Nese ndokush beson se zgjedhjet e 8 majit arriten standardet demokratike, per Dashamir Shehin ky pohim do te qe i gabuar. Madje, ai e ka gjetur fajtorin kryesor: Kodi Zgjedhor. Kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar nuk pajtohet me qendrimet se keto ishin zgjedhjet me te mira qe ka organizuar Shqiperia, perkundrazi 8 maji ishte nje hap prapa sepse u pa qarte manipulimi i votes, presioni ndaj votuesve dhe produkti fiktiv pa ide i fushatave zgjedhore te organizuara nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Ne kete interviste per Klan, Shehi thote se kur dikush pohon se kemi pasur zgjedhje te rregullta, te lira, e te ndershme, vecse ka thene tre fjale boshe njera pas tjetres. “Nese nuk ndryshon ky model sistemi, keta (PS dhe PD) do te vjedhin edhe votat e tyre per vite me radhe. Me kete lloj kallupi, cfaredolloj lekure qe te fusim nuk ka per te dale ndonjehere kepuce, por vecse nje opinge e shemtuar ballkanike”, argumenton ai.
– Tani qe mund te kemi nje panorame disi me te gjere te zgjedhjeve vendore te 8 majit, sipas jush a i permbushen ato standardet demokratike per te cilat flet kryeministri Berisha?
Keto zgjedhje jo vetem qe nuk i kane plotesuar standardet, por deformimi qe ka pasur ky Kod Zgjedhor ka rafinuar procesin e korruptimit te votes dhe mosperfaqesimit qytetar. Prandaj, edhe rezultatet sot duken paksa te cuditshme. Me kete Kod Zgjedhor, me kete regjim kushtetues qe ka Shqiperia, qe u hap rruge ketyre akrobacirave zgjedhore, qeveria s’ka per te bere asnjehere zgjedhje per standarde. Qeveria do te beje zgjedhje sa per sy e faqe, per veten e vet, per ate se kush do ta marre pushtetin dhe kush do ta negocioje dhe shkembeje ate; kjo do te jete e mjaftueshme edhe per te huajt.
E them me dhimbje se zgjedhjet e ketij viti jane shume here me te keqija se sa zgjedhjet e vitit 1991-’92. Fatkeqesisht ky proces manipulativ, jodemokratik, antikushtetues, eshte i mbeshtetur mbi nje marreveshje midis dy partive te medha. Kjo jep fasaden e zgjedhjeve konsensuale, te pranueshme nga te huajt, te nje ligji qe ka marre shumicen e votave ne Parlament, por qe ne fakt eshte ligji me i keq. Ai i ka mbyllur ne menyre perfundimtare te ardhmen e demokracise ne Shqiperi. Sa here te votohet me kete ligj, do te prodhohen vetem perbindesha politike.
– Pra, qenka e thjeshte: i gjithe faji eshte i Kodit Zgjedhor?
Kodi Zgjedhor eshte elementi teknik i gjithe kesaj. Eshte masha per te mberritur tek ky lloj thengjilli. Por, e gjithe klima politike, perqendrimi i pushtetit vetem mbi dy persona, sigurisht qe do ta prodhonte kete ligj. Kodi eshte guacka e esences se mungeses te demokracise. Nese kemi nje parti alternative si Levizja per Zhvillim Kombetar, e cila kerkon te hyje ne zgjedhje jashte cdo aleance; pra, s’bie ne kompromis per te ndare pushtetin me asnje pale, eshte fare e pamundur per te hyre ne gare sepse perpara teje jane vene njemije gardhe e pengesa te natyres administrative e burokratike. Dhe ne fund te procesit, ky ligj ben qe te hyje ne keshill bashkiak dikush qe ka marre 100 vota dhe te rrije jashte nje tjeter qe ka marre 200 vota. Ne qofte se kjo qenka demokracia dhe ky eshte sistemi demokratik, atehere me mire le t’i kthehemi kohes se vjeter se ishte me e kollajte dhe nuk e lodhnim popullin me keto gjera.
– Mendoni se ka pasur manipulime gjate procesit?
Ketu kemi komuna neper male qe kane 600-700 votues, ne fund na dalin se kane votuar 900 vete. Pra, procesi eshte krejt anormal. Nese hap buletinin zgjedhor shikon se ne qytete votojne 50 per qind e qytetareve, fshatrat afer qyteteve 60-70 per qind dhe ne komunat me te largeta votohet 100 per qind, sikur demokracia na qenka nje sistem malor qe iu ngjitka malit. Ne fakt, ky eshte nje sistem fare i thjeshte vjedhjeje. Ata njerez nuk jane fare atje, votohet me celular, midis dy-tre personave qe bejne nje marreveshje korruptive. Prandaj justifikohet edhe ky numer i madh votuesish dhe entuziazmi zgjedhor sot.
– A ze vend ne kete proces manipulimi pjesa e presionit te zgjedhesve, fushata zgjedhore e cunguar apo media e varur?
Njerezit jane bere me te zgjuar. Nuk duan te perplasen neper fushata zgjedhore me njeri-tjetrin. Partite kane me vete tifozet e tyre, imazhet e te cilave shpeshhere jane fiktive sa per televizion dhe nga kjo pikepamje, fushatat jane me te qeta. Por, kjo s’do te thote se jane me te ndershme. Perkundrazi! Tani shkohet shtepi me shtepi, u behet presion familjar, hiqen njerez nga puna, sistemohen neper lista; pra, presioni ndaj votuesit eshte shume here me i madh se sa ishte njezete vjet me pare. Kur vjen nje danez ketu dhe sheh kete pamje te jashtme mund te mendoje se ky qenka nje vend i mrekullueshem, qe voton normalisht si ne gjithe boten. Realiteti eshte krejt ndryshe. Prandaj, i gjithe ky tension qe mblidhet para zgjedhjeve shkarkohet ne diten e numerimit sepse edhe procesi manipulativ eshte shtyre brenda ketij procesi.
Pjesa tjeter e meparshme e procesit eshte e kontrollueshme: sistemi i marketingut politik, target grupet te cilave do t’u afrohen interesa dhe para, ato te cilat do tremben ose korruptohen; qe do te thote se fushata eshte e qete dhe e bukur, me flamuj dhe festive, dita e votimit eshte relativisht e qete, qytetaret shkojne te votojne te heshtur, pak te trembur, dhe pas ketij procesi hyn ne pune dora e ustallareve te vjeter: komisioneret, shefat e partise, telefonat celulare. Kjo eshte arsyeja pse ne deshtojme ne numerim. Por, realisht ne deshtojme qe tek Kodi Zgjedhor, tek atmosfera politike, tek shperndarja e mjeteve financiare dhe hapesira mediatike. Kur themi se kemi zgjedhje te rregullta, te lira, e te ndershme, ne vecse kemi thene tre fjale boshe njera pas tjetres.
– Cili ka qene rezultati i Levizjes per Zhvillim Kombetar ne keto zgjedhje dhe a jeni i kenaqur me te?
Ne ato 35 komuna qe kemi garuar ne, ku nuk jane me dy pale por tre, atehere sistemi shfaq dhembet, egersine dhe pafytyresine e vet. Dhe ne kete pike, te dyja palet, po me te njejten egersi, i turren kundershtarit te vetem qe kane ne gare. Ne keto zgjedhje LZHK-ja mori rezultatin e krenarise se nje force alternative, e cila pati kurajon te votohej ne 35 komuna. Sigurisht, nuk arritem nje rezultat pozitiv sepse fituam vetem dy komuna dhe jemi neper gjyqe per disa te tjera, te cilat behen ne menyre fare te parregullt, si force fare e pambrojtur qe jemi. Kjo na ka ndodhur edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Abuzimet mbi numrin e votave do te dilnin kollaj, mjafton qe te hapeshin me te njejtin pasion sic po hapen kutite e Tiranes per interesat e grupeve te medha, per te pare se rezultati yne eshte minimalisht dyfishi i atij te publikuar. Por, meqe u lodhem duke u ankuar per vjedhje votash pas kaq vitesh, gjykoj se nuk eshte kjo tema me e rendesishme. Ne qofte se nuk ndryshon ky model sistemi, keta do te vjedhin edhe votat e tyre per vite me radhe. Me kete lloj kallupi, cfaredolloj lekure qe te fusim nuk ka per te dale ndonjehere kepuce, por vecse nje opinge e shemtuar ballkanike.
– Duke u fokusuar ne rezultatin e Tiranes: Pse ky rezultat kaq i ngushte ne kryeqytet mes Rames dhe Bashes?
Ky rezultat vjen per shkak te nje vete-konsumi qe ka pasur Rama sepse kandidoi per mandatin e katert, dhe te nje perqendrimi maksimal qe ka pasur Partia Demokratike, bashke me strukturen e vet shteterore, per kryeqytetin. Mirepo, fatkeqesisht, ne vend qe te kishim nje fitimtar te qarte dhe te dukshem, mbi te cilin mund te benim interpretime politike, rezultati eshte barazim. Dhe me nje rezultat te tille ne Tirane interpretimi politik per pjeset e tjera te vendit mbetet i vaket dhe i cunguar. Meqe ky rezultat eshte barazim, teorikisht dhe praktikisht ne te gjitha llojet situatave (edhe ky eshte nje difekt i Kodit, i cili nese do parashikonte nje raund te dyte kjo ceshtje do te ishte teknikisht dhe politikisht e zgjidhshme), jo vetem qe s’ka nxjerre fitues, por ka prodhuar dy te humbur. Ky eshte trishtimi i politikes shqiptare! Pse them keshtu? Te gjithe shqiptaret dhe gjysma e nderkombetareve e kane kuptuar se e gjithe Shqiperia ka humbur ne kete proces sepse ketu ishin perqendruar syte e te gjitheve. Humbja eshte ne imazh publik, nderkombetar, ne kapacitetin e institucioneve tona per te zgjidhur ceshtjet, ne varesine qe kemi ne nga nderkombetaret.
– Meqe jemi tek nderkombetaret, si do ta vleresoni nderhyrjen e tyre per zgjidhjen e situates se shemtuar politike gjate numerimit te votave dhe me pas?
Ata moren pertej limiteve te tyre nje rol arbitri, te cilin me sa duket nuk jane ne gjendje ta cojne deri ne fund, qetesisht dhe qartesisht. Jam i sigurte se jane bere pishman per perfshirjen e tepruar qe paten gjate procesit zgjedhor. Sepse mund t’i kishin lene shqiptaret te kavardiseshin me vajin e tyre, si perhere, dhe vete do te ishin me te qete sot. Por, duke pasur deshiren dhe interesin te tregojne se jane ata garantuesit e nje procesi, qe e din fort mire se nuk eshte as i lire dhe as i ndershem, por qe e ka marre edhe bekimin e tyre kur eshte miratuar ky Kod, gjykoj se edhe ata vete deshtuan. Me e bukura e gjithe kesaj eshte se cmimin e paguajne vetem shqiptaret: U tejzgjat procesi i integrimit europian, u shtuan dyshimet mbi kapacitetet shtet-formuese qe kane popullsite shqiptare ne Ballkan, u ndezen komentet e kundershtareve tane tradicionale ne Ballkan dhe Europe. Une jam i sigurte: ketyre zgjedhjeve mund t’u vihet cdo lloj llaku diplomatik, por ato mbeten nje hap mbrapa.
– Cila do te ishte sipas jush, zgjidhja per te hedhur tutje nje here e mire krizat politike qe krijohen ne Shqiperi sa here ka zgjedhje, te cilat ne fund asnjehere nuk i plotesojne standardet demokratike?
Do te kisha dashur qe tema dominuese e zgjedhjeve te ishte riorganizimi i pushtetit vendor. Prej njezet vitesh vazhdojme ta copetojme Shqiperine ne komuna e bashki te vogla, ne prefektura qe s’kane ekzistuar asnjehere, dhe nje vend me tre milion banore ka 12 qarqe, 12 prefektura, 400 komuna e 68 bashki. E keqja e Shqiperise eshte nje kallup i keq. Ky kallup sot ka rene ne duart e Berishes dhe aleateve te tij. Ky kallup, po kaq i keq, mund te bjere neser ne duart e Rames dhe aleateve te tij. Do te jape te njejtin produkt negativ ne kurriz te ketij vendi te vogel.
Gjykoj se ka ardhur koha per politiken shqiptare dhe per ata qe mendojne se mund te ndertojme nje gjysme shteti, te bejme tre reforma te medha: reformen kushtetuese, qe i tregoi te gjitha difektet e veta; reformen zgjedhore, qe prodhoi efektet e veta negative, edhe ne zgjedhjet politike kur kemi dy vjet qe nuk qeverisemi dhe mbetem rruges ne proteste; dhe reformen administrative, per ta ribashkuar Shqiperine e copetuar per interesa te vogla krahinore. Nese behen keto reforma vendi mund te rimarre rrugen e nje shteti europian. Ndryshe, ne vjeshte do te rihyjme ne te njejtin diskutim politik qe po e vuajme prej dy vitesh. Nje pjese do te pretendoje sikur po qeveris, por nuk qeveris aspak, dhe nje pjese qe pretendon se po ben politike, por ne fakt vecse proteston.
– Ju jeni tiranas i vjeter dhe nisur nga fakti se ne kryeqytet keni kandiduar si per kryebashkiak ashtu edhe per deputet, shume tiranas pyesin pse kesaj here zgjodhet te qendronit jashte gares?
Nuk kandidova per faktin se nuk kisha asnje shprese per te fituar. Me gjithe respektin qe kam per qytetaret e Tiranes, realiteti eshte ky: Edhe ata, si pjesa tjeter e Shqiperise, ne vend qe te duan alternativen dhe ndryshimin real, shkojne pas interesave politike dhe ngjyrimeve partiake dhe nuk kane kurajen te bejne realisht ndryshime politike. Se dyti, makineria elektorale per Tiranen eshte e tille qe konsumon ide. Me sa e pate, ne keto zgjedhje s’kishte ide fare, por u konsumuan parate, te cilat une nuk i kam. Fatkeqesisht, sot ne Shqiperi nuk paguan njeri per ide, liri dhe ndershmeri. Se treti, nga zgjedhjet e fundit ne Tirane ku kandidova ne zonen nr.9, kuptova se po nuk pate perfaqesues qe te te mbrojne voten nuk ka asnje vlere te marresh pjese ne gare. Pra, mendova te terhiqesha ne menyre pragmatiste dhe t’i hapja rrugen nje gare, e cila realisht mund te ishte gara midis dy forcave politike. Do te isha shume i lumtur sikur qytetaret te me jepnin shansin ne zgjedhjet e tjera, pas dy vitesh.
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rene ditet e fundit pre e akuzave te forta te opozites per vendimmarrje te jashteligjshme, nderkohe te gjithe i kemi syte nga Kolegji Zgjedhor sa i takon zgjedhjeve ne Tirane. Cili eshte vleresimi juaj per keto dy institucione?
Qe te dyja jane struktura politike. KQZ-ja e ka te shkruar ne ligj se kater vota i ka mazhoranca, tre opozita. Keta njerez operojne brenda nje sistemi padrejtesie, te cilin e kane ligjeruar vete. Ata nuk jane per t’i sherbyer votes se lire, por pushtetit qe eshte sot dhe atij qe mund te vije neser. Po ta kisha ne dore, sipas atij ligji qe mendoj se duhet te ekzistoje ne vend, KQZ-ja s’duhet te ekzistonte fare. Vetem vendet e prapambetura ndertojne nje institucion per te ruajtur voten, qe do te thote se vota vidhet. Pra, KQZ-ja eshte tregues i dukshem i mungeses se lirise. Ndersa, Kolegji Zgjedhor eshte nje gjykate e cila mbart ne vetvete te gjithe negativitetin e sistemit korruptiv qe mbart sistemi gjyqesor ne Shqiperi.
Respekt per ju zoti Dashamir!
A shume i keni per qef genjeshtaret!!!
A do behet apo jo kryetar i komisionit te kontrollit ky katunari, sic ja premtoi Sala, apo ja futi shkelmin bytheve edhe ketij cakallit.
po ku e njef ti zana kaq shum kete dashin ,kot jam kurjoz
se per mua ky eshte pa taban fare cfar thot tani nuk thot pastaj,flet nehafa kot me nji fjal.
Ky qenka palaco, po para 10 ditesh na cau menderen per Lulin e saliun dhe thoshte ne cdo ekran qe ishin zgjedhjet me te mira model te 20 viteve. Keta jane monstra
geno mus prish gjakun (vella) Dashamiri nje gagac, piravec, katundar-Tirane, kush i jepe nje kocke me ate eshte…keta duane LITARE vella geno.
Ka qene esell ne kete interviste, nuk e ka marre porcionin ditor te rakise!
Kam kohe qe personalisht sa here qe flet ky njeri jam 100% dakort. Ka nje llogjike te qete dhe bindese. Kam jetuar shume vjet jashte dhe mendimi im per kete personazh eshte i pa influencuar nga komentet. Kam nje pyetje; pse shqiptareve u pelqen kaq shume Rama apo Berisha dhe kaq pak Shehi ?
Kam nje pyetje; pse shqiptareve u pelqen kaq shume Rama apo Berisha dhe kaq pak Shehi ?
arsen.
Sepse eshte shume babaxhan dhe nuk din te krijoi klane.
Tung.
Do t’a jape une pergjigjen.Le te fillojme me BARBARIN e Vucidolit,ndryshe berisha.
Kafsha ne fjale ka lozur me DINAKERI keto 20 vitet e fundit,karten e Veriut dhe per votuesit nga Kavaja e lart(shenim:nuk ka Shqiperi te mesme,nocion Historik qe lindi gjate krijimit te shtetit Shqiptar,kryesisht i materializuar me levizjen e Haxhi Qamilit+Esat PashToptanit),ka shume pak rendesi nese berisha eshte i ”Zgjuar” apo jo,nga momenti qe ky BARBAR mbron me fanatizem Injorancen,Padrejtesine,Tarafllekun,Kurverine(mentale) dhe ”Mbron” ne menyre ”HEROIKE” popullsit e ”Persekutuara” te veriut nga JUGORET, berisha do te jete gjithmone i ”Pelqyer”.
Dashamir Shehi,pervec retorikes dhe sjelljes se tije prej ”Babaxhani” ka treguar se di te beje aleanca me njerez te LIGJE dhe te heshte kur eshte nevoja.
EDI RAMA,erdhi ne pushtet me mbeshtetjen e Nanos.Nuk pranoj te behej pjese e ”Klanit Nano” megjithese une mendoj se nga ana MATERIALE,do te kishte pasur me shume perfitime.Si idealist,ishte i bindur se DO TE dhe DO TA ndryshonte Shqiperine.Filloj ”aventurat” e tij per ndryshim me Lyerjen e Ministrise se Kultures,pasi ishte shume shume e NDOTUR,filloj 1 lufte kunder aktoreve ”parazit” te cilet ushqeheshin me Leket e popullit pa vene ne skene as1 shfaqje,+ disa gjera te vogla ne pamje te pare,por shume domethenese ne Parim.Pra e dinte cfar donte dhe cfare beri.
Diku nga vitet 98-99 ne Tirane qarkullonte 1 legjend urbane,se,i pari qe do ”Kapte me Dore” lokalet tek Parku Rinia,i kishte ditet te numeruara.EDI i shkateroj komplete dhe askush nuk e preku me dore.Shkaterimi i ketyre lokaleve kishte 1 ”jehone” ne mendjet e fjetura dhe te friksuara te Tiransve dhe Shqiptarve:Pra,Ligji mund te funksionoj mbi Kusaret,Kriminelet,Hajdutet,Mashtruesit……….e shume forma te liga te Shqiptarizmit.Ajo qe pasoj me vone ishte pastrimi i rrugeve nga plehrat,shtrimi i disa rrugeve,lyerja e fasadave(personalisht jam kundra,pasi 1 objekt te keqndertuar sido qe t’a lyesh,prape do duket keq),percaktimi i 1 vizioni te qarte per Tiranen….+ shume praktika te vogla ne pamje te pare,por shume domethenese ne jeten dhe funksionimin e 1 Shteti te ndertuar mbi LIGJE. Une mund te rri gjithe diten e te flase per te tre ATA,por nuk mund t’a sqaroje dot nga kompjuteri,as Balle per Balle,se cfare shije ka SHEGA,po qe se Ti vete nuk e ke provuar as1 here.D.Shehi eshte dora e vjeter,pavarsisht retorikes se tij te kendshme.
Gjithe te mirat.
Per moderatorin dhe per “arsen”
Nuk e kam per fyerje, por arsen kam emrin.
Nese dikush komenton me emrin tim me duket se “ngaterron” person.
Mund te vere nje arsen 1, apo nick tjeter.
Pyetjes tende po i pergjigjem.
Shehi me pelqen shume, por eshte ne minorance.
Shehi eshte nje nder te paret politikane qe iku dhe nuk u kthye me tek Saliu.
Ceshtja eshte se Shehu, Meksi, Arbnori etj, nuk ua mbajti te HAPNIN DOSJET dhe te shporrnin komunistet nga pushteti. Ja lane melcite ne qafew ujkut Sali
Po deshe nderoje “emrin:
Tung
BRAVO DASHO.
AHA DASH DELJE APO…
Na jep mendje ky ndyresira, qe hiqej si demokrat i flakte, dhe armik i betuar kunder Berishes, i dha ca leke Saliu e beri deputete dhe zoteria u be njesh me pushtetin, dhe u tha zgjedhesve te tij te votonin per Lulen e Saliut, kete majmun e kam pare vete me syte e mij te zbres nga makina e Gazetes Famekeqe Koha Jone te Kriminelit Aleksander Frangaj, Pra cfare mund te thuash per njerez te tille, ky do ti futesh nje te peshtyre surratit.
Dashamir Shehi eshte karte e provuar dhe per me teper si provuar qe eshte me pushtetin(qeverine) eshte nje karte e djegur sepse keta lloj tipash po su dhe me pak pushtet (post) dihet per te vjedhur, ata s’duan me as njerezit e shtepise se tyre, nga keta tipa eshte ky lloj specie.
Engjell Shehu
FLET SAKTE POR MERR POZAT SIKUR NUK JETON NE SHQIPERI
DHE KA ATRIBUTET E JASHTOKSORVE PER TE DHENE MENDIM.
PRA NE 8 MAJ KISHTE PERFAQSUES NGA BE,SHBA DHE KY NGA KOZMOSI
ka harruar nje gje te vogel;ne shqiperi nuk ka shtet.KA VETEM BATAKCINJ
DHE FRIKACAKE KAQ. thanks !
Dasho,je xhakete e kthyer mbrapsh,si duket s’te dha ndonje kocke me lepi Sala dhe po flet kundra sistemit zgjedhor(qe ne fakt ke te drejte per kete pike),por para zgjeddjeve na cave by…n per Lulzimen.
kunder opozites pervec koalicionit te berishes,ishte dhe milloshi qe mer nja 1000 e ca vota dhe shehi qe votat qe do te merte ja la berishes
komanti i Dash shehut me i i kompketuari i ka vene piken te gjitha problemeve z SHehi njihet si politikan i djathte asnjehere nuk e ka mburur qeverine e sales dhe ate personalisht por ai mbetet nje besnik i alternatives se djathe e karakterizon qetesia dhe eshte shume i kuptueshem ne arsyetimet e tij nuk ka bere loje te dyfishte si NANO APO META jane te majte dhe qeverisin djathtas urime per shkrimin dhe tju shikojme me shpesh ne emisionet tel, ju shkruaj nga emigracioni.
Dashi,cfare thote tani nuk thote neser ehte thjesht nje pianec qe nuk meriton ti kushtosh vemendje.
komenti i Dash shehut me i i kompletuari i ka vene piken te gjitha problemeve z SHehi njihet si politikan i djathte asnjehere nuk e ka mburur qeverine e sales dhe ate personalisht por ai mbetet nje besnik i alternatives se djathe e karakterizon qetesia dhe eshte shume i kuptueshem ne arsyetimet e tij nuk ka bere loje te dyfishte si NANO APO META jane te majte dhe qeverisin djathtas urime per shkrimin dhe tju shikojme me shpesh ne emisionet tel, ju shkruaj nga emigracioni.
ne vend qe te kishim nje fitimtar te qarte dhe te dukshem, mbi te cilin mund te benim interpretime politike, rezultati eshte barazim.
Rezultati nuk eshte barazim.Rama fitoi live ne TV me 10 vota.Por edhe sikur te kishte fituar me 1 vote perseri rezultati nuk eshte barazim.
eh mer dash, fytyra e fisme nuk fitoi dot….shqiptaret nuk e pelqyen fytyren qe pelqeve ti. sado mundohesh ti drejtosh buzet, njera te rri shtremt dasho
LKZH e tij sikur ishte ne koalicion me PD e Lulit? Apo e paska harruar?
Si duket karaduzi paska te drejte.
o dasho pse i dhe berishes 6 mije vota ne tirane,a na e thua dot arsyen ?
3700 vota sikur kishte Dashi, po nuk e kane votuar te gjithe Lulin jo; Nje pjese e madhe e kane bere voten te pavlefshme.
90% per lulin shkuan
Gjithmone me kane pelqyer komentet e Z.Shehi gjer ne prag te fushates se zgjedhjeve te 8 majit dhe nuk e kuptoj pse u pozicionua ne favor te Berishes duke dale kunder vetvetes.Si rrjedhoje intervista e sotme nuk ka asnje vlere.Persa zgjedhjeve vlen te behet krahasimi me thenien e Linekerit :fubolli eshte nje loje me 22 veta ku fiton gjithmone Gjermania.Ndersa zgjedhjet ne Shqiperi jane nje gare elektorale ku fiton gjithmone PD-ja.
Intervista nuk ka vlere per ty por ka per Dashin sese, kur ai ishte tape, i kane premtuar postin e Prefektit te Tiranes.
Po ik or legen. 1 muaj perpara thoje se Basha eshte e ardhmja e PD, kur ka vrare 4 njerez me 21 janar. Te kishin genjyer se gjoja do te jepnin ndonje post ne qeverine re Berisha, por me sa duket te kane genjyer prape. Kur do te qeron keta tipa matarpazesh politike mor aman…
Tamam, dakord me ty. Tip hipokriti na doli edhe ky, ndonese kam patur simpati deri kur na doli e perkrahu Lulin. Epo i kane hedhur nje kocke edhe ketij dereziut, sic bene me Hysni Milloshin. Mos harroni, tere ato vite pa pushtet, ngelet barku thate…
Bravo DASHI.
Je spektakel fare.Burre pa koqe je,tìi ka shtrydhur Sala.
Nuk ka tiranas pa mend. Dashamiri ka dhene intervisten me te sakte, ne menyre te vecante parashikimi i tre reformave. Tiranasit i dhane Shqiperise Tiranen, e shqiptaret duhet ti japin Shqiperise nje kryeminister tiranas. Ata jane fort te zgjuar dhe i dine hallet e bujqesise, fshatit dhe te popullit mbare. Ku u katandisem keshtu duke degjuar vetem dy tre persona tash 20 vjet. Shume mire do ta bente detyren e kryeministrit dhe te presidentit, keshillat e tij jane shume te cmueshme. Mesova shume, faleminderit!
Mendoj se ka shume pak Tirans me mend.
Presidenti eshte Tirans,por eshte edhe lepur.Pershendetje Tiransve,por Tiransit si ke per asgje.
Bamir Topi eshte Dibran jo Tirans
Por e mban veten per Tirons, esnaf bile
O bobo edhe ky malok doli ,prandaj e ka marre muti kete vend ,3 figurat kryesore te shtetit nga veriu,bravo ju qofte kur gjejne kete popull legen qe i voton edhe kur i vrasin ,permbytin dhe kur krihen kur Shqiperia digjet. Me duket se Sala i tha Bamirit lavire bulevardi po e e kemi keqkuptuar per Inen .
Do te ishte me mire,,,, te kishte qene nga Skrapari….???!!!!!!….hahahaa…sa kot …..eshte Tirons …edhe nuk e luan …TOPI……!!!
E ke gabim..moore cun …se nuk kane kohe te vrIten me hushta Tironsit … se ia kushtojne kohen …qejfit dhe dashnise…..thuj JO.. po deshe..eh…do tru ..edhe ai ..muhabet…keshtu ..qe ….zhytet ne fund te lumit..ideja jote ..per fat te keq…??? ..!!!!
“Perqendrimi i pushtetit mbi dy persona” kete duhet ta kishit thene para zgjedhjeve do te kishte vertet vlere tani duket me teper si reagim personal.
Per te kuptuar se cfare solli ne jeten politike te shqiptareve Kodi i sotem Zgjedhor, i miratuar me kompromisin Berisha-Rama te 21 prillit 2008 shiko ne YouTube, skecin e “Portokalli”-se “Sali Berisha Mbret” (qershor 2008). Pasi ta shikoni skecin, do te ndjeni se Karta e Djegur (Dash Shehi) flet “si kofini pas te vjeli”, sic thote populli.
Kur Dashi ishte tape, i kane premtuar ta bejne Prefekt te Tiranes.
Po tani, pasi ja moren votat, i futen shqelmin.
E Dashi si zakonisht po leh. Ku i dihet : mund te kete rivotim ne Tirane.
E atehere dashi pi del te keqes para.
Nuk ja vlen te komentoni per kete pijanec bythlepires.
VERIDIKTI MODEL I SOVRANIT DHE NUMERIMI ALA MUGABE
I SALI RISTANIT
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire.
Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
Sukses demokratik! Leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar tashme eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.
Aspirata e demosit shqiptar ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj. Populli, demosi e dha provimin e votes me sukses te plote. Nje dhjete e merituar me yll bile!
Sot behen dy jave nga akti madhor e provimi histotrik i sovranit.
Cili eshte rezultati per kryeqytetin e Tiranes. Rezultati real, vota reale e pa hile e popullit e ka nxjerre fitues te qarte e te paster te Tiranes liderin e opozites se bashkuar Edi Rama. Tamam kur pritej qe humbesi i madh Sali Berisha dhe humbesi i vogel Lulezim Basha te uronin fituesin, ne skenen politike te Tiranes u shfaq portreti i despotit Robert Mugabe ne vend te figures se liderit te Evropes se Bashkuar Zotit Barroso, perballe grusht shtetit elektoral te Sali Berishes.
Ustallaret e falsifikimit te votave fabrikojne vota te pavlefshme kur ato ishin per Edi Ramen kur ato jane krejt te vlefshme…. Syrit te medias , vezhguesve vendas e nderkombetar te OSBE- ODHIR-it i shtohen dhe dhjete ambasadoret e Amerikes dhe Evropes demokratike. Skemat klasike te manipulimit te regjizorit Berisha deshtojne edhe me me turp se Vaterloja e tij totale elektorale.
Fitorja e Edi Rames dhe opozites ne Tirane eshte e plote dhe merr noten 10. 10 vota me shume se Lulezim Basha. Vete KQZ e Ristanit njofton zyrtarisht OSBE/ ODHIR per kete fitore te liderit te opozites.
Ne skene futet Plani B i manipulimit te votave. Falangat politike dhe skuadronet 15 vjecare te vjedhjes e manipulimit te votave te Berishes jane ne panik. Urdheri i Mugabes shqiptar Sali Berisha eshte i prere: vertetoni me hir o me pahir “te dhenat e mia se fitues per Tiranes eshte vetem Lulezim Basha” e askush tjeter!
Banda e kusareve te votave dhe hajnave te Shqiperise me Genc Rulin, Arben Imamin, Ilir Meten, Fatmir Mediun, Majlinda Bregun, Albana Vokshin, Arben Ristanin… te perforcuar edhe nga Klani e ABC-ja dhe telallet e Berishes i vene zjarrin dhe minat e manipulimit te votave ketij procesi qe ne vend te na afronte nje hap te madh perpara drejt Evropes na coi tre hapa gjigand drejt Mugabes, Chavezit dhe pse jo edhe Kim Jong Ilit.
Falsifikohen , prodhohen e futen ne kuti vota te fabrikuara ne undergroundin e zi te vjedhjes se votave te Sali Berishes. Skuadronet speciale fusin ne qindra kuti nje vote per Ramen e tri per Bashen, nje nga dhia e tri nga via.
Kamikazi i Berishes ne krye te KQZ se Berishes Arben Ristani fillon te rinumerojne, te rivleresoje, dhe ritabuloje votat e falsifikuara keq e trashe. Krimi dhe masakra e votave te numeruara jo nje por disa here , jo nga nje por nga te pakten kater numerues, e rinumeruara nga kater komisionere zonale te te dy paleve rinumerohen e rivleresohen gjithnje ne raportin tre me nje per Sali Bashen, nga Sali Ristani.
Shkelje flagrante dhe arrogante e cdo kodi elektoral, penal dhe vete Kushtetutes se Shqiperise pa ia bere syri tert as para kamerave e duke iu referuar si gjithnje transparences e “sistemit me te sigurte te votimit” dhe “kutive me te sigurta te votimit” ne mbare Boten. Keshtu thote Luigji i 14-te, Sali Berisha. Deri para dy vjetesh e quanim Ligji i Maliqit.
Qysh nga 28 qershor 2009 quhet Ligji i Saliqit! Dikush shkruan ne fleten e votimit zanatin e sprovuar te Lulezim Bashes – Vrases…. Vota shpallet e vlefshme.
Nje flete votimi e nje qendre krejt tjeter votimi gjendet ne nje kuti te nje qendre tjeter dhe Ristani e shpall te vlefshme. Nuk ishte si te ishte e pavlefshme: ishte per Lulezim Bashen! Ishte e dhena e Sali Berishes,
Nje kuti tjeter eshte pa kode sigurie…. Te gjitha votat brenda saj ishin te vlefshme dhe tabulohen nga Sali Ristani . Si mund te ndodhe ndryshe te gjitha ishin per Lulezim Bashen.
E ne fund te fundit cfare faji kishte Arben Ristani dhe tre musketieret e tij ne KQZ qe fabrikuesit e saj kishin harruar te vendosnin kodet e sigurise!? Fajin e kishin ustallaret e vjedhjes dhe manipulimit qe kishin harruar te fshihnin gjurmet e krimit !
Te gjitha kutite e votave te rinumeruara e rivleresuara nga Sali Ristani dhe tre kamikazet e Berishes ne KQV kishin brenda po aq vota sa c’ishte numri i zgjedhesve. Te gjtiha ato ishin miratuar pa asnje kundershtim ose kontesim nga numeruesit e komisioneret e te dy kraheve ne kohen reale…
Ne te gjitha pothuajse ishin futur mesatarisht tri vota teper per Lulezim Bashen dhe nje ose asnje per Edi Ramen pasi nje numerues ose nje komisioner gjithnje i pales se Sales ishte kujtuar pas tre deri pese ditesh pas mbylljes se kutive se ishin gjetur vota te fabrikuara nga ustallaret e Sales.
E cfare faji kishte Sali Ristani se ne keto kuti ku numri votave dhe numeri i zgjedhesve eshte fiks fare shtohen edhe tri deri ne 9 vota per fituesin e te dhenave te Sales!?
Valle a nuk kishin faj fare hajdutet dhe kusaret e Sales qe i kishin dhunuar kutite ne “emer te vulnetit te lire e te shprehur qarte” nga Sali Berisha dora vete.
E me ate nuk behet shaka. A e pate si ishte cakardisur fare kur doli se kishte fituar Edi Rama e ne cdo dalje publike nbrapa saj!!! A mund te behet shaka me nje te cakardisur!? ” C’thote Salia ben Ristani … C’don Berisha ben Arbeni ”
Pastaj cfare mekati po ben Ristani!? Ai vetem po legalizon “votat e panumeruara” ne kutite e votimit. Ka plotesisht te drejte: si mund te mos numeroheshin vota qe nuk kishin ekzistuar kurre ne kuti kur u krye numerimi i tyre real e pa hile. Ato u futen ne kuti pasi u pergatiten nga ustallaret e vjedhjes se votave te Sales.
Ka edhe nje rregull, nje nen te Kodit Penal, sipas te cilit vendimet e KQZ-se me rendesi per procesin e zgjedhjeve duhet te votohet me te pakten 5 vota pro te anetareve te tij. Pse ore cfare faji u ka Arben Ristani pse ju jeni miope. A keni sy ne balle apo jo ore dritshkurter. A nuk i shihni kater anetare te KQV-se qe votojne cdo rinumerim, rivleresim dhe legalizim te votave ilegale dhe te kunderligjshme te falangisteve te Berishes!?
Cfare faji u ka Ristani pse nuk shihni dhe pse nuk numeroni edhe supervoten e Sali Berishes, qe ne fakt eshte krye- kryetari jo vetem i KQZ-se por edhe i Ristanit !?
Cfare faji ka Arben Ristani se Sali Berisha dhe ceta e tij e kusareve edhe perballe disfates se mirefillte e krejt te qarte si kristali, perpiqen ta paraqesin ate ate si fitore, sipas stilit te miqve te tyre serbe dhe “Festes se Vidovdanit” e vetmja ne Bote qe feston nje disfate totale. A nuk e ka thene edhe kryetari i madh Mao se disfata behet fitore dhe burri behet grua!
Cfare faji ka Arben Ristani qe flet si Berisha, ofendon si Berisha, kercenon si Berisha, sillet si Berisha komisioneret e perfaqesuesit ligjor te opozites ne KQZ dhe rinumeron, rivlereson, legalizon vota sic do e sic urdheron Berisha! E jo legalizim dosido por zero nga dhia e tri nga via. A nuk vepron pike per pike njesoj edhe Robert Mugabe ne Zimbabve!?
Si mund te mos rinumeroje, rivleresoje dhe legalizoje Arben Ristani cdo vote qe shpreh qarte vullnetin e Sales.
Si mund te vleresohet ndryshe veridikti model i sovranit prej cetes kusare te Sali Ristanit!? Po te keni medyshje shkoni pyesni Robert Mugaben ne Zimbabve, Hugo Chavez ne Karakas apo Kim Jong Il ne Kore ! E nese doni te kurseni kohen atehere besoni fjaleve te Sali Berishes: ne kemi sistemin e votimit me te avancuar e me te sakte ne Bote! Garancia eshte e plote: Sali Berisha nuk nxjerr nga goja pa genjyer!
Jo vetem nuk po lene pa numeruar asnje vote qe shpreh vullnetin e lire te votuesit te lire, por bene edhe nje mrekulli te papare vecse ne Zimbabve: rrasen ne kuti edhe nja 200- 300 vota te fabrikuara nga ustallaret e kusarise se votave, packa se ato mbanin 100 per qind te votave nga 100 per qind e votuesve qe i hodhen ato realisht ne kuti. Kaq nuk mjafton!
A nuk ka thene lideri i madh i partise se pare te Berishes se : realizimi eshte detyre, tejkalimi eshte nder! Ashtu de! Kete po ben edhe Sali Ristani!
Ky njeri me pelqen ne gjykim pasi tregon se kush eshte fatkeqesia jone, por ne fund bashkohet dhe i sherben se keqes. Ky e shan barbarin por ne momentet decizive i jep votat. Kjo eshte hipokrizi politike jo fort e papeshtire.
Por nuk ebete asnjehere qe te flisni me pak kulture, por vetem te shani dini disa nga ju?
Por behuni pak me te hapur dhe flisni ate qe ju takon ,se po te ishit ju ne kto poste do te ishet me te keqinjt e botes.
Labi
Z.Shehi godet ne pikat e duhura ku duhet bere ndryshime per te shpetuar nga e keqja qe kemi brenda nesh,por gabon kur mendon se ai mund te jete ideatori i ketyre ndryshimeve sepse eshte provuar.
Kam patur respekt per Shehin deri para ketyre zgjedhjeve kur vendosi te qendronte jashte dhe ne nje fare mase perkrahu Lul Bashen. Tani na del e na flet per standarde, perse nuk luftove zotrote kunder kesaj klike mafioze e te perkrahje Edi Ramen? Edhe ky Shehi nje palo langaraq sahalepires po me duket tani….
Po ste doli gje kete radhe o plere-duhet te formosh partine e pijaneceve shqipetare, si dihet mund te kesh sukses se te pakten pijanecet thone ate qe ndjene dhe mund ti quash perfaqesues te se vertetes.
Ti dash me “d” te vogel ke ndryshuar drejtim nga vjen era e rakise- dhe je i pabesueshem nga te gjitha anet.
Nje gje eshte e qarte, qe kete radhe u bere ortak me pacavuren komuniste, kryehajdutin e skrapallinjeve te inatosur, me vrasesin LB, dhe mbi te gjithe me ate qe ta ka fute ne shume raste e vite te tera qe kam veshtire ta permend emrin. Kur Shipetaret protestojne kunder dikatures se tij ti bashkohesh me te, qe do te thote te pelqen ta kesh brenda. Keshilla e fundit per ty eshte te bashkohesh me partine e pederasteve se te pershtatet. Veshtire se te pranojne se me statut nuk anatarsohen PIJANECET.