi zot ja pse.Nuk kemi dinjitet sepse pushtetaret e sotem e kane humbur dinjitetin e vendit tone ne marveshje per koncesione e perfitime me Greqine, Serbine,Usa, Austrine.Nuk ka me dinjitet Shqiperia.Tani u mbushem me njerez qe per nje interes te vogel te lidhur me pushtetin i thone derrit daje e xhaxhait halle.Ka disa vlera qe ne i kemi humbur.A ja vlen te jetosh ne Shqiperi? A do te behet Shqiperia nje dite?
Rrofte SaliEnverRamizJanullatosMilloshevicFazllicDelijorgji Berisha!
Perse Populli shqiptar nuk kerkon nje referendum per saliun ta shporre nje here e pergjithmon se ai nuk i zbret me kalit