Vila luksoze e trafikantit kthehet në një jetimore

7 Qershor 2011, 13:45Politika TEMA
Vila luksoze e trafikantit kthehet në një jetimore

Shtëpia e Legijas, e cila eshte kthyer ne spital per femijet

Shtëpia luksoze e Darko Sariç, njërit prej emrave më të njohur të trafikut të drogës në Ballkan, është kthyer në një jetimore. Serbia në këtë mënyrë ka vijuar politikën e saj të kthimit të pronave të konfiskuara të krimit në institucione sociale. Në shtëpinë e Sariç janë vendosur disa fëmijë jetimë.

Prokuroria ka ngritur padi ndaj Sariç dhe 19 personave të tjerë. Por edhe pse gjykata nuk ka vendosur ende, ligji lejon që të konfiskohen pronat dhe të kthehen në institucione sociale, por pa ndryshuar shumë në strukturën e banesave, nga frika se vendimet e gjykatave mund të jenë në favor të të dyshuarve.

Shtëpia e një zyrtari të lartë të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, i arrestuar për shpërdorim detyre, është kthyer në kopsht fëmijësh. Këtë fat do ketë edhe vila tjetër e Sariç, e cila ndodhet në lagjen Zemun në Beograd. Kurse shtëpia e Legijas, personit të dënuar për vrasjen e kryeministrit Xhinxhiç, do hapë shumë shpejt dyert si spital për fëmijët me nevoja speciale.

Autoritetet thonë se shumë shpejt një vilë e tretë e Sariç do kthehet në qendër për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Balkan Insight

5 komente në “Vila luksoze e trafikantit kthehet në një jetimore”

  1. fule says:

    Vilat e Ilir Metes dhe familjarve te Saliut jane te pakonkurueshme per qendra sociale ketu tek ne, se kane hapsira me te medha.

  2. arsen says:

    Ore se mu kujtu!!!
    Ai Shkelzen Ram Berisha (se mos ngaterohet me Ramadan) dhe Argita Sali Ram Berisha sikur jane besimtare te mire muslimane???
    Kane shtruar e kane mare pjese neper iftare, por qe pas plasjes se Gerdecit sikur s’i kemi pare???!
    Ka rrezik nuk ju del me koha!!! Falen 5 here ne dite rregullisht dhe te 6 per te shlyer mekatet!
    Thone se po mendojn qe ca bishta nga leket e bisneseve te tyre te “suksesshme”, ti perdorin per bamiresi tek shoqata e Liri Berishes. Mire bojne se edhe ajo, gjynof eshte!!!!
    Ishallah!

  3. TeFiku says:

    Prandaj Serbet do i pranojne ne B E para nesh . Rrofte Shqiperia e lire dhe Demokratike .URRRA .

  4. D malesia says:

    duhet te mesojme nga serbia ja u befte Zoti hallall , tash 20 vjet ala nuk eshte denuar kush per korrupsion , ky eshte nje turp i madh ,

  5. trendelina says:

    Ne Shqiperi nuk ka trafikante, prandaj ky artikull nuk duhej te botohej ne Ballkanweb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje