Libia ka një Gadaf, Kosova ka shumë

3 Qershor 2011, 20:00Politika TEMA

Gjatë epokës socialiste të viteve 1970 dhe 1980, qindra prindër në Kosovë i kanë emëruar fëmijët e tyre në emër të liderit libian Muammar Gaddafi, si person që e admironin për qëndrimin dhe përkushtimin e tij ndaj Islamit.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka bërë një reportazh në Kosovë pikërisht me emrat e liderit të Libisë, Muammar Gadaffi.

Siç shkruan kjo agjenci, tani që NATO-ja, përkrahëse e pavarësisë së Kosovës, po lufton ndaj regjimit të Gaddafit, janë kohë të sikletshme për fëmijët me emra të tillë.

“Nënës sime i ka pëlqyer emri Gaddafi pasi që ka menduar se ai është lider i të gjithë Myslimanëve”, thotë studenti i ekonomisë, Gadaf Abdyli, 22-vjeç.

“Unë e konsideroj atë si diktator… beteja për pushtet është gjithçka për të. Ai është diktator që i përket shekullit të kaluar”.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Kosovës ka thënë se në vend ka më shumë se 100 persona të quajtur Gadaf. Disa prej tyre madje kanë edhe profilet e tyre në Facebook.

“Sipas mendimit tim, nuk është mirë të mbahen emra liderësh, pasi që gjërat mund të ndërrojnë, siç është rasti tani”, thotë Gadaf Latifi, 25-vjeç, një arkitekt nga Prishtina.

Abdyli thotë se nuk ndjehet rehat me emrin e tij, mirëpo nuk do ta ndërrojë pavarësisht sugjerimeve nga miqtë e tij.

“Mendoj se emri nuk ndërton personalitetin, por personaliteti e ndërton emrin”, thotë ai.

Viteve të fundit, prindërit kosovarë i janë kthyer liderëve tjerë politikë për t’i emëruar fëmijët e tyre. Sot mund të gjeni emrat si për shembull, “Klinton”, “Tonibler” dhe “Ollbrajt”.

Të gjithë këta janë politikanë që luajtën rol në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 kundër Serbisë, dhe që shtruan rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. /zëri/

31 komente në “Libia ka një Gadaf, Kosova ka shumë”

  1. Labi Vlore says:

    Hajde popull injorant hajde.Normale qe Serbia e ka patur me te lehte per te sunduar Shqiptaret.

    1. ilir111 says:

      ahahahahahahah e forte kjo se kisha menduar kurre,,,,, ti vesh emrin e Gedafit femijes ptuuuuu….,,,,, njerez pa pike dinjiteti.

      1. tourkofagos says:

        u lodha duke thene,qe cdo shqipfoles mysliman,fsheh brenda vetit,arabin[ne rastin konkret,Gedafin] !!!!!

        1. une them says:

          nuk dua te me falesh. por dua te me shpjegosh po pate mundesi, se si mund ti quajme shqipefolesit? se po te jete nevoja, nuk eshte problem, mund ti quash edhe greker! e di apo jo

          1. tourkofagos says:

            Se pari,nuk sakteson se per cilet shqipfoles kerkon saktesim,se per ata myslimane e kam thexuar,jane turq,pavaresisht se flasin shqip!!!! Me shqip,nuk mund te quash greke[jo greker,si thua ti ,myfti efendi] myslimanet shqipfoles,per arsyen e ADN,se tyre,por dhe kristianet nuk jane greke,por arberesh!Ti e di kete,qe po te sqaroj une,apo di ndonje variant tjeter, qe nuk e ditkam,une!! Efxariminderit file!!

      2. burimi,salzburg says:

        ilir ke te drejt se edhe un mendoj si ti por ksi raste nuk ka veq ne kosove per fat te keq ka edhe ne shqiperi ku femijve ju lajn emra italian grek amerikan…

      3. une them says:

        po ti kujton se e kishin idene se kush ishte gedafi. po tua vinin emrin genti apo teuta
        c’far mund do te mendonin ……… ?

        1. une them says:

          ty te pelqen te futesh fene gjithmone ne mes. dhe nuk po flet per 100-mijre vjet me pare, qe te flasim me variante. arberesh!? mos doje te thoje arber. por ti e ke gjithmon gati n’donje teori allatourkofagos.
          se te hidhesh hu me hu si ben ti, nga feja tek A.D.N.-ja as sqaron, dhe te tjeret nuk te sqarojne dot. nuk te sqarojne dot se edhe nuk do te sqarohesh, sen nuk ke konsiderat per njeri, pa perjashtim, ne qofte se je sic shkruan. po mua s’ma mer mendja te jesh, po do e ben.

    2. tourkofagos says:

      A labo mos shaj rracen tende,se osht gjynof,,,,,,perkunrazi te jesh krenar!!!! hahahahaha

    3. zana19 says:

      O Labi Vlore,

      Ke harruar se nje here e nje kohe venia emrash bombastike dhe te lidhur me politike ka qene si zakon edhe ne Shqiperi, dhe Vlora e ka pasur me te theksuar. I keni harruar emrat: Revolucionare, Asamble, Rusvelt, Hito( hitler),Zhukov, Marenglen( kush e di kombinimin e ketij emri?) Enver po e po, por ka patur edhe lenin e stalin qe jua ka hequr qeveria mbas. Ky zakon u zhduk dalengadale tek ne.

      Kuptoni njerez te mire qe Kosova ka qene nen uzurpatorin jugosllav qe ka bere gjithcka te mos lejoje zhvillim e te induksoje ideologjira te studiuara, sidomos ne zonat rurale. Prandaj, mos i gjykoni njerezit kaq me nxitim, shikoni kushtet ne te cilat jetojne njerezit dhe pastaj beni nje koment dinjtoz pa ofenduar njeri.

      1. eddy says:

        o zana ke te drejte por kur degjon qe ne zemer te europes ka njerez me mentalitet te prapambetur iritohesh dhe pa dashur gjithkushe flete nje fjale me shume por kuptohet emocionale

    4. Fadili says:

      O vella Labi se mos jeni ju me te mire edhe ju plote Marengelena keni po lera ta..Normale qe Enver Hoxha e ka patur te lehte per te sunduar Shqiptaret…gjithsesi jemi nje…

  2. jim says:

    mbase do ket dhe me emer osama bin laden atje hahaa

  3. Frederik says:

    Shqiptaret e Kosoves ecin mbrapsht ne lidhje me islamin dmth formatimi i vlerave te tyre eshte teper i hershem dhe jo per zhvillimin kohor te tashem.

    1. burimi,salzburg says:

      me te vertet frederik e kam friken se veq po vijn e shtohen kta vehabist .Nuk jam i derguar i ZOTIT veq me deshir e kisha formu fen SHQIPTARI

  4. trust_no1 says:

    Jam kurioz sa Enver ka pas deri para 20 vjetesh dhe sa Sali ka tani. P.

  5. Metamorfoza says:

    Gomarllyqe shqiptare,me te cilat jemi shume te pasur !!

  6. peter says:

    Desha te dinja vetem per kurjozitet, sa shqiptare ka ne shqiperi me emrin e ketyre kriminelave? leninit, stalinit apo te titos . julutemi na sqaron.

    1. Cakalli7 says:

      Asnje nuk e ka Tito zoti Petro te siguroj une, po mund te gjesh ndonje lenin ose stalin se ai (Stalini) na mbrojne ne nga titoja yt i madh. Zoti petro si e ka emrin yt ate po gjyshi o ameriqen?

  7. dheshpaloka says:

    HAHAHAHAHAH ala me keta islamistat e kosoves

  8. Disidenti says:

    Semundje fshataresh! Disa moren édhe emrat e djajve,Hitlerit,Musolinit,…dhe rivaleve te tyre.Por kulmi eshte te pretendosh se je shqiptar dhe te krenohesh me koqet e Gadafit.Me siguri keta kane lidhje gjaku me islamet e arapet.Aq me teper qe Gadafi eshte dhender ne kosove.Normalisht ne zemer keta kane flamurin e Gadafit dhe pasurite e tij.

  9. ferizaji kosova says:

    Emrat Enver, Sali jane turq te zakonshem ne arnautistan kurse gadafi eshte per tjeter arsye.

  10. Bukuroshi says:

    Nuk është mirë tu këthehemi këtyre gjërave sepse as që duhet komentuar.Edhe në Shqipëri ka emra të qorditur nga koha e Stalinizmit.Në Kosovë kemi me qindra dhe mijëra me emra psh.Naser ,kjo ka ndodhur në kohën e Socializmit liberal të Titos(përveq për Shqiptarët e Yu jo,sepse edhe pse kishim shumë më shumë liri ishim në një burg të madh të hapur të Serbosllavisë)duke mos ditur se kolonel Naseri rrëxoi Mbretin e fundit të Egjiptit me origjinë Shqiptare

  11. fitim says:

    ….Dhe Shqiprija ka shum Edvina dhe Kristaqa

    1. ca si larg nga aty says:

      …por ka vetem 2 budallenj me brire ne kete forum, ty dhe Jasharin

    2. ca si larg nga aty says:

      dhe vetem nje idiot te papare si ty….

  12. une them says:

    nuk me preokupon aetikulli i gazetes. sepse njerezimi nuk eshte normal. dhe nuk e kam per racen shqipetare, se po te benim ndonje liste shqipetaret mund te ishin edhe te fundit ne bote. ose e shumta nuk dote ishin fare.
    por te flasim pakes hapur. si guxoni, po me te vertete si guxoni, qe per c’eshtje emrash te gjykoni te tjeret, dhe per me teper kur jane shqipetare?
    para, se te flisni shikohuni ne pasqyren e te vertetes dhe realitetit. qe per mua do te thote, se c’do njeri mund te kete dobesite e tija, ne kohe te caktuara e momente te caktuara.
    se e keqja nuk eshte se thuhet filani apo fisteku. por, flitet per nje popull. dhe nje popull eshte me i rendesishem se nje individ ose 2, 3, 4, 5.

  13. saleshi says:

    TI LAB Gjofrengu je,apo XJOGOVE ? Emrat e Maos dhe Fidel kastros i mori nje familje e dojte per te rregulluar biografine;kurse familja e sekretarit te partise mori émrat:Stalinin me gjithe mustaqe,Molotovin,LENININ,Bulganinin,(te mos i themi te gjitha),por ata u bene te gjithe doktora e inxhinjera.Kulmi ishte kur gjyshja e tyre,ne prani te delegateve doli ne majen me te larte te pjaces dhe bertiti: O lenin,hajde larte more se ka dhier Stalini ! Per kete komedi atyre jua nderruan émrat me urdher nga larte.Pyesni Nikon e Vironin …

  14. Nabukodonosor says:

    Vini edhe ca emra Xhim Leshi dhe jemi ne rregull.

  15. Ka- leshi says:

    ma ngjeshe kapo ma ngjeshe,me kobure gryke léshe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje