SKANDALI/ Qeveria “blen” relatoren e Kolegjit me një licencë noteri për të shoqin

9 Qershor 2011, 19:17Politika TEMA

Ama News

Të gjithë i bëjnë pyetjen vetes, përse këta gjyqtarë të nderuar, me mbi 20 vite karrierë në sistemin e drejtësisë dhe që kanë fatin e vendit tonë në dorë siç thotë dhe lideri i opozitës Edi Rama, sillen kundër rrymës. Përgjigja çdo ditë dhe më shumë bëhet e thjeshtë. Sepse kanë konflikte interesi dhe sigurojnë benefite nga qeveria.

Ndërsa Tom Ndreca e dha vendimin më 3 qershor sepse kishte punësuar të birin në Ministrinë e Drejtësisë dy vjet më parë para se të bëhej anëtar i Kolegjit apo pas, kjo pak rëndësi ka, një tjetër anëtare ka një tjetër interes. Është pikërisht Dhurata Haveri, gjyqtarja nga Shkodra.

Së fundmi mësohet se relatorja e çështjes së 13 qershorit, e sponsorizuar nga mazhoranca në krye të KLD-së më 2007, ka një interes familjar në këtë mes. Bashkëshorti i saj Arben Haveri ka konkurruar për një licencë noteri pak para zgjedhjeve më 8 maj. Konkursi u bë nga ish-ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, njeriu që shkriu nga puna të gjithë stafin e Zyrës së Dëmshpërblimeve të të Përndjekurve, por mbajti vetëm djalin e Tom Ndrecës. Sipas zërave që qarkulluan u tha se licencat u blenë te Nishani nga 30 mijë euro dhe sipër.

Por duket se tek Arben Haveri interesi ka qenë tjetër, që bashkëshortja e tij të bëhej palë për ankimimet në Kolegj nëse i binte shorti si relatore. Ndryshe nuk shpjegohet fakti se në 3 çështje të rëndësishme, ankimime të PS-së janë rrëzuar nga gjyqtarë që kanë pasur konflikt interesi në këtë situatë.

Në listën e noterëve gjen emra drejtuesish apo zyrtarësh të hipotekave në qytete të ndryshme apo komuna në vend. Gjithashtu, për licencën e noterit ka kandiduar edhe vëllai i një ministri të kabinetit, bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë Leonard Solis, që në kohën e drejtimit të Gjykatës së Lartë nga gjyqtari Thimio Kondi kryente detyrën e kancelares, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Helga Vukaj, ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës, Ismet Mavriqi, i cili nuk u rikandidua nga Partia Demokratike për një mandat të tretë. Në mesin e konkurrentëve është edhe bashkëshorti i anëtares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Dhurata Haverit, anëtare e Kolegjit, Arben Haveri apo edhe kancelaria e Gjykatës së Fierit apo edhe drejtoresha juridike pranë Agjencisë Nacionale e Trafikut Ajror.

Në mesin e atyre që tashmë janë emëruar si noter është edhe vetë bashkëshorti i kryeparlamentares Jozefina Topalli apo bashkëshortë të deputetëve, gjyqtarëve apo zyrtarëve të lartë të shtetit. Më poshtë lista e plotë:

 

LISTA E KANDIDATËVE

 

1. Rozeta Kuka

2. Mimi Zyla

3. Alketa Elezi

4. Ermal Hamzaj

5. Gentjana Nino

6. Brunilda Troshani

7. Nada Alibali (Jana)

8. Odeta Lishi

9. Rovena Jakova

10. Almira Zoto

11. Luela Germenji

12. Shaban Gjoka

13. Vilma Muja

14. Edlira Telharaj

15. Arben Xhaferaj

16. Ilia Jolldashi

17. Edlira Metuku

18. Arben Haveri

19. Kozeta Myftari (Limja)

20. Ilir Sharka

21. Bardhok Vukaj

22. Vjollca Vata,

23. Vangjeli Marko

24. Edlira Nishani

25. Almira Fshati

26. Suela Çollaku

27. Rudina Hoxhaj

28. Elona Saliaj

29. Agron Bashaj

30. Artur Hysenaj

31. Arta Pjetërnikaj

32. Lorenc Daka

33. Alma Osmanaj

34. Alketa Hysaj

35. Vasilika Hysi

36. Teuta Hoxha

37. Tomorr Allkushi

38. Helga Vukaj

39. Kodjana Hoxhaj

40. Rovena Beqiraj

41. Helian Zenelaj

42. Flora Zoto

43. Joana Kushe

44. Elvis Koburja

45. Elsa Ferizaj

46. Donika Gjini

47. Elta Bora

48. Gentjan Mico

49. Arta Sino

50. Majlinda Dibra

51. Xhoana Omari

52. Adriana Solis

53. Hysni Ahmetaj

54. Durim Shehu

55. Bardhe Brushtulli

56. Terenc Kurti

57. Pjorentina Kuçi

58. Sokol Malaj

59. Evis Dusha

60. Eris Loli

61. Ardita Boriçi

62. Krenar Troci

63. Sonila Bejtja

64. Anila Haxhiu

65. Vladimir Hodaj

66. Brikena Kote

67. Rita Hasa

68. Anila Kaçupi

69. Altin H.

70. Votjona Mile

71. Ismet Mavriqi

 

 

Dhurata Haveri rrëzoi kërkesën e PS për Beratin më 2009, që solli krizë politike

 

Relatorja e çështjes së 13 qershorit për animimin e Partisë Socialiste për votat e gabuara dhe votat që dalin më shumë se votues, Dhurata Haveri, pritet të marrë një vendim të njëjtë me atë të vitit 2009 për Beratin. Precedenti është i freskët, pasi edhe dy vjet më parë Haveri ishte relatore për kërkesën e PS-së dhe G99 për votat e pavlefshme apo të kontestuara të Beratit, që kërkonin rinumërim.

Haveri e rrëzoi këtë kërkesë të opozitës të pabazuar në ligj, duke shkaktuar një kaos politik dhe krizë institucionale që vazhdon sot e kësaj dite. Përafërsisht kërkesa e radhës në Kolegj është e njëjtë e bërë nga PS-ja për Tiranën këtë herë dhe pritet që vendimi të jetë po rrëzimi i kërkesave të opozitës për çështjen e rinumërimit. Por në fakt nëse Haveri më 2009 vendosi të mos rinumëroheshin fletët, këtë herë objekti është e kundërta pasi KQZ i numëroi dhe tashmë ajo duhet të thotë të njëjtën gjë, pra që nuk duheshin rinumëruar.

Por mbështetur në linjën e gjykimit dhe të objektit, Haveri ka mbajtur krahun e KQZ-së dhe PD-së, ndaj dhe vendimi nuk do të jetë shumë surprizë. Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë ka rrëzuar dy vjet më parë kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërim të votave në KZAZ-në nr. 1 dhe rivlerësim të votave në KZAZ-në nr. 2 dhe 3 në qarkun e Beratit. Kolegji Zgjedhor e cilësoi të pabazuar në ligj kërkesën e PS-së. Për të njëjtën arsye ky Kolegj hodhi poshtë dhe kërkesën e G99 për rezultatet zgjedhore në qarkun e Beratit.

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë shqyrtoi për 3 orë ankimimin e Partisë Socialiste dhe të G 99 për rezultatet zgjedhore në Qarkun e Beratit. Objekt i dy ankesave është kontestimi i vendimit të KQZ-së të datës 13 korrik 2009, lidhur me tabelën përmbledhëse të rezultateve të këtij qarku, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave të pavlefshme. Relatore e çështjes ishte gjyqtarja Dhurata Haveri.

Enkelejd Alibeaj “sponsorizoi” Dhurata Haverin në KLD më 2007

 

Dhurata Haveri, Relatorja e çështjes së hedhur në short pak ditë më parë për animimet e Partisë Socialiste që do mbahet më 13 qershor, dita e hënë, është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me ndihmën e ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Por çuditërisht Haveri dy vjet më pas la postin më të rëndësishëm të një juristi në karrierë, për të zgjedhur atë të Kolegjit Zgjedhor. Më 8 dhjetor 2007 Konferenca e Gjyqtarëve kaloi në tensione të mëdha, aq sa zhgënjeu dhe drejtuesit e shtetit. Vetë presidenti Bamir Topi do të shprehej se “gjyqtarët janë të varur nga politika”. Kurse pas përfundimit të konferencës, mes emrave të njohur të gjyqtarëve për anëtarë të KLD-së, u përzgjodhën dy nga më të panjohurit, Shkëlqim Miri dhe Dhurata Haveri.

Kjo e fundit aktualisht ka “minën me sahat” në dorë për zgjedhjet e Tiranës, pas skandalit që përfshiu kolegun e saj Tom Ndreca, i cili ka të punësuar djalin në Ministri të Drejtësisë. Ashtu si në rastin Haveri, nderin Tom Ndrecës ia ka bërë po Enkelejd Alibeaj, që ia punësoi në Zyrën e Dëmshpërblimeve të të Përndjekurve. Kujtojmë se pas Konferencës Gjyqësore, shumica e gjyqtarëve që votuan shpreheshin publikisht me ironi, fakte të shkruara në shtypin e përditshëm dhe median vizive, se “dy anëtarët e zgjedhur të KLD-së, Haveri e Miri, kishin “bekimin” e mazhorancës”.

Pra Partia Demokratike në atë kohë kishte ndërhyrë për përzgjedhjen e kandidatëve të saj në krye të KLD-së në dy vendet vakant dhe ashtu u bë. Madje shumë prej gjyqtarëve akuzuan publikisht për këtë votim, por më 11 dhjetor 2007 Haveri u ligjërua anëtare e KLD-së. Miri fitoi 99 vota ndërsa Haveri mori 56, ndërsa ishte raund u dytë votimi, sepse i pari dështoi. Që prej asaj dite politika vetë dhe juristët u shprehën se mazhoranca vuri kontrollin mbi KLD-në.

Tashmë Haveri ka në dorë çështjen më të rëndësishme, por që tani vendimi që ajo do marrë është i ditur publikisht, pasi ka pasur mbështetjen e ish-ministrit Alibeaj dhe të mazhorancës në zgjedhje. Haveri është nga Shkodra, e diplomuar më 1993 për Juridik në Tiranë. Gjyqtare në Shkodër deri në vitin 2000, pjesë e Gjykatës së Apelit Shkodër deri në 2004 dhe më pas për Krime të Rënda deri në 2007 kur u zgjodh në KLD. Gjatë vitit 2009 u zgjodh edhe me short në Kolegjin Zgjedhor.

41 komente në “SKANDALI/ Qeveria “blen” relatoren e Kolegjit me një licencë noteri për të shoqin”

  1. tourkofagos says:

    e cmund te komentosh per nje shtet,,,,burdhelooooooooooooooo!!!!
    mjere shqiptaret,,,,,,,

    1. Mentari says:

      vitin tjeter saliu mer presidentin dhe prokurorine e pergjitheshme

      1. arsen says:

        E cfare do te thuash ti me kete?
        Ashtu i kishte edhe ne 1997-en…Kishte edhe 3/4 e Bashkive,,… po e pe se ku shkoi., apo jo?
        Kesaj here populli, do e detyroje qe te vrasi vehten, sepse ska ndermend te ndyeje dyuart me nje apo me disa plehra qe kane uzurpuar shtetin dhe qe i bejne duha “komandantit”
        KLujdes shoku!

        1. Elton says:

          Po Vasilika Hysi, qe ndodhet e 35-ta ne liste a e ka fituar licensen e noteres apo jo?

  2. Epirioti says:

    E paska nje nishan mbi buzen e djathte.
    Kujdes Haveri se mos te behet ndonje me i madh ne lule te ballit, sic e tha Kanani ne “Shtigje lufte”

    1. tg usa says:

      Sa i zgjuar qenkerke more “epiriot” dhe sa qef i paske filmat e qofte largut qe vetem ato histori nuk kane ndodhur ne shqiperi o i mjeri ti akoma me prralla

      tg usa

  3. arsen says:

    Pse habiteni?
    Perderisa qe ne 1990 nuk ka zgjedhje te lira, ska as kontroll mbi pushtetaret. Te kujtdo ana politike qofshin.
    Ne rreegjimin qe kemi zgjedhur, populli nuk u kujdes per Drejtesine. As politika qe u interesua ta kete “ne anen e vet”.
    Athere??
    Duhet nje VETENDERGJEGJESIM POPULLOR dhe nje njohje e plote e fjales DEMOKRACI
    Ndryshe? Na pret ose FASHIZEM..ose nje DIKTATURE E RE
    Allish-verishet do vazhdojne sa ne drejtesi, sa ne qeveri, sa ne mjekesi, sa ne polici e kudo
    Do vazhdojne aq kohe sa ky popull budalla te mendoje akoma per “udhjeqesin” apo per “partine”.
    Do vazhdoje per aq kohe sa PRONA TE MOS SHKOJE TEK I ZOTI
    Do vazhdoje per aq kohe sa LIGJI I LUSTRACIONIT te mos hartohet dhe te hyje ne fuqi
    Do vazhdoje per aq kohe sa ILDKP-ja te mos publikoje se : KUR U BENE BRENDA NATES KAQ TE PSUR disa kaptere ushtrie, doktore, ekonomista, mesues, jurista, prokurure, kooperativiste qe deri ne 1990-en MERRNIN VETEM RROGE SHTETI

    1. labi says:

      kete regjim nuk e zgjodhem po e pranuam per te hequr ate te parin,por e keqja e madhe eshte se si ka thene enveri:Pushteti nuk dhurohet,por fitohet me pushke ose me mire del nga gryka e pushkes;andaj une jam i mendimit se sikur te kercenohen me jete gjyqetaret ne shqiperi ndoshta(sipas meje 90%) do i shikosh si do marrin vendimet si thote ligji dhe jo si thote maliqi,qofte ky i majte apo i djathte.Ka ardhur koha qe populli duhet te dale neper sheshe dhe me forcen e shumices tu thote ndal ketyre pseudo gjykatesve ,prekuroreve apo avokaterve ,ti thote boll se na merzite moj politike fallso,Populli, pra ne qe japim mendime ketu,ne qe mbushim stadiumin me flamurin KUQEZI,ne qe perkrahim dhe mendojme per nje Shqiperi etnike duhet te çohemi dhe pa asnje flamur partiak ne dore,sepse ashtu si ka thene ai qe ishte me i zgjuar se une dhe shume te tjere “Feja e Shqipetarit eshte SHQIPETARIA” ashtu dhe sote duhet te shtohet “Flamuri yne eshte SHQIPETARIA”.Nuk dua as te bej politike sepse s’jam i tille,dhe as te ofendoj njeri per bindjet e tija politike,por kam nje merzi me kete politike perçarese dhe vellavrasese,sa jam gati per te bere Avni Rustemin,por duhet te vrasesh shume dhe une nuk jam vrases,mund te vazhdoj si shume te tjere,por e mbyll me kaq duke ju pershendeturdhe uruar gjithe te mirat.

  4. sali skfteri says:

    ME KETO FYTYRA TE TREMBURA DO TE NDERTOJME DEMOKRACINE E LIGJIT NE KETU NE SHQIPERI,GJYQTARET NE SHQIPERI NUK KANE PERSONALITET DHE DINJITET QE U JEP VENDI I PUNES ATA JANE NJESOJ SI CDO NENPUNES I ADMINISTRATES QE SYTE I MBAN NGA QEVERIA SE AJO TE BEN NAMIN.MJERRE NE PER FATIN TONE TE LIG KUR NUK GJEN DOT TE DREJTEN KRYETARI I OPOZITES MENDO FUKARANE KUR DO TA GJEJE

  5. Labi Vlore says:

    Pa fjaleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.Na semuret me keq se c’na semuri Shpellari
    ore njerez te respektuar te gazetes Tema.Personalisht me keni semurur.
    Isha mire para 8 majit,tani kam filluar e harroj edhe pse shume i ri.

    1. tourkofagos says:

      hahaha,,,,,,kujdes patrioti ,se te harrosh qe tani,kjo tregon se me ato qe do te ndodhin akoma ne shqiperi,ky eshte vetem fillimi,,,,,nuk do te mbash mend as nga ke ardhur,,,,por sje i vetmi!!!!
      keto jane shenjat e para te alchajmer,,,,,,,,kujdes!!!

      1. Labi Vlore says:

        Faleminderit per keshillat zoti Doktor.

        1. tg usa says:

          “Tourkofagos” pervec se doctor eshte me shume politikan kodoshi

          tg usa

          1. tourkofagos says:

            efxariminderit file.USA,por mos u harxho!!!

  6. Gent Tironsi says:

    Pse ju duken cudira ju keto?

  7. tekniku says:

    Haveret jane njerez te bute ne Shkoder,te nderuar dhe te respektuar.Per gjyqtaren ne fjale,edhe ajo eshte pjese e lojes shit dhe bli.Shit principet e ndershmerise ,te drejtesise,ekuilibrit dhe bli c’te mundesh per interesat e shtepise tende.A nuk eshte kjo pjese e menyres shqiptare te te jetuarit.Mbas Ndreces kjo eshte gjyqtarja e dyte e ngecur ne rrjeten e merimangave.Po te germojme edhe pak do te shohim te tjera xhevahire nga kolegji.

  8. niko] says:

    E ka marre ferra-uraten thote nje shprehje e vjeter popullore.Nuk ka si mund te ndodhe ndryshe me 13 qershor do te behet nje gjyq ku lapsi per llogari te gjyqtares do te shkruaje ate qe ka formuluar me pare Partia Demokratike.Pra Gjyqi ka humbur perpara se te filloje.Basha duhet te shpallet qysh sot “dejuro” Kryetar i Bashkise se Tiranes.E keshtu gjithkush nga ne mund te thote me plot goje E marte dreqi drejtesine Shqiptare.

  9. fortunato65 says:

    o popull rrembeni armet dhe rrezoni kete qeveri te neveritshme fashiste.sali serbi duhet te marre fund .pastroni vendin nga keta qener

  10. skela says:

    Dhurata e paska ne dore ” minen ” , varet se kujt i plase ne dore .
    Jo gjithmon del pa lagur .
    Te gjithe jane te bindur se Dhurata perseri kundra PS-se do votoje .
    Jo se do japi drejtesi , po s’bene dot ndryshe kjo eshte mjafte lehte e lexueshme .
    Te marresh drejtesi ne kete vend , eshte njesoj si t’i biesh murit me koke .
    Por po shtohen shume keta qe duhet t’i bien murit , po i beni me te forte te besojne ne kauzen se ketu s’ka per te pasur drejtesi , por vetem vetegjyqesi e per kete po kontribuojne vete gjyqetaret klienteliste (si puna juaj , si Dhurata e si Ndreca )

  11. +10 says:

    Mjafton te kthejme syte nga fqinji yne jugor: NUK JEMI PER T”U SHITUR-thone me qindra e mijera qytetare para parlamentit grek. Keta tanet na kane shitur e blere sa here ju ka dash trapi dhe ne ngelemi po aty ku ishim ne ’90: uje,drita,rrugen e lagjes…e terci e verci.

  12. Luli says:

    Po c’i vure nje vule vetes mi goc? Po si hyre tek njerzit e keqinj, qe do te shoqerohen me shikime dhe llafe, kudo qe shkelin, jo vetem per sot, por dhe per shume kohe me vone. Po kaq keq ishe ti mi gjyqtare turpi, sa te shisje ket popull per hic gje. Se ditke ti mi relatore, se jeta s’mbaron ketu, dhe gjerat rrotullohen si nje kokerr portokalli. Ti do kishe hyre ne histori, po te thoje vetem te verteten. Ate te vertet qe shkuhet ne librat e studimit tend te kote.
    Do me vinte vertet shume keq nqs je bashkeshortja e atij qe njoh une. Te rendofte mbi kurriz tere jeten kjo poshtersi!!!!!!

  13. Rrenci says:

    Kryeqytesas bij shpellaresh dhe fshataresh, kapterrash dhe oficerash. Dembela stambollet qe rrini gjith diten para kompjuterit dhe neper kafene qe beni thirrje per luft çohuni ke prisni . Apo prisni prap shpellaret dhe fshataret kusherijt tuaj te afert qe te vijn si gjithmon ne protestat qe behen nga opozita . Mos u fshihni por dilni edhe ju si ata qe protestuan me 21 janar

    1. Rani says:

      Normal or burre se kryeqytetasit kane deshire te pine kafe ke Tajvani dhe nuk kane qejf (dhe bythe) te luajne bythen, jane gjithmone te njejtet ata qe behen fli, ata me te cilet disa tallen pa te drejte, fshataret dhe te vuajturit. Mos shpreso se do te luajne kemben tiranasit, se ata nuk mund te lene pa pare big brotherin per nje “proteste te pakuptimte” siç thone se tek ne çdo gje eshte vaj, ka vetem diçka qe pashe çpare, ne siptalin e shtetit te thone te shkosh te blesh ilaçet me leket e tua nqs do te sherohesh, no comment……………per te tjerat se i dime.

      1. dymi says:

        Kush te tha ty more i pagdhendur se tiranasit nuk dalin ne proteste? Po e pate fjalen per ju tiranasit e Tropojes, qe keni ardhur ketu para tri javesh( sa shume kohe qe keni ne Tirane) atehere po ke te drejte.

        1. ela says:

          Une jam Tiranse mgjs ne kryeqytetasit spime kafe tek tajvani, se gjoja jemi me te sofistikuar tani dhe Tajvanin ja kemi lene te ardhurve, por kam frike se Rani ka te drejte..ne tiransit jemi kot fare na kane ardhur nga te gjitha krahinat ketu e cfare skane bere dhe prape ne tironsit si Presidenti votojme per kete te cmendurin qe asnje interes tonin sperfaqeson pervecse interesave te klases se vet.. se kam kuptuar kete..keshtu qe thuaj rrofshin rrethet se po te ishte per ne tironsit prape salen ketu do e kisha qe nga 96..kete e them me deshperim por eshte e vertete te jete per tiransit dhe 100 vjet ketu e ke berishen dhe ja shikoje ti se sa do ngrihen tiransit ketu do jemi

  14. dita says:

    akoma keni shprese ..na habitet.. emrat e ketyre gjyqtareve jane si fantazmat …dihet se cfare vendosin…nuk te japin as nje fije emocion…

  15. saranda 2001 says:

    kJO DO TE JETYE GJYQTARJA ,por kjo duket sikur ka marre denimin me burgim te perjetshem dhe po i lutet zotit ta fale per fajin e saj ,o sa fat keq jemi ne kombi shqiptar.E urreja Faik Konicen per ate thenjen e famshme :Shqiperi te kam dh…. s’te kuptova asnje here.Por tani qe jam ketu afer hotelit qe ai ka jetuar ne USA i jap plotesisht te drejte.Ne jemi stan me lepuj ,kot thoshte populli nuk behet stan me lepujt.Ja ku jemi ne shqiptaret ne shekullin e 21.Turp dhe per faqe te zeze per sot dhe per neser.

  16. ermali VLORE says:

    Fyture shtrige paska sqenka as e pashme, qenka plakur nga hallet e shtetit e shkreta.
    Peshtyni te gjithe kunder tyre kur ti shihni ne rruge qe te mos dalin me por te mbyllen brenda.
    Kane per te perfunduar keq se po lozin me popullin.
    Ne djall vavshin me gjithe Saliun dhe shpellaret e tjere.

  17. LORA says:

    Me duket naivitet i pafalshem diskutimi per Dhurata Haverin,relatoren e Kolegjit Zgjedhor me 13 qershor,si e blere paraprakisht nga pushteti i dr.Tyryryse.Standartin e Tome Ndreceve e Dhurata Havereve e kemi peshqesh nga kjo politike gangstere e antikombetare e 20 vjeteve radhazi.Aradha e gazetaruceve ,qe qurraviten cdo nate neper ekrane per merakun e sistemit e rrezikun e daljes prej tij nga politikberja e Edi Rames apo rebelimi popullor,ne thelb shqetesimin e ka se mos prishet karari i ndertuar me zell te madh per 20 vjet i nje sistemi pa sistem qe nuk njeh karriere, qe njeh vetem shitje-blerje te ndyra te interesave publike,qe tmerrohet nese duket gjekundi integriteti moral e profesional.Kjo derexhe ku jemi eshte produkt i qarte i dy kampeve politike por me kontribute te diferencuara;ku shquan PD-ja per agresivitet eksploziv mbi themelet e shtetit te se drejtes.Po une ,qytetari korrekt me ligjin c’fare kam bere e c’duhet te bej?????
    Mendoj se ky shqetesim duhet te na bshkoje per ta bere def kete klase politike armiqesore deri ne ekstrem me drejtesine ,me prosperitetin e qytetarit shqiptar dhe me deshiren e tij per tu integruar ne Europe si edhe komshinjte tane ne rajon.

  18. toni.l. says:

    ADMINISTRATA E SHTETIT QE MARRIN PAGEN JANE PAISUR ME TESEREN E PARTISE DEMOKRATIKE 100% E SIGURTE ,KAN NDRYSHUAR NGJYREN NGA KUQE NE BLU, PO ATA QE SOT VJEDHIN PASURINE E POPULLIT ,VRASIN DREJTESINNE E POPULLIT SHQIPTARE..

  19. bubi kacurel says:

    Ja bejne mire PS keta lloj njerezish se kur ishte ne pushtet nuk la malok pa bere gjyqtar ,prokuror apo drejtor policie ,tani ti gezojne po ne jemi budallenj qe shkojme pas ketyre pederasteve pa gjak ,sikur te fitojne prape kjo Haveri dhe Ndreca do jene ne krye se PS ha njerezit e vete .Te ka lezet shpirti PD sa i mban njerezit e vete edhe kur cfare nuk bejne dhe nuk lejon infiltrime ne poste po nuk ishe i besuar ,hajde bej karriere sot po te jesh nga Jugu dhe te mos kesh kaluar ne filtrin e familjes .

    1. tg usa says:

      Po mori shembull nga xhaxhi veri se ne fund te fundit partia e tij eshte se ai themeloi

      tg usa

  20. robert athin shkolla 15 tetori cole says:

    ksaj i thon vari k…t ca lezojm e mendohemi kot sala e vendos mori fund……lodhuni thot ai jo ne venecia te veni po edhe ne afganistan sndodhin keto gjera.

  21. ALBAN DEGA says:

    NA BENE HORE HORAT E POLITIKES DHE ANTIDREJETSISE SHQIPTARE !

    – Cfare argumentimi injorant antiligjor paska bere Sala me Lulin per kusarine
    e votave me transparente ne historine boterore ….

    – Ilace per semundje te pasherueshme…. apo ligji peruan !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Plot 19 faqe argumentim krejt antiligjor pas nje vendim prej 19 fjalesh krejt te kunderligjshme te vendimit te Kolegjit Zgjedhor. E perbashketa e tyre eshte vetem nje pike: ligjerimi i vjedhjes me transparente te votave ne historine jo vetem e Shqiperise, por edhe ne ate boterore. Nje rekord boteror per Guinesin!
    Vendimi i Kolegjit Zgjehdor argumenton gjithcka deshironte dhe cdo gje qe i ka urdheruar Sala dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve, qe qeverisin Shqiperine dhe drejtesine me vota te vjedhura shqiptare, ne baze te parimit : Lala Kros ore Lala Kros, vete shkruaj e vete vulos! Ose edhe me qarte ne baze te ligjit te Luigjit te 14-te ” Ligji jam une!”
    Kane te drejte ! Tashme gijotinat nuk perdoren ne Evrope qysh prej gati 100 vjetesh. Pra eshte e sigurte se as Sala e as kusaret e tij nuk do te kene fundin e Luigjit te 14-te.
    E vetmja gje qe nuk thuhej e nuk shkruhej ne 19 faqet e vendimit te ketij Kolegji Zgjedhor per ligjerimin e hajnise berishiane te votave ishte sa ishte shperblimi i Berishes, Bashes dhe “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit”( The New York Times” ) per shitjen e fytyres se tyre te pafytyre dhe perdhunimit publik te statujes symbyllur te drejtesise te turpit te padrejtesise shqiptare !
    Ua kthefte Zoti ne ilace per semundje te pasherueshme secilit e kujtdo qe shkaperderdh mundin e djeresen e taksapaguesve shqiptare, qofte ky edhe Alban Dega! Amin ! Harami eshte haram dhe do te paguhet me qintfishin, thoshte gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Kjo kusari transparente votash qe supermjeshtri i saj Sali berisha e ushtron tash e mbi 15 vjet me radhe nuk u krye vetem. Asaj iu bashkangjit edhe KQZ, lexo Komisioni Qendror i Vjedhjeve , dhe Kolegji Zgjedhor i ligjerimit te vjedhjeve te Sales dhe Ristanit….
    Aq e hapur ishte vjedhja e tij sa nje kryediplomat amerikan si Countriman e tha acik dje se kishte dyshim serioz per vendimin e kesaj KQZ-je… Po ashtu Ashton! Pra vete Amerika dhe Evropa demokratike denoncojne hapur vendimet e tij ala Berisha- Basha !
    I ka ndihmuar ish hetuesi i ish- Sigurimit te Shtetit ne Tropoje qysh prej 1976-es Toma i Ndrecajve. Cka mund te presish tjeter nga SS-et!?
    Nuk dinte as te lexonte, tregon nje epror i tij i asaj kohe. Trap fare !
    Procesi i numerimit ne KQZ ishte nje vjedhje teper transparente, nje vjedhje diten per Diell pa ua bere tert syri, nje vjedhje sy per sy, ne syte e shqiptareve e mbare Botes !
    Hajde hajni votash transparente, hajde ! Nuk do ta gezojne kusaret e vrastaret fitoren e vjedhur… Heret a vone , do ti gezojne prangat e drejtesise ne duar… Ato po kercasin!
    Tome Ndreca dhe 4 musketiret e Berishes ne Kolegjin Zgjedhor vetem sa u orvaten te legalizojne kete vjedhje transparente.
    Turpi i drejtesise shqiptare! Turpi i Shqiperise. Na bene hore ne syte e Botes , horat e politikes e drejtesise me Padrinon e Koza Nostras politike shqiptare Sali Berishen ne krye!
    Kushdo qe pranon dhe miraton kete vjedhje super transparrente , qofte edhe vete lideri i opozites, Edi Rama, vetem behen bashkeautore te kesaj masakre elektorale, te kesaj kusarie perfekte e teper transparente. Ata do ti mbuloje jo vetem turpi i hajnise, por edhe ndeshkoje dora e drejte e drejtesise dhe ligjit shqiptar sapo te vendoset vertete shteti ligjor ne Shqiperi….
    Drejtesia vonon por nuk harron… Eshte koha e fundit qe ne duart e kusareve te votave, te vrastareve te shqiptareve te pafajshem te kercasin prangat… Eshte casti i fundit qe mbi poshtersite e gjykatesve dhe njerezve te antidrejtesise se gjykatesve e prokuroreve te ster- korruptuar, te stershitur te kercasin hujt dhe guret e ligjit peruan… E dini cfare parashikon ai ligj unikal ne Bote !?
    Viktimat e vendimeve te padrejta te secilit gjykates apo prokuror i autorizon ligjerisht ti rrahin e godasin me hunj e me gure ata derisa ta ndjejne vete se drejtesia eshte cuar ne vend… Drejtesia vonon por nuk harron !

  22. Devolliu says:

    Po Kolegji” është loja moree…
    Vendimet i merr Sali Shpellari, kryehajduti e kryekrimineli i Shqipërisë.

  23. Tirona says:

    O pupull, kur te shikoni rruges keto fytyra si Haveri dhe Ndreca perhtyjeni ne surrat, kjo do ishte nje pergjigje qe ata e meritojne.

  24. geno says:

    Mos u cuditni as me Dhurata Haverin dhe as me Xhozin, Bregun, Vokshin, Mesilen e atij koqes Enkel Demi por shikoni mijera femra neper zyrat e shtetit, qe per karriere, per vende pune e jete qejfi kane ulur koken tek pantallonat e shefave dhe kane ngritur kembet perpjete, Burrat i cojne vete tek shefat me deshire e me kembengulje duke futur edhe miq dhe pastaj kapardisen me leket e privilegjet qe u sigurojne grate nepermejt biznesit te shalëve.

  25. AK says:

    SHQIPERIA ME KETE VENDIM KTHEHET 20 VJET MBRAPA. E DREJTAA MUND TE VDESE.KORRUPSIONI PO LULEZON.

  26. Shpatar says:

    Gjate ketyre 20 vjetve kemi degjuar shume Sllogane .Filloj me cekun e “Bardhe” ,Do ta bejme Shqiperine si “Evrpoa”.Me ne fitojne te gjithe .Do zhdukim varferin brenda mandatit Qeverises.Shqiperia model ne Bote per rritjen ekonomike.Shqiperia eshte zgjedhur Miss Bota turizem.Do te ndertojme rruget me te mira ne Rajon.Te gjitha made in PD.Por ajo qe me ka bere me shume pershtypje eshte .Shqiperia dhe Shqiptari 1Euro.Pra mos mu cuditni se Shqiptari i cdo lloji qe ka lidhje me Pushtetin blihet shume kollaj.Rrofte Shqiptari 1Euro.uraaaaaaaaaa.

  27. petro says:

    E keqja qendron perseri me ne shqiptaret e thjeshte. Ne 2005 nje pjese shqiptaresh, edhe nga ata te perzhitur nga flaka qe ndezi Saliu me 97-en, menduan se meqenese kishte ndryshuar Shqiperia edhe saliu ne mos do kishte ndryshuar te pakten nuk do te kishte fuqi ta digjte Shqiperine per here te dyte. Jemi i vetmi komb ne Evrope, po edhe me gjere, qe rikthyem ne pushtet Neronin tone sepse kemi nje kujtest te shkurter historike, te ciles pas 21 janarit iu shtua edhe imoraliteti shoqeror. Por popujt me kujtese historike te shkurter e kane vuajtjen e gjate. Ne fund te fundit, nuk na e ka fajin saliu, fajin e kemi vete.

  28. intrigantja says:

    63. Sonila Bejtja => gruaja e Andi Bejtja – drejtor informacion ne Klan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje