Kosovë, protesta kundër llotove dhe kazinove

8 Qershor 2011, 10:48Politika TEMA

Edhe pse tashmë llotot dhe kazinotë janë të ligjshme, banorët e Pejës në Kosovë kanë dalë që të protestojnë kundër tyre.

Kësaj proteste i ka prirë Hoxhë Enesti,  cili ka kërkuar mbylljen e llotove dhe kazinove. Ai tha se lojërat e fatit po i sjellin shumë te këqija Pejës dhe po shkatërrojnë familje. Bile, sipas tij, ato po bëhen edhe shkak për vëlla-vrasje.

Protesta është organizuar nga disa OJQ të ndryshme, ndërsa në të kanë marrë pjesë shumë persona. Policia e Kosovës gjatë kohëve të fundit ka mbyllur disa lloto, të cilat janë përhapur shumë.

Ky fenomen vihet re edhe në Shqipëri, ku numri i llotove është shumë herë më i lartë jo vetëm me Kosovën, por edhe me vende të tjera të rajonit.Pothuajse në çdo cep, edhe në lagjen më të humbur, në vendin tonë gjendet lloto, në të cilat shkojnë që nga fëmijët, deri tek moshat më të vjetra.

 

14 komente në “Kosovë, protesta kundër llotove dhe kazinove”

  1. Shqiptar Kosovari says:

    Kjo është mënyra më e miré pér té degjeneruar një popull,sidomos rininë.Kazinot dhe lojrat e fatit jane vende ku një grusht fare i vogel béhen shumé te pasur,ndersa shumica shume te varfer. Shto ketu pastaj edhe veset me te keqia qe i fiton i riu yne,sic eshte ,droga etj. Te mbyllen menjeher,sa nuk eshte von,kjo te behet me ligj.

    1. AK says:

      Ca ligji mer burr, ky eshte kapitalizmi. Nuk je ne komunizem me .Ska me barazi. Ne kosove me mire te protesotojne per prostitucionin e drogen se sa harxhojne kohen kot me llotot e kazinote.Pale ngaterrojne edhe fene.Nuk eshte me detyrim.

      PS: Nuk ka asnjelloj nga keto biznese dhe nuk luaj lojra fati.

  2. Search38 says:

    Urime per Kosovaret qe e kane bere kete proteste, kjo tregon se ata jane me te civilizuar se ne ketu ne Shqiperi, ku ka me shume kazino, lojra fati, baste, etj se njerez, besoj se te huajt cuditen me keto cudira, por ja qe ne jemi vendi cudirave, dhe asnje nuk proteston ketu, nuk e di cfare mund ti beje Shqiptaret te protestojne, kjo breng po me mundon vazhdimisht, ndoshta do ndryshojne ne te ardhmen, por kjo do vonoje nuk mendoj se ne do jemi gjalle kur te vije ajo kohe.

  3. Vllazeni says:

    Ata që miratojnë kësi ligjesh janë përfaqësuesit e popullit. Kjo është ironia e madhe. S’di pse duhet të vijë puna të protestohet për diçka që as nuk duhej lejuar qysh në krye të herit.

  4. Amsterdam says:

    Njeriu është i lirë të zgjedhë vetë se ku dëshiron të shkojë. Këta hoxhallarë që janë mësuar me hipokrizira arabe duhet të mbyllin gojën rrugëve e të predikojnë nëpër xhamira, po të duan. Sigurisht, shteti duhet të sigurojë moshyrjen e fëmijëve, por liria personale mbetet themeli i demokracive perëndimore.

  5. çami says:

    Amsterdami ka te drejte sepse njeh mire demokracine e Gaylandit por shqiptaret fatkeqsisht jane akoma te varfer kur te behen te gjithe te pasur shohim e bejme .PARIS

  6. jimmy says:

    oRe shqipe kudo ku jeni ne kosove shqiperi meqedoni nuk ju merr njeri me zorr tju fusi ne kazino lerini retori marksiste je i lire edhe ti si qytetare dhe ai qe ka lojrat e fatit sepse ju doni me fituar leke qyl pa punuar kush te jpe lek te japesh ne kazino 100euro dhe te fitosh 2000 euro largojuni ketyreve enderrave me sy hapur une kur kam vajtur ne las vegas nuk kam hyre ne kazino per te luajtur vetem i kam shikuar se keto idjota njrez lujne me mijera dollare duke humbur pra kerkuat si europa dhe amerika duhet me pranu cdo gje ME RRESPEKT NGA AFRIKA

  7. Revoltuesi says:

    Po filloj te kem konisderate per keta kosovaret.

  8. mendimi_im says:

    bravo peja, te luftoni kunder tyre…

  9. nicolla disha says:

    Ne demokraci edhe lojrat e fatit jane bines, prandaje te rrespektohet bisnesi qe eshte me ligje. Peja po kthehet si ne ato vendet fanatike islamike.

    1. plaku says:

      nicolla disha,
      Une nuk e di se, si funksionojne dhe kontrollohen nga shteti lojrat e fatit ne Koseove. Ketu ne Zvicer per shembull, ne se nje njeri shkaterron familjen ekonomikisht, se ka humbur shume, ky njeri eshte ne nje liste te zeze dhe nuk lejohet te hyje ne vendet ku luhet bixhoz. Ne se ky kapet duke luajtur, atehere kazinose ose vendit ku ky eshte kapur i hiqet licenca. Nuk ma marr mendi se, ne Kosove behen keto kontrolle dhe keto lista. Problemi eshte se, sic thote nicolla disha ne demokraci eshte biznes, por ama demokracia duhet te mbroje edhe familjet nga njerez te tille qe shkaterojne jeten e tyre dhe te ardhmen e femijeve te tyre.
      Pra edhe nje here, ne demokraci ka kazino dhe bordelle, por keto duhet te kontrollohen nga shteti. Cdo prostitute jo klandestine ne Zvicer kontrollohet nga ana shendetesore ne perjudha te caktuara dhe ne se eshte semure ( paraqit rezik per shendetin e atyre qe shkojne me te ) atehere asaj i hiqet licenca e ushtrimit te profesjonit.
      Pra per mua lojra fati po, por te kontrolluara nga shteti. Pershendetje

  10. Heron says:

    Bir selman I nenes , po ky kapitalizmi more derra: Liria ka pergjegjesi e ne qofte se ti nuk mund te je sc h I petgjegjshem atehere ti smeriton lirine. Po I pa enver hoxha cqene kosovaret prandaj so zuri ne goje 40 vjet
    Larg e me larg nga keta anadollaker qe na flliqin.

  11. une them says:

    Mire me keto protesta. po kundra korupsionit, kur do ngriheni? se kundra kazinove, duket pak si lluks.

  12. bazarhesap says:

    Menyra me e thjeshte per te mbyllur kto mjedise kanceroze eshte qe populli i Kosoves te formoje nje parti politike myslimane-demokratike (si AKP ose Ikhwan) qe te prezantohen ne parlament dhe te propozojne ligje qe te mbyllin kto vende te degje…. qe demtojne popullin ne pergjithsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje