Timothy Ray Brown ka hyrë në historinë e njerëzimit si personi i parë që ka mundur të truimfojë në betejenë me HIV/AIDS. Deri më tani, që nga viti 1981 kur është zbuluar sëmundja, askush nuk ka mundur që të triumfojë ndaj saj.
Brown është një amerikan 45-vjeçar me origjinë nga San Françisko, që jeton në Berlin. Beteja e tij ndaj Aids është me të vëretë unike dhe vështirë se mund të përdoret nga personat e tjerë të prekur nga ky virus. Për të mposhtur sëmundjen, ai ka bërë transplant të palcës së kockave.
45-vjeçari e zbuloi se ishte i prekur nga Aids në vitin 1995, ndërsa historia e tij u bë edhe më tragjike në vitin 2006, duke qenë se zbuloi që ishte edhe me leuçemi. Për fatin e tij, me ndërhyrjen që kreu në Berlin, arriti që të mposhte edhe Aids-in edhe sëmundjen e leuçemisë.
Që nga viti 1981, kur u zbulua për herë të parë HIV/AIDS, kanë vdekur 30 milionë persona. Vlerësohet se rreth 2 milionë persona vdesin në vit nga ky virus. Deri më tani nuk është gjendur ende asnjë kurë për shpëtimin e të prekurve nga ky virus.
Ky do kete shpetuar nga pakujdesia e mjekeve e jo nga mjekimi. Hahahahah
Dihet tashme se jane disa persona qe kane rezistence natyrale ndaj virusit te HIV. Kjo u pa per here te pare tek disa prostituta keniane qe pavaresishte ekspozimit te larte, ato nuk kishin evidence te virusit. Keto njerez “fatlume” kane proteina receptore ne murin e qelizave te bardha “difektoze” dhe virusi si perdor dot per tu futur ne qelize. Ky Timothi ka fatin se ka marre transplante palce nga nje person i tille.
Megjithate jo cdo transplant palce eshte is sukseshem sepse ka dhe effekte anesore, nje nga keto eshte reaksioni i palces se re me trupin (rejection) qe mund te jete katastrofik. Megjithate Timothi ja hudhi nga HIV dhe besoj vashdon aktivitetin homoseksual me intesitet te larte…..mendoj