Komisioni Amerikan i Helsinkit shpreh shqetësim edhe për çështjen e mospërputhjes së votave në kutitë e hapura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Bob Hand, një veteran i çështjes shqiptare, pyet se a duhet të jenë të shqetësuar amerikanët që pranuan Shqipërinë në NATO. Analisti Bugajski thotë se nuk duhet të kenë pishman, por SHBA duhet të gjejë mënyrat për të ndërhyrë që Shqipëria të ecë përpara. Bob Hand shpreh keqardhje për faktin që emigrantët nuk kanë mundësi të vendosin me votë për atë që ndodh në Shqipëri
Seanca e Komisionit Amerikan të Helsinkit pranë Kongresit Amerikan, e vendosur pak orë përpara se Kolegji Zgjedhor të vendoste për Tiranën, ishte një përpjekje për t’i dhënë një mesazh Shqipërisë se zgjedhjet duhet të përfundojnë paqësisht. Drejtuesi i kësaj seance, Bob Hand, një nga ekspertët më të njohur në çështjet shqiptare, e ka mbyllur seancën duke thënë se ata duhet të kryqëzojnë gishtat duke u lutur që vendimi i Kolegjit të jetë i zgjuar dhe i qartë dhe Shqipëria të kalojë ngërçin. Edhe pse kanë kryqëzuar gishtat, sërish vendimi i Kolegjit nuk ka qenë as i zgjuar dhe as i qartë.
Kjo seancë e Kongresit Amerikan ka qenë në vazhdën e shumë të tillave, por çka është pesimiste, sipas folësve në seancë është se ato do vijojnë sepse rruga që ka Shqipëria përpara është e gjatë dhe e vështirë. Gazeta Tema ka botuar më përpara pjesë nga kjo seancë e rëndësishme, kurse kësaj here sjell tre pyetje që lidhen me tre çështje mjaft të rëndësishme. Një nga ekspertët më të njohur në Uashington për çështjet shqiptare interesohet për problemin e mospërputhjes së votave e votuesve në 117 kutitë që hapi KQZ për Tiranën. Gjithashtu gazetari i Zërit të Amerikës interesohet për vendimin e KQZ për të njohur fletat e hedhura në kutitë e gabuara. Në dy rastet, përgjigjet për pyetjet i jep Jonathan Stonestreet, kreu i vëzhguesve të ODIHR, që ka raportuar me anë të telefonit në këtë seancë. Kurse pyetja e tretë, po ashtu shumë e rëndësishme, është bërë nga vetë Bob Hand dhe i është drejtuar analistit të njohur, Janush Bugajski, në lidhje me çështjen se a duhen penguar amerikanët që pranuan Shqipërinë në NATO. Bugajski thotë se sërish amerikanët kanë instrumente për të ndikuar në politikën e Tiranës për shkak të ndjenjave të forta pro- amerikane në vend.
ILIR IKONOMI, Zëri i Amerikës: Ju keni thënë në një nga raportet tuaj se baza ligjore e vendimit për numërimin e votave në kutitë e gabuara ishte e paqartë. A është e qartë tani ky vendim sipas jush? Dmth meqë është një çështje shumë e debatuar sot në Tiranë, them se kjo shkon përtej këtij paneli?
JONATHAN STONESTREET: Sigurisht. Ne në raportin tonë të brendshëm paszgjedhor thamë se baza ligjore për atë që po bënte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me hapjen e numërimin e votave ishte e paqartë për ne. Dhe sigurisht, ndoshta për këtë duhet të kthehem prapa, kjo ndodhi para një jave, kur ne lëshuam deklaratën. Në atë kohë, nuk kishte një vendim të lëshuar. Kishte një vendim në parim, kështu e quanin, por nuk kishte një vendim zyrtar. Nuk kishte numër vendimi. Nuk gjendej në faqen e internetit.
Kështu që ata po bënin diçka praktikisht dhe vendimi për ta bërë do vinte më vonë. Në këtë pikë ishte shumë e vështirë të gjykoje se cila do të ishte baza ligjore ku mbështetej. Dhe që dikush të thoshte se baza ligjore ishte e qartë, ishte e mirë, ose diçka të tillë. Por në atë kohë nuk kishte të dhëna për bazën ligjore. E di që është marrë një vendim, dmth ka dalë në dritë. Qëkur kemi lëshuar raportin tonë, misioni ynë ka reduktuar praninë në Tiranë, kështu që ne kemi vetëm dy analistë atje.
Nuk dua të komentoj më shumë për vendimin, siç thashë, për shkak se ai është përpara Kolegjit Zgjedhor. Kështu që nuk dua të flas për vendimin që është marrë pas raportit tonë. Edhe njëherë, ne do i rikthemi kësaj çështje në raportin tonë final.
BOB HAND: Dua t’i jap fjalën tani Jonas Rolett, nga Instituti për një Shoqëri të Hapur, një nga ekspertët më të mirë që kemi ne për çështjet shqiptare këtu në Uashington.
JONAS ROLETT: Faleminderit Bob. Do të toja të bëja një koment në formën e pyetjes, por në vërtetë doja të pyesja pak Jonathan Stonestreet pak për çështjen e integritetit të votave.
Siç e dini disa nga çështjet janë vërtet të baltosura. Ka pikëpyetje për precedentin, çfarë është bërë më përpara me këto lloj votash. Ka pikëpyetje nëse ka vrima në kodin elektoral. Ka pikëpyetje për interpretimin. Dhe mendoj se kjo është një fushë ku është vështirë të thuhet çfarë është e drejtë dhe çfarë gabim.
Kam dëgjuar se kutitë e votave që janë hapur kanë nxjerrë në pah mospërputhje mes numrit të votuesve dhe numrit të votave. Mesa kuptoj janë hapur 117 kuti. Nga këto, 98 kanë mospërputhje. 45 prej tyre kanë vota më shumë se votues, çka është një diferencë prej 322 votash. 53 të mbetura kanë më pak vota se votues, një diferencë prej 436. Kështu, edhe nëse në mënyrë të pavetëdijshme janë shkëmbyer votat nga kutia e kryebashkiakut në atë të këshillave, sërish janë edhe 114 vota të pallogaritura. Jam e interesuar për të dëgjuar pak se cili është qëndrimi i OSBE për këtë çështje, apo nuk mendoni se ka problem këtu?
JONATHAN STONESTREET: Sigurisht. Aktualisht, ndoshta është mendimi im personal, numërimi duket se është diçka e qetë, por në fakt shpesh rezulton se është i vështirë. Dhe pjesë e procesit janë edhe numrat finalë, madje edhe nëse rihapim gjithçka e rinumërojmë gjithçka, ndoshta do të kemi diferenca të vogla në numër. Dhe kjo krijon probleme kur është një marzh kaq i vogël.
Siç e dini, procesi i numërimit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera, siç thashë, nuk shkoi perfekt dhe ka pasur probleme në mënyrën se si janë njohur numrat dhe se si janë protokolluar rezultatet. Në disa vende mund të ketë pasur keqnumërim.
Një çështje është se ndërsa ka pasur transparencë shumë të mirë në disa aspekte në zgjedhjet në Shqipëri, një pasojë e të pasurit të qendrave të numërimit në vend të numërimit në vendvotime është se votat numërohen në sy të publikut, dhe ashtu siç tha ambasadori, votat tregohen përpara kameras.
Por çfarë është e vështirë për vëzhguesit është se nuk mund të shohin se si plotësohen protokollet për shkak se vëzhguesit nuk lejohen të afrohen te tavolinat për të parë se ç’bëhet saktësisht.
Por mund të them se mund të ketë gabime që prezantohen në proces në mënyra të ndryshme. Sërish, nuk dua të flas për numra, për shqetësimet që janë ngritur. E di që ka pasur shqetësim për këto diferenca. Tani për tani nuk mund të them se kush i ka shkaktuar këto diferenca.
Një tjetër çështje që mendoj se duhet të merret në konsideratë është çështja e vlefshmërisë dhe pavlefshmërisë së votave, duke lënë mënjanë votat e hedhura gabim. Në Tiranë ka pasur një numër shumë të lartë votash të pavlefshme. Ishte rreth 2 përqind, nëse e mbaj mend mirë, duke iu afruar 3 përqind, çka është e habitshme. Dhe kjo është një çështje që duhet të adresohet.
BOB HAND: Doja të bëja një pyetje për Janusz Bugajskin, duke pranuar Shqipërinë në NATO, mos kemi humbur instrumentet e kontrollit mbi një vend që po kalonte një proces transformimi politik?
Siç e përmendet edhe më përpara, ka disa gjëra që prekin Aleancën si krimi e korrupsioni. Nëse ka një vend ku sundon mungesa e ligjit, pavarësisht ndjenjave pro- amerikane, pro- NATO, disa gjëra mund të jenë në kundërshtim me sigurinë kombëtare të Shqipërisë ose Aleanca mund të marrë vendin e saj. Gjithashtu ku ka mungesë të respektit për institucionet demokratike, ku nuk janë të forta mjaftueshëm, mund të ketë destabilitet që mund të bëjë që forca të tjera të bëhen më të fuqishme në vend.
A mund të na përpunosh pak vlerësimin për Shqipërinë e pas anëtarësimit në NATO. A është përmirësuar ajo? A ka arsye për të në ardhur keq për vendimin e marrë. Dhe si mund të kontrollojmë Shqipërinë për të ecur drejt anëtarësimit në BE, pasi siç e theksuat edhe ju, shumë vende janë të zhgënjyera, bazuar në ato që thotë Brukseli.
JANUSZ BUGAJSKI: Jo, nuk mendoj se duhet të ketë keqardhje pse keni pranuar Shqipërinë në NATO. Mendoj se ishte vendimi i duhur në kohën e duhur. Kujtoni se Shqipëria, me aq sa di unë, ka qenë vendi i parë në rajon që ka kërkuar anëtarësim në NATO dhe akoma nuk gjejmë një person që e kundërshton.
Shqipëria ka kontribuar pa dyshim me kapacitetet e saj të kufizuara në misionet e NATO-s. Në kontekstin rajonal është një lojtar stabilizues. Asnjë qeveri nuk ka një axhendë pan- shqiptare.
Në terma të politikës së brendshme, mendoj se anëtarësimi në BE është një instrument i pushtetit të butë më efektiv.
Kështu që mendoj se perspektiva e anëtarësimit në BE është një set kushtesh më efektiv për Shqipërinë. Gjithashtu nuk mendoj se kemi humbur influencën në Tiranë, në çdo qeveri të Tiranës. Mendoj se ndjenjat pro- amerikane janë kaq të forta, sa nuk mendoj se ka ndonjë qeveri në Shqipëri që mund të bëjë ndonjë gjë që nuk është në sinkron me atë që do Amerika
Me fjalë të tjera, pyetja është se si mund të vendosim në një linjë interesat shqiptare dhe amerikane që të përfitojnë nga njëra- tjetra. Dhe mendoj se është në interes të Shqipërisë që të ketë një qeveri të qëndrueshme që bën progres në reforma. Për fat të keq jemi dëshmitarë të kësaj paralizës dhe po mendoj se cilat mund të jenë rrugët me të cilat SHBA mund të ndihmojë BE-në që të kalohet ky bllokazh dhe Shqipëria të hyjë sërish në shina.
Se cu tha se cu be une sdi gje…Si gjithnje evazive ne formulimet e tyre.Per Ameriken del qarte se cdo qeveri shqiptare i ka te hapura portat per ta,kjo sa per servilizem e frike prej saj,por sigurisht kane frike dhe nga ndjenjat proamerikane te mbi 70 % te popullsise.Duhet lexuar ca midis rreshtave,duhet sqaruar per ke klan e kane friken amerikanet se mund te fuqizohet shume.Duhet te flasin pa doreza e po ashtu duhet te nderhyjne tek keta mender politikane,qe edhe nga intelekti jane nen mezataren e popullsise shqiptare.
Me vjen keq per keta Amerikanet qe e vraskan mendjen kaqe shume per Shqiperine. Une them se nuk e kane seriozishte ata se po ta kishin seriozishte nuk e linin Shqiperine te behej lesh arapi siç eshte bere. Ata keshtu e duan, pasi vete ata e katandisen keshtu Shqiperine. Ne Shqiperi te gjithe jemi deshmitare qe nuk qeverisin institucionet dhe Shqiptaret, ketu qeverisin ambasadoret dhe ne radhe te pare ai Amerikan. Çthote ai bejne servilet e politikes dhe pushtetaret Shqiptare. Mendimi im per artikullin “Komisioni Amerikan i Helsinkit ngre dyshime për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO” eshte nje shaka e radhes se deshen ata e futen Shqiperine ne NATO. Duan ata dhe e mbajne Shqiperine ne NATO se po te ishte per ne (klasen politike Shqiptare) asnjehere nuk do te donte te ishim anetaresuar ne ndonje organizate perendimore, pasi ata nuk i zbatojne dote rregullat e lojes si dhe nuk po i zbatojne dote. Nuk e kane seriozishte. Perserise edhe nje here se eshte nje shaka e radhes. Ata kane nevoje per ne se na duan mish per top.
shume i sakte ne koment,po hajde e mbushu mendjen,injoranteve shqipfoles,qe presin,ose enderrojne te futen se shpejti dhe ne BE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
perfekt mendimi juaj , jam plotesish ne nje mendim me ju.
OK.
Mendoj qe duke ditur fare mire keto fakte te permbysjes ne tavolinen e K.Q.Z. TE REZULTATIT TE ZGJEDHJEVE,ne bashkine e Tiranes,DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT DUHET TE BEJE NJE DEKLERATE KU TE THEKESOJE MOSNJOHJEN E ZGJEDHJEVE NE TIRANE. VETEM KESHTU MUND TI THUHET NDALì MBRETIT ABSOLUT SALI BERISHA E TE NDIHMOHET SINQERISHT POPULLI SHQIPTAR NE RRUGEN E TIJ TE VESHTIRE DREJT DEMOKRACISE.
Si qytetar amerikano -shqiptar ndjej detyrimin qe ligjevenesit e vendit tim ne mardhenie me kete qeveri duhet te braktisin poiltiken e bute me Berishen te kultivuar nga Bushet babe e bir.Atje ku shkelet ligji hapur diten ne diell,ky gjykatat e kane shitur shpirtin me kohe tek politika,ku injorohet,vidhet dhe perdhoset vota e njerezve nuk mund te kete demokraci.It is time to get things straight now,later is going to be too late.Me vone mund te ndodhe qe poltikanet amerikane te pyesin:C’fare po ndodh ne Shqiperi,por situata do te kete dale jasht kontrrolit me siguri.The result:too late.
KA KOMUNISTE SHQIPTARE Q E E KANE SHKELUR AMERIKEN ME PA TE DREJTE. ATA DUHET TU LIHET TE ZGJEDHIN NJE VEND KU ATA TE DUAN NE SHQIPERI DHE TE RRETHOHEN ME TELA SI NE KOHEN E ATIJ QOFTLARGUT DHE TA SHIJOJNE MIIIIIRE KOMUNIZMIN….. SHQIPERIA ESHTE BERE LESH ARAPI SE NJEREZIT MERREN 1 VIT ME ZGJEDHJET DHE 1 VIT DUKE I ANALIZUAR ZGJEDHJET…PASTAJ VIJNE ZGJEDHJET E TJERA…DHE KESHTU VAZHDON CIKLI. ASKUSH NUK PUNON…KAFET PLOT DHE PRESIM MOS NDERROHET QEVERIA TE NA E SJELLI PER OXHAKU…NE ME SHUME SE 20 VJET DEMOKRACI KEMI PARE SHUME QEVERI….MAJTAS E DJATHTAS PO ASNJI NUK U SOLLI NJEREZVE NGA OXHAKU. E KEQJA E SHQIPTAREVE JANE VETE ATA…..POPULLI SHQIPTAR MANIPULOHET SHPEJTE NGA CA TRU THARE QE LUFTOJNE PER KARRIGET E TYRE..NGA KRYEPLEQTE E FSHATRAVE DERI TEK KRYETARET E “MEDHEJN” SI GJITHMONE NE HISTORINE E TIJ. NESE SECILI DO SHIKOJE TE GJEJE NJE PUNE, TE JETE AKTIV DHE TE SHQETESOHET CFARE TU COJE FEMIJEVE NE DARKE, TE MOS E MBAJE MENDJEN SE DO VIJE NE PUSHTET X OSE Y DHE DO ME JAPI MUA, ATEHERE SDO KETE KESHTU BUDALLALLIQESH NE SHQIPERI, POPULLI SDO U SHKOJE MBRAPA AS X AS Y, DO VOTOHET ME TE VERTETE PER NJERIUN QE TI MENDON ESHTE ME I MIRE, DHE TE SHKOSH NE PUNEN TENDE SAPO TE HEDHISH VOTEN- VETEM NE KETE MENYRE DO U HIQET KENAQESIA E TE MANIPULUARIT TE POPULLIT ATYRE TE MEDHENJVE”.–DIKUSH DO THOTE –O JE DHE ATA TI VJEDHIN VOTAT–KETU FILLON BUDALLALLIKU I POPULLIT PASTAJ—NESE TI SKE INTERES DHE NUK PRET NJE KAFSHATE NGA AI QE ZGJIDHET TI NUK TE SHKON NE MENDJE AJO–LE TYE MERREN DHE TE SAKRIFIKOJNE VETEN E TYRE ATO QE PRESIN PERFITIME NGA POSTI QE DO MARRIN–APO JETA E TYRE ESHTE ME E SHTRENJTE SE ATO QE U VRANE ME 21 JANAR..PSE NUK SHKOI RAMA NE RJESHTIN E PARE E TE SAKRIFIKOHEJ PER “SHQIPTARET” KUR I DHIMBESHKAN KAQ SHUME PO I COI ATO INJORANTET ME KUPTIMIN E MIRE TE FJALES TE VRITEN. I “VRAU” KUSH I VRAU –I :”QAN”: KUSH I QAN FAMILJET E TYRE E KANE PLAGEN PER GHITHE JETEN JO EDVINI DHE ATO SPO E SHIJOJNE ME JETEN E TYRE. KY ESHTE CMIMI QE PAGUAN KUR BEHESH VEGEL E TJETRIT. DHE SA PER ATE QYTETARIN SHQIPTARO -AMERIKAN QE KA MARE PASAPORTEN PARA TRE DITESH DHE NDOSHTA PASTRON AMERIKEN ME BYTHE SI SHUMICA E SHQIPTAREVE KETU–NE RRJESHTAT E TU SKA ASGJE AMERIKANE APO SHQIPTARE. NE BOTEN E QYTETERUAR KU NE KERKOJME TE BASHKOHEMI NUK BEHET THIRRJE PER LUFTE APO KRYENGRITJE PSE IU THYE KARRIKJA KETIJ APO ATIJ. NJEREZIT I KTHEHEN PUNES PO ATE DITE– NUK RRIJNE NE BULEVARD TE NGROHEN NE DIELL E TE PRESIN OREN E SULMIT KUNDER SHQIPTAREVE ME NGJYRE TJETER. DHE ENDRAT PER SITUATA JASHTE KONTROLLIT DO JENE VETEM NE MENDJEN TENDE O A-SH–DUKET NGA TOGEFJALESHI QE PERDOR SA TRU KE NE KOKE DHE TI—PO TE ISHE SHQIPTARO AMERIKAN DO TA MERJA ME SERJOZISHT MENDIMIN TEND. NESE SHQIPTARET –GJYSMA DESHIRON TE MANIPULOHET ATEHERE DO THOJA SE ME TE VERTETE ATA NUK E MERRITOJNE TE JENE NE BE KESHTU QE “WHATEVER” POR KESAJ RRADHE TA VENE RAMEN DHE SOJIN E TIJ PERPARA QE TE SHOHIM SA BURRERI KA “GRUAJA” SA PER VRASJET–KUR I SHKON MBRAPA BUDALLAIT DUHET TA MARRESH PARASYSH EDHE TE VRITESH–TI QE QENKE AMERIKANO-SHQIPTAR DO TE THOJA TE SHKOSH TI AFROHESH MURRIT TE SHTEPISE SE BARDHE 500- METRA “TURMA”DHE DO TA SHOHISH VETEN NE FERR PER HERE TE DYTE SE NE PARAJSE SU PRANON KUSH JU SHARTIM I TE KEQES.
samevjen mir sa bukur kaloni ju ps tegjith sebashku nukini kritik evajtoni njeri tjetrin po mir eki mety jam poju kalamoj ishit qonu ore punoni diqka mani familjet se kakush mirret me politik se politikajt kan buk mehanger eju ?
o shoku te lutem ik meso pak shqip nuk eshte turp ke jetuar jashte ske pas mundesi ika jeta keto gjera, edhe une kam 4 klase shkolle kam ne shqiperi por mundohem.
Edhe ti mesa duket pa pune qeke derisa merresh me mesazhet tona. Megjithate mireseredhe. E ke per here te pare qe shkruan ne kompjuter apo s’te punon mire?
oboobobobo a ka ndonje perkthyes ketu,obobobobo ca thu me shoku ca thu…vetem shqiptar nuk je….hahahahha
Ti qe shkruan me pseudonimin shqiptari . Cdo gje mund te jesh por shqiptar nuk je.Jo vetem per gjuhen qe e shkruan keq por dhe ato qe mezi kuptohen ti je nje provokator SERB.Largohu dhe mos nervozo njerzit.
Shqiperia duhet te luftoje virusin SaliusBerishius qe te behet e shendetshme.Te gjith ata qe kan ngren kastraveca Tropoje jan infektuar me kete virus.Cudi ben fakti qe keto tranguj Tropoje me virus i kan ngren dhe ca te huaj si Grosruku,Kantrimen,Arvizu dhe ai i OSBEse,dhe me e keqja kete lloj kastraveci me virus e paskan ngren edhe antaret e Kolegjit Zgjedhor,se Ristani e ca te tjer kan koh qe e kan ngren kete kastravec te infektuar.Ilaci gjendet ne Selit e PSse ne cdo rreth(ju bejm nje vaksine me gjilpere pa kok)Vaksina ju behet anash by…dhe nuk e ndjeni fare se e kemi personelin me gjilper te leht.Nxitoni,esht falas.
Ata po pyesin cfare te bejme ne Shqiperi qe ajo te ece ne shina.
Shume e shkruter eshte puna
Shkurtojani kembet diktatorit Berisha dhe bie ne qetsi Shqiperia dhe rajoni.
ju der diten vidhni meba naj lek nbramje mu fut diku ne internet kafe mumerr me politik se ju familje nukini se nukju do kush jo edi jo poluftojm po qfar dini ore ju
Ketij debati duhet ti shtohet edhe raporti i Ambasadorit amerikan ne Tirane qe duhet te kete bere per Departamentin Amerikan te Shtetit per fundin e procesit te numerimit te votave, i cili ishte prezent aty dhe mori ne dore dhe kopjen e procesverbalit te printuar online te rezultatit te zgjedhjeve. Po qe te arije Berisha te rrembeje fitoren e kundershtarit politik kur kjo kishte dhe deshmimtar, jo vetem kete palo ambasador amerikan, por edhe gjithe opinionin publik shqiptar, i cili po e ndiqte live prej oresh procesin e numerimit te votave kjo nuk mund te imagjinohej!!! Amerika largoj nga pushteti, Sadamin, Mubarakun dhe tani po debon edhe Gadaffin, bashkekohes te pushtetit me SaliBerishen, dhe nuk i shkon ne mendje qe kryeministri i Shqiperise eshte po aq i inkriminuar sa dhe keta gangesteret e tjere ndaj duhet eleminuar sa me pare>
Per te zhbllokuar procest e frenimit te shoqerise shqiptare drejt anetaresimit ne BE,duhet me patjeter ; -t’i shkurttohen kembet serbit shqipfoles Sali Berisha si dhe te qerohet nje ore e me pare nga shqiperija ambasadori amerikan ketu , Arvizu !
O hajdar,
Pse jeni bere sikur flisni neper pleniume o komuniste te ffliqur
do tja shkurtojme shume shpet serbit sali dhe hajdarve si ky rodrigo qe paska nick kurvash
Kominioni i UDB-se eshte ketu…
http://www.beepworld.de/members/pashtriku/sali_berisha_kallzim.htm
Gjitheshka rregullohet ,nese;- qerohet ky Sali felliqesira dhe zbohet,nga shqiperija, si i padeshirueshme Vereziu ( Arvizu) qe ne anglisht do te thote,Harixhiu….
Na vuri bojen e zeze ky kriminel-komunisti yne. Duhet zhdukur nje ore e me pare…
Turp per europen dhe ameriken qe per nje paloburr si Saliu denon nje popull.Mbeshtetja e ambasadorit Amerikan ndaj saliut, idha kurrajo qe te tadhet dhe me zgjedhjet pas te ter atyre te zezave qe ber i me gerdecin,me vjedhjet,me vrasjet e 21 janarit dhe “kulmi”mbrojtja e gjith fajtorve te ktyre kriminelve neper mes drejtsis te korruptuar dhe te komanduar nga saliu Amerika dhe europa rrzojn ata lider qe nuk u binen e jo servilet si Saliu.
Turp per ne qe vazhdojme te mbeshtesim (nje pjese e popullit) veprimet e ketij psikopati. Po te ishte i vetem s`do te kishte fuqi. Ka nje pjese populli, ne tufe ” intelektualesh”, gjyqtare, prokurore, avokate, KQZ-ne, Kolegjin Zgjedhor, biznesmene, gazetare, “politikane”, pronare mediash, etj. Pak si shume nuk jane? Te keqen ta gjejme ne radhe te pare tek vetja.
Nuk na nxjerin nga NATO! Jo!
E duan Shqiperine si baze ushtarake
Sapo te qetesohet Lindja e Mesme, prite kur te vijne edhe ketu ushtaret amerikane! Mu ne Vlore. Ne vendin me te bukur te Shqiperise.
Me honger ka
Femna ka
Det e plazh sa te duash
Pse te iki NATO?? Biles me Salen eshte me mire! Hane e pine bashkarashit dhe ndertopjne me sukse KAPITLIZMIN MARKSIST
Pasi fitoi luften politike mbi tre mafiozet e shqiperise Nano-Meta-Berisha
Ne keto dite te veshtira Edi Rames i duhet te perballet dhe me tre muskutjeret
(keshtu i quaj une Arvizun,Sequin dhe Wolfarthin) ne nje shkrim tek Shqip lexova se
te tre kishin huazuar thenien e vrasesit qe kandidon per bashkine e tiranes Lul Hollandezit
ku thonin shprehimisht se zeri i shqipetareve duhet te degjohet,dhe te respektohet nga te
gjitha partite deri ne certifikimin e rezultatit!
Keta une personalisht nuk i marr seriozisht,ata nuk duan te dine se cfare mendojne shqiptaret
nuk i intereson se Sali banditi vaxhdon e vjedhe votat e shqiptareve,per ti vjedhur ose akoma me keq
per ti vrare shqiptaret ne se jane kunder tij,keta ambasadore thjesht marrin rrogat e tyre te majme
plotesojne ate orarin zyrtar ne punen e tyre,dhe per te qene ne rregull me shtetet qe perfaqesojne
nuk i interesojne rremujat,dhe protestat ne kete vend qe te mund te justifikojne punen qe bejne
Prandaj dhe si marr seriozisht keta te punesuar,koha eshte tani
sahati po vjen,nuk duhet lejuar qe kete rradhe krye(mafiozi)ministri te vjedhe votat tona
opozita duhet te ngreje popullin ne kembe,ku eshte pare e degjuar qe diktatoret ta lene
pushtetin me vote,ata ose duhen zhdukur me protesta,ose te zhduken vete nga frika cunamit popullor
Po more zotni Evropa po tallet me ne.Sala ju mbush xhepat me EURO dhe krevatin me Femra dhe atyre keto u duhen.Populli te thyeje koken.
emaritoni ju qe tetallet bota meju se ju edoni ramen tepa shpres
Largimi i presidentit te Jemenit duhet te mirret si shembull nga populli shqiptar, ndoshta e ka radhen Sali B…. te beje te njejten gje. Amerika mund te ndihmoje per te bere nje gje te tille se Demokraci nuk ka ne Shqiperi ne prani te atij komunisti me te eger te Shqiperise.Kjo eshte rruga e vetme.