Zhgënjen Shqipëria, zvenitet ëndrra për Euro 2012

7 Qershor 2011, 22:20Politika TEMA

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer në ndeshjen përballë Bosnjes, duke u mundur me rezultatin 2-0. Me këtë humbje, ëndrra e shqiptarëve që ta shohin kombëtaren në Euro 2012 merr një goditje të rëndë, duke qenë se tashmë Shqipëria është larguar ndjeshëm nga kreut, duke përfunduar në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Rumaninë. Pjesën e parë ekipi I drejtuar nga ana e Josip Kuzhe ka mundur që të rezistojë dhe ka bërë një ndeshje të ekuilibruar me Bosnjen. Gjatë kësaj pjese nuk ka pasur ndonjë rast për t’u shënuar nga të dyja ekipet. Pjesa e dytë ka qenë krejt ndryshe, pasi kombëtarja e Bosnjes ka dominuar totalisht, duke shënuar dy gola. Gjatë gjithë pjesës së dytë, lojtarët e kombëtares shqiptare e kanë pasur shumë pak topin në zotërim dhe daljen në sulm kanë qenë pothuajse të pamundura. Për këtë ndikoi edhe zëvendësimi i Erjon Bogdanit, i cili me praninë e tij në fushë arrinte të mbante dy mbrojtës pas vete, duke bërë që Bosnja të ishte më e kujdesshme. I vetmi lojtar që mund të shpëtohet nga kjo paraqitje zhgënjyese ishte Lorik Cana, që arriti të mbante mjaft mirë yllin e boshnjakëve, Edin Dzeko, Pjesa tjetër e ekipit, me përjashtim të Ujkanit, që nuk kishte faj në golat e pësuar dhe deri diku Vangjelin dhe Skelën, la shumë për të dëshiruar. Zëvendësimet e Kuzhesë këtë radhë fatkeqësisht ishin të gabuara, pasi Duro, Muzaka dhe Lila nuk arritën të jepnin asgjë. Madje, Duro për pak doli me karton të kuq, ndërsa këtë gjë e bëri Lila, që e la me 10 lojtarë ekipin pak minuta para përfundimit të ndeshjes. Me këtë humbje, edhe pse mundësitë matematikore ekzistojnë ende, kombëtarja shqiptare do të ketë shumë pak mundësi që të pretendojë për vendin e dytë në grup. Kjo, pasi Shqipëria ka tetë pikë, 2 më pak se Bosnja dhe 4 më pak se Bjellorusia, kur ka ende për të zhvilluar ndeshje me Francën, në të cilat është pothuajse e pamundur të arrihet ndonjë fitore. Humbja me Bosnjen në fakt nuk ishte ndonjë rezultat i papritur, duke parë ekipin që disponojnë boshnjakët. Tashmë Shqipëria duhet të kërkojë që mos të përfundojë akoma më poshtë në renditje dhe të zërë vendin e parafundit, ashtu siç në fakt ka ndodhur gjatë sezoneve të fundit. Ndërkohë, pas kësaj humbje duhen bërë edhe disa analiza, sidomos për futbollistë si Skela, Lala dhe Duro, të cilët tashmë duket se nuk kanë më se çfarë të japin për ekipin dhe duhen zëvendësuar.

 

44 komente në “Zhgënjen Shqipëria, zvenitet ëndrra për Euro 2012”

  1. nicolla disha says:

    Shqiperia nuk ka fudbolle sepse humbja tregon se sa e lodhur eshte kombetarija Shqiptare.

    1. tourkofagos says:

      po pse mo jane te lodhur,apo margarina ne femijeri,tani po i jep rrezultatet!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. stalinali says:

        Po, po margarina. Po greqise ia futem njehere !

  2. andi says:

    O zoti Baze, mos na i nxirr me keto lajme sportive. Ne po na lun menja per gjona fondamontale dhe jo te humbasim koihen me budallalleqe.
    Edhe ndeshja Shqiperi France ne Tetor 2011 nuk ka me u bo. Shtypi francez po e pershkun gjendjen ne Shqiperi te rrezikshme (vetem po qe se Sarkozi i çon nje ultimatum Salistanit Kadafit).

  3. tifoz i kombetares says:

    ……sa keq

  4. Metamorfoza says:

    Mos u nxitoni. KQZ-ja,nuk ka folur akoma !!!!

    1. fule says:

      Fatkeqsisht tanet nuk bene as gola me dore, as ne pozicion jashte loje; se ku i dihej pastaj

  5. Jacob says:

    Me vjen keq,por eshte Turp Te presim per fitore,pas nje kampionati skandal futbolli qe mbyllem ku ishte nje injorim,mosperfillje,perbaltje,Ristanizim,per Te gjithe ne. Me thene Te drejten eshte Hera e pare qe nuk me vjen keq. Me Duken e dukajve ne krye,eshte ofendim per veten Te besh tifozllik qofte Kjo edhe per ate kombetare,me kete fatkeqesi qe Ka ndodhur me futbollin shqipetar.
    Mos u merzisni miq

  6. tourkofagos says:

    hahaha,,,,,,,shkoi dhe nje enderr bashke me te tjerat,!
    pa ditur se crrezultat do te perfundonte takimi,kisha komentuar,se shqiperia do te marre ,to makri!
    pershendetje ,kuq e mavrive!!!!!!!!!!!!

    1. endri says:

      ore mut ik mbushu nga shqiperia nqs nuk te pelqen,askush nuk te mban me zor legen!

      1. +10 says:

        Rrofsh o Endri, te lumte kompjuteri qe i shkruajte keto fjale.

    2. Vinny says:

      O turkofagot, shkruaje njehere kush je per zotin se e shohim trimerine greke???

    3. o ferizaji kosova says:

      shko mor pirdhu

  7. Andi says:

    Keshtu do ngeli sporti shqiptar po ashtu dhe futbolli po nuk investoi qeveria shqiptare tamam sic cdo fushe tjeter e Shqiperise si arsimi ekonomia te ardhurat per fryme te kesh nje qeveri vetem qe te rrjep vetem shikoni fushat e stervitjes se akademise tone te futbollit mizerje po gjithashtu dhe kampionati i futbollit i politizuar dhe i dhunshem keshtu dhe kombetarja jone ka mbetur si futboll rrugesh sic luanim me cunat e lagjes dikur SHKURT SHQIPERIA KA FALIMENTUAR SI SHTET NUK ESHTE KONKURRUES NE ASNJE FUSHE TE JETES mirqe ka falimentuar shteti po do zoti nuk kemi falimentuar si komb qe te nxjerrim ndonje avni rustem apo ndonje figur tjeter qe ti dali per zot ketij kombi 80 vjet federat futbolli dhe te jesh ne kete gjendje TURP.

    1. ilir111 says:

      Ku do nxjerrim talente ne ne vend te fushave sportive bejme pallate qe duken si geto e viteve 60 ne Europe.
      P.S faggot e dhj…e fare…. ne te vetmen gje qe bashkon shqiptaret (siq eshte kombetarja e futbollit) fillove te zgerdhihesh ne sport fitohet dhe humbet duhen pranuar me burreri te dyja.

      1. Andi says:

        Ore nuk eshte halli i fushave por i akademive dhe punes te FSHF une mendoj se po te zbatoheshin keto pika futbolli shqiptar do permisoheshe dukshem

        1)Te pushoheshe tere stafi i FSHF dhe te vinte nje staf ri(te zote puntore te ndershem) me ne krye nje njeri ish futbollist ne shqiperi qe e ka pasion futbollin

        2)Te hapeshin akademi me ambiente moderne ne qarqet e shqiperise e me pas ato te mbulonin dhe rrethet dhe akademia te ndaheshe ne kater reparte(portieret.mbrojtja,mesfushoret,sulmuesit ketu mund te perfshiheshin trajnere te huaj sidomos nga hollanda apo gjermania)

        3)Fushat e futbollit te privatizoheshin dhe ti kalonin klubit ne dore e jo bashkise per mirembajtje e cdo gje tjeter

        4)Te vendoseshin rregulla te forta per kampionatin ku ata lojtare apo skuadra apo individe te caktuar qe mund te shfaqnin dhune te pezulloheshin per ca vjet ose te gjobiteshin rende po ashtu dhe per problemet e tjera qe mund te shafqeshin te zbatoheshin rregullat e rregulla te rrepta(si pershembull shitja e ndeshjeve etj)

        5)Qe te rritej niveli aktual I kombetares derisa akademia te nxirrte frytet e saj mendoj se mund te thirreshin nga kombetarja lojtaret me te talentuar te kampionatit por gjithashtu dhe ata qe luajne jashte ku mund tu ofroheshe nje page e larte qe te josheshin e te vinin e te luanin ketu.Lojtaret e vjeter te mos thirreshin me me perjashtim te ndonjerit si Cana.

        Keto mendoj se do ta rregullonin futbollin te Shqiperi edhe sikur Shqiperi te mos kishte talente te medha ka SHBA skuader te mire futbolli qe atje askush nuk e preferon ate sport e jo me Shqiperi qe nuk ka njeri ne jeten e tij qe te mos kete luajtur njehere futboll.Ato fushat qe thua ti mire jane po vetm futboll rruge mund te prodhojne jo ate profesionist.

        1. AK says:

          Mjeshter kto behen vetem po te jesh pa korrupsion.Harroje qofte edhe 1 pike nga keto.

      2. tourkofagos says:

        hahaha,,,,,jo se nuk kam deshire te fitojme,por kombetarja e futbollit,nuk ka se si te mos preket dhe ajo,nga gjendja e rende socialopolitike qe kalon vendi,krenaria dhe patriotizmi jane ne perputhje me obligimet qe kane jo vetem bijte ndaj atdheut,por dhe atdheu per bijte e tij,se pastaj quhet burdhelo e jo atdhe!!!!

        1. stalinsali says:

          File prape po ben gabime
          1 – Thuaj ” jo se nuk kam deshire te FITONI ” dhe jo te fitojme
          2 – Burdello dhe jo “‘Burdhelo ” se e dyta tringellon grekce / turkce.
          3 – Replika bie ere e mukyr greke !
          4 – Komenten e tua alla grekofile ngjallin shume pak interes intelektual, do te thosha me shume interes per te te perbuzur

  8. emigranti says:

    dal se esht nje gabim njerzor se mund te mos e ken paraqitur golin ton e kan hedh te porta e bosnjes po ne do e shofim kete veprim se kemi em gurin em arren

  9. Doni says:

    Zhgenjim???? Nuk na ben me pershtypje asgje…..u mesuam! Andaj cdo gje qe ndodh ne Shqiperi dhe me shqiptaret nuk perben ZHGENJIM.

  10. nicolla disha says:

    Te shikosh futbollin Shqiptare do te thote shkatrrim nervash, Berisha pat drejte qe ju kundervua futbollit Shqiptare para disa viteve.

  11. Kalaja says:

    Ne nuk po shkojme dot ne Europe me “koke”, dashkemi te shkojme me “kembe”, hahahahahahaah.Gjithsesi te shpresojme deri ne fund.

  12. fkpartizoni says:

    pjesa e dyte ishte nje turp! nuk i kuptova zevendesimet e trajnerit, prishi lojen sipas mendimit tim. dhe ketyre lojtareve tane nuk e di a iu skuqet faqja ndonjehere? papergjegjshmeria eshte totale! turp!

    1. AK says:

      thjesht ata donin barazimin.Presioni u shtua dhe ne e pesuam ne rastin e dyte ne porte.Nderkohqe qe nuk rrezikuam asnjher.Kjo tregon se nuk kishim interes per te luajtur per fitore.Mungonte motivimi.Si gjithmone me ekipet e vogla nuk vijne agjente lojtaresh ata vijne vetem kur behet fjale per ndeshje me skuadra te medha.

  13. ardi says:

    turkofagos=Mutofagos-dil kendej nga Tirana se kemi ca puseta muti qe na jan bllokuar,i ke falas pa lek-mut Shqiptari safi,coi edhe ca atyre grekve te tu se jan keq

    1. mitri says:

      Fain e ka greqia dhe Turkofagos qe humbem ne bosnje!

  14. Kastriot FRASHERI says:

    Treguam edhe nje here se zbritem ne fushen e sportit njesoj si majmunet nga xhungla. Sa turp! Nuk ja vlen te harxhosh me as 1 minute nga koha jote e cmuar per keta langonj qe pretendojne se luajne futboll. Edhe cdo njeri prej nesh qe nuk eshte futbollisat profesionist do te kishte luajtur me mire prej ketyre spurdhjakeve. Me e tmershmja dhe me e pabesueshme per nje sportdashes normal ishte te degjonje komentatorin idiot te TVSH, i cili brockulliste qe gjer ne minuten e 67 ku pesuam golin, ishim shume mire?! Nderkohe pjesa e dyte, tregonte te kunderten, se mund te kishim pesuar me shume gola edhe pa u shenuar i pari, per shkak mungeses se koncepteve ne loje dhe kthimit (gjithmone fatalist) ne mbrojtje. Por si gjithmone ne kete vend mungon analiza dhe gabimet i mbulojne keta pseudokomentatoret tone.

  15. bbb says:

    Gjerat duhet shkojne ne paralel. Kur ske shtet, ekonomi, mireqenia, ska si te kesh futboll

  16. Cakalli7 says:

    Edhe bosnja qe eshte shtet me kohe shtese na rahu ne futboll? Me sa duket aty nuk e benin dot rezultatin kompanite e basteve.

  17. fitim says:

    o Mbrojtja Jone Katastrof u kan,,Nuk Kemi Kurfar Ekipi,,Nuk Lujne Me Zemer Pederat e Poshter se Tuten Mos po Lendohen per Ekipet Ku Luajne Idijotat jashte…Jam i Zhgenjyer Shum shum..

    1. abi says:

      fitim mos e merr kaq seriozisht.ne si shqiptar pervec krenaris fallco nuk kemi gje tjeter reale!!!!!

    2. AK says:

      Fitim ja fut kot plako. Ata ishin super te lodhur. Nuk ka lidhje kampionatet kane mbaruar. Aq e kane fuqine. Eshte jelloj si ti thuash Sali Berishes jep dorheqjen e jep ai as qe mos e co ndermend.Aq kapacitet kane dhe pike.

  18. Shqiptar Kosovari says:

    Rezultatet e Kombëtares janë të “shkelqyera”. Ne ja kemi kaluar edhe anglezeve me lojrat qe kemi bërê. Të vijë në Shqiperi gjithëkush që do tê mësojë se si luhet futboll. A nuk jemi shembulli me i mire prr RRITJEN EKONOMIKE,qe ua kalojme edhe japonezëve. A nuk e luftojme korrupsionin,qe po na e ka lakmi edhe Suedia. Ne nuk vrasim popullin per liri e demokraci sic po bejne francezet. Turp per Francen qe masakron popullin pse ngrihet ne protesta per te drejta. I themi Sarkozisë, te ndalë terrorin dhe i kerkojmë te takohet me krye kryeministrin tone qe te mësojë leksione demokratike,se si nuk vriten njerêz,se si mbahen zgjedhje te lira, se si behet rritja ekonomike(edhe pse Franca e ka ne kufi Zvicrren),si nuk marrin shembull nga fqiu i tyre po detyrohen te vijne ne Shqiperi e tu tregojme se si zhvillohet vendi. Turp,turp,turp.

  19. dritani says:

    Mire qe ne ndeshjen me Bosnjen nuk ishin arbitra Ristani e Saliu se do ti quanin te vlefshme edhe topat e gjuajtur jashte porte e do ta nxirrnin Shqiperine fituese

  20. Lenci says:

    Ne fakt me erdhi mire qe i thyen hundet se kjo palo kombetare sa merr ndonje barazim ne Tirane u duket vetja sikur jane Reali i Madridit dhe c’eshte me e keqja shqiptaret behen patriote vetem per gjera boshe sic eshte futbolli i lodhur. Sa per te tjerat ndergjegjja kombetare na ka lene shendene.

  21. beni says:

    po ca kerkoni te fitoni ju me kete ekip koti flamurtari vetem do e kishte rahur bosnjen kini lojtar plot ne shqiperi 100 here me te mir se cana me kompani shitini shitini ndeshjet ska ndjenje kombi fare aty

  22. Ervin says:

    Neqoftese nuk kane bole qe te fitojne , mire ben qe humben se kane nje muaj qe na cajne koken me reklama koti, ku thoshnin do fitojme do fitojme.

    Nuk kane bythe keta bythepambuker te kombetares, sepse qe te fitosh do sakrifice dhe organizim, dhe llogje koti dhe mburrje nuk vlejne asgje. Ja sheshi ja mejdani dhe kur vjen perballja behuni burra dhe fitoni, bythpambuker!!!!!!!!!!!

    1. tourkofagos says:

      me marmiden,si duken keta te kombetares,,,,,,,se marmid,per marmid me boshnjaket,na e rrasen dy here,,,,,,apo,no problem!! se jena mesu tani,,,,,

  23. shkelqim says:

    PRETENDIMET E TRAJNERIT DHE TIFOZEVE JANE JASHTE MUNDESIVE TE EKIPIT TONE.mE VJEN KEQ POR NUK MERITOJME ME SHUME.Problemi duhet te shikohet ne thellesi te pergatitjes dhe te lojtareve ne kombetare.Futbolli shqiptazre ka problem qe nga zinxhiri i skuadrave te futbollit dhe te vazhdimit te kampionatit qe eshte me shume probleme dhe kontestime.Na mungon shkolla e niveleve mbi mesatare ne Ballkan e jo me ne Europe.Kaq kemi takat.

  24. ILIRISPORTAGE says:

    dhe nje here treguam sa te dobet qe jemi dhe kemi goje te kerkojme dhe me shume,gazetat shkruajne qe shqiperia zhgenjen doemos kur nuk ke as sulmues as mesfushe vetem ne mbrojtje cana qfar te bej nje njeri.mendimi im eshte ky qe ajo kombetare nuk vlen nuk luhet futboll me pensionista,te largohen te gjithe me mire e dime qe nuk marrim pjese ne evropian ose boteror per nje vit dhe krijohet nje ekip me djem te rinje 18 vjec.

  25. AK says:

    Si nuk e bleu ky Sale rrumpalla nje ndeshje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje