Fajin e ka Ismail Kadareja!

4 Qershor 2011, 21:36Politika TEMA

Nga Adriatik Kelmendi

MORA NË TELEFON Ismail Kadarenë, dy muaj më parë, dhe e pyeta nëse do të më jepte një intervistë. Pasi që po shkoja në Paris, mendova se s’do të ishte keq që ta intervistoja, pikërisht për shkak të vlimeve të mëdha që po ndodhnin si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Por, për çudinë time, ndonëse kam qenë një nga gazetarët që ka realizuar më së shumti intervista të gjata me të përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Kadare po më refuzonte për herë të parë. Biseduam gjatë në telefon, megjithëse përgjigjja e tij ishte e prerë: nuk të jap intervistë kësaj radhe! Dhe, arsyetimi i tij i qartë: “Adriatik, sigurisht ti s’do durohesh pa më pyetur edhe për situatën politike në Kosovë dhe në Shqipëri, dhe unë jam në hall të madh, se çka do që do të flas, çka do që do të them, do të keqinterpretohet, ose do të cilësohet si mbajtje anë, ose prej njërës palë, ose prej tjetrës”, me fliste në telefon nga Parisi. “Kështu që e kam vendosur, nuk do të flas për këto gjëra deri pas 12 majit. Pas zgjedhjeve, e bëjmë kur të duash”, premtoi. I dhashë të drejtë. Në Kosovë sapo ishte kumtuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për “rastin Pacolli”, me të cilin Kosova për herë të dytë brenda pak muajsh mbeste pa president, teksa në Shqipëri fushata parazgjedhore po mbërrinte zenitin, me akuza e kundërakuza të ashpra. Mbase, më në fund, i ka ardhur në majë të hundës gjithçka, mendova.

MIRËPO, KADAREJA NUK do të ishte Kadare po të vazhdonte të kalkulonte për mundësinë e akuzimit dhe keqkuptimit në rastet kur shqiptarët nuk i kanë punët si duhet. Dhe, në Kosovë u arrit një marrëveshje për postin e presidentit, e mjaftueshme për të ulur pak tensionet politike, dhe në Shqipëri duket se u mbajtën zgjedhjet më të rregullta ndonjëherë në demokraci. Sidoqoftë, ajo që ndodhi pas zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës kërcënoi dhe po vazhdon të kërcënojë gjithçka që u arrit në Shqipëri. E Kadare, s’duroi më, s’kalkuloi më, s’heshti më. Foli. Atë që e mendoi se është e drejtë, për vendin e tij. Me anë të një letre të hapur. Dhe… Dhe?…

Déjà Vu. Po e paguan. Ndodhi sërish. Absolutisht nuk është hera e parë që Kadare dha një mendim, ose bëri një veprim personal, në kohë të vështira për shqiptarët, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, a Maqedoni, dhe menjëherë mobilizohet një grup individësh për ta sharë – shpesh me qëllimin e fshehur ose të hapur drejt “diskreditimit përfundimtar” – dhe një grup tjetër pastaj për ta mbrojtur. Zakonisht, shumica prej këtyre që hyjnë në këtë garë për ta sharë ose mbrojtur janë shumë koshientë se këto mund të jenë çastet e vetme që mund të kapen nga vëmendja e opinionit.

Kot! Sërish u dhanë etiketime, iu përmend “Nobeli” i munguar, u quajt mendjemadh, “përfundimisht i zbuluar politikisht”, i llastuar e të tjera, të ngjashme e të përsëritura vazhdimisht tash e 20 vjet. A s’kemi dëgjuar pastaj, që Kadare të kritikohet si shkrimtar për “veset” e tij jashtëletrare, ose që të vlerësohet si shkrimtar nga persona që librat e vetëm që i kanë lexuar prej tij janë “Gjenerali…” dhe “Kështjella”, dhe atë si detyrim i lekturës shkollore.

Njësoj si pas ikjes së tij në Francë, si pas përkrahjes së demokracisë, kritikave ose lëvdatave për politikën e të ’90-ve në Kosovë, ngjarjet e ’97-s në Shqipëri, përkrahjen e UÇK-së dhe këshillimet në Rambouillet, luftën në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni, kritikat për mëritë (marritë) ekstreme PD-PS, prononcimet për (mos)bashkimin kombëtar, gjuhën shqipe e shumë nga çështjet më të rëndësishme nëpër të cilat kaluan shqiptarët në këto vite të trazuara. Gjithmonë një grup shumë contra, një tjetër shumë pro. Dhe shpesh në këto grupe mund të dallosh individë të cilëve nuk u dëgjohet zëri për asgjë tjetër që ndodh në shoqëri, veçse kur i zgjon kambana Kadare. Një Déjà Vu e pështirë.

MJERUESE! HARROHET SE roli i intelektualit në një shoqëri është të flasë atëherë kur të tjerët frikësohen edhe të mendojnë duke kalkuluar se mund të gabojnë, të flasë edhe kur e di se (qëllimisht) mund të keqkuptohet, të fyhet e të tentohet të denigrohet. Edhe nëse del se e ka gabim. Në kohën kur shumë të tjerë, që ia mbajnë vetes, zgjedhin të heshtin. Zgjedhin që të hyjnë në vrima të miut pikërisht për të mos rrezikuar, rastësisht, që – të gabojnë.

E për dallim nga shumica e intelektualëve që ia mbajnë vetes, duhet thënë hapur, sigurisht Kadare qëndron më mirë. Dhe fare lehtë do të mund t’ia bënte edhe pa u përzier fare në punët e shqiptarëve. Janë shumë fakte që, edhe përkrahësit, edhe kundërshtuesit, nuk mund t’i mohojnë: Kadare është shkrimtari dhe artisti më i çmuar shqiptar i gjallë në botë, Kadare ka marrë ndër çmimet më prestigjioze letrare që ka marrë ndonjëherë ndonjë bashkëkohanik i tij në këto anë të Evropës, Kadare është një ndër personalitetet shqiptare më me ndikim në botë, Kadare fiton më tepër nga publikimi i veprave të tija në gjuhë të huaja sesa në gjuhën shqipe, jeton në Paris… Ndoshta, dikujt përmendja e këtyre fakteve i duket e pavend, por – hej! – a s’do të ishin të bollshme këto për shumë individë që të mjaftoheshin me mbylljen e tyre në Kullën e Fildishtë, pa interesim çfarëdo qoftë për familje, miq, bashkëqytetarë ose për popull të vet. Epo, raste të këtilla mund të gjenden me shumicë ndër artistët nëpër botë, e po ashtu edhe te shkrimtarët.

PA U ZGJATUR, që të mos keqkuptohem këtu, dua vetëm të them se besoj që Kadarenë e mbron më së miri puna që ka bërë. E që po vazhdon ta bëjë me vetëmohim, siç po e tregon edhe ky rast me Letrën për Bashën. Drejt e në pikë. Pavarësisht rrezikut.

E deshëm, apo nuk e deshëm, me dëshirë, apo me inat – Kadarenë e kemi par excellence. Ja që, thjesht, edhe një herë na dëshmoi përse ka arritur atë që deri më tash shqiptarët e tjerë vetëm mund ta ëndërrojnë.

62 komente në “Fajin e ka Ismail Kadareja!”

  1. Agron Hyseni says:

    Nje pyetje per nje pjese te vellezerve nga Shqiperia administrative, qe me aq perbuzje dhe arrogance i shohin shqiptaret e Kosoves: he mo si thoni, po ditka dhe nje shqiptar nga Kosova te shkruaj drejt shqip, apo si ju duket ky shkrimi i Adriatikut?

    1. Xha Sulo says:

      Keni Prof Rexhep Qosja sa per te gjithe. Ketu na i kaloni. :))

    2. Coronation says:

      Adriatiku e paska mendjen ne vend. Nga te rrallet kosovare qe dine c’flasin ne keto kohe te turbullta.

      1. ish-punonjesi ministris says:

        kadare! antari i PPSH, oficer me grad kapiden, nen-kryetari i kuvendit PPSH, spiun i ministris se brencme, agjent i Beogradit, si umartu me rusen agjent i rusit, kadare ka denuar me pushkatim poetin e ri ‘Blloshmin e mokres” ka intrenuar shume intelektual, kjo ka qene edomosdoshem qe iku nga syte kembet, ky eshte kadare,,

        1. eddy says:

          Mos u shani vellezer dikush pelqen Kadaren dikush Qosen une nuk pelqej asnje E keqja e Shqiperise nuk i vjen as nga Kadare e as nga Qose por nga vjedhesi vrasesi anti-shqiptari Sali Berrisha ndaj mos u fokusoni tek njerzit e letrave sa me shume te kishim te tille me mire do ishte per vendin pasi jan keta ambasadoret e vendit jan keta qe prezamtojne vendin

    3. Cakalli7 says:

      Duhet te perpiqesh akoma deri ne note 5 arrin kete here ne lenden gjuha shqipe. Kuptohet qe kete note e ke me mik meqe na vjen keq per ty edhe duam te te japim kurajo qe here tjeter te lexosh me shume.

    4. Mentari says:

      Serbia nuk ka taksa doganore me Kosoven dhe me Shqiperine.Kosova ka taksa me Shqiperine.Mallrat kosovare/sidomos patatet/ shiten ne Shqiperi nga shkjau qe i ble ne Kosove .

    5. emigranti says:

      opo ti hyseni mos u mer me politiken e shqiperis se shqiperia di ta bej vet politiken e sa qe 1912po ti shiko te lani rrobat e ushtareve qe ju ruajn

    6. anticensurë says:

      shko mor idjot!duke e ditur se të dy palët jemi e njëjta racë!unë po të them një gjë që e kam thënë dhe më parë!un jam racist kundër INJORANCËS,si këtej dhe adej kufirit administrativ!
      aq më keq kur një injorant si ti përzihet në punë madhore të një pjese të popullit të tij,që atë as e prekin dhe as mund të vendosë ligjërisht për to!
      nuk e di a do të ksh mundësi ta kuptosh këtë që kam shkruar,por si i thonë një fjale as që më ha …..!
      mor shpirt shiko punën tënde mos u merr me gjëra që truri tënd nuk ka kapacitet ti kuptojë!
      megjithatë përshëndetje dhe jetë të lumtur!

  2. tourkofagos says:

    Izmali duhet ti tregonte me force hajdutit Basha;Ti je nje vrases,ti je nje vjedhes votash,,,,,,,largohu!!!
    e jo ti dergonte leter dashurie,madje duke i ledhatuar veshet!!!!

  3. tironci says:

    KADARE ngelesh i madh sik ke qene dikur .. ketyre palacove te politikes SHQIPETARE . do ti vije fundi shume shpejt …

  4. DYPAREMENDNEKOKE says:

    ESHTE REZJA E JONE E SHPRESES.ESHTE VEMENDJA E ZOTIT PER POPULLIN TONE E TA MENDOSH QE NJ EUNUK SI LULUSHI E KUNDERSHTOI.

  5. Reformer says:

    E drejta per te pergojuar te medhenjte eshte e vetmja “epersi” qe mediokret kane ndaj tyre: por eshte qesharake te shohesh se si ata mundohen te masin gjymturet e gjigandit me metrin e tyre prej xhuxhi!

  6. Mallakastrioti says:

    Keta nuk afrohen dot as te majae kepuces Kadares ……U ben keta pabuksat e qeveris usht mor dreq se moret popullin me qaf

  7. Reformer says:

    E drejta per te pergojuar te medhenjte eshte e vetmja “epersi” qe mediokret kane ndaj te medhenjve: por eshte qesharake te shohesh se si ata mundohen te masin gjymtyret e gjigandit me metrin e tyre prej xhuxhi!

    1. Xhema nga Tirana says:

      Me këtë sentencë tuajën “Reformer” mendoj se edhe më injorantët duhet të kuptojnë se :
      Ne Shqiptarët duhet të mendohemi shumë para se të shprehemi për gjigandin e letrave shqipe, të vetmin dhe të veçantin Z. Ismail Kadare.
      XHEMA

  8. shqiptari says:

    kadare arriti deri ktu ku asht sod duke jaqitur te zezat shqipris se jo qe din se evropa ka shkrimtar sadush po ne evrop kush fiton nobel nga kina irani qe shqiprija si kadare qe iflliqin atdheun etyre

    1. endri says:

      po cfare thua o mjeran,o shpellar,o gomar …o zot cfare neandertalesh !

    2. ca si larg nga aty says:

      Hej,
      te lutem hiqe ate emer qe i ke vene vetes.
      Kur te marresh deftesen e klases se pare, provo te shkruash perseri.
      Dhe dicka tjeter: shko laj ndonje patate (kumpir), se mos po te heqin nga puna, dhe lere forumin ketu pa dhimbje koke.
      Derr paske ngele, megjithese gjendesh mes njerezve.

      1. tafuti says:

        Hahaha,te laje Kumpira hahaha,kumpira te verdha qe kosovarisht jane jeshile hahaha

    3. emigranti says:

      po cje ti qe nuk di te shkeruash dy llafe korigjon Kadaren,pseudonimin e ke shqiptari po qenke shpellari

  9. Kujtim Rudina says:

    Nje shkrim shume i mire.Por,fatkeqsisht jemi ne kohen kur,e mira eshte e keqe,kur i miri,eshte i keq.Kur fyhet e nencmohet ne kete fare feje,kollosi i letrave shqipe,emblema shqiptare.Ismail Kadare,po,ne te tjeret ?! Cudi e madhe. C’fare xhinsi qenkemi ne ? Ata,qe me portretin e Kadares dalin e bejne demonstrata (kur ua do puna),te nesermen,jane gati qe ,je portretin,por vet shkrimtarin.ta shkelin me kembe.
    Dhe guxojme te themi se,-jemi komb me dinjitet.-Piiikaaa !,-kur thojne plakat andej nga Korca !

  10. Litari says:

    JU LUTEM MOS FSHINI KOMENTET Apoj zoti Mero ..”Ahhhhh Adriatiku ne vente qe te mirreni pushken dhe te clirojm Tiranin e Sali agjentit dhe te Kadare agjentit! ku i gjeni ju leket qe shkoni larte e poshte, populli buke me list?

    1. Coronation says:

      Litar, shko var veten a derezi, se te paska ik truri per lesh…

      1. Litari says:

        Coroantion, Ne Shqiptare e vertet, bolsheviket, spiune, agjentet, dhe femijet e bolshevikv ne LITAR NGA KEMVET te ngordhe avash AVASH

      2. Mentari says:

        sidoqofte ne dime per BALZAKUN por nuk dime per qeveritaret e kohes se tij

      3. AK says:

        O ZOT FALI SE NUK DINE CFARE THONE! TANI GJYKUESIT E VERTETE KANE ZBRITUR NE TOKE. BOTA ESHTE ME NGJYRA DHE KUSHDO E SHEH SI TE DOJE. POR NE SHQIPERI KA DY PROBLEME SHUME TE MEDHA 1. SHQIPTARET NUK I PRANOJNE DOT MENDIMET E NJERI-TJETRIT DHE KUR JANE NE KUNDERSHTI ME TE TYRET I KUNDESHRSTOJNE. 2. NE SHQIPERI NUK KA PLURALIZEM POLITIK, SHEMBULL I PASTER ASNJE POLITIKAN NUK KA DHENE DOREHEQJEN PER NDONJE SKANDAL DERI TANI. SHQIPERIA NUK BEHET.

  11. flamu shkpi says:

    po te jene te gjithe shqiptaret si ismail kadare,shqiperia do mbetej e zbrazet ,sepse te gjithe do te perfundonin si azilante ne paris

  12. henri says:

    ismail kadare eshte nje kriminel qe ka lyet duart me gjak ka vrare e internuar sa nje dite do te pergjigjet ISH NEN KRYETARI I KUVENDIT POPULLOR i DIKTATURES KOMUNISTE te KRIMINELIT (enver) nje kriminel qe enveri e perdori me zhduk intelektualet kelysh i komunizmit ,nje intrigant qe sot i sherben akoma KANIBALEVE KELYSH KOMUNISTASH

    1. vlora says:

      IK ORE TRAP, INJORANT DHE I PESHTIRE. DO DESHA TE KISHE JETUAR NE ATE KOHE DHE ME KETE MEND QE KE TE KISHE IKUR PER LESH SE VETEM NOCIONE DEMOKRACIE NUK KE TI ORE DEBIL. NGELET DUKE SHARE JU ORE PO SHIKONI SI MUND TE RREGULLOHET AI VEND E MOS KTHENI ME KOKEN PRAPA SE MJAFTON TE SHIKOSH SALI GERDECIN DHE KUPTON C’ESHTE DIKTATURA O SERVILA TE NDYRE.
      PS. RREZIK DO JESH HENRI CILI.

    2. roni says:

      po pse o ditezi qe te tere keta HENRIT qenkeni te ngelur ne te njejten melodi,nderroni muzike o kafshe se do ju zere ngerci ,po lerini partitizmat dhe shikoni se si keni muret e shtepise edhe per te nesermen dhe jo per momentin se sala po ju mbyte dhe ju akoma me para 20 vjeteve….45 ai i mepareshemi per te ndertuar dhe 20 sala dhe spo i shkaterron dote….a keni mende o dite zinje kopuke te saliut o plehra qe sjeni tjeter…..

  13. ca si larg nga aty says:

    Ore labi,
    thone qe ju leberit keni gjoksin me grope, po kur isha me nje vlonjate, ajo e kish me maje oreeeeeeee a te q….. udhen

  14. Litari says:

    ana …Cfare fytyre kane keta bolsheviket e spiunet sikur te jene velleze, si Sala dhe Kadare..

  15. Zeqir Lushaj,NJ,USA says:

    KA – DA – RE
    – Ose gjashtë shkronja – shkreptimë rrufeje –

    Identik, …vet origjinalin,
    (Vështirë t’i gjindet “kopje”),
    Emrin e madh Kadare,
    Ta shqiptojmë, (ngadale), me rrokje!

    – KA – DA – RE…!

    – Ka-da-re !
    Tri rrokje që ecin serbes,
    Gjashtë shkronja – shkreptimë rrufeje,
    Qiejtë, i kan çarë mespermes!
    Pesë kontinentet e njohin këtë emër,
    I shqiptojnë qartë, tri rrokjet e Tij,
    Nuk e teprojmë, kur themi të vërtetën,
    Përmendet përkrah, emrit Albani!

    Të sulmosh “rrufetë”. Or vëlla i dashur,
    Është pak të quhesh “i dalë”,
    Nuk përzihet floriri me baltën e vorbave,
    Ooor, Ti – djalë!!

    Lëreni Ismailin (!),
    (Kapuni me veprën, në paçi zotësi),
    Ai, është njeri, si gjithë të tjerët,

    Pena KADARE,
    Në krah të Shpatës së Gjergjit,
    Dhe i jep asaj,
    …Fuqi !
    ./.
    SHBA, Janar 2007

    (marre nga libri “Lisi i shkruar”, i autorit Zeqir Lushaj,botuar nga “Kristalina KH”,Tirane,2009

    1. Tiransi i ri says:

      zoti Zeqir lume si ju te amerikes, kame nje pyetje te thjeshte sa pjata dhe kazane lani ne ore?

      1. Dibrani says:

        Tiranasi i ri,per nga emri qe i ke vene vetes,duhet te jeshe nga ai brezi i dembelave,qe e merr shkollen me parate e babit,qe vjedh pasurine e shqiptareve,dhe rrije gjithe diten para kompjuterit,ose ne kafene.Te besh pune te ndershme meriton respekt dhe mirnjohje more komentues i NEVERITSHME.Ata njerez qe gatuajne per ty,qe lajne tenxheret dhe pjatat,luget dhe gotat neper Restorantet qe frekuenton ti more PIZEVENK,jene me te nderuar se ty

      2. Dhimo Rradhima says:

        Ne kendej nga Vlora,komentatoreve si puna e Tiransi i ri,perdorim nje shprehje te vjeter,jo fort te kulturuar,por ky e meriton “i hengesh m…tin,vetes tate”…!

  16. xhemil seferi says:

    Në se doni sharje alla Kardel dhe Çubrvollviq, për gjeniun e letrave ku përfshihet gjith standardi më i shëmtuar i kompleksit të iferioritetit dhe injorancës, në shërbim tëSërbit shqipfolës Sali dhe xhelatit të tij Robespjeran , vrasës i djemëve të Shqipëris Lulëzim Berishës, Lexoni Tropojanin Agim Docin në shkrimin Përgjigje “letër së hapur Kadares”. Në këtë shkrim shkruar nga Ora- Alb-Lajme në facebook dat
    24 – 05 – 2011, do gjeni sharjen më fshatarako primitive të një shqipfolësi sajesaxhi i paguar. Ky i ashtu quajtur shkrim mbështetet dhe nga një grup “komentatorësh” analfabet.Këta e shajnë sepse “krimineli” Kadare nuk ja paska dhënë vajzën 13 vjeçe një djali të mir etj fëlliqësi që nuk i shkojnë moralit DARDAN. Po jap shkurt disa formulime, nga këto gjallesa antikdareane për me ju ngacmuar humorin.
    Shikoni nivelin e shpellarëve që e mbështsin, të cilët shkruajnë me gërma analfabetësh, gjysëm shqip gjysëm ..?.. ndofta sërbisht. Pra nuk ka fakt më të pastër për të kuptuar ç,do me thënë injorancë
    antikombtare.

    KOMENTET:
    1-Bruna Ismaili: ” I pa pam Ç,far i paske bërë !….
    2-Leni Lina Mira: Uaaa..Të lumtë goja..Kto burrat e kombit…më tej shan kadaren.
    3-Sa i moth është Gimi…..shan Kadaren.
    4-Leni Lina mira…..shan me shqipe rrugësh.
    5-Nora Lula: t,lunt dora e penaA.Doçi… dhe shumë të tjerë
    2-.
    2

  17. agime kera says:

    une jam nji shqip amerikane dhe me vjen per te vjelle kur lexoj gjera te peshtira qe shkruajne njerez me nivel te ulet per shkrimtarin e madh kadare.une kam shume respekt per zotin mero baze.kur e kan hedhur makinen ne ere une kam shkruar se eshte gazetar qe e krahasoj me gazetaret newjorktimes dhe pse po shkruaj keshtu ndaloni ofendimet enjerzve te medhenj te kombit,nuk jane te medhenj hajdutet njerzit qe kurre nuk jane marre me politike te quhen politikane kriminele e di cdo te thote te vjedhesh voten te mashtrosh popullin prandaj edukohuni shkruni cfare ndodhi me zgjedhjet,pseu shtyne kaq shume vetem per te bere me cdo kusht bashen ne bashki.pse or vellezer akeshtu doni me shku ne europe me rrene.zoti kadare beri veprimin e duhur ne kohen e duhur pse eshte gabim .shqiperia duhet te eci perpara me vepra jo te mendosh naten se cfare do shesim neser.ja do shesin dhe hidrocentrlet pastaj cfare do shesin pa pyetur njeri pa parlament pa asgje prandaj duhet menduar mire kur shkruani.me rrespekt.rrofshin shqiptaret kudo ndodhen.by by new jork

    1. Rani says:

      Ti nuk je shqiptare-amerikane po je nje shqiptare qe ke shkuar atje nga mungesa e bukes tek ne si te gjithe ne te tjeret pa perjashtim dhe ke marre shtetesine amerikane. Keni mesuar nje-dy shqiptaro-amerikan, pika qe s’ju bie, ja mentaliteti i shqiptareve menjehere te mburren, edhe ne te tjeret jemi shqiptaro-italiane, gjermane, belge, hollandeze, suedeze, e keshtu me radhe. Ata shqiptaro-amerikanet qe pretendon ti nuk e shkruajne shqipen keshtu se s’dine te shkruajne shqip ata, ndersa ti je shkolluar ne shkollat e xhaxhit, te pelqen apo jo.

      1. raimondi says:

        Po s’ka rendesi se sie quan veten ajo o Rani–Rendesi ka qe ajo thote nje fjale te mire ,
        dhe eshte patriote
        –Kjo ka shume rendesi per kushtet tona –Pastaj dikush kerkon te mbyrret njecike ,
        po kjo s’ka ndonje gje kur eshte patriot dhe e do Shqiperine dhe flet me respekt e dashuri per Kombin shqiptar

        –Per ata apo ato qe flasin me dashuri per Kombin shqiptar dhe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi ,
        ne duhet ti trajtojme me tolerance gabimet e tyre te vogla ,mendoj une

  18. agime kera says:

    ju lutemi pse nuk e futni komentin mos me beni si te koha jone asnjihere nuk mi nxerrin komentet se jam socialiste

  19. Donika says:

    Per ”Xha Sulon”. akademiku Rexhep Qosja eshte shqiptar i Malit Zi, pra nuk eshte shqiptar i Shqiperise as shqiptar i Kosoves, por pat guximin t’i thote Lulzim Bashes je vrases, e I.Kadare mjerisht nuk e pat at guxim.

  20. Kujtimi says:

    Ismaili eshte padyshim pena me e madhe e kombit shqiptar, Per fat te keq asnje njeri nuk e mohon dot lidhjet e tij me nje nga diktaturat te kaluara me te egra te Europes. Te dashur shqiptare Arti eshte dicka nobile , kur ai vihet ne sherbim te diktatures(Shiko Diktatura e E.Hoxhes ne Shqiperi) e humbet teresisht kete rol. Per Ismailin kjo njolle e zeze ne historine e tij nuk do ti ndahet deri ne fundin e ekzistences se tij. Ai asnjehere nuk ka reflektuar per faktin qe me penen e tij i per vite me radhe ka thurur hymne ex Partis se punes dhe long life ex diktatorit E.Hoxha.

  21. ilir says:

    Me cfare tek ne ne shqiperi gjeja qe urrehet me shume jane pikat e referimit qe dhe ne mos qenkeshin plotesisht te sakta , prape jane pika referimi. PO NE CFARE BEJME? NE NE FILLIM ZHDUKIM PIKAT E REFERIMIT , I BALTOSIM , I GROPOSIM DHE PASTAJ THEMI SKA , DHE PASTAJ FILLOJME NGA E PARA TE SHPIKIM RRUGE TE REJA, MAJA TE REJA E TJERA E TJERE.
    Me kujtohet viti 90 kur PD e atehershme mbushte sheshet me demostrues , ishin shume , ishin me portretet e Kaderese e te Qoses, e studentet mendonin se do ecet ne rrugen e ketyre koloseve te mendimit shqiptar, po jo se do vinte nje dite qe keta do te beheshin objektivi i radhes i luftes ngainjoranca .
    Ne vleresimin tim keto 20 vjet vetem nje njeri ka mgjite majat paa u atakuar nga te vetet, dhe ai e ke arrite kete jo se nuk ka pase zera per ta kritikuar por se ai me pare e me shpejt e ka eleminuar politikisht,. Dhe ne kete menyre te qendrimit ne krye per Partise ke pase bere dhe AI , AI te cilin KY qe sot eshte ne krye e rrezoi ne shesh( ne fakt e bene te tjeret), por po KY e di shume mire fundin e TIJ dhe po ben gjithcka per ta shtyre sa me larg ate dite me shpresen mos ndodhe mrekullia , mos nje dore e SDIKUSHIT do e ndihmoje te mos kete te njejtin fat. Jam i sigurte se njerzit e sotem nuk kane piken e deshires te shohin me skena te tilla , por me duket se AI do tu ngjitet pas qerres me litarin e vet.

  22. pensjonist mjerani says:

    I madhi kadare i beri leter bashes se e perashikonte kete qe po ndodh dhe ishte nje parajmerim per te gjithe shqiptaret dhe sahan lepirsat e qeverise kane kurajo ta kundershtoje dogjoni mire o milet basha thote se u lexu e u degju zeri i cdo qytetari na cuan ace te marre sa basha nuke degjoj ne kore te perbashket 200000 vete kure thirrni na lexo voten dhe ato vota qe mori me shume se te tjeret te djathe i bleu me parat durres kuks ne breg te lanes ne qadrat ce u dogji nuke degjoj zerin e 200000 vetave dhe vuri kriminelet e i vrau ata qe i dhen vote te mos ankohen kur tu beje edhe tjeter gja

    1. raimondi says:

      O Pensionist mos u merzit ore LOOOOL

  23. Kaon says:

    Ti, pseudonimi “Vjosa”, nuk je as socialist e as patriot shqiptar; ti je nje poliagjent i brendshem i diktatoreve. Ti vazhdon te hash supe te prishur ne kazanin e plehrave te Berishes dhe ulesh ne kompjuterin e zyres dhe vjell vrer…

  24. ivani says:

    po te presim Kadare te na thuash qe ; Ku ti kerkoj rrenjet e tua atdhe …..ma mer mendja se ti si gjete sa ishe ne shqiperi dhe jo tani ne france…….kerkimi i rrenjeve eshte dhe kerkimi i nobelit . Por me mire vone se kurre dhe ke filluar te behesh djale i mire tani ne pleqeri kur e shikon se po te bije koka ere hallve dhe don qe te lesh emer te mire ……..por populli thote ; Fshati qe duket nuk do kallauz ……..dhe mos u mundo te flasish keq per te madhin akademikun Rexhep Qosja se dhe nje leter qe i dergove kriminel Lulzim Bashes nuk i the ate qe duheshe por ishte si leter dashurije kurse Qosja ja tha ate qe i takonte qe ti je vrases.o lul krimineli ……….si shkrimtar nuk te shajme ama si patriot ngelesh ne klese me provim ne vjeshte .

  25. tafuti says:

    Jo mjere shqiptaret or Teveqel,por mjere ti qe pret qe dikush nje here ne 20-30 vjet te thote nje fjale dhe kjo te te duket si xhevahir.
    E keqja eshte se si ti ka shume shqiptare,shqiptare pa mend ne koke qe mburren me mendte e dikujt tjeter.

  26. tafuti says:

    Hahaha, bravo Dajak,me ke perseritur dhe te kam perseritur ne disa pasazhe gjate komenteve ?

  27. ZORBA says:

    Sot per sot nuk ka njeri pontencial qe ta fitoje betejen me kadaren sepse ai nuk fton asnjeri ne duel
    Shkrimet per te jane lehje qe nuk lexohen per deri sa ne te arrijme te lexojme gjuhen e kafsheve

  28. nardone says:

    per mendimin tim i madhi Kadare nuk eshte politikan keshtu qe lerenni te qete ate.mo prisni te marri flamurin e te dali ne shesh per te udhehequr gomere si ju.ka plot te ashtuquajtur politikan si ne Kosove e ne SHqiperi per tu intervistuar dhe per te na dhene shkaqet perse vuajne shqiptaret dhe si e predikojne te ardhmen e shqiperise.

  29. shqiponja meni kren kosova says:

    tafuti telumt maimiri je nder komentust

  30. tafuti says:

    E kur ke dhe e kthen edhe nje here pllaken Kadarushi (si dhe e ka bere) dhe do te shihni se si shumica e ketyre perunjsave ketu do ti leshoheshin.Nje levdate te perseriste nga ato te viteve 90-te per Sali Viçidolin dhe do te shihnit nje uragan anti-kadare ku do te printe ne balle ZORRA apo ZORBA dhe te gjithe te tjeret e ketij kallepi te ketij forumi.

  31. Zigur Qarri says:

    Do duhet te urrenim gjysmen e popullit shqiptar por kjo eshte pa sens.elona.

    elona,
    kjo tolerance ndoshta do te sillte dhe konsensusin politik,por te falesh dhe te shtrish doren i pari me sa duket qenka teper e veshtire per shumicen nga ne.
    Kompliment per shkrimin.

    1. elona says:

      Gezohem qe te pakten dikush e ka kuptuar sensin e komentit tim. Sa me pak urrejtje dhe sa me shume tolerance do na sillnin vetem pozitivitet ne çdo fushe, mund te fillojme qe ne gjuhen e perdorur neper komente.

      Faleminderit per komplimentin.

  32. anticensurë says:

    o raimond ose tru shkulur ma mir me thane si pas menjes tate!asaj me erë të qelbur ja ke futur ti!ku e shh demokracinë mor i metë!??
    thua s e mosi ska qenë komunist!ai nuk ka qënë as më shumë e as më pak se enver hoxha!ia ka patur të njëjtën tesër partije si enveri dhe sali demokracija tënde!ndryshe nga saliu ai ka qënë dhe në nivele të larta të të kuvëndit lidhjes së shkrimtarëve frontit demokratik e sa më shumë të kesh aq më shumë mund të fusësh!ai thote se ka qënë kundëer komunizmit!kurse ne të tjerët themi,JO!sepse ai u pozicionua si “anti komunist” në të njëjtën mënyrë siç mund të jetë një fshatar kasap me lopën e tij kur ajo nuk jep më qumësht!ai e moli komunizmin!e moli me famën që bëri duke shkruar për të!ai njohjen dhe akoma prestigjin e ka me veprat që lavdëronin diktaturën!e moli duke bërë një jetë mëtë mirë që ja kishin zili dhe shumë nga njerëzit më besnik të komunizmit në atë kohë!e moli duke përdorur influencën e tij për të internuar adoleshentët!po e mjel tashti “demokraleshin”tënd!thjesht për një vilë në mal të robit!atij asnjëherë nuk i ka kërcitur për popullin!ai popullin brënda në shpirtin e tij e quan skllav!ai e ndjen veten në rang perëndije,për të populli është thjesht një gjë që duhet ti shërbejë!ai thortë se nuk do ta cilësojnë të njërës o të tjetrës palë,por haron se populli nuk është as njëra as tjetra!populli është i tëri!ai dje shkruajti për sulltan e oborre ëndrash për të lënë të kuptojmë ne të trashët se e kisht ekundër enverit!posot mor këlluf,ato që shkruan kundër enverit mos vallë nesër do të nathotë sei kisha shkruar kundër saliut?por si fgjithnjë ju nuk më kuptuat!
    o raimond trapi!ismaili ka shikuar e shikon interesin e vet dhe asnjë gjë më tepër!ai për pes lekë dhe interes të shet jo vetëm shqipërinë por dhe parisin e tij të dashur!moli po të kishte mbajtur një qëndrim të ballancuar dhe dinjitoz jovetëm çmimin nobel kishte për të marrë por dhe shqipëria nuk do të ishte në këtë gjëndje!shqipëria është një pasqyrim i shpirtit dhe veprimeve të mol ka-dal-res!LESH E KOQE!përfito të përfitojmë!shkatërro të shkatërrojmë!fol të flasim dhe të mos kuptojmë asgjë!hik të hikim sa më parë nga sytë këmbët!

  33. Metamorfoza says:

    Ne,te gjithe shqiptaret,e kemi mire,por,c’e do se,punet po na ecin keq !

  34. xhemil seferi says:

    VJOSA ! Paske emrin e shokut Mehmet gjat luftës. Është ai që sulmoi Dukatin Shqipëtar, më datën 30 nëndor 1943, me urdhrin e jugosllavit Sërb Dushan Mugosha, për ta shfarrosur sikurse urdhronte ai. Mehmeti e bëri vepër urdhërin e Dushanit etj. që nuk janë objekt i këtij komenti. Këtë ma kujtoi llymi i oqeaneve që heth mbi shkrimtarin, kombtaristin, heroin e math të kosovës viktim e reaksionit më të shëmtuar sllav dhe renegatëve stalinist. Ju flisni se njohkei veprat e Kadare bile mender me thënë, i paske zbërthyer që qënkan vepra antikombtare. Unë po thua i kam lexuar, i dua, por nuk munt të them se i zbërtheva ashtu si duhet. Më modest brigadieri i foragjereve, kij para sysh Sokratin, i cili ndër të tjera thot: “Di që nuk di” dhe “Kur thua se je ç,ka ke humbur për tu bërë diçka”. Turp kur thua se je socialist, bile as komunist kombtarist për të cilët do kisha respekt për punën dhe sakrificat që bënë. Po ! Je Komunistë Sërb, dhe Socialist i partis së Millosheviçit të cilët u futnë me Miladinin dhe Dushanin në luftën e dytë botrore dhe vayzhdojnë dhe sot të shtypin Shqipërin me duart e Komunistëve sllavo Shqipëtarë të Saliut, Nanos, Metës, Bashës Jozefinës etj. Nga kultura je një krzetar kooperative i malsis. Kush shan kadaren është pjesë e ushtris së Pashiqit, Mihajlloviqit, Çubrilloviqit, Dushanit, Rakoviqit, Arkanit, Millosheviqit, Salioviqit etj. Pronocohuni kush jeni. dhe nëpërmjet ty të mbyllni gojën para Kadares krymba që do zvarriti në tok.

  35. Tani/Vlore says:

    Kadare:Hallall gjiri i nenes!Kaq thjesht

  36. Dona says:

    I madh eshte Kadare, edhe me i madh Adriatik Kelmendi. Nje shkrim gjenial, si te gjithe shkrimet e tjera nga Adriatiku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje