Sot në Kuvend, shqiptarët shpronësohen

9 Qershor 2011, 10:34Politika TEMA

Nga Erion Braçe

Sot Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë (dhe me shumë gjasa) do të miratojë projektligjin “Për krijimin e shoqërive “HEC, Ulëz-Shkopet” sh.a, “HEC, Tiranë Lanabregas” sh.a, dhe “HEC Bistrica1 dhe Bistrica2” sh.a dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet sh.a.” dhe “HEC Bistrica1 dhe Bistrica2 sh.a”. Për shkak të kohës së gjatë si anëtar i Kuvendit, them se nesër Kuvendi do të ketë një ditë të rëndësishme. Vendimmarrja e tij do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit, por edhe në ekonomitë familjare.

Njëherësh, vendimmarrja e Kuvendit do të shënojë një stad të ri në kufizimin gjithnjë e më të madh të pronës publike dhe shërbimit publik në këtë vend. Pra, vendimmarrja e Kuvendit do të ketë interes kombëtar. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 11, pikat 1dhe 2) sanksionon:

1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike;

2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.

Pra, në Kushtetutë prona publike është nën të njëjtën garanci ligjore si prona private. Sistemi ekonomik bazohet dhe zhvillohet në të dyja llojet e pronave, publike e private pa kufizim.

Por Sali Berisha ka vendosur ta shuajë e tjetërsojë pronën publike. A është kushtetuese kjo?
Sot në Kuvend Berisha vendos të shpronësojë shqiptarët! Nuk është privatizim, por shpronësim. Opozita parlamentare, Partia Socialiste, nuk do të jetë nesër në Kuvend. Ajo po bën mënjanë në një moment shumë të rëndësishëm. Grupi i deputetëve socialistë nuk u mblodh dje të diskutonte e të vendoste për qëndrimin e tij.

Madje, deputetët socialistë të komisioneve të Kuvendit, “Ekonomisë, Financave e Privatizimit”, “Veprimtarisë Prodhuese”, “Ligjeve”, nuk e panë të udhës të mblidheshin e të diskutonin për dy çështjet e mësipërme. Në aspektin politik, por edhe në atë profesional qoftë. Ky është gabim! I përsëritur shpesh.

23 komente në “Sot në Kuvend, shqiptarët shpronësohen”

  1. andi ll says:

    jo papelqimin tyaj se ju jeni ato qe i shtoni dhe i mbroni deshirat e berishes

  2. AK says:

    Ju keshilloj te merrni ca veze e domate dhe te shkoni ne parlament ju deputete te PS.

    1. hapkutite says:

      Arsye me shume per tu shqetesuar. Se nga ato qe ka thene deri tani shefi i opozites asgje nuk eshte bere. Erion te la njehere ne balte per zgjedhjet, prape do te te lere ne balte. Ske ci ben eshte tip emocional eshte piktor preket shpejt dhe bindet shpejt. Ketu duhet nje qe ti thote “yes man” nderkombetareve dhe nga ana tjeter ti “q*je rrobte sales. Pra pak a shume si ben sala me shqiptaret.

  3. mira says:

    ASGJE NUK DO TE NJIHET! Ka thene shefi i opozites.

    1. leone-53 says:

      Edhe une mendoj ashtu por per kusarin Berishe nuk ka rendesi me vone. Ai do te mbushi arken e boshatisur nga vet ai sot, pak rendesi ka çdo te ndodhe neser ato i paguajne te tjeret. Berisha eshte nje kriminel i ndyre i Shqiperise.

  4. Kaon says:

    Ne kete rast deputeti Erion Brace ka shume te drejte: Partia Socialiste duhet te shpalose pikepamjet e saj ne institucionin me te rendesishem te shqiptareve-Kuvendin e Shqiperise, pavaresisht se zeri i saj nuk do te degjohet. Qendrimi i saj duhet te shenohet ne analet e historise se Kuvendit te Shqiperise, me qellim qe neser, nese vjen ne pushtet, te kete te drejte ta anulloje kete tjetersim te padrejte te pasurise publike te popullit shqiptar.

  5. tourkofagos says:

    ky eshte vetem fillimi i se keqes,,,,,,,mos harroni ,se islamisti sali berisha,ka mandat der me 2013,,,,,por nqs shqiptaret do te pine birra e esspresso,kafeneve te qytetit,islamisti do te arrije vitet e ish udheheqesit te ppsh,bastardit islamist[nuk eshte rastesi,qe te dy,myslimane] enver hoxha!!!!
    historia thjesht perseritet,,,,,,,,!!!

    1. ABI says:

      te pakten i pari i beri me popullin e ja la popullit,kurse ky i dyti po tregohet me i zgjuar po ja merr popullit e po ja jep vetes se tij. I POSHTRI
      KJO ESHTE GJEJA ME E POSHTER QE SALIU MUND TE BEJ.SALIU DUHET TE PENGOHET ME CDO KUSHT QE TE MOS REALIZOHET TJETERSIMI I HIDROCENTRALEVE SE KJO ESHTE NJE NGA TE VETMET PASURI FITIMPRURESE PER POPULLIN.
      UNE MENDOJ SE OPOZITA DUHET TE JETE NE PARLAMENT E TE PROTESTOJE ME TE MADHE ,GJITHASHTU DHE POPULLI DUHET TE MBLIDHET JASHTE PARLAMENTIT E TE PROTESTOJE.PSE JO KJO TE JETE FILLIMI I PROTESTAVE

  6. Rani says:

    O Braçe thuaju njerezve ne televizor me fjale te kuptueshme se çfare do te ndodhe dhe jo gazetave. Nqs nuk thoni troç, o popull nuk e di se çfare duhet t’ju beje akoma Sali Berisha qe te zgjoheni nga gjumi, po ju vret, po ju le pa buke, po tallet me ju, po ju ben gazin e botes, po ju vjedh diten per diell, etj, etj vetem keshtu njerezit kuptojne se diskutimet politike nuk pijne me uje. Ne fakt populli u pergjigj po ju nuk ishit te afte te shfrytezonit ngritjen e tij dhe u moret me gjyqe e kolegje, bravo ju qofte, se ai popull tani ka rene ne gjume letargjik dhe nuk zgjohet me, ah po vetem nese ngjallet Enveri zgjohet populli, se e zgjon Enveri.

  7. Tony says:

    Sa naive qe jeni. Se po vajtet ju ne kuvend to ndrisni ndonje gje. Do tja dije ai bisha jeni apo sjeni ju, ka apo ska kushtetute ka apo ska ligj.

    O Braçe e vetmja gje qe mund te beni, dorezoni mandatet dhe lejani ne dore bishes shqiperine deri sa ta shqyej fare, pastaj mbase ju vjen veza ne b… shqiptareve dhe zgjohen. Shprese tjeter nuk ka, ose do i madhi zot dhe e kerkon per takim kete bishen per ta degdisur ne flaket e perhershme te ferrit.

    1. Kalaja says:

      Mir e thua Tony, ti dorezojne mandatet e deputeteve, po ashtu edhe mandatet e krytareve te bashkive e komunave

  8. PAL says:

    “Pra, në Kushtetutë prona publike është nën të njëjtën garanci ligjore si prona private.”

    ”garanci?” “ligjore?” “Kushtetute?” – Ku kujton se asht ky, ne IU.ES.EI ?

  9. Veledin Cumani says:

    I pa haruar qofte kujtimi i Enver Hoxhes qe ne ate kohe krize e varferije cfrytezoje ato minira e na ndertoje ato Hidrocentrale qe ne sote gezojme energji e furnizojme dhe nje pjese te ballkanit!!! Po qe per ty o Berish, do te ishim me kandil si ne kohen e qepes!!!! Per ti shitur ato hidrocentrale, gjithkush qe ka mendjen tende munde ti shes, por lind pyetja se kush eshte ai qe i bene ato???!!! Djersen e tjeterit e shet shume kollaj.

  10. Vasilika says:

    Brace!!!!
    Atij parlamenti ja ka marre ferra uraten prandaj cfardo qe te thoni ju atje ne parlament si opozite ASGJE NUK DO TE HARRINI perderisa ligjet shkelen me te dyja kembet.
    Do te kisha shume deshire te te shihja me dat.10 qershor mes te RINISE SE INDINJUAR. e cila po ngrihet pikerisht kunder ketyre padrejtesive.Kjo eshte shume me konkrete se sa ai parlament qesharak.

  11. Savo Kroi! says:

    O! Erjon Braçja! Je deputet qysh nga viti 1990. Të lumtë se je i zgjedhur në të gjitha legjisiacionet. Që je trim është e pa dikutueshëme. Që je i pa koruptuar, besojmë si na thonë. Që ti e ngre zërin me të drejtë këtë e dëgjojmë për ditë. Po një gjë nuk e kupton që ty nuk të dëgjon njeri sikurse të gjith njerëzit e drejtë ose idealistët. E di se pse?. Sikurse thonë të gjithë, mendim që dhe unë puqem, kjo ndoth se Partia Socialiste është bërë një rrokopujë që nuk e merr vesh i pari të dytin. Më thjeshtë nuk e ndan dot ku fillojnë bizesmenët kombtarë,ose si quhet ndryshe ” Borgjezia Kombtare”, nga ata gjakatarë antikombtarë ose “Borgjezia Kompradore”, më shqip borgjezia e cila gjithmonë mbështet të huajin në favorr të parasë.
    Nuk e kuptoni apo bëni sikur nuk e kuptoni se raportin në disfavor të misionit historik mbi të cilën u ngrit Partia Socialiste e ndryshoi antikombtari Fatos Nano, i mbështetur rreptë nga renegati anarkist Ilir Meta.
    Ndërsa aktualisht kur vendi është në prag të katastrofës, e cila në se ndoth nuk do ti shpëtoi përgjegjësis edhe socialistja, në vënt të bashkohen dhe të mbështetin Ramën, i cili aktualisht para popullit është i pa fajshëm, na dali disa renegat të neveritshëm dhe bëjnë dashuri me antikombtarët duke përçarçë opozitën: Në këtë kënt ju kini të drejt që i bëni thirrje socialistes, e cila me gjoks të mbrojë votën e popullit dhe të ndalojë dorën gjakata TË MOS SHESË ATDDHEUN, nuk shkon në seancë me qëllim që Berisha ta shes qetë Shqipërin pa ju prish humori. Pra: drejt thot një qytetar kur të drejtohet se duhet t,ju a thuash troç popullit: “Ngrihuni se ju vranë” dhe të bashkohemi nën emrin e “IDEALIT KOMBTAR”

  12. flanders. says:

    po por na nevoitet çe guevara te udheheq revolucjonin.

  13. Labi Vlore says:

    Keta po shesin dhe plackat e fundit qe i kane mbetur Shqiperise.
    Po ne c’bejme?Fleme gjume.Nje popull qe fle,vdes,ka thene Ismail Qemali.

  14. leone-53 says:

    Nuk keni te drejt te shpreheni se “shqiptaret sot shpronesohen”. N.q.s. ju beni lodra fjalesh, si opozit, mund te ndodh kjo. Por n.q.s. ju beni detyren qe ju ka ngarkuar populli kjo nuk ndoth kurre. Me kete rast (por edhe ne te tjera) ju opozita e bllokoni kete hajduteri te Sali Berishes duke organizuar REFERENDIUM popullor ne baze te nenit 150 te Kushtetutes (por kam frike se Sala nuk e “njeh” kushtetuten e ’98 sepse nuk e ka votuar dhe kur u aprovua tha se nuk do ta njihte kurre!). Ja çthote ky nen po jua citoj nga Milano: 1.Populli, nepermjet 50 mije shtetasve me te drejte vote……. si dhe ti kerkoj Presidentit te Republikes zhvillimin e referendiumit per çeshtje te nje rendesie te veçante. Ne shqiptaret kudo qe ndodhemi kur behet fjale per vjedhjen e djerses tone e te prinderve tane derdhur ne vite jemi gati te bejme gjithçka per te “varrosur” ata hajdut. Vertet nuk do votoj PS sa te jem gjalle por e urrej tmeresisht PD sepse ja ka dorzuar Shqiperine Sali Berishes. PD do ta paguaj shtrenjt kete qe po bene sot me pronat ne Shqiperi!

  15. niko says:

    Ne cdo vend tjeter demokratik ne bote opozita eshte ajo qe kontrollon dhe vezhgon veprimet e qeverise ndersa ne Shqiperi ndodh e kunderta or miku im Brace !? Perse ndodh kjo eshte shume e qarte sepse pushteti eshte i VJEDHUR dhe jo i votuar nga populli ! Kete tashme e dine te gjithe dhe jo vetem shefi juaj Rama qe e ka deklaruar qe ne 29 Qershor te 2009; por meqense e keni vendosur ne bashkepunim me Fatos Nanon se duhet ndihmuar Saliu miku i Nanos shkoni ne Parlament qe te kete nje arsye me shume Sala t’ju hedhi hi syve shqiptareve andikapat qe nuk dine se ku hidhet as Vota duke ju thene se Ai per Ata po “perpiqet” qe te mos ju mungoje asnjegje! Lereni Edin ne “fatin” e tije se te pakten deri tani Ai ka treguar se nga Ata qe udhehoqen te Majten eshte me shqiptari nga te tere…

  16. FAMILE says:

    KETU NE VENDIN TON KUSARIA KA MARE DRITEN JESHILE DHE ESHTE E MIRATUAR ME LIGJE KUSH VJEDH MILJONA NA PASURIA KOMBETARE BEHET ME EMER DHE I THUREN LEVDATA NA LAROT E POLITIKES DHE AI DE VJEDH DICKA SA PER TE MBAJTUR FRYMEN GJALLE TE FAMILJES AI DENOHET ME AKUZE TE RENDE DHE PERCMOHET O JU SHPELAFTE NJE MORTJE NE KENA MBARU SI NJEREZ NUK PO DIM CFAR KERKOJME DHE SPO DIM CFAR PO BEJME NE PO BEJME SEHIR ME GJAKUN DHE DJERSEN QE KANE DHEN PRINDRIT TANE PER KETE PASURI KOMBETARE DHE VJEN NJE MOMENTE DHE CA ORDINER HAJDUTA DHE KRIMINEL BEJNE NJE PALO LIGJ PER ME NA VJEDH E ME NA BER SY LESHER

  17. Epirioti says:

    O Brace miu!
    Ke gjet kohe te gabuar per rebelim o miush. Keq apo mire, eshte ne interes qe te jete nje ze i perbashket nga selia e PS-se. Leni deklaratat dhe kerko rebelim kunder Berishes, jo futje ne parlament.
    Epo, paskeni qene te kalbur deri ne rrenje o derezinj. S’ka ndermarrje komunale qe t’ju laj mekatet.

  18. e verteta says:

    Brace,
    More,po ti sukur je nje nga krenet e PS-s, qe ne programin e saj ka edhe privatizimin e ekonomise dhe nxitjen e investime te huaja?Si spjegohen keto dy qendrime?
    flander,
    Po, i ke rene ne te:sic e “udhehoqi” Ceguevara….(!)

  19. e verteta says:

    Brace,
    More,po ti sukur je nje nga krenet e PS-s, qe ne programin e saj ka edhe privatizimin e ekonomise dhe nxitjen e investime te huaja?Si spjegohen keto dy qendrime?
    flander,
    Po, i ke rene ne te:sic e “udhehoqi” Ceguevara….(!)
    Epirit(i Vorio Epirit),
    Nga cdo komente qe ti ben,kuptohet se ku e ke hallin:Nuk e ke as te Sala,as te Rama,as te Brace.Tjeter gje shpreson dhe ia ben hyzmetine me komentet tuaja:Destabilizimin dhe percarjen e Shqiperise.Ky misjon te eshte ngarkuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje