Arrestohet në Greqi i dënuari për masakrën e Qafë Gjashtës

7 Qershor 2011, 13:34Politika TEMA

Mikel Këndezi, një prej të akuzuarve si përgjegjës për masakrën e Qafë Gjashtës në vitin 1997, është arrestuar nga ana e policisë greke.

Këndezi është arrestuar në Athinë, pasi për të kishte një arrest ndërkombëtar. Tashmë për të pritet që të fitllojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri. Ai është dënuar në mungesë me 15 vjet burg për këtë ngjarje.

Mikel Këndezi, 49 vjeç, bashkë me 9 persona të tjerë, akuzohet si pjesëmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës, ngjarje e ndodhur në 4 mars të vitit 1997 në Sarandë, ku pas torturave, u vra dhe iu dogj kufoma oficerit të policisë së Sarandës, Gjergj Mehmetit. Të akuzuarit mbajtën peng dhe torturuan për 3 ditë policin Eduart Alija, ndërsa dy policë të tjerë mundën të largoheshin.

5 komente në “Arrestohet në Greqi i dënuari për masakrën e Qafë Gjashtës”

  1. Epirioti says:

    O burra, te denojme kedo qe mbrojti popullin e jugut ne ato dite lufte reale. Salibani vret ne mes te dites dhe i mbron me koken e vet vrasesit, qe nga Kumbaro, agim shehu, sefgjinin e deri te gardistet tani se fundi, ndersa PS-ja i futi ne burg rebelet kundershtar te Berishes qe sollen PS-ne ne pushtet. Si mund te ngrihen me njerezit kur e shohin se jane te goditur nga te dyja anet. Vetem ata te Salibanit jane te mbrojtur, populli dhe te majtet jane te persekutuar. PS-ja na doli tamam Pi.. Seme

    1. Search38 says:

      Epirioti e ke gabim, tani nuk eshte ne pushtet ps por pd, dhe te gjithe keta jane arrestuar kur ka qene pd ne pushtet, po do te dish dhe Zanit i eshte dhene mundesia te largohet nga Shqiperia nga Fatos Nano, po ai nuk ka pranuar, kjo eshte e sigurt.

    2. bubi kacurel says:

      Epiroti vella ,te korrigjoj pak se keta nuk ishin mercenaret e Saliut ,ishin oficere policie dhe mos i fut ne thes me te tjeret se ne qe i njohim e dine se nuk jane me Saliun .Vrasja e nje oficeri policie dhe kryesisht te te gjithe atyre qe jane ne pune per buken e femijeve ne gjithe boten eshte nje akt makaber.

  2. devi says:

    te marre denimim qe meriton

  3. Tironci Lugano says:

    Shpejt apo vone te gjithe vrasesit nje perfundim kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje