12 qershor 1991, kongresi i PPSH-së që lindi PS-në

11 Qershor 2011, 20:37Politika TEMA

Nga Luljeta Progni

Socialistët festojnë 20 vjetorin e themelimit të partisë së tyre. Ata e konsiderojnë 12 qershorin e vitit 1991 si ditën e themelimit, edhe pse kjo parti u shpall si e tillë në kongresin e dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë, parti e cila kishte qeverisur Shqipërinë përgjatë 45 viteve në një sistem diktatorial monopartiak.

Partia e Punës e Shqipërisë fitoi zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, të parat zgjedhje pas rrëzimi të sistemit diktatorial. Sekretari i parë i PPSH, Ramiz Alia, dha dorëheqje nga ky post pasi u zgjodh president i vendit pas zgjedhjeve të 31 marsit. Në këtë situatë ishte e domosdoshme reformimi i thellë i PPSH për të vazhduar më tej në kushtet e reja të pluralizmit politik. Më poshtë botohen pjesë nga libri “Trashëgimtarët” i Luljeta Prognit, për të kthyer në kujtesë zhvillimet që shoqëruan shndërrimin e PPSH në PS, në pranverën e vitit 1991.

 

PPSH, një parti që po shembej. Lindja e një force të re politike

 

Me gjithë situatën e paqartë ku ndodhej PPSH në fillim të viteve ’90, ishin hedhur tri opsione të mundshme për të ardhmen. E para dhe që ishte dominuese atëherë, ishte ideja që kjo parti, pra PPSH, me rrënjë të thella dhe solide, të ishte e aftë të përballej me situatën e krijuar. Ideja e dytë ishte se, për shkak të zhvillimeve të viteve ‘89-91, partia kishte nevojë për ndryshime. Por këto ndryshime mendoheshin më shumë si retushime të gjendjes ekzistuese, maksimumi mund të shkohej deri në zëvendësimin e disa figurave të udhëheqjes. E treta, që vinte si një mundësi më pak e besueshme, vinte ne dukje teorikisht problemin se, PPSH si çdo fenomen shoqëror, lind, zhvillohet dhe përfundon misionin dhe se, ndoshta kishte ardhur koha që kjo parti ta konsideronte të kryer misionin e saj. Kjo do t’i hapte rrugë krijimit të një force politike krejt të re, pa ndikim nga udhëheqja e mëparshme.

Ishte e vështirë, që këto ide të ndaheshin mes strukturave organizative të PPSH, por pjesa më e madhe e strukturës udhëheqëse, sidomos në nivele të larta, në atë kohë ishte byroja politike dhe anonte në mundësinë e parë. Nga ky grupim bëjnë përjashtim disa individë, ku hynte edhe Ramiz Alia. Ata kishin kuptuar se PPSH po i vinte fundi dhe e shihnin ndryshimin deri në idenë e dytë, pra tek disa ndryshime të vogla në kuadrin e retushimeve, një përshtatje të kësaj force politike me realitetin e ri. Në nivele të tjera, ku përfshihet anëtarësia, apo edhe tek disa individë të veçantë në KQ, ekzistonin ide më të avancuara që mund të përmblidhen në fjalët: të gjendet një zgjidhje tjetër, të dalim nga kjo forcë ekzistuese, për të krijuar një forcë tjetër politike.

 

 

-Kongresi i dhjetë i PPSH

 

Ndryshimi i vendndodhjes së bustit të Enver Hoxhës në sallën e kongresit ishte e para shenjë, me të cilën u përballën 1518 delegatët e kongresit të dhjetë të PPSH.

Çështja ishte, se ç’vend do të zinte busti i Enver Hoxhës në sallë. Duhej menduar për dy kategori delegatësh, ata që ende e kishin për zemër figurën e Enver Hoxhës, e që s’mund të shpërfilleshin dhe ata që nuk e donin më. Para se të mblidhej kongresi, Ramiz Alia e kishte menduar zgjidhjen bashkë me grupin e punës. Nuk u vendos busti siç ishte vendosur në kongreset paraardhëse, mbi presidium, por u gjet një basoreliev dhe u vendos në pjesën e daljes së sallës. Gjithçka kishte të bënte me ruajtjen e kohezionit brenda partisë. Anëtarët e byrosë politike ishin të përgatitur se në një prej seancave të kongresit do të dëgjonin kritikë të ashpër ndaj figurës së udhëheqësit të tyre, prej të cilit kërkonin ende shpëtim. Në mbledhjen e Byrosë Politike, një prej të rinjve në forumet e larta drejtuese të PPSH-së, Moikom Zeqo, i cili ishte zgjedhur në atë kohë kryetar i komitetit të kulturës dhe arteve, sulmon ashpër figurën e Enver Hoxhës. Kjo kritikë e Zeqos, ishte bëre e ditur në mbledhjen e byrosë politike të 13 prillit. Maqo Lakrori tregon se atë element kritik që kishte deklaruar Mojkom Zeqo në mbledhje, ishte përfshirë në programin e ri politik të PPSH-së, që po hartohej nga një grup intelektualësh ku bënin pjesë edhe Maqo Lakrori, edhe Moikom Zeqo. Në të vërtetë ky i fundit e mohon një gjë të tillë. Edhe vetë programi i PSSH, hartuar në atë kongres, i cili nis me teorinë e Marksit, hedh poshtë deklaratën e Lakrorit. Moikom Zeqo kishte propozuar heqjen nga programi i PSSH të termit Marksizëm-Leninizëm dhe zëvendësimin e tij me idealet e socializmit demokratik europian, ku nuk figuronte asgjë që kishte lidhje me Marksin.

“Moikom Zeqo ishte kritik ndaj figurës së Enverit dhe këtë e kishte deklaruar qysh në mbledhjen e Byrosë Politike të 13 prillit, në të cilin u vendos të hartohej një program dhe një parti tjetër. Unë nuk mund të them se bëra kritike për Enverin, apo tjetër gjë. Kisha bërë propozimet për ndryshime thelbësore dhe elementi kritik ishte në thelbin e platformës që kisha hartuar”.

Raporti i përgatitur nga grupet e punës, të monitoruara rregullisht nga Ramiz Alia, u lexua në kongres nga sekretari i KQ, njëkohësisht sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Tiranës, Xhelil Gjoni. Në raport pasqyroheshin gabimet në rrugën e PPSH, por mbahej qëndrim edhe për figurën e Enver Hoxhës. Po aty, thureshin lavde për figurën e Enver Hoxhës, nxirreshin në pah të gjitha vlerësimet që ishin bërë më parë, ndërsa si e metë e vetme u pranua ekzistenca e kultit të Enver Hoxhës, për të cilën sërish u gjet fajtore byroja politike.

“Mund të bëhen vërejtje e mund të gjenden kontradikta të tjera rreth figurës së Enver Hoxhës. Por një gjë mund të thuhet me vendosmëri: Në qëndrimin ndaj çështjes kapitale të çdo populli e vendi, në qëndrimin ndaj lirisë dhe pavarësisë së atdheut, Enver Hoxha nuk ka gabuar. Ai ishte një udhëheqës me popullaritet që dinte të bashkonte njerëzit e të ngrinte peshë zemrat e tyre. Sa qe gjallë, Enver Hoxha nuk i takonte vetëm Partisë së Punës, por gjithë Shqipërisë. Ai ka qenë një faktor i madh uniteti. Le të merren historianët me gabimet e le të mbetet ai në trashëgiminë e partisë sonë e të këtij vendi. Është në të mirën e përgjithshme ti shmangim ato diskutime që ndajnë. Enver Hoxha duhet pranuar ashtu siç ka qenë. Detyra jonë është që t’i njohim vlerat, që të mos konfondojmë me to gabimet, dhe kështu t’i përsërisim prapë në të ardhmen”.

Por, atë që nuk mundi ta thoshte raporti i miratuar nga Ramiz Alia dhe udhëheqja, e lexoi Dritëro Agolli. Pas 18 vitesh, Agolli kujton, se për të përgatitur atë raport, ku ndodhej kritika e madhe ndaj Enver Hoxhës, ishte detyruar të mbyllej për 24 orë në shtëpinë e tij, duke refuzuar çdo lloj kontakti me pjesën tjetër të PPSH. Shkëputi linjën e telefonit, mbylli derën që të mos i përgjigjej askujt, të ndërpriste çdo lloj komunikimi për të përgatitur i lirë dhe i pavarur nga ndikimet e kurrkujt qëndrimin e tij për Enver Hoxhën dhe PPSH. Në ditën e dytë të kongresit, në mëngjes Agolli u shfaq në sallë dhe kërkoi fjalën. Sipas tij, askush nuk e dinte se çfarë shkruhej në ato letra, as Ramiz Alia. Kritikohej fort figura e Enver Hoxhës dhe kjo nuk kishte shumë shanse të pritej mirë nga delegatët.

Dritëro Agolli foli kundër Enver Hoxhës, por mori reagimet e ashpra pikërisht të asaj pjese të PPSH, që kërkonte ta mbante në këmbë këtë parti në grahmat e fundit të sistemit komunist në Shqipëri. Dhe kjo pjesë ishte shumica.

Pasi përfundoi fjalën, në sallë filluan të ndjeheshin tensione dhe Agolli nuk u kthye në vendin e tij në sallën e kongresit. Ai tregon se kishte frikë të kthehej atje. Reagimet e sallës ndaj kritikave të tij për Enver Hoxhën, kishin qenë agresive. Gjeti një vend pranë disa gazetarëve të huaj, që po ndiqnin punimet e kongresit. Për disa minuta i mbërritën një numër i madh pusullash ku kërcënohej dhe sulmohej nga delegatët e kongresit. Pas këtyre reagimeve Agolli shkroi një reflektim:

“Ju ma vërtetuat mendimin tim të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet. Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar, janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt. Kur dikush jep shpirt të tjerët bërtasin. Ju bërtisni, pasi ajo që iu polli ju, po jep shpirt në shtratin e vdekjes. Unë, kot mora mundimin ta shpëtoja. Shpëtojeni vetë po mundët! Unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit”.

Me gjithë reagimet e ashpra të shumicës, Dritëro Agolli u mbështet nga disa figura të tjera të rëndësishme të partisë. Moikom Zeqo, Servet Pëllumbi, etj., dolën në podium për të mbështetur Agollin. Ata kritikuan të shkuarën komuniste të PPSH si dhe udhëheqësin e saj.

Fjala e Agollit dhe mbështetësve të tij në atë kongres, provokoi përplasje ndërmjet atyre që u quajtën reformatorë nga njëra anë, dhe byrosë politike e mbështetësve të tyre në kongres nga ana tjetër. Të mbledhur në holl, disa nga byroistët dhe disa delegatë, ata më fanatikët mbështetës të Enver Hoxhës, u kundërpërgjigjën duke ngritur grushtin lart dhe duke thirrur parullën tradicionale komuniste “Parti- Enver, jemi gati kurdoherë”. Kjo parullë vinte si një kërcënim për atë pjesë të “re” të PPSH, e cila ishte përgatitur të merrte në dorë drejtimin e partisë, por konservatorët, nuk dukeshin aq të përgatitur për ta lënë drejtimin e partisë. Togfjalëshi që qarkullonte shpesh mes tyre ishte: “ne na zgjodhi Enveri, dhe s’mund të na shkarkojë Ramizi”.

Për të shmangur çdo lloj incidenti, ishte përgatitur me kujdes gjithçka nga Ramiz Alia. Delegatët e Fierit sulmuan ashpër Byronë Politike, duke kërkuar një shpjegim mjaft specifik. Ata ngarkonin me faj byronë politike dhe Komitetin Qendror si shkaktar të degradimit të partisë së tyre. Akuza nuk kishte të bënte me atë çfarë kërkonte shumica e popullit shqiptar, se PPSH e Byroja Politike kishin mbajtur Shqipërinë të izoluar duke dhunuar të gjitha të drejtat dhe liritë e individit, por kishte të bënte me problemet brenda llojit. Kishte të bënte pikërisht me fajet e byrosë, pse e kishin lënë partinë të dobësohej deri në këtë.

Përballë kësaj përgjegjësie, anëtarët e byrosë dhe KQ nuk kishin argumente. Sipas delegatëve që i kishin drejtuar gishtin fajtorit: PPSH ishte e dobësuar dhe fajtore për këtë ishte byroja politike dhe KQ, por jo Ramiz Alia.

 

-Seanca e mbyllur e kongresit

 

Seanca e mbyllur e kongresit të 10-të zgjati nëntë orë, e ndarë në pesë pjesë. Protagonistë të kësaj seance thonë, se situata ishte mjaft e tensionuar, mbizotëronin vetëm britmat dhe jo diskutimi. Atë ditë po ndahej pushteti midis komunistëve të vjetër dhe të rinj. Ata, të vjetrit, e kishin mbaruar misionin e tyre dhe ishin të detyruar ta lëshonin pushtetin. Asnjëherë më parë nuk ishte zhvilluar një betejë e tillë brenda partisë së vjetër. Asnjëherë nuk ishin ndarë në dy fronte të tilla. Nuk bëhej më fjalë për “grupe armiqësore”, që zbuloheshin nga partia dhe Enver Hoxha. Ishte një situatë krejt tjetër. Disa komunistë të rinj, po kërkonin të merrnin pushtetin e byrosë politike, të cilin ia u kishte lënë trashëgim Enver Hoxha. Ramiz Alia qëndronte i dyzuar midis dy palëve.

Kjo seancë u drejtua nga Gramoz Ruçi, ish-sekretar i PPSH në Tepelenë, që ishte zgjedhur nga Ramiz alia për të drejtuar Ministrinë e Brendshme në kohën e protestave masive të pranverës së atij viti. Në këtë seancë u vunë para “gjyqit” të partisë ish-anëtarët e byrosë politike dhe të KQ të partisë. Por nga ky “gjyq” u përjashtua Ramiz Alia, i cilësuar si iniciator i ndryshimeve demokratike në PPSH dhe në Shqipëri. Delegatët e Fierit: Kiço Londo, Petro Koçi, etj., propozuan përjashtimin nga partia të Byrosë Politike. Në emër të delegatëve të Fierit, Petro Koçi, kërkoi që të nxirrej përgjegjësia e plotë e udhëheqjes së lartë të partisë, konkretisht e anëtarëve të byrosë politike dhe kandidatëve të byrosë politike të PPSH, për katër çështje: për politikën e dështuar të partisë, që çoi në krizën ekonomike e sociale të kohës, për shkëputjen e tyre nga masa e anëtarëve të thjeshtë dhe nga populli, për privilegjet dhe korrupsionin e tyre gjatë qëndrimit në udhëheqjen e lartë të partisë dhe për braktisjen prej tyre të partisë, në çastet e vështira të jetës së saj, veçanërisht gjatë fushatës elektorale .

Pra, as që mendohej për t’u bërë analizë vendimeve të kriminale të PPSH, që e la të izoluar popullin shqiptar për 45 vite, duke provuar mbi të persekutime dhe tortura si në një kamp përqendrimi, dhe e çoi atë drejt rrënimit ekonomik e shpirtëror.

Bëhej fjalë vetëm për kritikë ndaj udhëheqjes, për mangësitë e tyre në menaxhimin e mirë të punës së partisë, në funksion të jetëzgjatjes së kësaj partie. Anëtarët e byrosë politike u përjashtuan nga partia. Disa protagonistë të kongresit pohojnë, se pas krijimit të PS, Ramiz Alia bëri kërkesë për t’u anëtarësuar në PS, por ishte kryetari i PS, Fatos Nano, i cili u kujdes që të gjente hapësira për të shmangur Ramiz Alinë. Ende nuk dihet se, cila ishte mënyra e Nanos, apo nëse Ramiz Alia e mori ndonjëherë teseren e PS. Kjo situatë pasqyrohet në rrëfimet e protagonistëve të kohës:

“Anëtarëve të byrosë politike nuk iu kërkua llogari për gabimet që ishin bërë nga PPSH-ja në të shkuarën., p.sh. pse nuk shpallej pluralizmi, pse kishin ndodhur ato gabime me njerzit, etj. Por u kërkohej vetëm një gjë, pse e kishin çuar vendin në kolaps ekonomik dhe pse nuk kishin ditur të qeverisnin. Pra, ishte një kërkesë brenda sistemit. Këta delegatët e Fierit kishin pikëpamje foshnjore në politikë për pluralizmin. Nuk kërkoi njeri pse ata (byroja politike) nuk kishin patur rol liberal në zhvillime, që të mbanin qëndrim ndaj kushtetutës, etj. Por bëhej fjalë për PPSH, dhe jo për kapitalizëm. Kur ka mbaruar seanca e kongresit i kam thënë ambasadorit Rajerson, “një grup bolshevikësh me mendësi krejtësisht bolshevike, rrëzoi një grup tjetër bolshevikësh”.

Seanca e mbyllur e kongresit të dhjetë të PPSH rezultoi me një frymë bolshevike për disa protagonistë të kohës, ndërsa për të tjerë, e kundërta. Gramoz Ruçi, i cili drejtoi atë seancë, thotë se ishte një ndër momentet e vështira të jetës së tij, pasi ishte një moment politik shumë i rëndësishëm. Ai dëshmon pas shumë vitesh në një intervistë, se në atë seancë u hodh në votë për përjashtim e gjithë udhëheqja e partisë, me përjashtim të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ai shpjegon arsyet përse u përjashtua nga ky gjykim Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia. Ruçi dëshmon se, në qoftë se do të hidheshin në votë, salla do të përjashtonte nga partia menjëherë Ramiz Alinë, por e njëjta gjë nuk do të ndodhte me Nexhmije Hoxhën. Kjo ishte mendësia e anëtarësisë së PPSH, pikërisht atë ditë kur u transformua në PS, moment që u quajt edhe themelim i kësaj partie.

Në atë seancë nuk u krye asnjë analizë politiko-ideologjike dhe në se do të ishte bërë kjo analizë, duhet të kishte filluar pikërisht tek sekretari i parë i KQ të PPSH, Ramiz Alia. Gjyqi ndaj byrosë politike nuk kishte të bënte aspak me një analizë, përveçse me një akt që i kapërcente nëpërmjet zhurmës problemet, por pa i zgjidhur ato. Gjithë mllefi i delegatëve që u lëshua mbi anëtarët e byrosë politike, shërbeu vetëm për të shpërqendruar vëmendjen nga thelbi i problemeve dhe pasojat e qeverisjes së kësaj partie për 45 vjet totalitarizëm në Shqipëri. Për këtë çështje, Ismail Lleshi thotë se, në atë seancë u shfaq vetëm dufi që kishin akumuluar njerëzit në shumë vite apo dekada dhe se, ishte një duf deri diku i papranuar nga udhëheqja.

“Ishte një seancë e vonuar. Dhe të them të drejtën e kam ndjekur me indiferentizëm sepse shikoja, (nuk dua ta përmend në kuptimin e keq të fjalës), një turmë njerëzish e cila shfrente dufin e saj të akumuluar prej kohësh, ndaj disa njerëzve. Nuk desha të isha pjesëmarrës në këtë lloj dufi sepse realisht nuk po bëhëj analizë e veprimtarisë politiko-ideologjike por po shfrehej duf ndaj figurave të caktuara. Ishte dufi që kishin akumuluar njerëzit në shumë vite apo dekada. Ishte një duf deri diku i papranuar, nga udhëheqja. Ky lloj dufi ishte më tepër një kapak që mbulonte problemet se sa një kapërcim i problemeve. Kjo sepse nuk u bë analizë realisht. Edhe kur flitej për ta nuk flitej për një rol të tyre politiko-ideologjik por flitej për ta vetëm si individ. Po të kishte qenë se flitej për rolin politiko-ideologjik analiza do të fillonte me Ramiz Alinë. Kurse Ramiz Alia u veçua dhe madje u bë pjesëtar i dufit, kur tha në një moment: shikoni me cilët kam punuar unë. E kishte fjalën për anëtarët e byrosë politike ndaj të cilëve po shfrehej dufi”.

Roli i Ramiz Alisë në këto ngjarje ishte shumë i rëndësishëm, pasi ai vetë ishte i interesuar, që situata të ishte e tillë, që ngjarjet të zhvilloheshin me shpejtësi dhe në kaos të plotë, për të mos i lënë kohë analizave dhe nxjerrjes së fajtorëve. Kur delegatët po gjykonin Byronë Politike, Ramiz Alia, mori rolin e të persekutuarit, u bashkua me mllefin e turmës dhe deklaroi: “E shikoni se me kë kam punuar unë”! E kishte fjalën për anëtarët e byrosë politike dhe KQ, të cilët asnjëherë nuk e kishin kundërshtuar as për çështjen më të vogël. Ramiz Alia, ishte i pari që duhet ti nënshtrohej analizës dhe të mbante përgjegjësitë që i takonin, si kryetar i atij shteti totalitarist.

Kjo nuk ndodhi dhe seanca u mbyll, duke i lënë hapësirën zgjedhjes së strukturave të partisë së re, të cilën Ramiz Alia e kishte ideuar prej kohësh në mendjen e tij, bashkë me të gjithë elementët e saj përbërës.

Xhelil Gjoni, i cili mbajti edhe raportin e kongresit të dhjetë, dëshmon se i pari individ që ishte propozuar nga Ramiz Alia për kryetar të partisë së re, që do të dilte nga PPSH ishte Maqo Lakrori, i cili ishte kthyer nga Franca, pas nëntë vite qëndrimi atje. Sipas Gjonit, lidhja e Lakrorit me Ramiz Alinë i përkiste rrethit familjar të Ramiz Alisë, si i njohur i të bijës. Nëse e marrim për të vërtetë këtë pohim të Xhelil Gjonit, duket se Ramiz Alia ka kërkuar midis të rinjve në PS, pikërisht një të besuar.

Edhe vetë Maqo Lakrori, në dëshmitë e tij për atë kohë, flet me admirim për Ramiz Alinë dhe, në se do të kishte marrë postin e kryetarit të PS, influenca e Ramiz Alisë do të kishte mbetur e fortë. Ai pohon, se Ramiz Alia i kishte ofruar postin e kryetarit të partisë së re, që do të dilte nga PPSH, por e kishte refuzuar, duke argumentuar se preferonte një drejtim kolegjial të PS, pa protagonist kryesor. Ndërsa Xhelil Gjoni tregon se kur Ramiz Alia i kishte ofruar Maqo Lakrorit postin e kryetarit, ky i fundit e kishte pranuar paraprakisht. Pas këtij çasti, Maqo Lakrori kishte shkuar në zyrën e Xhelil Gjonit dhe kishte kërkuar ndihmën e tij, për të tërhequr vendimin për postin .

“Para se të mblidhej kongresi, Ramiz Alia mua më propozoi që të bëhesha kryetar i partisë së re që do të dilte nga kongresi. Unë nuk e pranova atë propozim. Së pari, sepse angazhimi im nuk ishte për të marrë një post, angazhimi im ishte për të ndihmuar që edhe Shqipëria të shndërrohej në një vend modern siç ishte Franca që kisha njohur unë. Unë i propozova emrin e Fatos Nanos” – thotë Maqo Lakrori, në intervistë.

Ka dëshmi kontradiktore, për sa i përket personit që propozoi i pari Fatos Nanon për kryetar. Veç Lakrorit, Xhelil Gjonit apo Spiro Dedes, edhe Musa Ulqini pretendon se propozimin për Nanon, e kishte bërë ai në konferencën e Tiranës.

Musa Ulqini shkruan: “Në mbledhjen e parë të komitetit të përgjithshëm drejtues të PS, që u zhvillua në një prej sallave të Pallatit të Kongreseve, mbledhje të cilën e drejtoi Xhelil Gjoni, i pari që u ngrit në emër të delegatëve të Tiranës dhe propozoi, që Nano të ishte kryetar i PS, ishte sekretari i PS të kryeqytetit për propagandën, autori i këtyre radhëve. i dyti që mori fjalën dhe propozoi për kryetar të PS, prof. Servet Pëllumbit, ishte Halil Lalaj, kryetari i atëhershëm i PS për kryeqytetin”..

Duke iu referuar dëshmitarëve të këtij momenti dhe protagonistëve gjithashtu, duket se propozimi për emrin e Fatos Nanos ka ardhur nga vetë Ramiz Alia. I bindur se Nano do të ishte personi i duhur pas refuzimit të Lakrorit, ai ka ngarkuar disa individë që t’i bëjnë të njëjtin propozim, për të qenë i sigurt se kjo kandidaturë do të gjente mbështetjen e duhur.

Sipas Maqo Lakrorit, në seancë vetë Ramiz Alia kishte propozuar emrin e Fatos Nanos për postin e kryetarit të PS-së. Pasi Nano kishte refuzuar, për shkak se ambiciet e tij lidheshin me poste ministrore dhe pikërisht me postin e ministrit të jashtëm, Ramiz Alia dhe disa protagonistë të tjerë, kishin zhvilluar negociata me të dhe në fund e kishin bindur. Sipas Lakrorit, Nano kishte vendosur kushte, që të kishte tre nënkryetarë të PS, dhe konkretisht Servet Pëllumbin, Spiro Deden dhe Ismail Lleshin. Pas zgjedhjes së Nanos kryetar, u zgjodh edhe kryesia e PS. Figurat e zgjedhura iu bënë të ditura kongresit, i cili priti me entuziazëm përbërjen e udhëheqjes së partisë së tyre.

 

-Themelimi i PS

 

Sekretari i KQ të PPSH, Spiro Dede, thotë se në seancën kur do të kryheshin zgjedhjet e reja, kishte hartuar në një copë letër, një tekst ku thuhej se duhej patjetër shumë shpejt rrëzimi i PPSH dhe ngritja e një partie të re, e cila të quhej Partia Socialiste e Shqipërisë. Sipas tij, letra është firmosur nga 25 delegatë, kryesisht të Tiranës, ku përfshiheshin: Fatos Nano, Mikom Zeqo, Leontjev Çuçi, Maqo Lakrori, etj. Sipas dëshmisë së Dedes, letra i është dhënë Xhelil Gjonit për t’ia dërguar Ramiz Alisë, i cili kishte thënë “të bëhet siç duan të rinjtë”.

Spiro Dede dëshmon:

“U lexua letra në kongres dhe aty u vendos që s’ka më Parti Pune. Jemi si të tjerat, parti, por kemi prioritet të madh, se i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë së Punës, të vijnë në PS, do të krijojmë organizatat e reja nga e para. Ne shfrytëzuam strukturat e PPSH. E kam patur dhe e kam mendimin se brenda PPSH në nivelet e poshtme ka patur njerëz shumë të ndershëm punëtorë, por kaq kuptonin dhe kaq bënin. Ata besonin çfarë u thuhej, sepse s’kishin kulturë. Edhe ne, që ishim shkolluar më shumë, kaq kuptonim, kaq dinim, nuk dinim ne se ç’farë është pluralizmi”.

 

 

 

 

24 komente në “12 qershor 1991, kongresi i PPSH-së që lindi PS-në”

  1. jashari says:

    do e zgjidhni se kush propozoi dhe ke propozuan apo….. parti koti me xhelil gjonin dhe ramiz aline gramoz leshi akoma me keto juve ej o njerez jemi ne vitin 2011 jo ne 91

    1. zjarri says:

      jashari nuk ka ;”LIRI,DEMOKRACI,LIGJE,” O SOT O KURRE DUHET PRERE KOKAT E Ramizit,Godo,Sales,Nano,Gjenushit,Cekes,Ilirit. C’fare thoni ju te tjeret?

      1. Lani says:

        Jane si puna e kucedres komunistet dhe pasardhesit e tyre: u pret nje koke, dalin dhjete te tjera.

    2. blero says:

      keta pra jane injorancat shqiptare jemi ne 2011 edhe e permend se gjasem e din ti po ta dishe mor vlla do flisje nryshe,,,mos e ngaterro ppsh me ps,,,ps sot ka nje lider qe ska lidhje fare me te ppsh…ps sot ka nje progran qe nuk e ka asnje parti ne shqiperi qe ska lidhje me ppsh nje antare nje vote edhe cdo antar ka te drejte te kandidoje per kryetar,,,ndersa pd jote qe urren ppsh ka nje progran te saje votoni ne fshtesi kanditatet per kryetare jane berisha berisha edhe berisha ju beni zgjedhjen tuaj,,ahhaha kjo ehte parti demokratike te pyes ty,,,,te gjith i ke pasardha te ppsh…duke filluar me liderin tend qe ishte doktori personal i diktatorit te asaje kohe mesaduket i ka vjellur librat se si sundohet shqiperia edhe tani po i ven ne jete nje pytje shume e thjeshte kush e futi ne kandidim kesaje rradhe pk ne tirane pra dyshja berisha meta,,,ti o vlla vertet e din se jemi ne 2011 por nuk e kupton por mos u merzit se ka injoranta si puna jote sa te duash jo te gjithe por aq sa shqiperise po i dalin boll,,

  2. ZHULSI says:

    Ramiz pisi ndau PPSH ne dy gjysma: PS, me tere njerzit e komiteteve te partise dhe PD me njerzit ne hije te sigurimit, kryesisht nga arti, kultura dhe mjeksia. Agjentet si Saliu, Imami, Pollo, Ceka, Golemi, Roshi, Lako, Topi e topet e tjere kaluan me PD,

    1. Lani says:

      Harruat Sabri Godon, ish togerin e Ministrise Brendeshme, qe Ramiz Alia e hodhi ne Partine Republikane.

      1. ZHULSI says:

        Lista eshte e gjate shume. Ramizi, nje intrigant qe ne rini, nje varfanjak ne shpirt, ne ide, ne origjine, ishte kunder te djathtes shqiptare. Se po te triumfonte e djathta, do kishim sot ne krye te PD familje te vjetra te medha shqiptare. Nuk do kishim as familjen TOPI, qe ka qene nje familje e mesme tironase, e as do kishim te djathte zgjebarake si Saliu, Fatmiri, Spahiu, e deri tek Xhuveli, hahahaha. E vetmja familje e djathte, ajo Vrionase, prezantohet me togerin Godo, qe sot eshte bere nje llapaqen plak, njesoj si toger Dubi i Jaroslav Hashekut.

    2. tg usa says:

      O shkreti ti qe do te besh shok per vet more zhuls.Ti je zhuls dhe do te mbulosh m…me urine
      more i shkret aq komunist budalla je.Dhe e dyta do te bej nje pyetje ty nqs e di po partia e punes qe ndrroj emrin nga partia komuniste ne ne partia e punes pse nuk pati pervjetor por gjithemone festonin si pervjetor 8nendorin e 1941 dhe pse partia socialiste qe ndrroi emrin nga partia e punes ish komuniste duhet te festoje 20 vjetorin apo pse do ti dhe shoket tend te mbulojne te pegetin me urine jo ore jo nuk mbulohet ai i dshkret qe pleheron aren mos u lodhni o sigurimsa se ne partine demokratike nuk ka asnje te tille se edhe ata qe kishin qene nepr burgje 20vjet dhe ishin bere spiuna si tomorr dosti,leka tota e shume te tjere i hoqem qe ne 1994-n prandaj rri i qete se i ke tek partia jote he flori.

      tg usa

      tg usa

  3. jashari says:

    keta ne foto jane 200 petritat ahahahahahah

    1. blero says:

      vetem nje pytje kam per ty qe buzeqesh si gomari kure pellet,,,numero viktimat e komunizmit me viktimat qe ka sjelle berisha,,, cili te del fitimtar,,jep prgj po me saktesi

  4. ardi says:

    Sa ngjajn Ramizi me Nanon.Ne ato kohra kendohej nje kenge per Ramiz Alin- O Ramiz mos leviz-ke dy miza ne kurriz-nje te ha nje te leviz

  5. albaniac says:

    prape me 200 petrita…?1

  6. Savo Dukati! says:

    Lexova me një neveri këngesin e kufomave që na lanë tmerrin mbi kokë. Kur sot luftojmë për demokraci unë as një herë nuk kam patur besimin se atë do ta arrijmë nëpërmjet zvëndësimit të P.D.-së me P.S.-në, por çmontimi i dogmatikëve të komunizmit stalinistë , të tipit Berisha-Nano-Meta e ko. Udhëheqjet e këtyre dy partive në pushtet, deri më sot kanë shkatrruarr kombin, me qëndër graviteti Saliun. Ky i fundit ka vrar dhe fizikishtë popullin sikurse janë videntuar. Populli kërkon zvëndësimin e tyre me udhëheqës kombtarë bashkë kohorë dhe të mos kenë qënë drejtues në komunizmin e tmerrshëm hoxhist. Ç,do lëkundje nga kjo mënyrë të kuptuari, do na vëri drizën sikurse po na i vë nevej popullit.

  7. Dean says:

    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ishin rrjedhoje e veprimeve tinzare te Ramiz Alise per te shkarkuar FAJIN tek 1 brez me i ri dhe per te mbuluar KRIMIN qe Ai kishte KONSUMUAR perkundrejt popullit Shqiptare,ne vitin 1985,kur Ramizi deklaroj ne Kongresin e PPSH-se,mbas vdekjes se Enverit,se ky do te ishte Kongresi i Vazhdimesise.Ketu fillon dhe historia e ”re” e Shqiperise.
    Pjesa tjeter qe flitet ne kete shkrim nuk eshte gje tjeter vecse THASHETHEME.
    Ne ka njeri qe e ka demtuar me shume kete vend se as1 tjeter ky njeri ka vetem 1 emer:Ramiz Alija.
    Pikerisht nga ky njeri i kemi peshqesh edhe keta dy ”lideret” si Nano dhe BARBARI i Vucidolit.

  8. toni.l. says:

    EDI RAMA ESHTE E ARDHMJA E POLITIKES SHQIPTARE KJO U VERTETUA ME 70% E VOTAVE QE MORI PER ZGJEDJET POR BASHKI.

  9. Tanush Topia says:

    Lavdi PPSH qe udhehoqi te pakten deri ne fillim te viteve 80(jo me mbrapa)por akoma me Lavdi Bosit te Boseve,Birit te Gjirokastres,Mbretit te Shqiptareve(jo komunistit)por Patriotit ENVER DJALIT-TRIMIT-SHQIPTARIT qe na mbrojti sa ishte gjalle me gjak dhe me hekur nga fqinjet te jugut dhe sla te cenohej asnjehhere territori i Shqipes ose per ndonje shkoll a universitet qe hapi,vllavrasjen qe e stopoi ne veri,e te tjera me aq sa kishte mundesi ,te pakten kaq Vleresim e meriton(ska pune fare komunizmi ketu dhe une personalisht(sjam)skemi qene as komunist as fashist)dhe mamane dhe gjith familjen……ku i kan,ata te degjeneruar qe kane 26 vjet vazhdojne ta shajne dhe nuk e lene te prehet i qete, se sa ishte gjall benin Pipin ne breke.Koha do ta gjykoje.Po he merruni me Enverin……sa te futet greku ne detrat tona te hape puset e naftes,mor shkerd!ata,

  10. ALBAN DEGA says:

    BYTHELEPIRESIT E NJE BYTHELEPIRESI!

    – Lideri historik i PS-se Nano “pret ndjese e jo ftese nga Rama”… jo nga
    Padrinoja Berisha qe e shkerdheu para e mbrapa per vite te tera…!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Bythelepirja eshte bere sot nje dukuri qe ka mberthyer politiken shqiptare. Shembulli i Ilir Metes e Genci Pollos , i Neritan Cekes e i Kastriot Islamit, i Andis Harasanit e i Dritan Shehut, i Shpetim Idrizit e i Spartak Brahos, i Aleksander Frangajt e Ylli Manjanit, i Moikom Zeqos e Frrok Cupit ….. e deri edhe vete ” liderit historik” te PS-se Fatos Nano jane nje pamje e shemtuar e kesaj semundjeje foshnjarake te politikes shqiptare.
    Behet fjale per nje dukuri, per nje semundje qe po merr permasa te rrezikshme ne politiken shqiptare, qysh nga dhjetori 1990, kur drejtimin e levizjes demokratike dhe frutet e saj po i shijojne mercenaret e Katovices, klanet okulte te fanatikeve dhe te kolones se peste ish- komuniste me Sali Berishen ne krye .
    Te vjen peshtire deri ne vjellje kur degjon nje prej liderve ne funksione kryesore drejtuese te PS-se Kastriot Islami, ish- kryetar i Kuvendit Popullor. ish- Minister i Jashtem…. qe bythelepirjen e Berishes orvatet ta shese si ” sakrifice te madhe”. Ishte pikerisht ky cartan qe pak vite me pare shkoi deri aty sa te beje thirrje makaber “per thyerje kafkash” te Berishes dhe opozites se asaj kohe, pra te vellezerve te vet shqiptare.
    Te vjen ndot deri ne neveri kur sheh e degjon taksidaret e Nanos Harasani e Idrizi, Manjani e Ilir Meta, Vangjel Tavo e co. te pergjerohen per “interesa e bashkim kombetar” . per “interesa te larta demokratike” e “integrim evropian” kur perkushtimi i vetem i tyre eshte te mbushin xhepat e vet me mundin e djersen e popullit te vet.
    Eshte revoltuese se si ata per interesa meskine e korruptive jane gati ti fusin flaken Shqiperise duke nderruar qendrime e vende ne sherbim te qeverise me te korruptuar e atdheshistese qe ka pasur ndonjehere Shqiperia ne gati njeqint vjet pavaresi formale por jo reale. Ngrysen socialiste e gdhihen demokrate, zgjohen demokrate e erren socialiste… Tamam si hienat qe mezi presin ndonje kocke nga pushtetari i radhes.
    Nuk u besova as sysve dhe as vesheve kur sot ne mengjez, degjova edhe Moikom Zeqon tek altoparlantet e Berishes Klan- ABC dhe 24 Ore News. Mbante leksione politike ala Nano- Meta . Mbaj mend kur e shoqeroja si perkthyes ne takimin e ministrave te Kultures se Evropes ne Leon te Spanjes ne fillimin e 1991-it. Kishte pergatitur nje fjalim qe ia kishin perkthyer ne frengjisht. Mendova se e zoteronte perfekt pasi kisha degjuar se ishte “koke e madhe”. E kishte lavderuar edhe vete Qoftelargu ! Foli. Po degjoja ne kufje komentet e perkthyesve ne spanjisht, anglisht dhe frengjisht per ministrat evropiane…. ” Nuk kuptojme asnje fjale qe ai thote” thoshin njeri pas tjetrit perkthyesit.
    “Frengjishtja e tij eshte donkishoteske” deklaroi perkthyesi kryesor spanjoll. ” “Eshte deshperuese” … Qe ate dite per mua ra e u be cope e therrime miti i rreme i “nje intelektuali te madh”. Krejt e kunderta… Per here te pare ne 35 vjet te jetes sime midis pese kontinenteve ndjeva ” Sot me vjen turp qe jam shqiptar” te Gjergj Fishtes.
    Shembulli me tipik i kesaj dukurie eshte vete ish- lideri i sterkourrptuar i PS-se Fatos Nano. Nga Rama , tha kjo jaraneshe e Berishes, “une pres ndjese e jo ftese”. E rrenoi fizikisht e politikisht, e shkerdheu para e mbrapa per kater vjet ne Bence te Tepelenes, e perdhunoi moralisht me dallaveret e pazarlleqet e pafytyra Kadafi shqiptar , krye- kusari i Shqiperise Sali Berisha dhe Fatos Nano pret ndjese nga Edi Rama jo nga perdhunuesi i tij Sali Berisha!!!
    A ka ku te shkoje me larg bythelepirja!? Nuk thone kot ne Tropoje se po nuk i … bere nenen dikujt nuk te therret babe! Ja pse Fatos Kurva e quan Berishen babe dhe i sherben si nje Shvejk i vertete bashke me “Pig” un- Derrin mac te LSI-se nga Skarapari Ilir Shtateqindmije Meta, Buldozerin e kusarise pa maska e ne flagrance…
    O Zot sa bythelepires paska ky vend!!!. Nuk po flas per servilizmin skajore te deputeteve, ministrave, te gjykatesve lokale e te larte, zgjedhore e Kushtetues… te cdo funksionari te PD-se ndaj Padrinos Berisha… Bythelepirja eshte kthyer ne nje dukuri gjitheperfshirese, eshte kthyer ne nje vlere morale e kult i politikes te mbrapsht shqiptare!
    Njesoj si kusaria! Njesoj si korrupsioni! Njesoj si krimi i organizuar! Njesoj si kurveria! Njesoj si imoraliteti !
    E dini pse!? Sepse edhe vete kryeministri shqiptar eshte nje nder bythelepiresit me te medhenj te cdo diplomati, te cdo qeveritari te huaj… Ai eshte gati tu lepije jo vetem bythen, por edhe… cilitdo lideri perendimor qofte edhe per nje fotografi. A e keni pa si vrapon e caraveshet si nje llavesh per nje foto te tille ! Sa bythelepires me te huajt aq mujshan, aq zullumqar, aq despot,aq tiran me bashkekombesit e tij…!?
    O Zot sa shume bythelepires paska ky vend! Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene! Ne duart e kusareve dhe vrasatareve, ne duart e bythelepiresve te bythelepiresve.

    1. blero says:

      shume bukur flet o vlla por harron ca persona si blendi feiziu etj,,,pse nuk thua nje gjeberisha te gjith politikant shqipetare po i shkerllen po i kape per hundet me nanon meten godon mediun pollon rrulin imamin islamin harasani ceken idrizin dritan shehun po mundohet edhe me topin,,,por vetem ramen spo mundet dot te beje gje me te se eshte pak i gjate ky dreq edhe spo arrin me i vu konapin ne hunde,,,,mua sme vjen keq per te gjitha keto gjera por me vjen keq qe shume shqiptar akoma jan idjot edhe ngaterrojne te miren me te keqen,,,nuk jam kundra pd se shqiperise por edhe sikur te kete ndonje politikan te pergaditur berisha e heq fare me ngadale…kush ishte tek pd ma i mire se mustafaj ku eshte sot e hoqi se nuk dinte te shante sic ben xhaferri,,,kush ishte si prec zogaj ne lezhe e hoqi se nuk dinte te shante sic ben edi paloka…kush ishte tek pd si bamir topi e vuri president per ta hequr sa ti mbaroje mandati sepse topin e kishte frige se i percante partine,,shume fjale te bukura shkruan ti alban edhe vazhdo te shkruash qe te besh te kuptojne ata qe kuptojne por edhe ata qe nuk kuptojne

    2. Sokol says:

      Eugjen Merlika

      Kohët e fundit më ra në dorë libri “Odiseja e një detektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”.

      Libri fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtare e diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjesëtarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

      Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, të ashtuquajturit armiq të klasës. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “engjëjve mbrojtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

      Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një të ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, për sa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpakët u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit. Hamiti është bir i një ish partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohshme në operacionin për t’i nxjerrë. Sipas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos frekuetonte shkolla ushtarake e shpesh u thoshte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mynxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

      Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në radhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karrierës së personazhit të tij :

      “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithçka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fryteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servisi britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

      Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e brendshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një perceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjellët. Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste.

      Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofeni, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligjencë Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në radhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

      Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të frikshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumëfishtë, që mbetet e panjohur për shumicën dërrmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shkelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimmarrjeje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithçka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vend qendror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjencë Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vendit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

      “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qenë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.”

      Ky është pohimi i funksionarit të lartë të shërbimit sekret britanik. Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marrëdhëniet e Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund ta konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjencë Servisit për të pasur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

      Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga pas luftës dhe kanë të bëjnë me veprimtarinë antikomuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetëra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të veprës shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë Servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

      Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata të arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku në Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Operacionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

      Rreshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të librit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës së asaj diktature në marrëdhëniet me ‟armiqtë – miq” anglo-amerikanë në më shumë se një gjysmë shekulli.

      Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vend të nderuar në letërsinë e pas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyrimit të përgjithshëm, po aq është pranë fateve të atyre që pësojnë historinë.

      Në rastin tonë, ajo që del në dritë, sipas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cek absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marrëdhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Libri nuk paraqet dokumente edhe se pohon më shumë se një herë ekzistencën e tyre. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë librin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

      Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajën e burrërinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë skllave të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht mbi të ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaq të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

      Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysmë shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyrimin tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, e kryesisht nga SHBA. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mendje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që, lavdi Zotit, u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjemba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do të ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

      Tani ky libër merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentet, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentet ta përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qenien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qenë Enver Hoxha spiun i Inteligjencë Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sadopak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vende të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admininistratës amerikane për të favorizuar ish-komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i ish-oficerëve shqiptarë të DSJsë (protagonistë të ngjarjeve të librit) që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për ta vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

      Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i librit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vend heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenjë e mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më të errëta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve të ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me transparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjetëve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet ta përvetësojmë, nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendrat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thoshte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.

  11. Heron says:

    Prit nano prit se po te vjen …..leshi … Do ndjese hajduti… Po mua e tere shqiperise kush na kerkoi ndjese per rrjepjen monstruoze qe na bere per 8 vjet mor hal

  12. eduard says:

    Lavdi ppsh qe e la vendin pa buke

  13. Linda says:

    Ky linku i vendosur nga zoti Fatmir më la pa mend fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje