Ndërsa retë e konfliktit të ri politik po mblidhen mbi qiellin e Shqipërisë, asnjë prej institucioneve përfaqësuese të shtetit shqiptar – as Presidenti, as Kryeministri, as Kuvendi, as Gjykata Kushtetuese – nuk ka marrë mundimin t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e votave të hedhura në kutitë e gabuara në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.
Madje, ka të dhëna se kryeministri Sali Berisha jo që nuk ka marrë vetë një nismë të tillë, por ka refuzuar me mënyrën e tij, gjoja si indipendentist, propozimin që ekspertët e Komisionit të Venecias të vinë në Tiranë.
Deri në këtë moment “vota e gabuara”, të kërkuara dhe të llogaritura nga KQZ pas pilafit dhe jashtë sistemit të derisotëm të numërimit, kanë përmbysur fitoren e shefit të opozitës Edi Rama dhe njëherësh kanë cunguar ndjeshëm hartën e triumfit të opozitës në shkallë vendi. Këto janë vota që synojnë të shkurorëzojnë një arritje shumë të vështirë të opozitës dhe të rrëzojnë lidershipin e saj, sipas parimit të xhunglës “kush humbet një gjë, humbet gjithçka”, që është parimi themelor i kompeticionit politik në regjimet me fasadë demokratike si ky i Shqipërisë.
Ja përse të ashtuquajturat vota të hedhura aksidentalisht në kutitë e gabuara nuk janë vota të zakonshme. Ato peshojnë mbi historinë politike të periudhës që jetojmë dhe mund t’i japin drejtim asaj. Ata do të ishin vota të arta po të ishin të pastra dhe të vërteta. Ndërkohë, duam-s’duam, ato janë “një minë me sahat” për gjithë ekuilibrat politikë në vend dhe për të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri, sa kohë që janë qëmtuar nëpër kuti ku ka më shumë fletë votimi se votues dhe ku janë konstatuar fakte skandaloze të futjes së duarve.
Certifikimi i procesit që i valorizon ose jo këto vota është një akt drejtësie e paqtimi, që nuk mund ta bëjnë institucionet e afishuara si zgjatime të qeverisë “Berisha”. Duhet një institucion autoritar dhe i besueshëm sipër palëve. Prandaj miqtë e Shqipërisë kanë sugjeruar Komisionin e Venecias. Kushdo e kupton dhe e beson se në rrethanat e krijuara, opinioni i këtij Komisioni do të ishte formula magjike e daljes nga kolapsi.
A duhet më shumë? A nuk jemi me fat që ka Venecia? A nuk jemi të nderuar që na thonë “shkoni” në Venecia? A nuk jemi të respektuar që na thonë “ejani” në Venecia?
Shumë andralla, rebuse, drama dhe fatkeqësi shkakton herë pas here sistemi vendas i ligjvënies dhe ligjzbatimit, ku arsyeja e forcës kërkon të mbajë nën thundër forcën e arsyes. Por nuk jemi të humbur e të braktisur, sepse kemi një far që shndrit edhe për ne, kemi një instancë të lartë të demokracisë dhe së drejtës, së cilës mund t’i drejtohemi.
Është Komisioni i Venecias, autoriteti i të cilit na ka përfshirë, na detyron dhe i detyrohemi qëkurse jemi bërë solemnisht anëtarë të Këshillit të Europës.
Venecia, fati ynë, na ka thirrur këto ditë më shumë e më fort se asnjëherë tjetër, m’u sikur kasandrat e Europës po shohim shkretim dhe zi në horizontin e Shqipërisë së vogël.
Pse nuk përgjigjemi? Pse nuk i kërkojmë, pse nuk i pranojmë ekspertët e Europës? Pse po e djegim këtë shans që do të evitonte çdo lloj djegieje tjetër në Shqipëri?
Si në një mallkim, a kush e di për çfarë arsyeje tjetër, ata që kanë tagrin e popullit shqiptar për t’ju drejtuar komisionit të Venecias nuk po e përdorin këtë mundësi. Të gjithë kanë lidhur duart, bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë. Edhe pse është një Barroso, shefi i BE-së, ai që po këshillon me ngulm Venecian.
Ndoshta mendojnë se nuk do të ndodhë asgjë, se Edi Rama do të turfullojë sa do të turfullojë pastaj do të dorëzohet. Harrojnë se nuk është në lojë vetëm karrigia dhe karriera e Edi Ramës, por zgjedhjet dhe demokracia në vend. Harrojnë se nuk janë ngjarjet në vetvete, nuk janë protestat apo nënshtrimi i opozitës, por standardet e demokracisë ato që përcaktojnë qëndrimin e Perëndimit ndaj Shqipërisë. Nga ky këndvështrim, opinion i komisionit të Venecias duhet kërkuar pa u menduar dy herë, sapo e sugjeron Uashingtoni dhe Brukseli. Edhe po të mos ketë fare situatë shpërthyese në Shqipëri.
Në situatën aktuale, që po tensionohet orë pas ore, shtetarët e Shqipërisë, Bamir Topi dhe Sali Berisha në radhë të parë, po djegin mundësinë e artë të mbylljes se paqme të kapitullit të zgjedhjeve lokale dhe hapjes së një kapitulli të ri politik që nuk mund të mos shënohet nga opinioni i ftohtë, profesional, i paanshëm dhe i besueshëm i komisionit të Venecias. Marrja e këtij opinioni nuk e zvogëlon, por e nderon dhe e lartëson drejtësinë shqiptare. Komisioni i Venecias ka asistuar e orientuar vendimmarrje të rëndësishme në vende me tradita të vjetra e të shquara në fushën e drejtësisë. Po të mos kishte këtë rol dhe po të mos vepronte si një supervisor ndërkontinental për çështjen e të drejtave, Komisioni nuk do të kishte arsye të ekzistonte.
Ja pra, madhështia vetëm e ndriçon atë që rritet përbri saj dhe në këtë kuptim, Kryeministri apo Presidenti nuk duhet të shqetësohen aspak se mos cenohet dinjiteti i gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor po të pyetet Venecia. Vetëm injorantët fyhen nga dija më e lartë. Unë kam bindjen se opinion i Venecias do të ishte një ndihmë e madhe edhe për këta gjyqtarë, që padyshim jetojnë dhe punojnë në stresin e barrës që u ka rënë mbi supe.
Kryeministri Berisha e përdor si justifikim dhe alibi dinjitetin e gjyqtarëve. Ai nuk i drejtohet Venecias, sepse është arkitekti i operacionit “Ristani”. Ai ka frikë, për të mos thënë se e dinë mirë se patriarkët e Ligjit atje do t’ia kthejnë mbrapsht atë që ka gatuar me juristët e tij të bindur. Po të mos kishte këtë frikë, pra po të ishte i bindur se ajo që ka bërë është e standardit europian, Berisha do të nisej me këmbë drejt Venecias. Midis një mandati të vulosur nga Ristani dhe Ndreca, vulë që do të duket gjithnjë me shumë si njollë se sa si vulë, dhe një mandati të vulosur nga komisioni i Venecias, Berisha do të parapëlqente me gjithë zemër të dytin. Por komisioni i Venecias është i pavarur. Berisha ka një bilanc krejtësisht negativ me pavarësinë e të tjerëve.
Prandaj, nuk e do gjykimin e juristëve të pavarur. Ndihet komos me zyrtarët dhe juristët e tij sejmenë. Këta i japin siguri interesave dhe lojës së tij të çastit. Edhe pse e di se duke refuzuar komisionin e Venecias pohon grabitjen e mandatit të Tiranës. Edhe pse mund a dijë se ky refuzim do të ketë një kosto tjetër të lartë për të si një politikan, që tashmë vizitohet në Tiranë nga të huajt si aktor i krizës në vendin e tij, por nuk konsiderohet më në përmasa të tjera në aulat politike të SHBA-ve dhe Europës. Po Presidenti i Republikës, zoti Topi! Pse nuk i drejtohet ai Komisionit të Venecias? Atij do t’i shkonte edhe me shumë, sepse nuk është palë në konflikt dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot për sot, për mua, është një enigmë që zoti Topi nuk e përdor këtë prerogativë të paqes për vendin e tij. Një enigmë që Ai do ta sqarojë ndoshta për publikun.
Në parim, shtetarët shqiptarë nuk kanë të drejtë të mos e kërkojnë, e ca më pak të mos e lejojnë, opinionin e Komisionit të Venecias. Jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve do ta bënin vetë këtë gjë po t’u njihej kjo e drejtë. Duke refuzuar Venecian, shtetarët e Shqipërisë djegin një shans të paqes, e mbyllin me shumë vendin e tyre dhe e largojnë me shumë ëndrrën europiane të qytetarëve shqiptarë. Dhe më e keqja: duke refuzuar “pleqësinë” supreme të Venecias në ditën e ngatërresës së saj të madhe, Shqipëria shkon kundër fatit të saj.
O Prec!
Ke pare qe kjo fjala “aksidentalisht” po cfaqet ca si shpesh ne jeten politike?
U shkrumbua Gerdeci…”aksidentalisht” nga nje karroce dore?!!!
U vra Kosta Trebicka..”aksidentalisht” ne gjueti (varur ne brez zogj qe nuk i perkasin asaj zone)
U vrane 4 veta “aksidentalish” jashte rrethimit te Kryeministrise
U hodhen votat ne kutine e gabuar “aksidentalisht” dhe me pikellimin qeveritar duhen numeruar si te ketilla
O Prec!
Duhet vrare frika! Duhet ndergjegjesim popullor dhe kulture demokratike! Keto mungojne.
Cfare mund ter thote me teper Venezia sesa OSBE_ODIHRI per kete?
Ne te ardhmen duhet te protestohet para Gjykates Kushtetuese, Prokurorise se Pergjitheshme, Presidences, Gjykates se Larte dhe kudo tjeter qe populli duhet te ushtroje ndikimin e vet!
PSE PARTIA SOCIALISTE NUK I DREJTOHET VETE KOMISIONIT TE VENECJES?
PSE NUK JU DREJTUA TASH 2 VITE?
O Preç po ti pret qe kuvendi ta kerkoje ose gjykata kushtetuese, ti je ne uje keshtu apo çfare? Pastaj kur permend presidentin e klubit sportiv Tirona aty e dhjet fare, se di ti qe ai ka vdekur. Pse nuk thua mo zoteri qarte e paster se ky komision (per te cilin s’ka per te çare bythen Saliu po hajt mo) duhet te kerkohet nga opozita me insistim duhet te shkojne ne Bruksel dhe te kerkojne qe te mos njihet rezultati i zgjedhjeve nga Evropa se ne Shqiperi eshte instaluar diktatura dhe me çdo kusht duhet nderhyrja e ketij komisionit te famshem, dhe duhet te insistohet prane BE qe te flasin qarte dhe jo me dy kuptime se kush eshte fajtori se njerezit nuk e kuptojne fjalorin diplomatik. Kaq e veshtire te beni keto gjera o Preç, Evropa e sheh se ju nuk ngulmoni dhe natyrisht nuk do ta bejne ata ne vend tuajin, duhet çdo dite, çdo ore deri sa te diskreditohet totalisht qeveria, dhe bile te kerkohet qe te mos priten me ne pritje zyrtare se jane zyrtare te paligjshem.
Komisionin e Venecias nuk e kerkon dot opozita. Opozita duhet qe drejtuesit e saj kryesore( jo vetem te PS) te marrin dy- tre baule me dosjet e manipulimit, te mbushin canten me buke e djathe dhe te mos shkulen nga Brukseli, deri sa t’ia bejne te qarte atyre burokrateve tru mykur europiane qe kujtojne se ne Shqiperi funksionon si ne Angli, France, Itali, etj.se kush eshte mamuthi i Vicidolit dhe c’rrezik e ters i madh eshte ai per vendin e tij.Nuk duhet te flene mendjen vetem me kontaktet me ambasadoret, te cilet mund te kene edhe interesa personale me qeveritaret tane te korruptuar.Saliu ka bere shume miq ne perendim, te cilet, ndoshta pa e ditur se c’monster eshte, lobojne per te ne kancelarite kryesore te Europes. Takimi me shefat kryesore te ketyre kancelarive dhe shpjegimi i drejtperdrejte me ta, pa ndermjetesimin e ambasadoreve, sigurisht qe do te jape frute pozitive. Ndryshe Eueropa dhe institucionet e saj, nuk qenkan ashtu sic i dime, prandaj le ti zgjidhim punet sic dime vete, si ne ’97. Mua me duket se nderkombetaret shkojne me mendjen se meqenese Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s vetvetiu eshte nje vend demokratik. Pikerisht kete duhet te bejne drejtuesit e opozites:krahas argumentimit per manipulimin dhe futjen e duarve ne kutite e votimit, nga huliganet e Sal-iut, ne bodrumet e erreta te KQZ-se, ti rikujtojne burokrateve te Brukselit se antaresimin ne NATO Shqiperia e ka peshqesh nga SHBA dhe aspak te merituar si vend demokratik.Prandaj eshte e veshtire te funksionoje loja politike brenda institucioneve, si politike e paster epruvete,e pa shoqeruar edhe me gjuhen e forces.Sal-iu ka veshur doreza boksi, opozita s’mund te beje gjithe kohen leksione demokracie.Edhe opozita duhet te veshe doreza boksi dhe te luftoje madje fort, shpellarin e Vicidolit, qe njeh vec gjuhen e forces. Kujtoni ’97-en si u be si i dhier kur e pa forcen e popullit dhe perseriste si nje i shkalluar vec dy-tre fjale:” mos ma prishni tovolinen” Te gjithe diktatorit duken te fuqishem ne aparence, por i mbushin breket kur shohin qe populli reagon seriozisht.
Eshte Enigme qendrimi i Topit per Komisionin e Venecias?
Aspak.
Te gjithe, njerezit rreth tij, BE, SHBA, Topi, po e lene te vetem berishen ne çmendurine e tij drejt murit, ku ai do te thyeje koken perfundimisht , kete here.
Kjo eshte e gjitha.
Unë them se dhe kryeministrin e kemi aksidentalisht në krye të qeverisë. Një aksident që po i kushton shumë shtrejt Shqipërise dhe shqipëtaëve
Jo dhe aq aksidentalisht.
Kjo duhet të jetë! Berishën po e lënë të diskretitohet, duke pritur që opozita të shpërthejë.
Kur Saliu me banden e tij mafioze masakroi Kryeprokuroren e vendit, Ina Ramen ne nje menyre te papare dhe cnjerezore askush nga gjykatesit e Gjykatave kombetare dhe koleget e saj nuk u ndje. Nuk u ndje askush nga Prokuroria. Nuk u ndje askush nga Gjykata e Rrethit, nga ajo e Tiranes, dhe nga e Apelit. Nuk u ndje askush nga Gjykata e Larte. Nuk u ndjene gjyatesit me eksperience te Gjykates Kushtetuese. Nuk u ndjene juristet e Presidences bile as vete Presidenti yne Bamir Topi. Qe te pakten t’i thonin Saliut: “Po c’po ben more i marre? Kush te jep te drjeten ty te denogrosh me fjale turpi Kryeprokuroren e vendit? Ri atje ku je se je vetem ekzekutivi dhe paguhesh per te zbatuar ligjet e legjislativit! Se ndryshe te rasem brenda!” Askush nuk e beri kete gje. Te gjithe heshten dhe u fshehen si struce duke futur koken ne rere. Keshtu beri Gjyqesori me Ina Ramen, keshtu beri edhe Ina rama me dosjet e krimineleve me pushtet. Thjeshti i mbylli ne dollapin e harreses. Per cfare DREJTESIE behet fjale atehere? Disa dallkauke dalin dhe thone se ligji duhet te zbatohet. Pse nuk zbatohet ligji per ata qe vrasin, vjedhin dhe mashtrojne? Pse ne Shqiperi vidhen votat ne mes te dites dhe askujt nuk i ben pershtypje? Prandaj zoti Prec thirrjet per vleresime nga jashte edhe sikur te jene nga Venecia tingellojne si zera ne shkretetire. Sepse kjo ngjan njesoj sikur banditet te perdhunojne familjen dhe ti i thua gruas te shkoje dhe te ankohet tek CIA amerikane.
Ceno.Pse merresh kot me Precin,Ai e ka tregu qe shkon andej ka shkon karrikja.Pse kemi te tille politikan e pseudoanaliste jemi ketu ke jemi.Pershnetje.
I dashur Prec,
Nuk ka Venecie te dielen kur vendimi merret te henen. I jam pergjigjur edhe nje here nje shkrimi tuaj, ku them se duhet te beni nje program, manifesto, quajeni sit e doni. Po jua dergoj perseri shkrimin (me falni per perseritjen)., por…..
Ju te gjithe si politikane te opozites ndoshta me parrullen
SHQIPERIA DUHET CLIRUAR NGA BARBARET DHE RIBERE PER POPULLIN
duhet te mblidheni nje dite diku, ndoshta ne Pallatin e Kongreseve dhe te beni sa me poshte:
Te vini Kushtetuten, ndoshta edhe Biblen dhe Kuranin mbi nje tavoline dhe ti betoheni popullit shqiptar qe:
KURDO QE TE MERRNI PUSHTETIN GJEJA E PARE QE DO TE BENI ESHTE
PASTRIMI I ORGANEVE TE DREJTESISE NGA MASKARENJ SI KY (TOMA ETJ)
ZEVENDESIMI I TYRE ME JURISTE TE NDERSHEM DHE TRIMA EDHE ME KURSE 1 MUJORE
DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN RRAHJET DHE VJEDHJET E 1996
DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN MASAKREN E VITIT 1997 DHE SHKATERRIMIN E SHTETI
DENIMI I ATYRE QE URDHERUAN SULMIN E JUGUT ME AVIONE NE VITIN 1997
DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN PUCIN E VITIT 1998
DENIMI I ATYRE QE SHKAKTUAN KRIMIN E GERDECIT
DENIMI I ATYRE QE KANE VRARE FATMIR XHINDIN, KOSTA TREBICKEN, REMZI HOXHEN DHE SOT JANE JO VETEM NE BURG POR QE BARBARI U KA DHENE EDHE POSTE DREJTUESE.
DENIMI SHEMBULLOR I TE GJITHEVE QE KANE BERE MASAKREN E 21 JANARIT
DENIMI I ATYRE QE DONIN TE SHISNIN DETIN E ATDHEUT TONE SI TRADHETI NDAJ ATDHEUT.
DENIMI I ATYRE QE VODHEN PARET E GAJKUT TONE ME FJALET E BUKURA RRUGE E KOMBIT
DENIMI I DOKTORIT I CILI THA QE DEMONSTRUESIT E 21 JANARIT JANE VRARE NGA AFER (PRA ME NJERI TJETRIN)
DENIMI PERFUNDIMTAR I RISTANIT, RISTANIZMIT, TOMES, NDECES & Co
DENIMI I ATYRE QE FURNIZUAN ME NAFTE REGJIMIN FASHIST TE MILLOSHEVICIT NE KOHEN QE GJITE BOTA ANTIFASHISTE DHE DEMOKRATIKE I BERI EMBARGO
JU DUHET TE BETOHENI QE NE SHQIPERI NUK DO TE NDODHE ME QE POPULLI TE MASHTROHET, FYHET, TI MERREN TAKSAT DHE GJAKU I PUNES DHE ATO PARE TE SHKOJNE PER FASLLICET E ME PAS KY POPULL I PERVUAJTUR, FUKARA POR FISNIK NE SHPIRT, TE VRITET SI TE ISHTE KAFSHE NE MES TE QYTETIT.
DUHET TE BETOHENI QE PER CESHTJE TE MEDHA KOMBETARE OSE LOKALE DO TE KETE REFERENDUME (KOMBETARE OSE LOKALE) SI PSH PER SHITJEN E PASURISE KOMBETARE (LIQENEVE HEC-eve, ose PER NDERTIMIN E FABRIKAVE ETJ NE QYTETE (REFERENDUME LOKALE). OSE SIC ESHTE RASTI I BARBARISE NE KOPESHTIN BOTANIK…
Ju duhet te hapni nje faqe interneti ose zyre ku te merrni te gjithe informacionet dhe te dhenat nga populli, pasi ky pushtet i ka vjedhur djersen dhe gjakun ne nje menyre ose tjeter te gjithe ne shqiptareve.
BETOHUNI, TREGONI SE SI DO TA BENI BRENDA 2-3 MUAJVE DREJTESINE. EDHE ASHTU SIC E BERI BARBARI ME KURSANTE 6 MUJORE PRANOHET, SEPSE NE NJE SISTEM KU KA RENE DREJTESIA CDO KURSANT I NDERSHEM ESHTE ME I MIRE SE NJE I KORRUTUAR ME EKSPERIENCE 20-30 VJECARE SI NDRECA, TOMA LESHI ETJ…
BETOHUNI QE ASNJE QE KA VRARE, QE KA DHENE URHDER PER TE VRARE, ASNJE QE KA TRADHETUAR ATDHEUN DUKE E SHITUR ATE, ASNJE QE KA BASHKEPUNUAR ME SERBET NE GENOCID NUK DO TI SHPETOJE BURGIMIT TE PERJETSHEM.
BENI NJE MANIFESTO, NJE PROJEKT. PASI TE BETOHENI LEXOJENI LIVE NE TV. QYTETARET E KUPTOJNE DHE E KANE KUPTUAR.
JU MBETET VETEM TE SHKONI NE FSHAT ATJE KU FAKTIKISHT KA INJORANCE DHE ANALFABETIZEM, DHE ESHTE I VETMI VEND KU PO MERR VOTA BARBARI. TREGOJUANI DHE ATYRE ME FJALE TE THJESHTA SI PSH KUSH JANE PARTIZANET, KUSH JANE GEJRMANET, CFARE DO BEJNE PARTIZANET KUR TI VRASIN GJERMANET DHE TE SHIKONI QE EDHE ATA NUK DO TE VOTOJNE ME PER BARBARIN. TREGOJUANI ATYRE ME FAKTE QE KU SHKEL BARBARI NUK MBIN ME BAR, DHE ATA DO TE BINDEN.
BEJENI, MOS RRINI KAFENEVE, BETOHUNI DHE ME PAS MOS KINI ASNJE MESHIRE BRENDA LIGJIT PER ATA QE NA VRANE RININE DHE ENDERREN EVROPIANE.
Vetem keshtu do te keni popullin me vehte, ndryshe asnje nuk ju ndjek pas. Duhet te betoheni qe barbari nuk do te jete me pjese e jetes sone por do te mbetet si nje njolle e zeze qe ju shtua historise sone.
KUR BARBARI DO TE JETE NE POZITE TE VESHTIRE DO KERKOJE PAQE SOCIALE, MADJE EDHE DO TE QAJE REZULTAT I CEKULIBRIT TE TIJ PSIQIK.. KETE DO TA KERKOJNE EDHE TE HUAJT, MIQTE E TIJ, GJOJA PER HIR TE “STABILITETIT”.
DUHET TI BETOHENI POPULLIT QE NUK KA PAQE SOCIALE PA U DENUAR ATA QE KANE VRARE DHE KANE VJEDHUR GJAKUN TONE.
NUK MUND TE BEHET PAQE SOCIALE DHE PASTAJ TE DENOJME KRIMINELET
DUHET TE BETOHENI QE DO TE DENOHEN KRIMINELET PASTJ DO TE KETE PAQE SOCIALE.
EDHE GJERMANIA E DENOI HITLERIZMIN DHE PASTAJ VURI PAQEN SOCIALE, PRA PASI U SQARUAN GJERAT.
NUK MUNDET QE TE KETE PAQE SOCIALE MIDIS FATMIR MEDIUT, SHKELZEN BERISHES, ALDO BUMCIT, ETJ… DHE PRINDERVE TE GERDECIT QE MBETEN PA FEMIJE, VAJZAVE DHE DJEMVE QE MBETEN PA NENE E BABE.
NUK MUND TE KETE KURRE PAQE PA U VENE DREJTESIA AS PER ZAMIRA DURDEN, NENEN QE JU VRA BIRI I SAJ, EDISONI I VOGEL
EDHE NE, NJEREZIT ME MEND NUK DO TA PRANONIM KURRE NJE PAQE ME ATE QE I KA DUART ENDE TE LAGURA NGA GJAKU I EDISONIT TE VOGEL DHE 25 JETEVE TE TJERA TE HUMBURA NE GERDEC.
PRA KUJDES, MBAJENI MEND DHE BETOHUNI SE VETEM ATEHERE KUR NUK DO TE KETE ME DUAR GJAKATARE PER TE GJAKOSUR JETET DHE SHPIRTIN TONE, VETEM ATEHERE DO TE KETE PAQE SOCIALE NE SHQIPERI.
PO E BETE KETE KENI POPULLIN ME VEHTE JO VETEM NE MITINGJE POR EDHE DREJT RRUGES PER LIRI SIC E KERKONI JU.
Ka shume gjera te tjera per ti plotesuar. Nese do te jete program duhet te thoni se cfare do te beni me ata qe marrin buken me liste, me pensionistet, me ushtaraket e nderuar, me te semuret qe skane te paguajne ilacet, me te pushuarit nga puna, me te rrahurit dhe te “burgosurit” e sistemit te sotem parafashist. Duhet ti thoni popullit cfare do te beni per arsimin pasi po kthehet analfabetizmi, cfare do te beni me pronen qe u eshte vjedhur pronareve te vjeter (njeri prej tyre jam edhe une)…..
Me ato qe kan ndodhur Sali Berisha nuk do te qendronte ne pushtet 24 ore por nje kombinim faktoresh e bejne ate te vazhdojet, po i reshtoje.
1-Faktori i pare eshte PS-ja, me se qe kryetar eshte Edi Rama pergjegjsia bie mbi te. Eshte Edi Rama qysh nga masakra e Gerdecit qe i ka dhene mbeshtetje te plote Sali Berishes me pasivitetin qe tregoi dhe tregon.
2-Faktori i dyte eshte frika qe Berisha i ka futur ne bark shqiptareve. Me lepur ne barke eshte shume veshtire te gjykosh qarte dhe te rezistosh.
3-Fakotori i trete jane anti-berishat fanatic. Ata cdo dite dhe me teper po ja shtojne mbeshtetasit Sali Berishes ose bejne qe kundreshtaret e tij te paralizohen. Me fjale me ngjyrim te keq si “maloku”, “shpellari”… ata bejne qe krahina te tera ose te reshtohen aktivisht krahe Berishes ose te jene pasiv ne ngjarjet e rendesishme qe po kalon Vendi.
Add a description
Me ato qe kan ndodhur Sali Berisha nuk do te qendronte ne pushtet 24 ore por nje kombinim faktoresh e bejne ate te vazhdojet, po i reshtoje.
1-Faktori i pare eshte PS-ja, me se qe kryetar eshte Edi Rama pergjegjsia bie mbi te. Eshte Edi Rama qysh nga masakra e Gerdecit qe i ka dhene mbeshtetje te plote Sali Berishes me pasivitetin qe tregoi dhe tregon.
2-Faktori i dyte eshte frika qe Berisha i ka futur ne bark shqiptareve. Me lepur ne barke eshte shume veshtire te gjykosh qarte dhe te rezistosh.
3-Fakotori i trete jane anti-berishat fanatic. Ata cdo dite dhe me teper po ja shtojne mbeshtetasit Sali Berishes ose bejne qe kundreshtaret e tij te paralizohen. Me fjale me ngjyrim te keq si “maloku”, “shpellari”… ata bejne qe krahina te tera ose te reshtohen aktivisht krahe Berishes ose te jene pasiv ne ngjarjet e rendesishme qe po kalon Vendi…
VERIDIKTI MODEL I SOVRANIT DHE NUMERIMI ALA MUGABE
I SALI RISTANIT
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire.
Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
Sukses demokratik! Leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar tashme eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.
Aspirata e demosit shqiptar ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj. Populli, demosi e dha provimin e votes me sukses te plote. Nje dhjete e merituar me yll bile!
Sot behen dy jave nga akti madhor e provimi histotrik i sovranit.
Cili eshte rezultati per kryeqytetin e Tiranes. Rezultati real, vota reale e pa hile e popullit e ka nxjerre fitues te qarte e te paster te Tiranes liderin e opozites se bashkuar Edi Rama. Tamam kur pritej qe humbesi i madh Sali Berisha dhe humbesi i vogel Lulezim Basha te uronin fituesin, ne skenen politike te Tiranes u shfaq portreti i despotit Robert Mugabe ne vend te figures se liderit te Evropes se Bashkuar Zotit Barroso, perballe grusht shtetit elektoral te Sali Berishes.
Ustallaret e falsifikimit te votave fabrikojne vota te pavlefshme kur ato ishin per Edi Ramen kur ato jane krejt te vlefshme…. Syrit te medias , vezhguesve vendas e nderkombetar te OSBE- ODHIR-it i shtohen dhe dhjete ambasadoret e Amerikes dhe Evropes demokratike. Skemat klasike te manipulimit te regjizorit Berisha deshtojne edhe me me turp se Vaterloja e tij totale elektorale.
Fitorja e Edi Rames dhe opozites ne Tirane eshte e plote dhe merr noten 10. 10 vota me shume se Lulezim Basha. Vete KQZ e Ristanit njofton zyrtarisht OSBE/ ODHIR per kete fitore te liderit te opozites.
Ne skene futet Plani B i manipulimit te votave. Falangat politike dhe skuadronet 15 vjecare te vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Urdheri i Mugabes shqiptar Sali Berisha eshte i prere: vertetoni me hir o me pahir “te dhenat e mia se fitues per Tiranes eshte vetem Lulezim Basha” e askush tjeter!
Banda e kusareve te votave dhe hajnave te Shqiperise me Genc Rulin, Arben Imamin, Ilir Meten, Fatmir Mediun, Majlinda Bregun, Albana Vokshin, Arben Ristanin… te perforcuar edhe nga Klani e ABC-ja dhe telallet e Berishes i vene zjarrin dhe minat e manipulimit te votave ketij procesi qe ne vend te na afronte nje hap te madh perpara drejt Evropes na coi tre hapa gjigand drejt Mugabes, Chavezit dhe pse jo edhe Kim Jong Ilit.
Falsifikohen , prodhohen e futen ne kuti vota te fabrikuara ne undergroundin e zi te vjedhjes se votave te Sali Berishes. Skuadronet speciale fusin ne qindra kuti nje vote per Ramen e tri per Bashen, nje nga dhia e tri nga via.
Kamikazi i Berishes ne krye te KQZ se Berishes Arben Ristani fillon te rinumerojne, te rivleresoje, dhe ritabuloje votat e falsifikuara keq e trashe. Krimi dhe masakra e votave te numeruara jo nje por disa here , jo nga nje por nga te pakten kater numerues, e rinumeruara nga kater komisionere zonale te te dy paleve rinumerohen e rivleresohen gjithnje ne raportin tre me nje per Sali Bashen, nga Sali Ristani.
Shkelje flagrante dhe arrogante e cdo kodi elektoral, penal dhe vete Kushtetutes se Shqiperise pa ia bere syri tert as para kamerave e duke iu referuar si gjithnje transparences e “sistemit me te sigurte te votimit” dhe “kutive me te sigurta te votimit” ne mbare Boten. Keshtu thote Luigji i 14-te, Sali Berisha. Deri para dy vjetesh e quanim Ligji i Maliqit.
Qysh nga 28 qershor 2009 quhet Ligji i Saliqit! Dikush shkruan ne fleten e votimit zanatin e sprovuar te Lulezim Bashes – Vrases…. Vota shpallet e vlefshme.
Nje flete votimi e nje qendre krejt tjeter votimi gjendet ne nje kuti te nje qendre tjeter dhe Ristani e shpall te vlefshme. Nuk ishte si te ishte e pavlefshme: ishte per Lulezim Bashen! Ishte e dhena e Sali Berishes,
Nje kuti tjeter eshte pa kode sigurie…. Te gjitha votat brenda saj ishin te vlefshme dhe tabulohen nga Sali Ristani . Si mund te ndodhe ndryshe te gjitha ishin per Lulezim Bashen.
E ne fund te fundit cfare faji kishte Arben Ristani dhe tre musketieret e tij ne KQZ qe fabrikuesit e saj kishin harruar te vendosnin kodet e sigurise!? Fajin e kishin ustallaret e vjedhjes dhe manipulimit qe kishin harruar te fshihnin gjurmet e krimit !
Te gjitha kutite e votave te rinumeruara e rivleresuara nga Sali Ristani dhe tre kamikazet e Berishes ne KQV kishin brenda po aq vota sa c’ishte numri i zgjedhesve. Te gjtiha ato ishin miratuar pa asnje kundershtim ose kontesim nga numeruesit e komisioneret e te dy kraheve ne kohen reale…
Ne te gjitha pothuajse ishin futur mesatarisht tri vota teper per Lulezim Bashen dhe nje ose asnje per Edi Ramen pasi nje numerues ose nje komisioner gjithnje i pales se Sales ishte kujtuar pas tre deri pese ditesh pas mbylljes se kutive se ishin gjetur vota te fabrikuara nga ustallaret e Sales.
E cfare faji kishte Sali Ristani se ne keto kuti ku numri votave dhe numeri i zgjedhesve eshte fiks fare shtohen edhe tri deri ne 9 vota per fituesin e te dhenave te Sales!?
Valle a nuk kishin faj fare hajdutet dhe kusaret e Sales qe i kishin dhunuar kutite ne “emer te vulnetit te lire e te shprehur qarte” nga Sali Berisha dora vete.
E me ate nuk behet shaka. A e pate si ishte cakardisur fare kur doli se kishte fituar Edi Rama e ne cdo dalje publike nbrapa saj!!! A mund te behet shaka me nje te cakardisur!? ” C’thote Salia ben Ristani … C’don Berisha ben Arbeni ”
Pastaj cfare mekati po ben Ristani!? Ai vetem po legalizon “votat e panumeruara” ne kutite e votimit. Ka plotesisht te drejte: si mund te mos numeroheshin vota qe nuk kishin ekzistuar kurre ne kuti kur u krye numerimi i tyre real e pa hile. Ato u futen ne kuti pasi u pergatiten nga ustallaret e vjedhjes se votave te Sales.
Ka edhe nje rregull, nje nen te Kodit Penal, sipas te cilit vendimet e KQZ-se me rendesi per procesin e zgjedhjeve duhet te votohet me te pakten 5 vota pro te anetareve te tij. Pse ore cfare faji u ka Arben Ristani pse ju jeni miope. A keni sy ne balle apo jo ore dritshkurter. A nuk i shihni kater anetare te KQV-se qe votojne cdo rinumerim, rivleresim dhe legalizim te votave ilegale dhe te kunderligjshme te falangisteve te Berishes!?
Cfare faji u ka Ristani pse nuk shihni dhe pse nuk numeroni edhe supervoten e Sali Berishes, qe ne fakt eshte krye- kryetari jo vetem i KQZ-se por edhe i Ristanit !?
Cfare faji ka Arben Ristani se Sali Berisha dhe ceta e tij e kusareve edhe perballe disfates se mirefillte e krejt te qarte si kristali, perpiqen ta paraqesin ate ate si fitore, sipas stilit te miqve te tyre serbe dhe “Festes se Vidovdanit” e vetmja ne Bote qe feston nje disfate totale. A nuk e ka thene edhe kryetari i madh Mao se disfata behet fitore dhe burri behet grua!
Cfare faji ka Arben Ristani qe flet si Berisha, ofendon si Berisha, kercenon si Berisha, sillet si Berisha komisioneret e perfaqesuesit ligjor te opozites ne KQZ dhe rinumeron, rivlereson, legalizon vota sic do e sic urdheron Berisha! E jo legalizim dosido por zero nga dhia e tri nga via. A nuk vepron pike per pike njesoj edhe Robert Mugabe ne Zimbabve!?
Si mund te mos rinumeroje, rivleresoje dhe legalizoje Arben Ristani cdo vote qe shpreh qarte vullnetin e Sales.
Si mund te vleresohet ndryshe veridikti model i sovranit prej cetes kusare te Sali Ristanit!? Po te keni medyshje shkoni pyesni Robert Mugaben ne Zimbabve, Hugo Chavez ne Karakas apo Kim Jong Il ne Kore ! E nese doni te kurseni kohen atehere besoni fjaleve te Sali Berishes: ne kemi sistemin e votimit me te avancuar e me te sakte ne Bote! Garancia eshte e plote: Sali Berisha nuk nxjerr nga goja pa genjyer!
Jo vetem nuk po lene pa numeruar asnje vote qe shpreh vullnetin e lire te votuesit te lire, por bene edhe nje mrekulli te papare vecse ne Zimbabve: rrasen ne kuti edhe nja 200- 300 vota te fabrikuara nga ustallaret e kusarise se votave, packa se ato mbanin 100 per qind te votave nga 100 per qind e votuesve qe i hodhen ato realisht ne kuti. Kaq nuk mjafton!
A nuk ka thene lideri i madh i partise se pare te Berishes se : realizimi eshte detyre, tejkalimi eshte nder! Ashtu de! Kete po ben edhe Sali Ristani!
Bukur Preç! Per Sali Berishen te shkruash se kush eshte dhe ç’gjema ben ne kurriz te popullit shqiptar ( se me duket e huaj ta shkruaj “kunder popullit te tij” ) , nuk e vlen me pasi njihet se çfare ndyeresire tradhtari eshte. Po Presidenti Topi ?
Heshtja e tij flet qarte per dy gjera :
Se pari ,deshira per te rikandiduar ne mandatin e ardhshem duke mos hyre ne konflikt me Berishen , ben qe ai te heshte . Pra karriera politike personale vlen me shume se nje Shqiperi e djegur .
Se dyti : Predidenti , si shumica e politikaneve shqiptare mund te jete me dosje , e cila i qendron si çekan mbi koke sa here qe ai do te ngreje krye per te vendosur drejtesi dhe Berisha nuk heziton per ta bere kete . Kjo eshte shume e rende dhe pa shprese per te vendosur ndonjehere drejtesi.
Heshtje, duke i lene vend hakmarrjes pse partite i hoqen nje pjese te kompetencave Presidentit ( fut rolin negativ te opozites ketu per te cilen Rama nuk u ndje i keqardhur ndonjehere dhe nuk veproi ta zhvleresoje ate marreveshje) , me duket pa llogjike per funksionin e Presidentit.
Nuk e besoj o Prec te jesh kaq naiv sa te mos kuptosh se perse nuk ndjehet Presidenti Topci futbolli, ti ke qene edhe ne parlament kur ai u zgjodh, apo jo! Ato 6 vota u blene me euro, apo jo, ashtu sic emerohen edhe gjyqtaret, duke paguar haracin (se do te kompesohen ato qe u dhane) e keshtu me rradhe, prandaj nuk perzjehet presidenti, sepse “ka ngrene diku nje luge corbe te prishur e tani do te vjedhi gjithe jeten”, prandaj nuk funksionon prokuroria dhe gjykatat, prandaj nuk funksionon shteti shqiptar! Kjo eshte ajo qe e ben Berishen te sigurt, kapja qe u ka bere te gjitheve (me dosje spiunesh,te korruptuarish,imoralesh etj.etj.), ky eshte shteti qe nderton Berisha, jo mbi aftesite por mbi prapesite, kjo eshte fatkeqesia e shqiptareve! Kjo do vetem nje kryengritje popullore per te vendosur moralin e kesaj shoqerie teper te semure, gjithe te tjerat jane pallavra!
Yes, you are right, Sir.
Yes, you are right, Sir!
bamiri asht tu hang fara apo se dini.
Ene caraca.
Nuk e di nese ka nje tjeter vend anetar i Natos dhe aspirant per anetare i bashkimit europian qe mund te ,,Luaj,, ne kete menyre nje tragji-komedi ne skenen boterore me pasoja ndofta shume dramatike per Shqiptaret.Nje rregjim ,,demokratik transparent,,qe shperdoron shuma te konsiderueshme parash per ,,modernizimin,, e ifrastruktures se zgjedhjeve te lira dhe i perdore ato ne funksion te manipulimit te rezultatit dhe te opinionit publik kombetare dhe nderkombetare meriton te mos njihet me jovetem nga opozita,,luftarake ,, por as nga perfaqesuesit e vertete te botes demokratike boterore.Gjuha e bute diplomatike e perdorur ndaj rregjimit domokratik me vepra tipike diktatoriale e ka renduar edhe me shume gjendjen reale te atyra pak parametrave demokratike te pa cenuara apo te demtuara me pak nga ,,furtuna blu e Sali Berishes,,
Jam dakort me Prec Zogaj.Por nje gje nuk kuptoj nga ju ,si shkrimtar si politikan ndryshe flisje para disa vitesh ndryshe tani,qendrimet tuaja kane qene te ndryshme apo kur ikni nga njeri pushtet kaloni me katapulte ne grupe politike qe te jeni prap ne pushtet .Por personaliteti njeriut duhet te jete i drejte gjithmone nuk eshte pushteti qe te ben njeri.Shembuj ka shume.
Sali Berisha I vuri nje njolle te madhe dhe kjo ishte merite e ps dhe Edit NJOLLE HAJDUT I VOTAVE
te Shqiptareve pavarsisht se cfare eshte tani dhe cfare ka qene dhe cpasuri ka vene.
Ilir Meta Njeriu ibllokut hajdut ,cfare dolloj vendime te marin gjyakat ai njollen mori
Lulzim Basha Hajdut i ruges se kombit
Ata te kene pushtet ,pasuri te tundshme te pa tundshme ,apo ofiqe te natyra te ndryshme,kte njolle se heqin dot dhe fjala hajdut per ne Shqiptaret dhe per cfare do lloj kombi eshte o fendimi me imadh
as Venecia tani ska ci ben ,as evropa dhe sidomos amerika .Atyre ju takojne te bejne dill me nje person
dhe Ata ngelen te befasuar dhe heshtin dhe nuk kane rene akoma me nje person te sakte te bejne dill.
Ti shkruajta keto dy gjera me fakte qe ti i di me mire se Une dhe personat e permendur ke ngrene e ke pire ,por dhe ke drejtuar si me krahun e djathte po ashtu dhe me temajte .Shqiperia do njerez po NJEREZ dhe Politikane te zote te jene te regullt te ndershem te paster ne mendime por mezemer dhe guxim .Per te tille kemi nevoje ne si KOMB.Se vjen dita si Trupi qe gjeneron dhe e lufton veta infeksionin dhe deri sa zhduket.Kjo vonon pak por do kohe.
Jam me shpresa se do te mbash kete drejti m qe i ke shprehur dhe ne shkrim.Me respekt Pellumbi.
BOTA DHE BERISHA KANE 2 VJET QE TE THONE SHKO NE KOMISIONIN E VENECJES POT TI NUK PRANON. TANI PRANO VENDIMIN E KOLEGJIT. TUNG!