Rama: Pranojmë opinionin e “Venecias”, Berisha është kundër (DEKLARATA E PLOTE)

8 Qershor 2011, 14:32Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp, shprehu edhe njëherë shqetësim për faktin që Kolegji Zgjedhor nuk ka zbardhur vendimin e tij për rrëzimin e padisë së PS. Rama tha se “mosarsyetimi i vendimit përbën një pengesë serioze në proces” duke shtuar se procesi vijon pasi ka një tjetër padi të PS që duhet shqyrtuar. Rama tha se “sa i përket opinionit të Venecias, problemi është Saliu, pasi ai e refuzon marrjen e opinionit”, pasi “nuk ka gjykatës normalë që mund të pranojë që ajo që ka ndodhur në KQZ, pas kushtrimit të Saliut për të filluar një proces kur mbaroi numërimi, është e ligjshme”.

“Ne mbetemi shumë të interesuar, jo thjesht për rezultatin e këtij procesi, por për fatet e vendit, mbi të gjitha fatin e drejtësisë, që të ketë një asistencë ndërkombëtare, të bindur se në këtë mënyrë vendoset një pikë reference, e pranueshme nga të gjithë. Ne e kemi pranuar këtë propozim si një opinion të bazuar jo tek frika, presionet e konjukturat, por tek objektiviteti. Këtu nuk ka asnjë hije dyshimi si është e drejta, pasi nuk ndryshohen rregullat e lojës kur ajo ka mbaruar,” tha Rama.

Më poshtë deklarata e plotë e Ramës.

 

“Unë dëshiroj të rinënvizoj domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë se kjo çështje është përditë e më shumë një çështje që qëndron përtej kufijve të problemit konkret. Është një çështje që lidhet përditë e më shumë me fatin e vetë drejtësisë në këtë vend, ashtu sikundër me një sërë faktorësh të tjerë shumë të rëndësishëm e jetik për vendin, që s’ka pikë dyshimi se do përcaktohen në varësi të mënyrës se si do zgjidhet kjo çështje: në mënyrë të drejtë apo të padrejtë.

E dimë të gjithë se historia e dy viteve të fundit, vitet që pasuan zgjedhjet e vjedhura të vitit 2009, u pasuan nga një vendim i padrejtë i Kolegjit Zgjedhor, një padrejtësi e madhe e flagrante në gjykimin e ankesës së opozitës për vendimin e KQZ.

Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën legjitime të opozitës dy vjet më parë dhe i hapi rrugën krizës dyvjeçare politike e institucionale me të gjithë pasojat që dihen. Ashtu sikundër njihet edhe kostoja e këtyre pasojave, që erdhën si përmbajtje e shpërdorimit të pushtetit të vjedhur nga ana e Saliut.

Në vend që sot të gjendeshim natyrshëm në kushtet e kapërcimit të krizës, jemi në një krizë që rrezikon të bëhet shumë më e thellë. Vjedhja e votës këtë herë është bërë hapur, është bërë në televizion, në ditën me diell. Shkelja e ligjit nga KQZ për të përmbysur rezultatin në kryeqytet është parë nga miliona sy dhe është denoncuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, sigurisht me gjuhën e tyre.

Ajo që mbetet themeli i këtij problemi konkret është cenimi i procesit demokratik përmes ndryshimit të rregullave të lojës në fund të lojës. Ky është një parim, që nuk mund të shkelet dhe është një parim që buron jo thjesht nga kodi zgjedhor, por buron nga Kushtetuta e Shqipërisë për të gjitha marrëdhëniet që siguron palët dhe individët në raport me shtetin.

Është e shkruar në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, është thënë nga BE. Dje ka folur sërish në emër të qeverisë amerikane Tomas Kantrimen, dhe ne e falenderojmë për shqetësimin e ngritur për veprimtarinë e KQZ-së. Ndërkohë, përtej bazës kushtetuese e ligjore të vendit tonë, ka një bazë shumë solide jurisprudenca që garanton ekuilibrat juridike në botën demokratike.

Problemi sot mbetet i shtruar dhe pikëpyetja lidhur me mënyrën se si do zgjidhet ky problem shkon duke u zmadhuar, sepse nuk ka të bëjë vetëm me si do përfundojë odiseja e zgjedhjeve në Tiranë, por ka të bëjë se në çfarë Shqipërie do jetojnë shqiptarët.

Sot më shumë e qartë se asnjëherë, për shkak të kombëtarëzimit dhe ndërkombëtarëzimit të këtij problemi, sfida e drejtësisë ka një kuptim të veçantë, nga ana tjetër, sfida që padrejtësia i ka bërë kësaj shoqërie duke u kthyer në sistem, sot ngjan qartazi shumë më kërcënuese sesa duket dhe ç’është në të vërtetë në jetën e përditshme të qytetarit.

Mbetet për ne detyrim ndaj vizionit e bindjeve tona që të vazhdojmë deri në fund betejën në rrugën ligjore, por njëkohësisht është e detyrueshme që në këtë rrugë të nënvizojmë me forcë dhe pa u lodhur domosdoshmërinë që drejtësia të japë drejtësi.

Më lejoni të shtoj se tanimë sfida e hapur mes padrejtësisë dhe drejtësisë ka arritur në një koment kulmor kur duhet të ndodhë ballafaqimi me produktin e asaj që ndodhi në tavolinën e KQZ në shkelje flagrante të ligjit. Gjurmët e barbarisë janë jo vetëm në shkeljet e Kushtetutës e Kodit Zgjedhor, por edhe në vetë aritmetikën e rezultatit të rremë që ka prodhuar KQZ. Janë gjurmë ulëritëse që tregojnë se futja e duarve në proces ka prodhuar tabela rezultatesh që as djalli vetë nuk i përputh dot më mes numrit të votuesve, pjesëmarrësve dhe numrit të votave që kanë dalë nga kutitë ku janë futur duart. Për të nxjerrë humbësin fitues, KQZ jo vetëm preu gjitha nyjet që lidhin atë institucion me Kushtetutën dhe ligjin, por edhe fillin e logjikës aritmetike. Të gjitha këto janë bazuar në prova faktike.

Është e qartë se kushtrimi për të dëgjuar zërin e qytetarëve, në fakt disa ditë pasi qytetarët e kishin parë me sytë e tyre numërimin e çdo vote, ka prodhuar një tepri zërash, që në fakt janë të gjitha bashkë zëri i Saliut.

Në fund dua ta rinënvizoj se nga dhënia e drejtësisë në këtë çështje varet tërësia e punëve të këtij vendi dhe mënyra se si do të zhvillohet jeta publike, por edhe jeta e çdo shqiptari në çdo vend, pasi në rast se padrejtësia do triumfojë, atëherë do ishte shprehja kuptimplotë e vulosjes së kthimit të padrejtësisë në sistem.

Kush i dëgjon ashtu siç thuhen të gjitha deklaratat e prononcimet e partnerëve ndërkombëtarë e kupton shumë qartë se në këtë proces është në lojë besueshmëria e shtetit shqiptar në sytë e komunitetit ndërkombëtar, është në lojë rruga e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe më e afërta që mund të ndodhë është humbja e trenit të radhës për statusin e kandidatit për në BE. kjo do sillte një cenim të dëmshëm të marrëdhënieve të BE me Shqipërinë.

Nuk ka pikë dyshimi se jeta e brendshme e vendit do karakterizohej nga një degradim i hapur i institucioneve, i drejtësisë, i ekonomisë, i garancive për liritë dhe të drejtat e njerëzve, në fund të fundit edhe zgjedhjet do të ishin akoma më larg në horizontin e besimit të shqiptarëve.

Ky nuk është një proces që përcakton thjesht me vulë gjykate fituesin e një gare. Sa për garën ne e kemi fituar atë në sytë e miliona njerëzve, ne do mbetemi fitues edhe nëse vula e gjykatës do thotë të kundërtën. Këtu është fjala se kush do triumfojë mes padrejtësisë dhe drejtësisë.”

 

47 komente në “Rama: Pranojmë opinionin e “Venecias”, Berisha është kundër (DEKLARATA E PLOTE)”

  1. andi ll says:

    KY ose jeton ne nje vent te gabuar dhe ne nje koh te gabuar ,
    ose jeton ne boten e endrave dhe ka humbur kontaktin me kohen dhe te verteten.

  2. andi bektashi says:

    letra eshte jasht mase e hapur… e duhur dhe e e goditur nga ana e Edit por eshte shume siperfaqesore per mendimin tim ajo thjesht analizon analizen e zgjedhjeve dhe asgje konkrete qe opozita nuk do e lej me kaq po e kuptojme por po drejtohet drejt nje rryme tjeter qe duhet ta kishin bere ketu e dy vjet me pare dhe jo tani si mund te pranojne vendimin e komisionit te Venecias tani kur nuk e pranuan heren e pare?? dhe si mund te luftojne drejtesine ku ajo jep drejtesi??? duhet luftuar drejtesia kur ka padrejtesi ne raste konkrete te cilat ju i dini me mire se qytetari i thjesht…

  3. nicolla disha says:

    Opozita po humbe kohe duke u marre me gjykatat e Berishes. Eshte hera e pare ne historine e botes demokratike te shikojme nje opozite duke rrefuzuar protestat, dhe duke pranuar te merret me humbjen e kohes.

  4. Gent Tironsi says:

    Edo, jemi ne Shqiperi plako jo ne Angli! Ketu me mire se ligji mund te flase vetem automatiku, po ti me sa duket nuk paske bythe!

    1. jimmy says:

      TIRONSO DAKORT O SOT OKURRE AI QE ESHTE BURRE DHE JO LITERATURE TE NGRIHEMI DHE FUSIM PRASIN NE BU ……. ME RRESPEKT PER GJITHE TIRONSIT DHE JO PER KAFSHET QE NA KANE ZENE VENDIN

      1. Rani says:

        Jo te gjithe ata qe te kane zene vendin jane kafshe se ka kafshe plot edhe tiranas puro qe votuan Bashen apo jo, po kete ju vjen inat ta pranoni jimmy tirons i vjeter.

    2. dymi says:

      Para disa ditesh kamdymi thotë:
      1 Qershor, 2011 më 2:54 pm Edi dakort me konferenca shtypi. Jane te nevojshme e ndoshta duhet te jene me te shpeshta e me me shume probleme. Por ne kushtet kur Sal-iu ka hedhur ne sulm ne fushen e betejes skalionet e huliganeve profesioniste per rivjedhjen e pushtetit qe ta kete me te lehte per te grabitur deri ne therrimen e fundit te te gjitha pasurive te ketij vendi, sic po ben edhe se fundmi me hidrocentralet, c’po ben PS? Vetem konferenca shtypi, vetem i thashe gjerat e lava shpirtin tim?
      Mbreme lexova ne nje te perditshme nje koment te E Braces ku ne esence thoshte se PS nuk po sillet si fituese e ketyre zgjedhjeve. Edhe une mendoj se ne kushtet kur populli i ka dhene PS dy mandate shume te fuqishme:-1- drejtimin e pjeses me te madhe e me te zhvilluar te vendit dhe 2-numrin me te madh te zgjedhesve mbi 14% me shume se PD, asaj, dmth, PS-se nuk i lejohet te humbase inisiativen e te ule ritmin e aktivitetit te saj politik. U bene disa dite qe ne veprimet e saj ka nje renie intensiteti dhe nuk e kam fjalen per qendren e as vetem per kryetarin. Gjithe vendi duhet te zieje nga veprimtarite e udhehequra nga PS, jo ne kuptimin e djegjes se gomave, konfrontimit me policine apo te bllokimit te rrugeve.
      Eshte e mirkuptushme qe PS duhet te degjoje keshillat e miqve nderkombetare te Shqiperise, ti vleresoje ato e te orientoje punen e saj edhe ne sintoni me ta. PS-ja nuk do te mund ti bente dot balle e vetme pushtlleqeve te Sal-iut e salinjve dy ditet e fundit te numurimit te votave ne Tirane, pa heqjen e xhaketes e kollares nga ana e ambasadorit ameriken. Megjithate kjo nuk do te thote heshtje per PS. Ne te gjitha qytetet e medhe e te vogla ku PS eshte rikonfirmuar, por vecanerisht ne ato qytete e rrethe ku deri dje PD e ndjente dhe e mbante veten si padrone e votes popullore, por ku populli ja besoje drejtimin PS, si Kavaje, Lac, Burrel, M Madhe etj, populli duhet te derdhet ne demonstrime kunder vjedhjes se votes, sigurisht e perseris jo me djegje gomash etj. Meqenese PD perdor demagogji te paster kur afishohet si partizane e leximit te cdo vote, PS i lind e drejta e sidomos detyra qe te beje te degjohet shungullima e zerit popullor.Le ta ngreje PS popullin ne demonstrime te fuqishme demokratike. Te ngresh popullin ne demonstrate ne kete faze nuk do te thote se iu ben karshillek nderkombetareve, por do te thote t’i tregosh forcen popullore Sal-iut, qe po vepron ne erresiren e bodrumeve te KQZ, si hajdut i fleteve te votimit. Demonstrimi paqesor eshte demokratik, ndaj edhe nderkombetaret nuk kane pse te shqetesohen.
      Neqoftese, pas fjales se fundit te institucioneve, vertetohet njesimi i Kolegjit Zgjedhor, ashtu sic u njesua KQZ, me pushtetin mafioz te S Berishes ne dem te demokracise, atehere, po, i lind e drejta popullit te rebelohet e Partise Socialiste ta udheheqe ne kete rruge
      shkruar nje koment. Besoj se eshte i vlefshem edhe ne kete rast

      1. dymi says:

        Ky eshte nje koment qe e kam shkruar para disa ditesh. Besoj se eshte i vlefshem per kete rast edhe ne mbeshtetje te komentit te AK pak me poshte.

  5. Dule Bisha says:

    Nje pyetje e thjeshte: Nje vendim gjykate i pa argumentuar quhet vendim? Dhe nese po, mund te hidhet poshte nga Gjykata Kushtetuese? Dhe nese po, pse nuk e dergon PS?….

    1. fitore says:

      vendimi i kolegjit zgjedhor nuk mund te apelohet ne asnje gjykate tjeter sepse eshte sistem gjygjesor me vete sic eshte dhe gjykata civile dhe ajo kushtetuese

  6. Ina says:

    O Edi, fatkeqesisht flet me murin se ky zoteria nga vicidoli jo vetem qe nuk degjon por ben karshellek ne sy te miliona njerezve. Po na terheq prej hundesh te gjitheve e tallet me ne sa i do qejfi se kur vjen tek puna tek vota, eshte bere prestigjator i rangut boteror ky per zhdukje/shtim fletesh neper kuti. Nuk ka te dyte ne bote pervec Sali Ram Berishes. Ky njeri i degjeneruar tashme psiqikisht e moralisht po pengon integrimin e po merr dite nga jetet tona. Eshte gjynah qe pas 50 vitesh te ri-biem perseri ne te njejtin kurth, por tashme me te rrezikshem se te parin…

  7. Derri do plumb says:

    Ky jeton ne Mars me duket. Shqiperia po plackitet ndersa ky e ka mendjen ke komisioni i Venecias.

  8. AK says:

    Mendoj se Rama ka vendosur ti nxjerri bojen Berishes e KQZ se bashku me kolegjin.Nese kolegji zgjedhor miraton tabelat e KQZ-se ku ka me shume flete votimi se sa votues ateher ketyre mesiper i del boja ne sy te nderkombetareve.Vednimi i kolegjit thjesht tha qe KQZ ka te drejte te veproje si KZAZ dhe kaq.Vendimi i dyte e shkaterron sistemin e drejtesise nese keta te fundit miratojne ate qe beri KQZ 1+1=3.Ne burg do perfundojne te gjithe.

    1. jimmy says:

      ATY KU LINDEN KTO KAFSHE FATKEQESISHT NJEREZ NUK BEHEN DHE CFARE NJGJYRE NA PASKAN KTO PLEHRE KRIMINELE BANDA MAFJOZE

  9. nicolla disha says:

    Une mendoje qe te krijohet nje parti e re per Shqiptaret, dhe kjo parti e re te kete ne progarm largimin e Berishes nga pushteti. Pas kesaje Shqiperia te shkoje pa Berishen, pa Ramen ne zgjedhje te parakoshme. Mbas zgjedhjeve, Berishes do ti takonte qe te qendronte ne opozite duke i dhenur shance PD-se qe tu rrefurmonte. Kurse per partine socilite, mendoje qe te dale jashte politikes Shqiptare me ligje.

    1. dymi says:

      Sa i zgjuar! Pse nuk e krijon ti kete particken e re o Nikolla? Merr edhe Sal-iun e Lulshin si kryetar e nenkryetar nderi.

      1. nicolla disha says:

        dymi, me lejoni t’ju vej nje emer qe e meriton, injorant have fun with the new name!

  10. Dule Bisha says:

    Fol nga foltorja jote e dashur zoti Rama, se e di sa te degjon Saliu apo jo… Vrau, preu, vodhi, korri dhe ti vazhdon perrallis te foltorja jote te njejtat gjera. Nuk eshte kjo rruga e duhur zoti Rama. Shpresoj te hene kur kolegji te kete dhene verdiktin kundra jush, t’ju shohe duke udhehequr popullin ne revolucionin Anti-Sali sepse kjo eshte e vetmja rruge zoti Rama…

    1. dymi says:

      C’thua o Dule ziu! Per c’revolucion flet ne demokraci. Ne rendin ku jemi behen demonstrata,mitingje, mosbindje qytetare e te tjera te ketij lloji, por jo revolucione.

      1. Dule Bisha says:

        Dhe ti fle gjume me duket si Rama. Revolucione behen atehere kur do populli dhe jo kur e lejon rendi…

  11. xhejms says:

    vendimi qe mori KQZ-ja ne fillim dhe me pas Kolegji zgjedhor ishin dy vendime qe nga nje pjes e mire e shqiptare u mirepriten dhe nga nje pjes jo e mirre nuk u mireprit PSE??? sepse tek ne mungon precendeti dhe ceshtjet analoge ku mund te mbeshtet sistemi yne gjyqeosre si dhe KQZ-ja…. kur ne veprojme ndryshe nga cfare kishin vepruar me pare nuk na vjen mire dhe sillemi me indiferizem total dhe nuk praanojme asgje prej gjeje.

    1. dymi says:

      Sa buuukuuur! Lla, lla, lla, lla.

  12. vl says:

    O Rama, avash mor vlla se nuk u be nami se smore ti karrige. Prit dhe dy cjet se do e marresh dhe ti postin. PS fitoi, a nuk ishte kjo qe doje ??? Crendesi ka se nje anetar nuk fitoi. Po ishte ndonje tjeter nuk do beje keshtu. Ti do te miren e Shqiperise apo jo ??? Epo, se zgjidhesh ti apo jo kryetar bashkie ne Tirane, nuk i intereson te gjitheve.

    1. dymi says:

      Jo more!? Interesant!

  13. karaduzi says:

    Ne qedrimin e Saliut ka nje kurth per popullin opozitar,pikerisht nxitjen e revoltave per te shkaterruar provat jo vetem ato te manipulimit te votave,por kryesiht provat e renda te korrupsionit ,vjedhjeve mara-
    mendese etj.Deklaratat optimiste te saliut jane bllof ,ai i enderron trazirat per te justifikuar kolapsin
    financiar si pergjegjesi te rames.Leku ka marre tatepjeten dhe pasojat do ti vuajne shqipetaret,prandaj saliu duhet lene ne vetemine e tij ne pergjegjesite e tij.Cdo proteste paqesore ai do ta ktheje ne dhune duke vene ne veprim falangat per te prishur e shkaterruar dhe ato pak gjera te
    mira ne tirane.

  14. Search38 says:

    Po njerezit, ky popull i coroditur pse nuk ngrihet, cfare presin tu jape urdher Edi, ai mund te kete presion nga nderkombetaret dhe vepron brenda nje kornize te caktuar si kryetar i opozites, kesaj here Shqipot e Albanistanit, duhet ta kuptojne se ku ka arritur puna, une per vete e kam kuptuar dhe jam gati te protestoj pa fund, se nuk shikoj rruge tjeter, deri sa te gjithe ta kuptojne se shume shpejt do humbasin gjithcka, vendi yne i dashur do shkoje nga fatkeqesia ne tragjedi.

  15. norton says:

    HUMBJE KOHE ME GJYKATAT E BERISHES,,, GERDECI ASNJE I DENUAR , 21 JANARI ASNJE I DENUAR , KORRUPSION MINISTROR ASNJE I DENUAR ,, SKA GJYKATA SKA ASGJE KA RENE SHTETI ,, HUMBJE KOHE , NE KETU GRIM SALLATE KOT JO GJYKATA JO LESHI JO PRESHI ,, UN SALUTE A TUTTI

  16. durrsaku gjerman says:

    Kur të gjithë janë ngjizur,
    Me farë Berishe!
    Përse vallë Kolegjin,
    E kërkuan ndryshe?!

    Meqë kemi fjalën,
    Pa s’është për të thënë,
    Fara në Kolegj,
    Shumë thellë kishte zënë!

    Fati i ra njërit,
    Të lexonte proçkën,
    Po derrat të gjithë,
    Njëlloj e kanë noçkën!

    Kur e pashë të ziun,
    M’u dhimbs me vërtet,
    Ndrecë, të mjerë si ju
    Nuk kam parë në jetë!

    Unë vëzhgoj pa reshtur,
    Dhe këshilla fal,
    Por ti mund të kesh nesër,
    Një proces penal!

    Dhe për atë ditë,
    Mendo që më parë,
    Thjesht nxirr një raport,
    Që je krejt i marrë!

    Se atë vendim,
    Që keni gjizosur,
    S’mund ta bëjnë veçse,
    Njerëz të marrosur!

    Kur të vihet rregull,
    Dhe ligji këtu,
    Drejtësia duhet,
    Të filloj me ju!

    Arben Duka

    1. dymi says:

      Je i pa perseritshem. Cdo koment tjeter do ta prishte atmosferen.

    2. Labi Vlore says:

      Nder e respekt per keto poezi te bukura e mbi te gjitha aq shume te goditura.

  17. tg usa says:

    Nje gje eshte e qart tek te gjithe keta komunist me brire qe shkruajne ketu tek kjo gazet te cilet duan me cdo kushte te sjellin ne fuqi birin e kastes kuqe se me kete pinjoll keta e dine se do kene interesat e tyre qe disa mund edhe ti genjeje mendja se mund te perfitojne dicka.Por nje gje eshte e qarte se sa te pa skrupullt jane qe duan te sjellin perseri apo te vine ne fuqi kjo ish partia e punes ish komuniste qe keta njerez qe jane tani ne kete parti bashke me fimijet e tyre duan te vine perseri ne pushtet me cdo kusht duke vrare njerz te pa fajshem sic vrane ne 21 janar.E di si drita e djellit qe keta jane gati te vrasin 80% te shqiperis vetem te vine ne pushtet me anen e nje njeriu te super degjeneruar dhe biri i atyre qe vrane dhe shkaterruan shqiperine.Zoti e ndimofte shqiperine dhe shqipetaret nga kjo pjell e temerrshme.E sollem demokracine 89-92 duke na vrare njerzit e kesaj partie moster,mori pushtetin kjo parti socialiste ish komuniste ne 97 perseri vrau.do te mari pushtetin perseri vrau dhe ka ndermend te vrasi.Zot ndimoje shqiperine nga keta perbindsha qe bejne thirrje per tmerr

    tg usa

    1. tg cantrimen says:

      bravo tgusa.kamunistin e kena ne krye te qeverise,i dale nga varka e enver hoxhes ne drilon.I shalla zoti i ndihmon,sic thua ti,shqipetaret nga kjo pjelle e keqe

      1. tg usa says:

        Sali berisha nuk eshte pjelle e keqe se ja ka kthye krahet komounizmit njesoj sic ja ktheu Gorbacovi komunizmit rus,por saliu po ja kalon gorbacovit sepse ai po perballet me metaztazat e komunizmit dhembe per dhembe dhe do qe ta zhduki ate fare te keqe qe e ka njohur nga afer se kush eshte prandaj mos u ngut ore burre se edhe mua qe ma ka vrare gjyshin komunizmi ne nje inagurim kanalesh qe punonte babaj im ka dale ne fotogarafi me mihallaq zicistin prandaj nuk do te thote gje ajo pse ai ishte doktor i mrekullushem dhe ata per tu treguar merenjohes e nxorren nje shetitje me varke.
        Sali berisha nuk eshte drogaxhi,pederast dhe i degjeneruar dhe i ardhur nga ish kasta e kuqe me baba ish antar i komitetit qendror por nje bir fashatari i thjeshte.
        Dhe nje njeri qe punon me mish e me shpirt per shqiperine dhe nuk vete rri nga tre muaj jasht shtetit per qef sic bente ish kryeministri juaj Fatos Nano

        tg usa

        t

        1. SALI BERISHA says:

          Po te degjova dhe njehere te ofendosh komunizmin do te tredh o tg usa.Keto mend qe kam sot i kam prej komunizmit dhe heroit tim shokut Enver Hoxha.Shqipetaret e kane memorien si te peshkut,se po te ishin te zgjuar,lere s’po jua them.

          1. Arben Ristani says:

            Kapo, i madh je. Kur ma mblodhe mua per nje motor Harley, si te mos ua mbledhesh edhe ketyre pjatalaresve serbe qe punojne ne usa!!! Ata te ngjajne ty, identike me ty jane, se edhe ti fillimisht dhe siperfaqesisht e shan komunizmin, por te gjithe e dime qe keto metoda qe perdor ti jane fiks si te te madhit Enver. Po ku je mor Enver xhani, se per ty na plasi k….., se kemi Sali xhanin tani, qe rrofsh e qofsh sa malet e Serbise

    2. agush says:

      Kush je ti qe solle demokracin ne shqiperi . A e kupton se cfar shkruan apo ja fut tarallakes e te dale ku te dale . Kur te te dale ilaci lexoi edhe nje here dhe po se mesove mire lexoi perseri 1 – komunist ishte dhe eshte sali berisha . [po ke ndonje dyshim shikoi edhe teseren se e ka akoma ] 2 – per 21 janarin shyqyr zotit ka nje qerre video , ja shikoi edhe njeher mbase e meson se kush eshte vrasesi . 3 – ne 96 – 97 mos ishe gje ne ndonje planet tjeter dhe nuk e more veshe se c’ndodhi ne shqiperi ? Dhe e fundit dhe me e rendesishmja , , mos shkruaj gjeri qe ndjehesh se nuk i beson as ti vet .

  18. SHQIPONJA ME DY KRENA says:

    une kisha propozu qe teket prap zgjedhje per tiranen te kandidojn veq rama e basha kjo asht ideja maemir kush fiton lete udheheq me tiranen pershendetje kaloni mir

    1. tg cantrimen says:

      Ku ja man mo bashes me bo zgjedhje prap.Rama bonte fushate ne gjithe shqipnine per ps dhe fitoj ne tirane me +10 vota.Vaj halli me e pas tek per tek ne tirane.Sala,po qe burre,le te hape 485 kutite e tirones,se jane 6400 vota te pavlevshme,dhe ta shfi si del rezultati’

  19. karaduzi says:

    Z.tg usa me siguri e kini fjalen per saliun ai eshte i vetmi komunist ne europe qe eshte ne pushtet,suksesi i vetem i te cilit eshte shitja e vendit tek te huajte.Saliu rreth vetes ka njerez te kapur
    me afera korruptive dhe ish komuniste fanatik si mehmet elezin,keshilltarin xhuveli etj etj.Por me te perdorurit e saliut jane ish spiunet e sigurimit te cileve u ben presion me dosjet.Qofsha gabim,por me intuite them se nje nga ata jeni dhe ju,zotitg usa

  20. Visar Llanaj says:

    Nuk kam koment

  21. ALBAN DEGA says:

    FILLIMI I FUNDIT OGURZI TE DESPOTIT SALI BERISHA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendimi i Sali Berishes qe vetem lexoi dje para medias relatori i Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca hoqi edhe masken e fundit te ligjit te Luigjit te 14-te te Tiranes ” Ligji jam une”.
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem shqiptoi dje para popullit e Botes telalli i tij Tom Ndreca hoqi edhe masken e fundit te stalinizmit te kulluar te regjimit despotik te Tiranes.
    Vendimi i Sali Ristanit qe vetem belbezoi sot para shqiptareve Toma Ndreca anembane globit hoqi edhe iluzionin e fundit se ne Shqiperi eshte vendosur shteti ligjor. Ne Shqiperi vendos Saliqi e jo ligji!
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem e shpalli sot Toma i Ndrecajve i kumtoi shqiptareve dhe planetareve se e vetmja drejtesi ne Shqiperi eshte ajo e pushtetit per pushtetin e jo e pushtetit te popullit, me popullin e per popullin qe quhet demokraci tash e gati 5000 vjet.
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vndos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Nuk eshte rastesi qe shorti solli si kumtues, si tellal, si lajmetar nje ish- hetues te ish – Sigurimit te Shtetit te diktatures se proletariatit qe e filloi karrieren me marrjen ne pyetje, kercenimin, torturimin e “armiqve te te kllases se partise “ne birucat e qelbura te qytetit Bajram Curri ne vitin 1976. “Me fanatik edhe se diktatura lunatike komuniste e asaj kohe” e cileson nje ish- epror i tij ne ate kohe Tomen e Ndrecajve.
    Edhe situata eshte gati i njejte. Nje tjeter komunist fanatik 24 karatesh, Sali Berisha e vuri nen shtetrrethim dhe i mori peng tash dhjete dite si Kolegjin Zgjedhor edhe pjestaret e tij. Vendime nen shterrethim. Vendime nen pengmarrje jane gjithnje vendime sipas Luigjit te 14-te ” Ligji jam une!
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vendos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Tashme Stalini shqiptar duhet te jete me i qete. Ka realizuar parullen kryesore te babait te tij shpirteror : ” Vsje vllasam Sovetam” Pra, te gjitha pushtetet Sales!
    Marrezi! Cmenduri! Krejt e kunderta! Ky hap kusarie votash shenon nje kumt ogurzi i nje lideri faqezi e ogurzi jo vetem per te sotmen, por edhe te ardhmen e vete Sali Berishes. Ky eshte ogur i zi i fundit faqezi te nje despoti qe vec emri e asgje tjeter e dallon nga Luigji i 14-te, nga Ben Aliu, Hosni Mubaraku, Muamar Kadafi…
    Sali Berisha dhe gjithe kusaret e vrastaret e kesaj qevezie “do te kene nje fund qe do ti vije keq edhe gurit edhe drurit” Keto fjale nuk jane te mijat. Jane profecia e sotme e nje inkasje nga Peruja, mikeshe e nje avokati te njohur, mik imi ketu ne Nju Jork. Quhet Guma Surumanja.
    Eshte pikerisht ajo qe ka parashikuar me saktesi rreth nje vit para … vdekjen e Enver Hoxhes, vrasjen e ish- kryeministres se Indise, Indira Gandi, vrasjen e ish- kryeministres se Pakistanit, vrasjen e kryekriminelit boteror Osama Ben Ladin… e dhjetra ngjarje madhore boterore, perfshi cunamin ne Indonezi, termetin ne Haiti, cunamin e fundit ne Japoni…
    Oguri i zi i Malit te Dajtit po e shoqeron e rrokullisjen tragjikisht ne greminen e zollumit, kusarise dhe vrastarise. Jo vetem despotin shqiptar por edhe krejt banden e tij. Jarani i tij Lulezim Basha eshte jo vetem bashkefajtor kryesor por edhe bashkeudhetar ne gremisjen e despotit zollumqar Sali Berisha.
    Grabitja me kusari e vjedhje votash e fitores se opozites ne Tirane duket sikur shenon zenitin, majen me te larte te pushtetit te Berishes njesoj is maja e Dajtit. Kujtoni ngazellimin e pamase te Berishes ne mbledhjen e pare te Kuvendit te Shqiperise fill mbas zgjedhjeve te 26 majit 1996!
    Pike per pike si ngazellimi i tij sot ne konferencen e shytpit me kryeministrin hungarez para se te shpallej vendimi qe i kishte diktuar paraprakisht Kolegjit Zgjedhor! Vendim i paracaktuar nga vete Berisha! Ngazellim prej maje pushteti, e vetmja gje qe gezon Berishen ! Ceshtja shtrohet cfare vjen pas majes..!?
    Pas majes gjithnje vjen vetem tatepjeta, vjen gremina, vjen gremisja, vjen theqafja… A nuk ndodhi keshtu edhe ne 1996-ten!?
    Zollumet e Sali Berishes kane prekur fillimin e fundit te tij ogurzi jo vetem per despotin faqezi, por edhe per krejt banden e tij te kusareve dhe vrastareve… Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne…!

  22. Visar Llanaj says:

    Nuk kam tjeter koment

  23. Llogjika says:

    Mendoj se rruga e Rames per te ndjekur te gjitha rruget ligjore eshte e drejte,pasi e ka testuar mire deri ku mund te arrije revolta popullore dhe qe kam dyshim ne nje mobilizim mbare popullor te mirefillte pasi shume njerez kane frike dhe nuk mund ti fajesojme.Reagimi i Rames ka coroditur Saliun pasi jam i sigurte qe ai ka qene i pergatitur qe Rama te protestonte neper rruge dhe ta paraqiste para opinionit vendas e nderkombetar si person qe destabilizon rendin dhe te merrte kollaj aprovimin e te huajve.Kjo faktohet me reagimin e nderkombetareve te cilet po e ashpersojne presionin per Tiranen,dhe Rama kerkon ta nxjerri Saliun si njeriu qe ka kapur gjithe pushtetet e ketij vendi si diktator,prandaj mendoj se duhet te kemi akoma pak durim pasi me e rendesishme eshte te rrezohet njehere e mire shpellari sesa bashkia dhe shpresoj qe Saliu te bjere ne gracke dhe te humbase mbeshtetjen nderkombetare,por ne qofte se ngrihemi e bejme trazira vetem i zgjasim ditet ne pushtet.

  24. suela says:

    Ore po perse sillet si pengmarres ky edvini?

    1. Votues PS says:

      O Suela, ku jetoke ti qe nuk ja paske haberin fare?

  25. e verteta says:

    Soterj komentues,
    Eshte afer mendsh qe Rama cdo dite e me teper do te humbase mbeshtetjen e shqipetareve,sepse ka mbledhur rreth vetes ish ministra dhe pinjolla te diktatures komuniste.Edhe Berisha ka qene dikur sekretar partije,por ay me kohe e ka muhuar puplikisht ate sistem,kurse krahu i Rames ne asnje rast. Eshte e qarte se ay nuk mund te fitoje mbeshtetjen e shqipetareve edhe nga fakti qe perfaqeson dhe mbeshtetet nga elemente te tille ekstremiste dhe komuniste si disa komentues me siper,per te cilet shumica e popullit shqipetare dhe nderkombtaret kane alergji.Vete thrjet qe behen per revolta te dhunshme e “revolucin” jane me origjine bolshevike,qe tregojne edhe origjinen e orjentimin e atyre qe i permendin.Perendimi ka organizma qe qe i njohin dhe i analizojne thelle keto situata dhe keto dukuri…
    Rama,qe ne momentet e para qe eshte futur ne politike,ka mbajte nje qendrim teper radikel,te ashper e mosperfilles ndaj institucioneve,edhe kur ata jane ngritur edhe me konsesun e tij.Gje qe ka bere qe edhe pala tjeter ti kunderpergjigjet ne te njejten forme.Ndryshe do te ndodhte nese Rama do te kishte qene me komunikues,edhe pala tjeter e tille do te ishte.Politika do te ishte me e arsyeshme dhe shqiperija me e qete.Qendrimet radikalo-revolucionare e tendosin situaten ne te keqen e te gjitheve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje