Të dish shqipen nuk mjafton të kuptosh çfarë thotë një Kadare

3 Qershor 2011, 12:21Politika TEMA
Të dish shqipen nuk mjafton të kuptosh çfarë thotë

Thirrja e Kadaresë, përgjigja e Bashës, komentet e  shumta e  plot kundërtira,  më shtynë të them edhe unë  dy fjalë por pasi përfundova këtë shkrim ngeca  tek titulli. Pa pritur mora shtysë tek qesha me të madhe nga një deklaratë fantastike e një drejtuesi të lartë të LSI sipas të cilit  kjo parti kish një fitore spektakolare në këto zgjedhje.

 

Ish deklarata partiake e Shezaiut në mos gaboj profesorit të gjuhës shqipe. Që LSI kish me të vërtetë  rritje  ky është fakt por nuk është argument për të tilla përfundime sepse  “spektakolarja”  nuk mund e as duhet të dalë nga dukje të jashtme të gjërave.S’ka  luftë e as vjen fitore me fishkzjarre. Kjo LSI-së  është si puna  e mollës aq të bukur nga jashtë por që kur e hap del e krimbur. Duke mos dyshuar në pandershmëri e hipokrizi të tij, më mbetet  të pranoj se Profesori i nderuar është naiv në politikë përderisa nuk kupton se në ato shifra  del qartë dora e  mjeshtrit Sali Berisha tek i jep shkopin e shpëtimit  nga mbytja … një të të quajturi Ilir Meta .

 

Prej vitesh në Shqipëri, duke mos patur arritjet e pritura,  të gjithë pothuaj kapemi nga anë të jashtme e formale të gjërave. Kemi institucione demokratike  e kemi pushtete të ndara ndaj kemi demokraci,kemi in stitucione  të kompletuara  ndaj kemi shteti, kemi Kode e ligje me   bekimin e Europës  ndaj edhe kemi shtet ligjor.

 

Eshtë vërtetë se transparenca  e KQZ  në  numurimin e votave  është  spektakolare  or profesor  por na rroftë kjo transparencë  kur në kutitë e  rrugës Bajram Curri gjejmë fletë votimi të  rrugës … ZOG i Parë ,  fletë votimi me vulë nga Zimbabvet për të mos përmëndur fare … sufiçitin  e votave … e plot të tjera , të  denja për Guinness .

 

Një letër e hapur e Kadaresë  për probleme të ditës në Shqipëri është një risi sepse  nga “Dimri i Vetmisë se Madhe” them se është shprehur  për të sotmen  kalimthi  ose  “ me spondë “, duke përshkruar  të djeshmet a të pardjeshmet .

 

Pastaj,nuk ish letër e hapur për mbjelljet e pranverës a  për sezonin e ri turis tik. Me të tilla gjëra rutinore  nuk ka as kohë  e as e ul vehten një Kadare .

Duhet të ketë qënë një  shqetësim i madh që e shtyu  gjeniun  të ndërhyjë e të bëjë atë  që nuk bëri pothuaj as më 1997.

 

Pikërisht në këtë këndvështrim më del se komentet e shumta, në mbështetje ose jo, kanë të përbashkët  renditje shkaqesh , motivesh  a synimesh  të letrës  sikur ta ketë shkruar jo një gjeni por  një i rëndomtë .

Le tu hedhim  një sy :

 

1.Lulzim Basha thotë se nuk mund të tërhiqet sepse do cënonte      parimet e demokracisë dhe do fyente  elektoratin Tiranas

 

Një adoleshent në politikë që deri nga viti 2005 i u shmang  jo më  demokracisë shqiptare  por edhe Shqipërisë,që filloi karrierën si ndihmës kamarier për të vazhduar si përkthyes e që papritur   na del qeveritar i lartë, ti mësojë Ismail Kadaresë  parimet  bazë të  demokracisë,  i thonë “ hajde baba të të tregoj arat!  “

 

Një person që duke  shpresuar  të mos  ketë vënd për përgjegjësi ligjore  në ngjarjet e 21 janarit, jo më nuk dha dorëheqie  siç do bënte çdo zyrtar  i një shteti demokratik por si pushtetar i lartë e drejtëpërdrejtë i ngarkuar me zbatimin e ligjit nuk kërkoi as falje publike  të paktën si përgjegjësi morale për atë hata që ndodhi duke fyer kështu elektoratin e gjithë  Shqipërisë .

 

“…duket se mashkulli i bukur i PD-së e ka fituar vëmëndjen e çmuar të shkrimtarit të madh … pa shumë stërmundim. “  dhe  “… Kadareja i shkruan thuajse ndrojtur, por hapur një Bashe …  dhe kjo është një provë tjetër vlerësimi që ai ka për politikanin e ri, jo pak të përfolur.”
Një e shkruar në tym e pa përgjegjësi sepse nuk besoj të ketë fyerje më të madhe për një Kadare të mendosh se meshkujt përgjithësisht e ata bukuro she posaçërisht mund ti a bëjnë trutë dhallë si të ish ndonjë pederast duke harruar bëmat që thonë se ka.Pastaj, na del se  kollosi Kadare u ndrojtka  nga një mini, duke  e ngatërruar me elefantin që  trëmbet nga miu .

Kjo sepse “ Etërit e demokracisë moderne liberale, (të asaj demokracie që edhe vetë Kadare kërkon të shohë në këtë vend), Madisoni, Jeffersoni dhe Hamiltoni, e shohin leximin e plotë të votës si një ndër barrierat më të sigurta për të mbrojtur sistemin nga rreziku i tiranisë.

I nderuar zoti  Gëzim.! Për çfarë ndërprerje e keni fjalën  ? Për ndërperje të proceseve zgjedhore  shqiptare ?  Poku i ke në Shqipëri zgjedhjet  me Madisonër, Jefersonër a Hamiltonër  ?  Zgjedhjet në Shqipëri  gjithnjë  kanë qënë të shkëlqyera si votim sepse njerzit i kemi të shkëlqyer  me përjashtime  si gjithë bota por dardha e ka bishtin prapa sepse  numërimet e hesapet i bën tjetër kush.  Pastaj kush tha se Kadareja ka kërkuar  ndërprerje  zgjedhjesh . Është  shtrëmbërim i hapur nga ana e juaj  sepse ai e ka  ftuar Bashën të tërhiqet ,pra jo të ndërpriten zgjedhjet por të përfundojnë pa  të ,   çka është tjetër gjë .

“…nga disa reagime të shpejta ndaj kësaj letre, më është krijuar ndjesia se shqetësimi i shkrimtarit është keqkuptuar. “

“  Më shumë se keqkuptim, unë e kam mirëkuptuar letrën e shkrimtarit Ismail Kadare si një letër të barasvlershme për këdo.”

Ndodhur para  sallatës  “më shumë se keqkuptim unë e kam mirëkuptuar” no koment.

 

“Në letrën e Kadaresë ka një togfjalësh që e komprometon shkrimtarin… Kjo është fraza: “Kolapsi i papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”.


Gjykoj se dorëheqja që i kërkohet Lulzim Bashës nga Kadareja, si intern pretim i situatës së krijuar përpara Komisionit Qendror Zgjedhor nga op ozita, e provon këtë, paçka se Kadareja përpiqet ta paraqesë atë si një akt që do t’i bënte nder Bashës, pra ta fuste në kategorinë e dorëheqjeve jo (dorë)heqjeve. Aq më tepër nëse kemi parasysh se opozita ka dy vjet që në thelbin e vet kërkon të njëjtën gjë: të arrijë në pushtet pas një destabili zimi të vazhdueshëm.”

I respektuari Lubonja tronditet që çuditërisht situatën zgjedhore Kadareja  e njeh për  “ kolaps të papritur “  kur këto kolapse janë në modë sot  e 20 vjet e nuk shtron pyetjen si është e mundur që gjithë ky Kadare të bëjë një gafë të tillë e të jetë kaq i pa informuar, në mos  i paaftë  në  vleresimin  e kronikës 20 vjeçare të demokracisë shqiptare .Del gjithashtu sikur Kadare ja  kërkon ti bëjë nder zotit  Basha  duke  marrë statusin e  të dorëhequrit  pra  …për ta shpëtuar nga  humbja e sigurtë . Për këtë mendim  zoti Fatos  nuk jap argumente përse  Kadareja i madh  qënka i preokupuar për fatin  një “bukuroshi” që pavarsisht se është premtues gjithsesi është ende fillestar   kur heshti me 1997 për fatin e  një Berishe  ku e ku me të ?

 

Meqënëse me gjëra tokësore nuk  po mund të zbërthejmë letren  e Kada res na mbeten   qielloret.Mirpo i nderuari Gjovalin , si fetar  i devotshëm  që del të jetë , duhet të  dijë se nuk mund të jetë  i dërguar e aq më pak krah i zotit një Kadare që gjithsesi nuk është ushtrues i riteve .

”Në këto momente kur gjithë kjo situatë rrezikon të përfundojë në një tragjedi të vërtetë ka akoma mendjetrashë (teveqelë), birbo marifetesh të nëndheshme, pseudo-intelektualë e pseudo-analistë (Apollon Baçe, Neri tan Ceka, Kujtim Çashku etj.,) të cilët qëllimisht e keqinterpretuan thirr jen e shkrimtarit Kadare për oportunitetin e çmuar të zgjidhjes paqësore që ofroi në të mirë të popullit dhe të Shqipërisë .”

Sipas profesorit  Kadareja dërgoi mesazh për të zbutur paqësisht efektet tragjike.

“Me siguri dhe me plot të drejtë si ne të gjithë dhe Kadare vetë do ketë menduar me dëshpërim pak a shumë kështu: Këta qenkan më të këqij sesa i kemi menduar”.

Profesori i nderuar ngatërron Kadaren me nënë Terezen. Të ish i tillë me 1997 do kish dhënë berihanë  kur kërciste pushka si në Karadak , kur   u vranë e u therën me mija .
Janë shembuj të mjaftueshme se sa pak e njohim Kadaren. Unë nuk  them e se njoh më mirë  pse mund ta  kam lexuar me shumë   por sepse kam kërkuar  e mësuar anë të tjera të tij që nga aventurat financiare …me falni fëminore  të viteve 40 , siç thonë.

Gjenialiteti i Kadaresë them se ka tre  shtylla,   madhështinë e subjektit , mungesën  e transparencës  së mendimit të tij  dhe  yshtjen, me saktë  dehjen e lexuesit  për të zbuluar ai vetë të vërtetën letrare kadarjane.

 

Tek Ismail Kadareja  mbretëron forma e përsosur. Një frazë përgjithësisht e shkurtër,e prerë si me thikë por edhe e lëmuar,“ e shkuar në torno”thosh Shollohovi për përsosmërinë e formës , një  frazë e ftohtë  në një  të parë  por në të dytën ndjen ngrohtësinë që i vjen nga thellësia e men dimit .

 

Në gjithë jetën  e tij letrare Kadareja ka qënë i prirur  nga një mungesë “transparence “  në atë që do të thotë  me fjalën , frazën , subjektin  a personazhet  dhe këtu qëndron gjenialitetin i tij. Ai e fut lexuesin  në kurthin e kësaj intransparence  “teknologjike”  , ngadalë e pakuptuar,   ai nuk jep tavë të gatëshme, si shumëkush, por i kërkon kujdo  të hamëndësojë e të hulumtojë derisa papritur të dalë në qiellin kadarean me transparencën e plotë të yllsive të galaktikës njerzore.Ky stil ishte rezultat i luftës për egzistencë e mbijetesë e gjeniut .Ish Çarls Darvini që ka kën duar në të.

 

Pikpamjet se Ismail Kadareja  ka qënë aksidentalisht komunist , se i servilosej  Enver Hoxhës ,  se ai paska qënë disident  a se e drodhi kur e pa se u qelb ajo punë  e plot  të  tjera  janë  shembuj   të trajtesave të sipërfaqëshme  të figurës se tij madhore . Unë kam pikpamjen se Ismail Kadareja   nuk  i ka bërë   hymne e Enver Hoxhes  nga ndonje simpati   personale  a ideore  e  as nga antuziazmi djaloshar i një Betoveni ndaj   Napoleon Bonopartit me “Heroiken” e tij,  dedikim  për të cilin u pendua  më vonë.Kjo vërtetohet me faktin  se  Kadareja nuk pranon asnjë pendim  për çka ka shkruar

 

Raportet e Kadaresë me  komunzmin  dhe idolet e tij , nuk them si ishin  të stisura që në fillim me  paramendim nga ai. .Unë kam  bindje se ka qënë një stisje  instiktive , më e drejte  intuitive e një  gjeniu të lindur , i cili për shkak të origjinës e  përbërjes prej “armiku të klasës “ e ndjente se ai vullkan  artisti që kish lindur me të e brënda tij  nuk do shpërthente  kurrë por do fashitej nëse i binte murit me kokë. Kadareja e kish kuptuar që në Moskë  me Jevtushenkot se  ish puna ndryshe  përderisa atje  “akujt  kishin filluar të shkrijnë” por në Shqipëri  në të kundërtën nuk  bëhej më fjalë  për akuj por për akullnaja Për të shkrirë akullnajat duhej ngrohje globale.Duhej pritur të vinin të tjera kohë..Duhej të nxirreshin e të rivriteshin të rënët.

Të gjitha veprat  në dukje pro komunizmit  e  Enver  Hoxhës  i përkasin periudhës se “ngritjes”  deri nga vitet 60 dhe zhduken   pas romanit “Kronikë në  Gur “ që e bëri famëmadh   kudo në botë .  Strategjia e tij i dha frutet  e ai nuk kish më nevojë  për “ investime kapitale” Tani nuk mund ta pengonte njeri  . Ai eci aq shumë saqë Enver Hoxha  tek   fuste   brënda a i jepte plumbin të tjerëve për një rresht ,  nuk  lejonte të  prekej Kadareja për volume të tëra anikomuniste . Si është e mundur ? Ish e mun dur sepse edhe ky ishte një investim  kapital i Enver Hoxhës  për të retu shuar diktaturën   me erëza liberalizmi .Kadareja  e ka kuptuar  këtë reali tet që në atë kohë   ndaj nuk tregon asnjë  mirënjohje  për Enver Hoxhën.

***
Nuk pretendoj   as kam  kapacitet  ti  bëj rëngenin Kadaresë  por mu desh të them pikpamjen time për të  në argument  të  mendimit tim për letren drejtuar zotit  Basha .

Kadareja nuk ka kohë e as e ul vehten të merret  jo më me Bashën , por as me Berishën .

Ta  barabitësh   Kadaren me Nënë Terezën është gabim .Ai nderon  në kulm nënë Terezën por nuk e ndjek filozofinë e saj  sepse  nënë Tereza mund të jetë shenjtore por ai është gjeni.  Ajo është e  qiellit   ndërsa ai i tokës . Ajo e të përtejmes,  ai  i të këtushmes . Ajo e shpirtit e ky  i mëndjes . Ka ndryshime thelbësore kjo dyshe e jona madhore

Ismail Kadare nuk  ul vehten  të merret me hesape e me rregulla zgjedh jesh Ai nuk pyet  as Ramë  e as për Nanora.Dhe absolutisht nuk shqetë sohet e as  i dhimset e jo  më  të mbështesë  të majtën. Ai është  djathtist i lindur e i betuar  .

Ai nuk e ka hallin as tek individët e as  te qeveritë .  Duke qënë  një demokrat i mirfilltë nuk shqetësohet se fiton  e majta.Eshtë brënda lojës demokratike  kjo punë .

Një gjeni si Ai e ka hallin  gjetiu .
Ai e di se në Shqipëri kanë ndodhur plot të hidhura , të rënda e të ulta . Por ai ka  të qartë  se në të gjitha katrahuret e demokratëve në  asnjëj rast  nuk është demaskuar botërisht demokracia shqiptare ,  as me 1997 kur qeveria demokratike  në më  të shumtën doli fajtore  jo si shkaktare por sepse  nuk i doli të keqes përpara e  ta parandalonte . Dhe  një   Gjeni  nuk merret me paaftësitë  por  me fajsitë . ndaj nuk foli ahere.

Tani është   ndryshe .  Kadareja ka nuhatur rrezikun    jo të individëve , jo të qeverive a të partive  të çdo krahu por të vetë  demokracisë  shqiptare. “ Tërhiqu që të dalë fitimtar pa analizë dokumentash “. Ky është thelbi i  ftesës Kadarjane.   Duhet    shmangur  dalja    botërisht e qelbit zgjedhor,  vjedhja  , përçudnimi i të dhënave,  masakrimi i procedurave, fallcifikimi  i akteve  , përdhosja e  ligjit  dhe rregullit , përdhunimi  i së   drejtës  së votës , të vetmit çvirgjërim  që nuk ta fal Europa e Amerika bashkë .

“Tërhiqu mor bir  sepse më mirë të humbasim  një bashki , qoftë edhe Tirane  e   të dalim   me flamurin  e nënë Terezës se sa të  digjemi si Shqipëri e tërë në sytë  e tërë botës si dallkaukër zgjedhorë .

21 komente në “Të dish shqipen nuk mjafton të kuptosh çfarë thotë një Kadare”

  1. andi says:

    VICIDOLI NUK MUND TE FLASE SHQIP !!!

  2. dritani says:

    Mire ben ti qe shkruan, por ke gjetur adrsen e gabuar, mbasi te gjithe ata qe permend ti, nuk jane as molekule perpara Kadarse, madje as perpara shume shqipatreve. GEZIM BASHA eshte nnje militant i PD qe merret gjoja me letersi. Kujtim cashku ka dale ne sken pro saliut e Lulit per te mos i hequr ate mjedisn qe i akne dhene per teater e qe nuk paguan asnjwe qindarke, duke harruar legenosjen qe i beri pushteti dhe mediat e Saliut. Kete Artan Mullajin me duekt se e kam degjuar nga emigrantet qe pastronte si emigrant-kishash afresket greke dhe pasi nuk kishte me pune ka ardhur ketu si analist. Fatos Lubonja dihet qe eshte manget nga trute . pse lodhesh kot te bidnesh e te sqarosh, apo te tentosh te ndryshosh ata qe flasin me trute e interesave ekonomike

    1. Pegasi says:

      Gezim Basha ka qene Petagog Letersie dhe nuk eshte mare me “gjoja” Letersi, por eshte mare vertete me Letersi.Nese nuk e njihni ske pse e permnendni!
      Sa per ate qe thote Meroja, eshte pikerisht Meroja qe nuk e ka kuptuar pergjigjen e Gezimit,sepse terheqja nga gara demton procesin e zgjedhjeve dhe jo te ndarjes qe i ben Meroja, votime dhe numerime.Ky eshte nje dhe vetem nje proces dhe quhet ZGJEDHJE!

  3. rexha10 says:

    ME pelqen me shume te flase per DOKTORR zotin REXHEP QOSJA ,se sa per zotin ISMAIL KADARE .VENDOSJEN e vlerave te kombit mbi gjithcka personale,duke kritikuar dhe kryeministrinSALI BERISHA se ku po e cone SHQIPRINE ,vetem zoti REXHEP QOSJA e ka deklaruar, te tjeret jane fshehur si dhelpra mbrapa gardhit . SHQIPRIJA nuke vuan per intelektuale,neve vuajme se nuke duam te bashkepunojme me njeri – tjetrin, aqe me teper qe kryeministriyne e ka ne gjake kete veti

  4. bubi kacurel says:

    Tema nuk jam dakort me perdorimin e kesaj fotoje per kete shkrim ,cne te krahasoni Saliun dhe ca burra gra qe e ndjekin me Hitlerin dhe gjeneralet e tij ,personat qe kane qene ne foton origjinale e kishin mendjen te zgjeronin Gjermanine kurse keta legenat ketu ku ta zvogelojne kete cike Shqiperi qe ka ngelur,pastaj per te mbajtur uniformen e SS duhet te jesh burre dhe jo si keta qe jane dylberet e Berluskonit ,Fazllicit dhe Co.

  5. gjin pulti says:

    Letra e hapun e Ismail “Gjeniut” drejtu Lul “Demokratit” asht kryekput nji hipokrizi prej sekretari te Nexhmie Hoxhes. Edhe ky VIP i kohes se diktatures sllavo-komuniste kishte mbete pa i fute turite(hundet).Pra ky i “Madh” nuk kishte si me mbete pa thane dicka dhe ju bashku sofres se “Burrave” t’Kombit :si Salihi ,Nano, Edvini;Meta,Gjinushi, Ruci, Moisiu,Godo dhe Ismaili .etj fidanishtja e Bllokut

  6. Nino Malli says:

    Kur te vegjlit merren me GJENIUN, nuk bejne gje tjeter veçse “theksojne” permasat e tyre mikroskopike. GjENIU vetem duhet degjuar.

  7. skela says:

    Urime Z.Fitim per shkrimin . Jeni shume largepames qe e keni titulluar ” Te dish shqipen , nuk mjafton te kuptosh cfare thote nje Kadare ” . Po ju gjithashtu e dini , qe keta perseri s’kane per te kuptuar , se antikapi i tyre e ka emrin ” Rreshtim ” e keta te reshtuar , me vjene keqe qe jane intelektuale , nuk jane te afte te shofin qarte . Po i shtoje artikullit tuaj dhe shkrimin e Luciano Boci-it te gazeta Panorama e dates. 23/maj/2011 ., edhe ky ja kish vene metrin Kadare-se .Te gjithe keta ja njohin aftesine Kadare-se dhe i lejojne vetes ti bejne koment nje gjeni-u dhe pse e dine qe vete s’jane te tille .

  8. ZORBA says:

    Kerkesa e kadares eshte e do te jete aktuale dhe e domosdoshme edhe per shume vite e per shum politikane.Thane qe ngaterroje andrese; por se dine qe nje artist edhe nje leter e shkruan me vizion te larget
    Ai ka pas nje simpati e ka dhene nje kontribut gati artistik.
    Ne qofte se nje vend diqet nje artis e ndjen dhe kontribon pa emocione politike e ekonomike.
    Nje artist lind e vdes artist, diten qe behet politikan nenshkruan hipokrizine e se kaluares SE TIJE kete nuk ja uroj GJENIUT .NENE TEREZA LINDI DHE U SHUA E SHEJTE AJO TASHME I PERKET GJTH BOTES

    1. Lorene says:

      Such a deep aswner! GD&RVVF

  9. matjani says:

    URIME ZOTI FITIM HOXHATI NGA NJE MATJAN INTELEKTUAL DHE FAMILJE INTELEKTUALI. ME VJEN MIRE DHE E KAM PER NDER TE KOMENTOJ NJE SHKRIM TUAJIN. ZOTI HOXHATI JAM DAKORT ME FAKTET QE SILLNI POR SI ARSIMTAR DO PERMENDJA DY PIKA:-si emigrant PREJ 15-VJETESH NUK KUPTOJ QE NJE STUDENT DHE I SAPO PUNESUAR ARRIN NE NJE KOHE KAQ TE SHKURTER TE KURSEJE 800.000 MIJE EURO-ABSURDE KOMPLET OSE SI THEMI NE MATJANET PERTEJ UJIT /MAR TAHE MAR, QA JE TU THAAAAAAAAAN ORE,VREJ VREJ PUNE SE MJAFT NA RRENE/.PIKA E DYTE ,-E KAM ME ATE PROFESORIN SI THONE ITALIANET/PER MODO DI DIRE PROFESORE/ ME XHEZAIUN,SI KA MUNDESI TE PERGATISE STUDENTE NJE ARSIMTAR I TILLE/TE ME FALIN ARSIMTARET E VERTETE QE E QUAJ ARSIMTARE /NJE PARTIAK I TILLE. TURP PER KLASEN INTELEKTUALE QE NJE PROFESOR TE PERFUNDOJ NE NJE SAHANLEPIRES PARTISH,TURP. POR SKA GJE SI THON MATJANET /NA TLAJM,TLAJM,TLAJM E NE FUN TA FEJSIM SA KRAHU/JO NE MATJANET POR POPULLI KETA INTELEKTUALE TE TILLE DO TU JAPI VENDIN QE U TAKON NE TE VERTETE,HERT A VONE. ME MIRE HERET SE VONE.URIME ZOTI HOXHATI DHE PERSHENDETJE.

  10. Alban Dega says:

    FILLIMI I FUNDIT OGURZI TE DESPOTIT SALI BERISHA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendimi i Sali Berishes qe vetem lexoi dje para medias relatori i Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndrecaj hoqi edhe masken e fundit te ligjit te Luigjit te 14-te te Tiranes ” Ligji jam une”.
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem shqiptoi dje para popullit e Botes telalli i tij Tom Ndrecaj hoqi edhe masken e fundit te stalinizmit te kulluar te regjimit despotik te Tiranes.
    Vendimi i Sali Ristanit qe vetem belbezoi sot para shqiptareve Toma Ndrecaj anembane globit hoqi edhe iluzionin e fundit se ne Shqiperi eshte vendosur shteti ligjor. Ne Shqiperi vendos Saliqi e jo ligji!
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem e shpalli sot Toma i Ndrecajve i kumtoi shqiptareve dhe planetareve se e vetmja drejtesi ne Shqiperi eshte ajo e pushtetit per pushtetin e jo e pushtetit te popullit, me popullin e per popullin qe quhet demokraci tash e gati 5000 vjet.
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vndos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Nuk eshte rastesi qe shorti solli si kumtues, si tellal, si lajmetar nje ish- hetues te ish – Sigurimit te Shtetit te diktatures se proletariatit qe e filloi karrieren me marrjen ne pyetje, kercenimin, torturimin e “armiqve te te kllases se partise “ne birucat e qelbura te qytetit Bajram Curri ne vitin 1976. “Me fanatik edhe se diktatura lunatike komuniste e asaj kohe” e cileson nje ish- epror i tij ne ate kohe Tomen e Ndrecajve.
    Edhe situata eshte gati i njejte. Nje tjeter komunist fanatik 24 karatesh, Sali Berisha e vuri nen shtetrrethim dhe i mori peng tash dhjete dite si Kolegjin Zgjedhor edhe pjestaret e tij. Vendime nen shterrethim. Vendime nen pengmarrje jane gjithnje vendime sipas Luigjit te 14-te ” Ligji jam une!
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vndos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Tashme Stalini shqiptar duhet te jete me i qete. Ka realizuar parullen kryesore te babait te tij shpirteror : ” Vsje vllasam Sovetam” Pra, te gjitha pushtetet Sales!
    Marrezi! Cmenduri! Krejt e kunderta! Ky hap kusarie votash shenon nje kumt ogurzi i nje lideri faqezi e ogurzi jo vetem per te sotmen, por edhe te ardhmen e vete Sali Berishes. Ky eshte ogur i zi i fundit faqezi te nje despoti qe vec emri e asgje tjeter e dallon nga Luigji i 14-te, nga Ben Aliu, Hosni Mubaraku, Muamar Kadafi…
    Sali Berisha dhe gjithe kusaret e vrastaret e kesaj qevezie “do te kene nje fund qe do ti vije keq edhe gurit edhe drurit” Keto fjale nuk jane te mijat. Jane profecia e sotme e nje inkasje nga Peruja, mikeshe e nje avokati te njohur, mik imi ketu ne Nju Jork. Quhet Guma Surumanja.
    Eshte pikerisht ajo qe ka parashikuar me saktesi rreth nje vit para … vdekjen e Enver Hoxhes, vrasjen e ish- kryeministres se Indise, Indira Gandi, vrasjen e ish- kryeministres se Pakistanit, vrasjen e kryekriminelit boteror Osama Ben Ladin… e dhjetra ngjarje madhore boterore, perfshi cunamin ne Indonezi, termetin ne Haiti, cunamin e fundit ne Japoni…
    Oguri i zi i Malit te Dajtit po e shoqeron e rrokullisjen tragjikisht ne greminen e zollumit, kusarise dhe vrastarise. Jo vetem despotin shqiptar por edhe krejt banden e tij. Jarani i tij Lulezim Basha eshte jo vetem bashkefajtor kryesor por edhe bashkeudhetar ne gremisjen e despotit zollumqar Sali Berisha.
    Grabitja me kusari e vjedhje votash e fitores se opozites ne Tirane duket sikur shenon zenitin, majen me te larte te pushtetit te Berishes njesoj is maja e Dajtit. Kujtoni ngazellimin e pamase te Berishes ne mbledhjen e pare te Kuvendit te Shqiperise fill mbas zgjedhjeve te 26 majit 1996!
    Pike per pike si ngazellimi i tij sot ne konferencen e shytpit me kryeministrin hungarez para se te shpallej vendimi qe i kishte diktuar paraprakisht Kolegjit Zgjedhor! Vendim i paracaktuar nga vete Berisha! Ngazellim prej maje pushteti, e vetmja gje qe gezon Berishen ! Ceshtja shtrohet cfare vjen pas majes..!?
    Pas majes gjithnje vjen vetem tatepjeta, vjen gremina, vjen gremisja, vjen theqafja… A nuk ndodhi keshtu edhe ne 1996-ten!?
    Zollumet e Sali Berishes kane prekur fillimin e fundit te tij ogurzi jo vetem per despotin faqezi, por edhe per krejt banden e tij te kusareve dhe vrastareve… Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne…!

    1. Razi Brahimi says:

      Shkrim i Realizmit Socialist.

  11. king says:

    Ti Z. Rexh Rexh/ Rexhep Qosja eshte nje islamik taleban nuk kemi nevoj per mend e ketij se jemi ne shekullin 21

  12. oni says:

    razi brahimi, je imadh je patriot,atdhetar,dhe burre fisnik.tani qe po te shkruaj profesori im ,nuk mbaj dot emocinet dhe lotet.jete gjate razi brahimi.keta burra i duhen shqiperise sot. oni u.s.a

  13. king says:

    Ja pra Alban Dega djali i kryespijunit Hamdi Deges ik ore celbesir se ta njohim surratin po ty ketu ne New york nuk ta vare kush rrin vehtem si legen,sepse ja dijn te gjith bemat qe ka ber babai i jot ptuuuuuuuuuuuu celbanik

  14. shqipetari says:

    Persa i takon z.fitim ne komentat e tij hiqet si kampion i analisteve por mos harroj se shte vetem nje zani partizani i partise komuniste te enverit qe se bashku me zerar e “profesoreve ” Qosja e Kadare jo vetm qe nuk ndihmojne demokracine e veshtire te Shqiperise por japin faktet e fletë votimi me vulë nga Zimbabvet e rekorde të denja për Guinness qe jane te te njenjtit autor si rasti i fundit te Griselda Roshi
    por shqipetaret i njohin mire mostrat komuniste me experiencen e tyre 50 vjecare qe te vrasin naten e te qajne diten
    komunizmi dhe pjellat e tyre kane nje emer qe eshte DJALLI or EVIL

    thank you

  15. Albanian says:

    Po lexoj kohet e fundit ne gazetat shqipetare shume shkrime dhe thirrje deshperuara dhe “udherrefuese”
    per demokracine deri ne ato caqe cmendurie sa nje “profesor” i tre apo kater “univesiteteve” shqipetare jepte leksione per demokracine ambasadorit te USA ne shqiperi dhe profesore te tejlodhur ne shkrimet e tyre si Qosja e te tjere qe duan “te ndihmojne” (shkaterrojne) demokracine e brishte shqipetare e te kthyejne padronet e vjeter ne pushtet ku temat kryesore te shkrimeve the thirrjeve jane vetem gjakderdhje ,rrevolucion popullor, protesta ,izolim ,dimer i madh ,etj. e etj.
    Pjese e kesaj turme eshte edhe Z.Fitim, Zani partizani i partise komuniste qe bene analiza e hetime te medha te shkrimeve per te treguar se sa te verteta jane faket e duke krahasuar ato si të denja për Guinness por “harron” ai autorin si rastin e fundit te Griselda Roshi et skenarit ogurzi te “zhdukjes” së fëmijës saj, por mos harroj zoteria se ai eshte pjese e asaj klase qe ka sajuar e menduar per skenare te tilla dhe autoret kane vetem nje emer DJALL ose EVIL ku hyjne te gjithe qe quhen komuniste or perkrahin kete ideollogji mafioze.

    Thank you

    1. Tasmine says:

      Toudhcown! That’s a really cool way of putting it!

  16. Retta says:

    Alakaazam-information found, problem solved, thanks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje