ÇUDIA/ Tërhiqet nga padia për Mediun pa e mësuar avokatët e tij

6 Qershor 2011, 15:21Politika TEMA

Një i plagosur në Gërdec, Zyber Lela, dukej se kishte arritur një fitore kur e futi në gjykim çështjen kundër ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ky i fundit do merrej i pandehur. Para pak ditësh, Lela nuk pranoi kurrsesi të pajtohej, duke kërkuar gjykimin e Mediut. Por sot, kur do zhvillohej seanca e parë, gjykata ka lexuar një deklaratë nga ana e Lelës, i cili tërhiqej nga padia ndaj Mediut. Avokatët e tij kanë mbetur gojëhapur, pasi nuk ishin lajmëruar. Më pas është bërë një konfirmim dhe ka rezultuar që Lela është tërhequr. Një përfaqësuese e viktimave të Gërdecit në sallë, Zamira Durda, ka shpërthyer, por gjykata i ka tërhequr vëmendjen disa herë. Durda ka mbetur e vetmja luftëtare në kërkimin e drejtësisë për Gërdecin. Ajo ka humbur djalin e saj të vogël në atë tragjedi.

41 komente në “ÇUDIA/ Tërhiqet nga padia për Mediun pa e mësuar avokatët e tij”

  1. Tapa says:

    DREJTESI!!!?!?!?!!?!?!?!? O zot ku je te te mesojme si behet drejtesi(mos e rruaj fare per kete popull “tallava”), tani prite kur ti ndodh ndonje aksident “te vetmes luftëtare në kërkimin e drejtësisë për Gërdecin.”

    1. endri says:

      me vjen neveri nga ky njeri …

  2. tironci says:

    o ngrihu o popull ngrihu dhe tregoji vendin kesaj DIKTATURE .. ketu ska ligje .. ka vetem vetgjygjesi .. ky eshte shteti i korruptuar qe eshte istaluar ne tirane ..

  3. Petrit Kola says:

    Kjo eshte drejtesia e antares se oborit Fazllo-Berisha, Ina Rames…

  4. mergim tari says:

    Nuk e di arsyen e terheqjes dhe nuk dua te paragjykoj asgje. Nese ato qe them jane gabim kerkoj
    falje.

    Por tani po e kuptoj se sa i rende qenka thesi i miellit. Kur blen heshtjen e vdekjes dhe plagosjes
    te njerezve te shpirtit tend mendoni se cfare ben thesi i miellit dhe tasi i sheqerit per voten e lire.
    Uroj te jem gabim. Kurre mos ndodhte qe mielli, sheqeri vaji dhe sapuni, te mbysin thirrjen per drejtesi
    qe del nga shpirti i atyre qe kane humbur jeteni.

    Nese kjo eshte e vertete, paramendoj se ne zgjedhjet e ardheshme do te hapet tregu i votes.
    Meqe nuk hapim dot burse si ajo e New York etj do te hapim bursen e VOTES tek Pazari i RI.
    Nese shitet shpirti cdo gje mund te shitet dhe kjo mund te behet edhe hapur. Mos e besoni po deshet.

  5. Search38 says:

    Ah per kete Monster, sa tragjike si blihen shqipot me leke, e shesin te vdekurin per leke, te isha une (largqofte) nuk do ta beja kurre por deri ne vdekje do ta mirrja haken vete pa shkuar ne gjyq, se drejtesia ketu ka marra fund.

  6. fitore says:

    i paska marre nje dore leke Zyberi e paska shit shpirtin e atyre qe vdiqen

  7. Revoltuesi says:

    Ne Australi :
    Ta pushosh një punonjës përmes një SMS-je mund të kushtojë shtrenjtë, duke paguar një gjobë gati 10 mijë dollarë.

    Ne Shqiperi:
    Te vrasesh dike ne pune te ben Minister!

  8. fule says:

    E mbuluan Gerdecin. Por e mbuluan dhe 21 Janarin. Realiteti i hidhur eshte ky

  9. Revoltuesi says:

    Le ta leme Zyberin ne hallin e tij…

  10. Zgjidh e merr says:

    Zgjidh e merr, don te deshmosh apo don te shkosh per gjahe sikur Trebicka…?

    1. mergim tari says:

      Para nja dy vjetesh ne Portokalli, Agroni kishte nje skec. Per te treguar se si i vriste Enveri njerezit, ….sipas Agronit ata takoheshin ne ora 4 me xha Temen
      Tanii shprehja e xha Temes duhet zevendesuar… ” E coi Berisha per gjah me Kosta Trebicken”..

  11. shezo says:

    Plehrat si Mediu po i shtohen shume ketij vendi, aq sa tani eshte e veshtire te pastrohen.

  12. sali skfteri says:

    Zyberin e “edukoi “Partia nena e Saliut i dha do pak pare sa te shikoje Hallin,Ky eshte karakteri jone shitet per 30 haspra mirre e tha HRUSHOVI por ne nuk e besomin edhe sala eshte shitur per pak milone euro.

  13. SKENDERBEU says:

    TE DEMTUARIT DUHET TE NGRENE GRUPE TE CDEMTIMIT VETIAK SIPAS KANUNIT.LIGJI NUK VEPRON NE SHQIPERI TE PAKTEN MOS E LINI TE VDESE KANUNI.

  14. upi says:

    kjo eshte drejtesia e shqiperise…per lek sma merr mendja ta kete bere sepse shpirti nuk blihet me pare..por kercenimet qe behen prapa kraheve ajo eshte me e keqa qe ky shtet ka kultivuar

  15. enofieraku. says:

    Ky sakati lela qe eshte terhequr ??? Dhe zoti di ke zgjedh per ta lene ne meshire te fatit , sakati lela zoti te mori kembe e duar , por do te mare dhe driten e syrit dhe pastaj do te japi mediu syte e tij qe te shikosh , sa rrac e flliqur , njerez pa dinjitet, mir jua bejne qe ju kane katandisur si mos me keq o plera njerez, mizat po ju hane dhe mend nuk nxute, o mizerje njerez…!!!

  16. golden goal says:

    o lale ai pare ka kerku,nuk ka kerku kembe nga gjykata.paret ja ka dhone ne dore mediu keshtu qe gjyqi quhet i mbaru!!!.nuk po e vret ai menjen per komet e veta,e vritni ju.

  17. aqif kopertoni says:

    cdo njeri e ka nje cmim…

  18. enofieraku. says:

    po grupi po pare ka kerku , edi o grup edi , se vetem ne shqiperi ka njerez qe falin veshken per 5 miljon leke, dhe pak dhe do ju bjeri pazari pastaj cdo beni o te mjere…!!!

  19. Epirioti says:

    Eh mor Zyber vllai! Nuk te paragjykoj dot se duhet te kishe lexuar shume libra dhe te njihje shume mire Shqiperine, per ta kuptuar qe nuk po akuzoje nje individ cfaredo, por po i beje nje sherbim te madh kombit. Nuk te gjykoj dot edhe pse e di se ke pranuar ato leke te qelbura qe te jane ofruar ne kembim te heshtjes. Ndoshta edhe shume te tjere do thyheshin si puna jote. Monstruoziteti i kesaj klase politike po nenshtron gjykates e jo me ty. Me ben cudi si nuk ke pasur asistence, te pakten nga PS-ja, si pale e interesuar politikisht per perfitim elektoral. Shpresoj te pakten ta kesh shitur bythen shtrenjte dhe jo 5 leke si ato qe ju dhane per te votuar Fatmir Mediun me 2009 ne Gerdec.

  20. fieraku4u says:

    I ka marre 200.000- 300.000 mije euro ky qafiri. Keta njerez shesin edhe femite e tyre per 100 euro, jo me nderin. Ehhh cfare bene paraja.

    1. Mentari says:

      Mos gjyko pa ditur gje.Ai mundet te jete kercenuar etj.

      1. fieraku4u says:

        Oh mentari per cfare arsyeje mund ta doje jeten e tij nje njeri ose me sakte nje burre kur atij i kan vrare femijet. Ketij qafiri i kan vrare femit por edhe vet eshte cope-cope, edhe na u friksoka se e kan kercenuar. Po te ishe ti, nese dikush te vriste femite, edhe te gjymtizonte edhe ty, a do ti kishe friken vrasesit te femijve tu. Un kisha ce doja me jeten time, nese femite e mije nuk do jetonin. Por sic e theksova edhe me perpara, keta jan na ata njerez qe shesin edhe femit e tyre per 100 euro, e jo me per me shume.

      2. altin21 says:

        ky besoj kerkonte demshperblim per arsye te plagosjes. Demshperblimin ja ka cuar Mediu me zarf, kesh.. cfare cudi ka ketu… pse do behej hero ky kur qellimin e arriti?

  21. sorra me dy krena says:

    MOSJU LUTNI ZOTIT KOT SE FUQIJA SPYT ZOTIN PD ASHT NEKRYE EDHE SKA TJETER TELUMT ZOTRI BERISHA

  22. Tironci Lugano says:

    Zyber te qofshin haram paret qe ke marre.Ta them me gjith shpirt

  23. Epirioti says:

    Z. Zyber Lela! Po huazoj nje rilindas per te te vene ne dukje se c’ke bere:
    “Vjen robi i huaj e te ulet ne votër,/
    me te turperu me gru e me moter,/
    E per ca pare te qelbeta qe do fitoni,/
    besen e te pareve gjithkush e harroni.”

  24. enver hoxha says:

    ah vetem komandant enver hoxha i bie ne hak ketij mileti budalla

  25. Grigor says:

    Sorra me dy krena. Kete shprehje sic e ke vene ti pseudonimin perdorte Haxhi Qamili ndaj flamurit tone kombetar. PAsi sipas tij flamuri kombetar duhet te ishte me nje gjysemhene dhe yll sipas flamurit te babe sulltanit. Po je shqiptar nuk te nderon ky pseudonim. Ksuh fyen flamurin ka fyer cdo shqiptar. Prandaj zhduke ate pseudonim te felliqur dhe mos provoko shqiptaret. I lutem redaksise te mbaje qendrim dhe mos botoje komentet e ketij komentuesi me kete pseudonim!

  26. sorra me dy krena says:

    shko ore pirdhu… ste pelqeka e verteta. Po te jemi ne ( dhe zyberi ) shqiponja te tjeret c’jane ?

  27. SHQIPONJA ME DY KRENA says:

    PERSHENDETJE

  28. MEMEDHETARI says:

    U moret me te varferin Zyber Lela dhe harruat te thoni dy llafe per felliqesiren Fatmir Mediu qe po krekoset si gjel ne fotografi por edhe neper mitingje…
    Kushdo e kupton qe eshte ky kriminel qe e ka zgjidhur gjyqin me leke…
    Ironia eshte qe LEKET QE I KA PAGUAR KY KRIMINEL ZYBERIT JANE FITUAR NGA GJAKU I VIKTIMAVE TE GERDECIT DHE JO NGA RROGA APO PASURIA E FATMIR MEDIUT !!!!!!!!!!!!!!
    Ky njeri i poshter DUHET CUAR PARA GJYQIT dhe TE MBYLLET BRENDA HEKURAVE…
    Te vrasesh njerez dhe te mos gjykohesh sepse “kaloi afati”(!!!),kjo ndodh vetem ne Shqiperi !!!!!!!!
    Prandaj DUHET TE NGRIHEMI NE REVOLTE KUNDER PADREJTESISE….
    TE GJITHE TE BASHKUAR!!!!!!!!!!!!!!!

  29. Msrcvs Avrelivs says:

    rrofte Edi Rama

  30. plaku says:

    Lepur i biri, lepur i jati, lepur ai qe beri te jatin. Popull………..

  31. Lumturia says:

    Mos flisni pa ditur te verteten… Shkoni pyesni kete Lelen jo publikisht por personalisht se cili eshte Shkaku… Nje joshje me pare te madhe ala mafie moderne apo nje kercenim ala mafie ordinere.. te dy fytyrat e mafies funksionojne ne kete Albanistain tone….

  32. pelivan says:

    Si puna e keti qyqari jemi te gjithe ne si popull,derisa nuk po prvojme te kunderten… Mjafton te n’a hedhesh nje dore jonxhe dhe…. nejse,une komentin do u’a bej me vargje humori,labce,vendce,dendece..

    DO ME SHOC O QEN BIR QENI !…

    Erdhi tellalli ne fshat
    edhe palli:”Ooo milet!
    Coc ka beu nje xhevap,
    mblidhubi,sahati tete!”

    Me tu shkul i gjithe fshati,
    (Fjala ish per nje kuvend),
    Dhe u ngulen bythe nje rrapi,
    se do vinte beu rende…

    Me vones dhe nje qyqar,
    Nga ata te bukes thate,
    cop e cik e i pa lare,
    me i pikuri ne fshat.

    Ball per ball u poq me beun,
    (Ky i fundit vetull ngrysur!)
    -Keta dreqer qelben dheun…
    Ku shkon ti mor bythe grisur?-

    – Ne mbledhje,ke thene zotrote!-
    U pergjigj fshatar i mjere.
    – Ik more kuke shqope,
    ti ke dek qe kur ke lere!-

    Qeshi beu si nga hera,
    doren mbi koburen sermi
    dhe i tha ca fjale te tjera,
    nga ato,qe s’i mbn vendi…

    Sejmenet,gajasen fare,
    permbi kuajt e hasdisur,
    rrale vinin kesaj ane,
    kishin qef per t’u cingrisur!

    Mbet qyqari,ore ziu…
    Llaf i hidhur e helmoje,
    sos uria qe e griu,
    a sos llafi qe i shpoje!

    Edhe u kethye per vendi,
    gjithe rruges duke share,
    – Do me shoc o qen bir qeni,
    neser me krismen e pare!

    Dhe si shkoka ne shtepi,
    kerreu nje dyfek te vjeter,
    nje dyfek per kusari,
    lene stergjyshi,gjyshit tjeter…

    Si e leu mire e mire,
    (Shkuan dite nja tre a kater!)
    Ky qe beun do e vrite,
    s’po e shtinte as ne vater!

    Nje dikush i bene sehire,
    qe nga nje e care gardhi,
    tjetri me dyfekun fshire,
    e meroj beun se shari…

    C’eshte kjo pushke a i kembyer?
    -Me ka prere beu udhen
    dhe me bajga me ka lyer,
    do vete t’i ngre lekuren!

    -Mos more,- I tha dikushi
    edhe me vehte mendohet:
    -Ka nje tuf femij merhumi,
    Ky me beun do qellohet?!-

    Pa mo kish nja tete femije,
    as me uje s’i ngopte dote!
    gruan shufer kulumbri,
    prap me barre,i nenti pot…

    Nejse,si iku dikushi
    shkon tek beu dhe i thote;
    -Do te vrase i paudhi,
    ai qe ke tallur sote!-

    -Hem!- i’a beri zengjini,
    por ama frika e zuri,
    -Tha se kur,ky sua trimi?-
    -Jo aga-,gjegj kallausi

    Ndenji beu u mendua,
    qysh te ben te cit davane!
    Dhe kur dic ju kujtua
    sakaq thirrka qehajane.

    Qehajaj erdhi pa fryme
    -urdher bej,lepe-peqe…
    -Te thirra o miku im,
    do coc ca amanete!

    Ngarko dy mushka me grure,
    dy te tjerat me velenxa,
    dy vedra me gjalp brume,
    do nisesh pa dalur hena!

    Dhe degjo ketu,me rruash
    per vete,shaloja kalit
    edhe trimit do m’i thuash:
    “Miku mire ne dit’te hallit!”

    Pa t’u nis dhe qehajaj
    heret sa nisi nje vese,
    vershellinte maje kalit,
    ndersa mushkat benin mes…

    me ne fund ja gjet shtepine,
    muret veshur me mballoma!
    qelluar ne vetetime,
    tek i zoti,tek e zonja!

    Kur mushkat u fun ne porte,
    fukaraja nderroje bojen…
    Desh te ulerinte forte,
    po ce do i mori gojen!

    Fap,nderhyri qehajaj:
    “Mall dhe mushkat jane per ty,
    i ke dhurat nga agaj,
    qe i’u befte dita njemije!

    Kjo i’a prishi mendjen fare,
    por dhe vehten nuk e dha!
    Si ngrehoset ashiqare,
    qehajait na i tha:

    “Nje selam beut me goje,
    une kollaj s’e hate turpin!
    Dhe me vehte belbezoje,
    Mender teje,te ha mutin…

    1. beso says:

      pehlivan,shume vjershe e bukur!

    2. Epirioti says:

      Pelivan!
      Nje mbrekulli!
      Shume e bukur dhe me ngarkese.
      Hallall plako se na duhej pak arome fabule Alla La Fontaine

  33. brace1 says:

    Ktu ska asgje per tu habitur,jemi ne vendin e atille,eshte normale,kushe ka para eshte i pa prekshem,e i pa trembur ka komandantin komuniste,qe i sjedhe ne gishte te gjithe istitucionet,per kta ligje ska.

  34. AK says:

    Prokuroria vete me ligj duhet te ndjeke kete rast nuk ka nevoje qe te kete nje padi nga nje person fizik kur ka ndodhur nje krim me pasoje vdekjen.mesa duket Ina Rama vazhdon dhe hesht.Saliu superfuqi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. D
    DR MAXWELL

    Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash $500,000 USD dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshka juaj. Emri im është DOCTOR GUS am konsulent neurolog ndërkombëtar në HOSPITAL MOUNT ALVERNIA. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe të tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator përkatës. Ne jemi të vendosur në Singapor, Turqi, SHBA, Malajzi, Indi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 447463920079 Telegrami: 447463920079 Përshëndetje, DR MAXWELL .P. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.PHDLL.CDC

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje