Shqipëria i kthen Rusisë borxhin e viteve ’60, me kusht që të përfitojë ndonjë makineri

10 Qershor 2011, 10:07Politika TEMA

Voice of Russia

Parlamenti shqiptar miratoi javën e shkuar një marrëveshje për kthimin e një pjese të borxhit, që vendi i detyrohet Rusisë.

Shqipëria do të duhet të paguajë një këst prej rreth 1 milion dollarë si pjesë të një borxhi të vjetër që daton në mesin e viteve ’60 dhe është trashëguar nga periudha sovjetike.

Në rast të mospagimit të shumës deri më 1 korrik, normat e interesit të borxhit do të jenë katër përqind. Heqja e këtij borxhi është një parakusht për një marrëveshje të mundshme për furnizimin e Shqipërisë me makineri e produkte teknike nga Kina.

9 komente në “Shqipëria i kthen Rusisë borxhin e viteve ’60, me kusht që të përfitojë ndonjë makineri”

  1. bob says:

    Çlidhje ka Kina me borxhin e Shqiperise ndaj Rusise?Apo marreveshje te ‘fortesh’ apo ish-vellezerish, pjese e nje ish-kampi?rrofte kampi socialist!

  2. Marin says:

    Eshte shume e drejte. Borxhi eshte borxh; gjak pa lare e borxh pa marre nuk mbetet, thote populli. Enver Hoxha kishte nje huq te keq: nuk i kthente borxhet; per kete arsye Republika e Shqiperise ka mbetur ne armiqesi me Rusine dhe Kinen.

    1. vinny says:

      Marin, Enver Hoxha perkundrazi se la Shqiperine me borxhe, perveç Kines qe se di shifren reale, Rusise i la nje borxh teper te vogel.
      Shqiperia ka qen nga vendet me kredibel per pagesat perpara viteve 90, e kjo pasi shteti shqiptar ka paguar gjithmone borxhet.

    2. Turi says:

      E para pune shqiptaret nuk kane pune me borxhet

    3. Turi says:

      Shqiptaret nuk kane detyrim te lajne borxhet qe diktatura komunisto-enveriste i mori Bashkimitsovjetik,packa se berisha ishte pjese e kesaj diktature.Rusia nuk eshte padrone e Bashkimit Sovjetik,ajo kurrsesi nuk ka moral dhe ligj te njehet si trashegimtare e saj.Mjaf me me pazare kusaresh qe bien era korrupsion e krim brenda se njejes moster xhaketave te kthyera te diktatures e pjellave e mostrave te saj per te ndare paret e krim-korrupsionit sa jane ne pushtet.Taksapaguesit shqiptar nuk i kane borxhe askujt,kush kerkon ti njohe borxhet e diktatures eshte nje djall dhe duhet ndeshkuar nga te gjithe.Te protestojme vellezer e motra e mos ta leme Shqiperine ne dore te bandave kriminale blu-roze qe per dite grabisin e vrasin shqiptaret.Vetem protestat paqesore pastrojne pjellat e diktatures komuniste e xhaketat e kthyera te saj qe per dite po i marrin frymen e po e percmojne shqiptare.Te protestojme pa u ndalur deri ne largimin perfundimtare te djajve me fytyra njerezore qe diligjojne ne te kater pushtetet duke ricikluar ne vite vetem boten e krimim-korrupsionit.Beso,bindu e protesto.

    4. kastriot says:

      Ruset u terhoqen vete ashtu dhe kinezet dhe kur terhiqesh nuk ke cfar kerkon Mareveshjet kane qene te firmosura dhe te detyrueshme nga te dy paletPastaj a na ndihmuan ruset dhe kinezet eshte tjeter problem Ketu behet fjale per borxhin e shkembimeve tregtare

      1. kastriot says:

        pastaj behet fjale per borxhin e fund viteve 80 qe shqiperia e ramiz Alise mori mall dhe nuk shkembeu kleringun mos i ngatero gj
        erat

  3. fkpartizoni says:

    borxhi nuk daton nga mesi i viteve ’60…

  4. GJYKATESI says:

    Shteti Shqiptar duhet te kete dokumente origjinale te ketyre borxheve, tja tregoje popullit ,ta binde kete shejtan popull,qe ne emer te ketij populli po pasurohen dhe po trashin qafat, pastaj kane gjalle Ramiz Aline ,TI bejne interviste,dhe ai te shpjegoje si qendron ky ptoblem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje