Mediat malazeze: Shqipëria zhvendosi kufirin, ka hyrë 50 metra në territorin tonë

9 Qershor 2011, 11:48Politika TEMA

Shqiptarët kanë zhvendosur në mënyrë të njëanshme kufirin shtetëror me Malin e Zi, madje këtë e kanë bërë në sytë e policisë kufitare malazeze, e cila ndiqte me pasivitet se si ata kryenin punime ndërtimore në territorin malazez, shkruante dje gazeta “Novosti”, duke iu referuar disa banorëve lokalë malazezë. “Para syve të policisë sonë kufitare, shqiptarët pa iu prishur qederi e zhvendosën vijën kufitare shtetërore në rajonin e Gucisë e të Komunës së Plavës, duke hyrë në territorin e Malit të Zi 50 metra gjatë një gjatësie prej 1 (një) kilometri”, vinte në dukje gazeta e lartpërmendur malazeze, duke shtuar se fjala është për lumin kufitar Gërnjçar, mesi i rrjedhës së të cilit përbën edhe vijën e kufirit shtetëror mes të dyja vendeve. Shqiptarët sollën pajisje mekanike dhe filluan të ndërtojnë atje një argjinaturë dheu, duke e prishur pa asnjë mëdyshje vijën kufitare, shkruan gazeta e mësipërme, duke shtuar se të njëjtën gjë ata u përpoqën që ta bënin edhe afro 20 ditë më parë, por se, “falë vendosmërisë së banorëve lokalë, shqiptarët u detyruan të tërhiqeshin, pasi për pak sa puna nuk shkoi deri te një incident shtetëror!”. Duke vazhduar më poshtë, gazeta vë në dukje se banorët lokalë malazezë ishin befasuar kur shqiptarët erdhën përsëri, duke sjellë me vete përsëri pajisjet mekanike dhe duke rifilluar punimet ndërtimore pa asnjë shqetësim. “Vetëm brenda pak orësh, punëtorët shqiptarë e kthyen rrjedhën e lumit drejt fshatit tonë, duke shkaktuar kështu jo vetëm një incident kufitar të rëndë, por edhe duke rrezikuar drejtpërdrejt shtëpitë dhe pronat tona”, tha banori Rasim Baliç, i cituar nga gazeta e mësipërme, duke kritikuar ashpër qeverinë malazeze se nuk ka marrë asnjë masë për t’i ndaluar këto akte shqetësuese në kufirin me Shqipërinë. “Për kryerjen e punimeve të tilla ndërtimore në kufi duhet të mblidhet komisioni i përbashkët ndërkufitar malazezo-shqiptar”, vuri në dukje një nga zyrtarët e komunës së lartpërmendur malazeze, Laliçiç, duke shprehur, sipas gazetës së mësipërme, habinë e madhe se si asnjë organ qeveritar malazez nuk e ka ngritur zërin për këtë shkelje të rëndë të kufirit në sy të kufitarëve sehirxhinj malazezë, për të mos folur për dërgimin e ndonjë note proteste Tiranës nga ana e Podgoricës zyrtare.

12 komente në “Mediat malazeze: Shqipëria zhvendosi kufirin, ka hyrë 50 metra në territorin tonë”

  1. Tony says:

    Lexojeni emrin e banorit malazez, Rasim Baliç, hahaha sa gjak prishur jane shqiptaret i ka futur nje “iç” ne fund Rasimi dhe eshte bere malazez, turp e faqe zeze thuaj.

    Harova une aq patriote ishin keta, nga keto krahina se dhe shkodren shyqyr zotit qe e mbrojti ai gjenerali turk, se do ishte malazeze tani dhe Jozi do ta kishte nderruar mbiemrin me qef ne Topalliç.

    1. PAL says:

      Nji pjes e mir kan rujt gjuh e tradit, kurse do kokrra t’kqija(andej ka plava e gucia)n’kjoft se i pyt a jan shqiptar apo jan sllav, t’pergjigjen se jan musliman. Fakti asht se baba Mbret i dha si bakshish, mali i zi i la pa shkolla me qellim(jo pa shkolla shqip por pa shkolla) e nana Shqiperi i harroj complet.

      Shkodren e shpetoj Austria (per interesat e saja) se per gjaneral turk vari k…n.

      Fakt tjeter asht se kena nji qeveri aq te fuqishme sa qe mbasi ndertoj komplet infrastrukturen moderne Shqiptare me fondet qe avancuan po i ban surpriz Malit te zi. Thuj mandej se nuk jena fshqinj i mir.

      1. Cakalli7 says:

        Kete gjuhen e ke njecike te ngaterruar figure po asaj qe thua nuk i luan as presja

      2. bazarhesap says:

        Fillut propaganden e kishes pa lidhje bravo. Ktu po folet per kufijte e shqiperise ti uluret popi i vatikanit me ngadal se jeni bere me katolik se popi. Nuk e di pse ndiheni kaq keq qe ka edhe mysliman-shqiptar neve (myslimanet) se kemi ate smire sic e keni ju (krishteret) kjo tregon qe jena me tolerant dhe si trembemi influences se kishes dhe agjentve te vatikanit se e dime qe keni 100 vjet duke bere propagand pa lidhje .

        1. PAL says:

          O bazarhesap, un dhash vetem nje fakt qe njoh sagllam. Nuk i fus te gjith muslimanet ne te njejten varke, ashtu si nuk i fus ortodokset. Un jam vetem kunder atyre qe mendojn:

          S’ka Shqiptar e s’ka Shqypni
          veç Allah, Mbret e Turki

          ose atyre tjerve qe thon:

          S’ka Shqiptar e s’ka Shqypni
          veç pension,pop e Greqi

          Sa per propaganden e Vatikanit, sheh shum filma ti. Mos ki hiq frik se vatikani eshte i zene me administrimin e bankave edhe prifterinjve qe po lan nam, s’ka koh te mirret me çeshtje kaq pa vler.
          Mos flet per agjenten sekrete Gonxhe Bojaxhiu. Ajo ka ikur s’esht me, panvarsisht se edhe e vdekur ja kan shum friken Talebanet e Shqiperis. Frik! T’merr, a e ke ven re sa shum lodhen per demaskimin e kesaj agjenteje te vatikanit.

    2. Buda says:

      jam kurioz si do ta kishte bere emrin Pashuku ..dashnori i jozefines

  2. AK says:

    Do kishin bere mire ta shtynin vijen kufitare ca Km dhe te mernin tokat qe na takojne

    1. Cakalli7 says:

      do vec ti nje kallash edhe nje arke me fisheke e ke nga une

  3. raimondi says:

    Ta shtyjne kufiirin dhe biles ti ndjekin fare ata Malazemutet———Ato jane tokat tona , dhe Mali zi qe eshte nje vend rrembythje duhet ta shkaterojme fare –se kane qene shume race lige —

  4. pif ! Sales! says:

    Ja,fill.oi rrethimi ndaj shtetit komunisto-fashist te Saliut dhe kukullave te tij.Pak me von do te rrotullohet sipas “ciklit” te vjeter.ç ‘NOSTALGJI-éhhhhhhhheeee!

  5. une them says:

    shtyrje kufiri! dhe malazezet nuk thane gje! ehhh, c’te thuash, me ne fund u beme edhe ne pushtues.
    po c’keni qe na hapni barkun, se eshte dhe darke.

  6. beso says:

    ashtu beni,nga 50 metra perdite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje