Ky pranim masiv i grabitjes së votës së Tiranës (janë së paku 25% të votuesve që e pranojnë si të drejtë këtë grabitje, ku më të ndoturit janë janë juristët), na ndot të gjithë ne shqiptarët. Ndërrohen rregullat e zgjedhjeve pasi kanë mbaruar zgjedhjet, dhe nuk ngrihemi të gjithë e t’u them: boll, e tepruat, si nuk e kuptuakeni se kësaj here po pranohet “zyrtarisht” të thyhet ligji dhe morali ditën për diell—e kjo ndryshon shumë nga gara e zakonshme, e shfrenuar, se kush e kush do të vjedhë më shumë vota në errësirë, me fletë të hedhura “natën” etj. Nuk duhet t’i biem qylit duke thënë “po të huajt përse nuk ndërhyjnë!”: duhet t’i pastrojnë vetë pisllëqet tona!
Militantët e kryeministrit përsërisin si papagalli: “fletët e hedhura në kutinë e gabuar kanë të shkruar në to vullnetin e atyre votuesve që i kanë hedhur ato”. Pra, çdo fletë votimi e hedhur në kutinë e gabuar, ku shenji i kandidatit është për brinjë emrit të Lulzim Bashës, shprehka vullnetin e atij që e ka hedhur fletën në kutinë e gabuar, pra që ai person paska dashur të votojë për Bashën. Aq të bindur e paraqesin veten, saqë ulërijnë e nuk dëgjojnë fare zërin e logjikës elementare, që vërteton se nuk është fare ashtu, por siç do të shpjegojmë më në vijim.
Në kutitë e gabuara, siç ka fletë votimi që janë hedhur gabimisht, pra pa dashje, po ashtu ka edhe fletë votimi që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar. Në kutitë e gabuara nuk janë vetëm fletë që janë hedhur gabimisht, si rezultat i “gabimit njerëzor”; pra nuk janë vetëm fletët e atyre votuesve, që me gjithë kujdesin e madh të komisioneve, që kishin vënë një njeri që t’i orientonte votuesit tek kutia e drejtë, prapë se prapë gabuan. Në ato kutitë e gabuara ka edhe fletë që janë hedhur qëllimisht aty: për ta djegur votën për Bashën, duke e hedhur në një kuti ku vota bëhej e pavlefshme. E janë pikërisht 91 vota të gjetura më shumë për Bashën, apo 35% të votave të hedhura në kutitë e gabuara, ato që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar (këtë e kemi vërtetuar në një shkrim të më përparshëm). Në vijim një shembull real.
Së paku tre persona më kanë shkruar sesi e përse e kanë bërë një veprim të tillë: hedhjen qëllimisht të fletës së votimit në kutinë e gabuar. Njëri nga ata, është një zonjë e re, oficere e policisë. Nuk donte të jepte votën për Bashën, por kishte frikë ta plotësonte fletën kundër Bashës. E shkreta oficere, po ta plotësonte votën kundër Bashës, kundër ministrit të saj, kishte frikë se mos ia lexonin tek tavolina ku po e plotësonte fletën,. (Unë them se ka pasur frikë të tepruar, bile them se frika në rastin e saj, rrjedh edhe nga njohja profesionale e “çimkave”, e mjeteve moderne të përgjimit. Nejse, nuk po e zgjas se përse ajo kishte frike: kishte frikë e kaq.) Zgjidhja që ajo bëri, ishte që fletën e votimit e plotësoi në tavolinë si votë për Bashën, dhe pastaj bëri sikur u ngatërrua, dhe qëllimisht e hodhi tek kutia e gabuar, aty ku dihej që vota bëhej e pavlefshme. Nuk ka njeri në botë, që të thotë se vota e numëruar në kutinë e gabuar, e asaj oficeres së policisë, ishte për Bashën, pra që ajo zonjë kishte votuar, kishte pasur vullnetin të jepte votën për Bashën—këtë nuk mund ta thotë as militanti, e as edhe gjykatësi më idiot.
Me siguri do të ketë edhe mendime të tjera për natyrën votave në kutitë e gabuara, por të gjitha vërtetojnë se ato vota nuk janë si votat në kutitë e duhura, pra nuk shprehin me siguri vullnetin që ka dashur të shprehë zgjedhësi, prandaj dhe janë, e dhe duhet të konsiderohen të pavlefshme, pra nuk duhet të mblidhen në asnjë mënyrë me votat e vlefshme. Votat në kutitë e gabuara, ehe aty ku mund t’u jenë mbledhur me votat në kutitë e duhura, diku jashtë Tiranës, duhet të hiqen, si gabim.
Shqiptarë, mos ua lini detyrë të huajve, të gjykojnë në vendin tonë: ne vetë duhet të kemi forca të pastrojmë pisllëqet tona: votat e hedhura në kutinë e gabuar, janë vota të pavlefshme, dhe kaq.
Bashkim Kopliku ka qen ministri me i mir deri me sot per Rendin.E them jo se flet te verteten,por ashtu ka qen.Shkodran-djepi i kultures
Po per shkodranen Jozephine , çfare mendimi ke?
Ashtu eshte. Kur e kapen djalin e vet me presh ne duar duke vjedhur ne Hotel Dajti, Kopliku si Minister i Brendshem e nxorri brenda 4 oresh nga burgu pa gjyq fare, megjithse vjedhja ishte e “begate”.
sic e kam thene me perpara ne disa komente(ne gazeta te tjera),nje njeri kur bjen prej pozite mund te flasi si te doje.per mua bashkim kopliku asnjehere nuk e kundershtoi saliun kur ishte ne qeveri me te(kam parasysh disa artikujt qe ai ka shkruar kunder salukut),nuk e ka kritikuar haptas ate etj,por perkundrazi nuk ka lene te bije pupa ne te(sic themi ne shkodranet).bashkimi gjithmone ka thene per te (salukun),se eshte njeri i ndershem,i drejte etj dhe eshte shprehur se e ke keni gabim qe e kundershtoni apo e kritikoni saliun si dhe burre me te ndershem nuk e gjen kerkund.kurse qe kur ra prej fiku nuk lene gja pa thene per te,por per mua eshte shume vone ose me mire te rrije dhe te hesht.
Ky esht zotni burr Shkodran,dhe un ruaj respekt per kete figur Demokrate
Po per shkodranen Jozefina , çfare mendimi ke?
Shume i sakt jeni z.Kopliku! Keshtu si ju jane shprehur shume,shume,shume….Edhe,te gjithe themi,qe pislleku duhet te pastrohet,por askush nuk thote,se qysh pastrohet kjo kolere,me shume se kolere…
Nuk na e vendos as Kantrimani, as Arvziu haraxhiu apo Eskiu demokracine ne vendin tone. Por vetem ne dhe ne.
Le ti shporrim keta plehera me force dhe sakrifica. Brenda 24 oreve te huajt kane per ta mbeshtet revolten tone popullore. Por jo protesta partime – 2 oreshe. Por ne Bulevard deri sa te zhdukim Causheskun dhe Talibanin e fundit ne Europe.
O sot o kure !
me duket se nuk isha shume i qarte! desha te te theme qe,Eshte e lehte te pastrosh,por eshte bere aq pis,sa pastrusi ka mbetur me fshesen ne dore,mbasi nuk di nga t’ia nis! Ne se ju z.Kopliku dhe te tjere… dini ,n’a i mesoni pra,se pastaj pastrusi di mire c’far bene… Me respekt per ju z. Kopliku
Kujt i thua o Bashkim, shqiptaret kane vdekur me kohe si popull qe kur kane votuar Sali Berishen disa here kane treguar mangesine e tyre per te pare realitetin keshtu qe ky apeli yt do te ngelet ne leter. Perderisa Sali Berisha nuk u denua per te gjitha katastrofat qe i solli vendit qe nga 97 eshte normale qe te arrijme ne kete gjendje. S’po zgjatem me se jane konsumuar te gjitha muhabetet dhe per me teper kane filluar te me censurojne ne kete gazete.
Po more Z.Kopliku. Drejte e ke,por kujt t’ja themi keto.U be gati nje muaj,dhe kushedi sa here jane perseritur keto gjera. Na thuhet qe duhet te degjohet zeri i cdo qytetari. Po e degjuam njehere ate ze. Thjesht po e konkretizoj. Ne nje zone votimi,p.sh. ka 100 zgjedhes qe votojne.Ne fund,mbasi mbaron procesi,komisjoneret fillojne numerojne votat neper kuti.Dhe cfare del. Po themi qe 40 i mori kandidati A,40 kandidati B dhe 20 te pavlefeshme sipas percaktimit ligjor. Te gjitha keto jane ne procesverbalet perkatese. Pra ato 20 vota jane numeruar njehere,perse duhet te dali dallkauku tani e te na thote qe duhet te degjohet zeri i daltonikut a ku di une se cfare emri duhet ti veme atyre qe e paskan hedhur “gabim”.Ata,le te presin votimin e radhes dhe ta hedhin aty ku duhet. Treni u nis,pas tij vjen tjetri.
Ke plotesisht te drejt zoti Bashkim per sa shkruan me siper. Ke pasur te drejt edhe kur ishe ne qeverin demokratike te pas ’92 kur thoshje qe duhet te hedhim ne qarkullim aq letra me vlere sa vlera e objekteve qe do privatizojme, keshtu letrat me vlere ngeleshin letra me vlere te plote(ose te peraferta me 90% po e quaj). Por askush nuk te degjoj duke i kthyer ne cop letra pa vlere. Me kane ngelur ne Shqiperi (si kujtimi me i hidhur i jetes time) letrat me vlere(tashme pa vlere te “dhuruara” nga PD) burgjet e internimet e prinderve te mi te shumevuajtur. Sa here vij ne Shqiperi (çdo vit) pas vajtjes ne vorreza , ku me “pushojne” prinderit, ne shtepine ku me kane rritur me mundime prinderit e mi “me presin” letrat pa vlere te PD. Sa turp per PD dhe per ata qe e drejtojne ate!..
Komenti im per shkrimin “Të pastrojmë vetë pisllëkun e votave” eshte:
Me vjen keq per shokun Bashkim Kopliku i cili ka marre mundimin dhe ka shkruajtur kete artikull. Ai shprehet me teper seriozitet por ta dije mire se klasa jone politike aktuale nuk eshte si ajo qe i ka sherbyer shoku Bashkim Kopliku, keta jane me te rrafinuar dhe me te zgjuar per hile. Kjo qe po behet ne Shqiperi te gjithe jemi deshmitare qe nuk eshte politike, por zhurme, rremuje dhe me pak fjale çdo gje mund te jete por politike nuk e ka emrin. Gjithe klasa jone politike ka bere aq shume zullume sa qe eshte e detyruar te beje gjithshka eshte e mundur per t’mos e leshuar pushtetin se i dalin horrliqet e veta dhe sajojne Dushkun, Ruzhdijen dhe tani ne fund Tiranen. Eh sa ka zanati more shoku Bashkim. Nuk i dini te tera ju ka thene shoku dhe udheheqesi juaj dhe ja qe keto 20 vjete kane dale por besoj se eshte nje pjese se pjesa tjeter do kerkoje kushedi se sa kohe dhe valle brezi i femijeve tane nuk ka per ti’ pare dhe jo me ne. E ka thene mire mos u gabofsha te filmi Kapedani “Hahahahaha po kjo ishte loja more”. Dhe ja vjene nje dite qe ato qe kane pare ne filmat e atij sistemi ne moshen e adoloshences keta kane filluar t’i luajne vete. Por mire na e bejne se ne kemi ate klase politike qe meritojme. Faleminderit qe mu dha mundesia te kembeje me ju nje mendim se kaq na ka lene ne dore ku regjim ndersa ai i juaji as kete jo. Edhe nje here faleminderit, por mos i merre te gjitha seriozisht se jane lojra per sa me siper thashe.
Filmi “Duel i Heshtur”.
Shume e drejte!
SHQIPTARET TI DALIN PER ZOT FATIT TE TYRE!
a gjalle kenka ky ish zv/kryeministri i pd
por tani nuk ka me PD por ..SALIR… po njerez sa Salir shitet Shqiperia!
andi po ta kopjoj sygjerimin se nuk ka rruge Tjeter mor vella!!!
andi thotë:
7 Qershor, 2011 më 11:04 pm
Nuk na e vendos as Kantrimani, as Arvziu haraxhiu apo Eskiu demokracine ne vendin tone. Por vetem ne dhe ne.
Le ti shporrim keta plehera me force dhe sakrifica. Brenda 24 oreve te huajt kane per ta mbeshtet revolten tone popullore. Por jo protesta partime – 2 oreshe. Por ne Bulevard deri sa te zhdukim Causheskun dhe Talibanin e fundit ne Europe.
O sot o kurre!
O SOT O KURRE ME!!!
Ka ardhur koha qe nuk ban ma shosha use kjo nuk duhet te bahet as pd as ps as per kerkend tjeter por vete jeten e popullit shikoje si ju vjedh jozefina me parlamentin Jane Pareto e popullit shqiptar Jo te jozefines ju duhet vendosni Jo jozefina ju do te paguni duke ju rritur taksa PDA Dan mgr ju popull ka ardhur koha mgr ju sot me shume se kurre
Burra dhe gra të mira është shumica e Shqipëtarëve. Tashti ngelet të organizohemi dhe me të gjitha variantet ligjore veç konfrontimit jashtë kushtetues, të rrëzohet qeveria e puçeve. llafeve po ju del boja.
PSE SPEKULLOHET ME VULLNETIN EPOPULLIT? BERISHA DHE ZDHENSIT E VET CIREN DUHET TE NEMEROJME VULLNETIN E POPULLIT SEPSE VOTA SHPREH VULLNETIN E POPULLIT .DAKORT.PO CILA VOTE SHPREH VULLNETIN EPOPULLIT ?ATO 250000 QE U HODHEN NE KUTITE E DUHURA ,APO ATO 800 MBASE 300 MBASE 80 QE U HODHEN NE KUTITE E GABUARA?SIGURISHT VULLNETI I POPULLIT SHPREHET NE ATE CKA BEN SHUMICEN DHE NE VENDIN E DUHUR SEPSE ATO VOTA SHPREHIN QARTE DHE PASTER VULLNETIN E POPULLIT.KURSE ATO TE TJERAT NE KUTINE E GABUAR JO VETEM QE PERBEJNE NJE PAKICE QE QOFTE DHE TA SHPREHNIN HAPUR DERI SA JANE NE KUTI TE GABUAR NUK SHPREHIN VULLNETIN E POPULLIT,AQ ME TEPER QE ATO JANE TE PA QARTA SI U FUTEN ,SI U MBUSHEN DHE PER CQELLIM U HODHEN NE KUTITE E GABURA ME SHUME PER UREJTJE PAO ,FRIKE ,APO GABIM.NE FUND TE FUNDIT PER TE PARE QARTE VULLNETIN E POPULLIT U NDANE FLETET NE KATER KUTI SEPSE VOTOHEJ PER KATER SUBJETE TE ZGJEDHURISH,KRYETAR BASHKIE,KRYTAR MINIBASHKIE,KESHILL BASHKIE DHE KESHILL MINIBASHKIE.KESHTU QE KJO NDARJE E SHPREH VULLNETIN E POPULLIT NE KUTINE PERKATESE DHE TE GJITHA TE TJERAT QE NUK I TAKOJNE KUTISE SHPREHIN OSE VULLNETIN EPERSONIT TE GABUAR,OSE VULLNETIN E PERSONIT KUNDERSHTUS POR ASNJEHERE VULLNETIN E POPULLIT DHE PER KETE ATO JANE TE PAVLEFSHME.JEPINI CEZARIT ATE QE I PERKET CEZARIT POR POPULLIT JEPINI ATE QE I PERKET POPULLIT O GJYQTARE DHE MOS U BENI TE LESHTE. DHE FRIKACAKE.
zoti kopliku keni pasur gjithmon te drejt dhe per kte ju pershendes per kurjon qe keni qe nuke ke frike nga padrejtesit qe i behen atij poplli qe po ben 67 vjet qe ndeshkohet pa drejtesisht nga politika komuniste Merre kurjoen dhe behu thirrje te gjihae atyre qe jane larguar nga partia demokratike te bashkohen bashke per nje te djathte demokratike ta nxjer ate vend nga ruga e mbrapshte qe e ka futur politika KOMUNISTE me ne krye Sali Berishen
Ne nje vend si ky yni qe c’do gje behet me fermane nga sulltani zgjidhja e vetme eshte revolta popullore.Besimi i verber qe shprehim tek drejtesia eshte utopi.C’far u be me drejtesi ne ate vend ne keto 100 vjet te Shqiperis se pamvarur/?Ne ate vend po humbet c;do shpres. Te mos jargavitemi por te luftojme deri ne fund duke pastruar c’do pisllek pleher per ta lartesuar vendin tone qe AI te qyteterohet e te eci si c’do shtet tjeter europian.
Deri sa ne te kemi ne pushtet,kta komunistre e spiuje te ndyre,qe komandohen nga i vetmi komuniste i mbetur ne rajon,ligjet tona kyte fate do te kene,nuke do te funksjonojne kurre ashtu si duhet,ne sherbim te zbatimit korekt,por do te perdoren e lakohen per interasat e sekretarit byrose e hajdutve vrases te tije.Vetem ne vendin tone nga KQZ e komanduar nga sh ristani vota e hedhur ne kutine e gabuar,servili,ose frikacaku po ky ristan thote jo si leme ne shqiptaret te hedhin voten atje ku duan ata,ne i dhjesim ligjet e ua hedhim aty ku na intereson ne.Ne shek e XXI kto plehra,me ne krye sekretarin e byrose i shkelin e i dhjesin ligjet pa ju bere syri cep,opozita e votuesit e saje zduhet te flejne gjume,vota eshte e shejte e shume e shtrejte,prandaj duhet kerkuar me ngulme deri sa vota te shkojne ne vedin ku e hollen votuesit,kjo eshte zgjidhja e vetme,dhe e duhur.
Ja e the, po kujt ja thua, pse e thua, a te degjojne? Ministria e vjedhjes se votes(MPB) me min. Bashen dhe z/Min Ponen kishin 2 vite qe pregatisnin kete maskarade duke fryre listat me militante nga rrethinat jashte vijes verdhe dhe deri te njerez te ardhur nga Kosova. llogarite ju dolen jashte kontrollit. Ne 2007 RAMA kishte marre 92.000 vota, keta i shtuan 10% + 5.000 vota dhe menduan se fitoren e kishin ne xhep. Por vota antiberishe ishte masive si ne gjithe vendin dhe nuk kishte si te ishte ndryshe ne Tirane. Loja per voten e hedhur ne kutine e gabuar u lindi ne fund te numerimit dhe filluan manovren me nj.5. Nga qe jane toça, kan bere nje lemsh ne bodrumet e KQZ sa nxorren vota me shume se votues. Perfundimisht keto zgjedhje i ben te pavlefshme nga makuteria per te futur sa me shume vota.Ne Tirane duhet te perseriten zgjedhjet por me nje kusht, te vihet aparati i verifikimit te kartave te identitetit ne çdo qender votimi dhe do shikoni diferencen reale. Maskarada e kesaj bande nuk mbaron ketu.
Kush eshte Sali Berisha ?
Share
Wednesday, December 16, 2009 at 7:34am
Kush eshte Sali Berisha ?
Keto te meposhtemet jane pjese nga nje seri artikujsh qe jane botuar te Koha Ditore ne Kosove, ne vitin 1998 dhe deshmi te nje patrioti kosovar qe eshte ne amerike.
“Penicilina” punëtor i UDB-së
Shkruan: A.D.
Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
Kush është Sali Berisha: Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit te 19- te Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav me perpara.
Mbas vendosjes në fshatin Vucidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.
Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për cdo problem familjar që ka pasur.
Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP, drejtues i PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur
Shkurt 25 në orën 11:09.MD • Ankohu
Emiljan Mango Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB- u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.
Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.
Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti te pakten te zhduke dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB.
Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.
Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të aritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitin 91-92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me cmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.
Sali Berisha sado të flasë për ndershmëri ai e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në 97, por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme.
Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.
Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB.
Shkurt 25 në orën 11:09.MD •
Emiljan Mango së. Një kanal kalon nga fshati Vucidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.
Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.
Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.
Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën
Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.
Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehoej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të cmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.
Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u cuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Cad dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.
Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.
Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB.
Ndaj Sali Berisha ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD Pjetër Arbënori, Ali Spahia dhe Azem Hajdari Perjakun
Shkurt 25 në orën 11:10.MD • Emiljan Mango në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri cka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e coi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.
Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithcka sipas synimeve të tyre aneksioniste.
Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.
Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i këkoi Miloshit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojme vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në 97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.
Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.
Me rikthimin në pushtet ai me bashkëpuntorët e tij po vazhdon saboton cështjen shqiptare dhe po shkatërron më tej shtetin . Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do perpjeken ta pengojne zhvillimin me cdo kusht.
Shkurt 25 në orën 11:10.MD •
Cfare fantazie e semure, cfare deliranti.
Kjo soj shkruesi qe shkrun kesi marrinash si me siper kujton se eshte interesant, veni re qe e ka piacen e larte dhe merret me persona te njohur, ben lidhje te cuditshme, tregon siguri dhe kompetence per gjera qe ne punet intelegjente nuk dihen dhe nuk mund te mesohen kurre. ..
Shkrimi dhe shkruesi nuk eshte pervers pse merret me Sali Berishen dhe me te tjere (disa prej tyre tashme te vdekur), absolutisht jo, por eshte i tille sepse manifeston disekuliber psikik narrativ, mllef, urrejtje, psikologji shpifesi, teatrim rrenacaku, papergjegjshmeri e shume e shume vese negative qe jane karakteristike te deshtakeve, rrenacake, te korruptuarve, hajduteve, karrikethyerve, pijaneceve, i atyre qe i kane grate ose motrat kurva, mund qe te jene te jene kopila, mundet te jene torturuar psiqikisht etj, etj.
Pse Jashar, e doje te vdekur ti? Ik ore zhduku. Kur banditi Berishë eshte gjalle(edhe pse i solli popullit kaq gjeme e vajë),burra si Kopliku duhet te jetojne gjat,shume gjat.
C’na sillni te tilla shkrime nga elemente karagjoz si ky me siper qe rreket te na mbushe mendjen, si ne rasti e oficeres me siper qe kishte frike se i lexonin voten?Dhe kete frike ja mirebeson dikujt qe e jep si shembull ne shkrimin e mesipermen.Ah harrova si ka dhe emrin e oficeres.Mero po ipi pak serjozitet gazetes e mos boto te tilla pacavure se shqiptaret jane me te zgjuar se besohet.
Ore me gjithe mend!!!
Cfare benin atje tek kater kutite ata persona qe rinin neper te gjitha Qendrat e Votimit ne Shqiperi?
A jane keta persona me detyre te caktuar nga Manuali dhe Rregullorja e Votimit ne KZAZ-e ?
Kush i kishte caktuar aty?
Kush Institucion caktoi 4 kuti dhe 4 ngjyra?
Kush beri nje SPOT publicitar per kete qellim ?
Cfare kuptohet nga Kodi Zgjedhor me fjalen “FLETE VOTIMI NE KUTINE E PERCAKTUAR” ??
A eshte Kodi Zgjedhor i detyrueshem per zbatim, per cdo shtetas qe shkon ne VOTIME??
A duhet denuar ai shtetas (votues) qe shkel Kodin Zgjedhor ne cdo PIKE te tij ??
A jane Ligjet te detyrueshme, te barabarta dhe njesoj per te gjithe ?
Pershendetje Ceno.
Tung shoku!
Loja vazhdon. Do presim edhe pak
Pershendetje
Ca te bej uen ty qe do me ma shty vashdimisht:)) po pres po mbase do e pime bashke i birre ne TIRONEN tone
Pse jo ?…shoku!
Tirona osht e jona!
Para se me nai mor prape leket Sala.. dhe ti veje zjarrin…
Ne do pime i birre per qef Ceno .Mos na e permen Salen se sna shijo pastaj:))
Zoteri i nderuar, zoterinj te redaksise se gazetes Tema
Une jam nje qytetar i zakonshem i ketij vendi dhe nuk e kam mundesine te trokas me shume se ne deren tuaj pasi, nuk me degjon njeri. Ju lutem percilleni ju zerin tim dhe te shume te tjereve si une ne veshtet e nderkombetareve pasi, Kolegji ka mbetur pa shqisa.
Ne nje gare te barabarte, shkenca dhe praktika e probabiliteti na meson qe barazimi ne 250 mije vota perseritet ose perafron shume edhe ne 250 vota. Une nuk mund te bie dakord me drejtuesit e maxhorances te cilet mbrojne idene se shumica e “idjoteve” jane ne krahun e tyre.
Shumica e votave per Bashen ne kutine e gabuar, ishte e vetmja proteste e mundshme qe kishte ne dispozicion administrata shteterore nen terrorin e Sali Berishes. Kjo gje Saliut nuk i kishte vajtur nder mend, por e kuptoi, vetem pasi kishte mbaruar numurimi i votave dhe me pas, beri ate qe dihet.
Plotesisht e drejte por fshesa duhet te filloje nga murtaja Sali Berisha.
Mendoj qe nje nga arsyet pse vota e hedhur ne kutine e gabuar eshte e pavlefshme eshte edhe sepse duke u hedhur vota ne kutine e gabuar ajo vote nuk eshte me e fshehte ,duke humbur fshehtesine sipas kodit zgjedhor ajo eshte e pavlefshme.Si rasti i Presidentit.
Si është e mundur të quhet votê e vlefshme kur një mësues që ka urrejtje për Berishen,pasi fotografon voten e tij për Bashen,nga friga e largimit nga puna,por nga urrejtja ,qellimisht e hedh ne kutinë tjeter për ta bêrë te pavlefshme?
Zoti Kopliku, ju me te drejte ngrini nje ceshtje shume madhore. Qe ka te beje me nje mashtrim monstruoz i kamufluar me nje populizem mafioz nga pushteti i Saliut. Si ai i Al Kapones ne Cikagon e fillimit te shekullit te 20-te. Ne jemi nje dore pensionistesh, shoke te vjeter, por me bindje te ndryshme politike. Ne keto zgjedhje vendosem te votojme sipas bindjeve tona politike, por voten ta hedhim ne kuti TJETER, jo te GABUAR. Qellimisht dhe me bindjen tone te plote per te protestuar kundra politikesh shqiptare. Qe nuk ka hapur mundesi alternative per popullin: O me Salen qe te mbijetosh, o me Ramen qe te shkosh ne t’semes. Ne nuk jemi te rjedhur sic do te na paraqese Saliu. Nuk jemi as daltoniste sic u tall pa turp fare me votuesit kryeministri yne. Thjesht vendosem me protesten tone modeste t’i benin votat tona te PAVLEFSHME. Sepse keshtu ishin shpallur rregullat me pare. Sepse keshtu na mbushi mendjen Ristani dhe KQZ-ja me reklamat e tyre ne TV. PO por JO thane me pas duke na mashtruar dhe duke hedhur lote krokodili per votat tona qe tani duhet te lexohen sepse ne nuk jemi njerez dhe qytetare te tiranes, por disa kukulla-marioneta te Sali Krokodilit dhe Lulu Bashe Karremit. Si nastradini dhe miqte e tij veproi edhe Presidenti Bamir Topi. Qe s’ka pse te turperohet me vendimin e tij, por qe ka fituar simptatine dhe mirenjohjen e pothuaj te gjithe pensinisteve shqiptare. Per kete gjest te guximshem kundra mafies ne pushtet. Pse atehere deformohet VERDIKTI i popullit? Kush jane keta gjyqtare dhe juriste dallkauke qe dalin mbi SOVRANIN duke veshur pelerina mashtrimi sikur te ishin LIGJI vete? Kush e lejon nje kryeminister te komentoje ore e cast LIGJIN sipas oreksit te tij? Kush e lejon nje te kerkuar nga Drejtesia si eshte kusari Basha te hedhe lote krokodili per votat e popullit dhe te mare persiper rolin e legjislatorit? Ku ndodh kjo cudi? Mesigur vetem ne fiset kanibale ZULU ne zemer te Afrikes. Ku kemba e njeriut te BARDHE nuk ka shkelur ndonjehere. Prandaj opozita me te drejte e ka quajtur procesin zgjedhor te 2011 si nje KANIBALIZEM zgjedhor. Dhe Saliu me lukunine e tij nga pas nuk ka pse te cuditet.
Me falni se po dal nga Tema* :
U pordh edhe Balkanweb, fuzionoi me gazeten 55, sa keq !!!
Turp qe ne shesim gjithçka per para(nderin idealen gjakun e te afermit siç e boni ai nga gerdeci me Mediun kriminel).
Haarram u qofte O BALKAWEB, TE PAKTEN NDERRONI EMRIN TASHE DHE VONE.LULO-META–Salistani-55web.com !
I bej thirrje gazetarit te emisionit “Xhungel” zotit Artan Hoxha te largohet me deshiren e tij sa me pare sepse emision te tille nuk e lejon me njeri te jape ne kete TV. Do te sajojne ndonje sebep per ta hequr ashtu sic hoqen gazetare e talentuar Anila Basha.