Tani edhe Kolegji Zgjedhor, në arsyetimin e tij i quan “Votat e hedhura aksidentalisht” në kutitë e gabuara, votat e hedhura në kutitë e gabuara. E pra, nuk është aspak e vërtetë sa thotë Kolegji.
Mbledhja mekanike e 258 fletëve të votimit të hedhura për kryetarin e bashkisë së Tiranës, në kutitë e gabuar, me 250 885 votat e hedhura në kutitë e duhura, është një veprim mafioz politik, dhe i paligjshëm, që na turpëron të gjithë ne shqiptarëve. E thënë më konkretisht, fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuar, pra jo në kutinë “përkatëse”, atë për kryetarin, janë fletë që nuk shprehin qartë vullnetin e votuesit, pra nuk kuptohet se çfarë ka dashur të shprehë votuesi. Kjo ngaqë ato fletë janë kryesisht dy llojesh: e para, fletë të hedhura pa dashje, pra gabimisht, në kutitë e gabuara; e dyta, fletë që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar, nga ata që e kanë gjetur si mënyrë për të shprehur vullnetin e tyre të kundërt me atë që shprehet duke lexuar mekanikisht sa është shkruar në ato fletë të votimit, duke e bërë fletën të pavlefshme. Nëse vërtetë do të donim të dinim “vullnetin e lexuesit”, këto fletë të dyta, ato të hedhura qëllimisht në kutinë e gabuar, do të duhet të lexoheshin në të kundërtën e asaj që janë lexuar nga KQZ, pra fletët “pro Lulzim Bashës”, janë në fakt vota kundër Lulzim Bashës.
Gjithsesi, duke thjeshtuar sa thashë më lart, do t’i bija shkurt si vijon: duhet të mos mblidhen fletën e gjetura në kutitë e gabuara, me fletët e kutive përkatëse, pra kutive të drejta.
Më poshtë janë tri shkrime të miat që janë botuar fillimisht tek gazeta në internet Respublica.al, dhe pastaj në disa organe të shtypit. Në respekt të lexuesit tuaj, dua të komunikoj me ta, për sa më lart, sepse jam i bindur se kam të drejtë unë, dhe kanë gabim shumica e miqve të mi, me të cilët kemi milituar bashkë në Partinë Demokratike, gjatë viteve ’90, parti që fatkeqësisht u zhduk pas vitit 1997, duke u kthyer në një parti e një njeriu dhe e klikës së tij, në Parti e Sali Berishës, pavarësisht se akoma mbanë emrin e partisë sonë: Partia Demokratike.
Nga leximi i tri shkrimeve në vijim, do të bindeni se “91 votat e gjetura për Bashën”, në fakt janë vota për Ramën, pra në fakt, Edi Rama nuk rezulton me një diferencë 10 vota mbi Bashën, por me 101 vota mbi Bashën. Jam i sigurt se nëse do të numëroheshin votat për kryetarin e Bashkisë, në të gjithë kutitë e gabuara, numri i fletëve që mekanikisht dalin pro Bashës, por që në fakt janë kundër tij, do të ishte shumë më i madh se “91”, sepse do të mblidheshin më tej votat e “oficeres së policisë”, apo të “Lemerisë”, personazheve që do t’i gjeni në tri shkrimet e mia në vijim.
Në vijim tri shkrimet:
Të pastrojmë vetë pisllëkun e votave
[Respublica.al 08.06.2011]
Ky pranim masiv i grabitjes së votës së Tiranës (janë së paku 25% të votuesve që e pranojnë si të drejtë këtë grabitje, ku më të ndoturit janë juristët), na ndot të gjithë ne shqiptarët. Ndërrohen rregullat e zgjedhjeve pasi kanë mbaruar zgjedhjet, dhe nuk ngrihemi të gjithë e t’u them: boll, e tepruat, si nuk e kuptuakeni se kësaj here po pranohet “zyrtarisht” të thyhet ligji dhe morali ditën për diell—e kjo ndryshon shumë nga gara e zakonshme, e shfrenuar, se kush e kush do të vjedhë më shumë vota në errësirë, me fletë të hedhura “natën” etj. Nuk duhet t’i biem qylit duke thënë “po të huajt përse nuk ndërhyjnë!”: duhet t’i pastrojnë vetë pisllëqet tona!
Militantët e kryeministrit përsërisin si papagalli: “fletët e hedhura në kutinë e gabuar kanë të shkruar në to vullnetin e atyre votuesve që i kanë hedhur ato”. Pra, çdo fletë votimi e hedhur në kutinë e gabuar, ku shenji i kandidatit është për brinjë emrit të Lulzim Bashës, shprehka vullnetin e atij që e ka hedhur fletën në kutinë e gabuar, pra që ai person paska dashur të votojë për Bashën. Aq të bindur e paraqesin veten, saqë ulërijnë e nuk dëgjojnë fare zërin e logjikës elementare, që vërteton se nuk është fare ashtu, por siç do të shpjegojmë më në vijim.
Në kutitë e gabuara, siç ka fletë votimi që janë hedhur gabimisht, pra pa dashje, po ashtu ka edhe fletë votimi që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar. Në kutitë e gabuara nuk janë vetëm fletë që janë hedhur gabimisht, si rezultat i “gabimit njerëzor”; pra nuk janë vetëm fletët e atyre votuesve, që me gjithë kujdesin e madh të komisioneve, që kishin vënë një njeri që t’i orientonte votuesit tek kutia e drejtë, prapë se prapë gabuan. Në ato kutitë e gabuara ka edhe fletë që janë hedhur qëllimisht aty: për ta djegur votën për Bashën, duke e hedhur në një kuti ku vota bëhej e pavlefshme. E janë pikërisht 91 vota të gjetura më shumë për Bashën, apo 35% të votave të hedhura në kutitë e gabuara, ato që janë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar (këtë e kemi vërtetuar në një shkrim të më përparshëm). Në vijim një shembull real.
Së paku tre persona më kanë shkruar sesi e përse e kanë bërë një veprim të tillë: hedhjen qëllimisht të fletës së votimit në kutinë e gabuar. Njëri nga ata, është një zonjë e re, oficere e policisë. Nuk donte të jepte votën për Bashën, por kishte frikë ta plotësonte fletën kundër Bashës. E shkreta oficere, po ta plotësonte votën kundër Bashës, kundër ministrit të saj, kishte frikë se mos ia lexonin tek tavolina ku po e plotësonte fletën,. (Unë them se ka pasur frikë të tepruar, bile them se frika në rastin e saj, rrjedh edhe nga njohja profesionale e “çimkave”, e mjeteve moderne të përgjimit. Nejse, nuk po e zgjas se përse ajo kishte frike: kishte frikë e kaq.) Zgjidhja që ajo bëri, ishte që fletën e votimit e plotësoi në tavolinë si votë për Bashën, dhe pastaj bëri sikur u ngatërrua, dhe qëllimisht e hodhi tek kutia e gabuar, aty ku dihej që vota bëhej e pavlefshme. Nuk ka njeri në botë, që të thotë se vota e numëruar në kutinë e gabuar, e asaj oficeres së policisë, ishte për Bashën, pra që ajo zonjë kishte votuar, kishte pasur vullnetin të jepte votën për Bashën—këtë nuk mund ta thotë as militanti, e as edhe gjykatësi më idiot.
Me siguri do të ketë edhe mendime të tjera për natyrën votave në kutitë e gabuara, por të gjitha vërtetojnë se ato vota nuk janë si votat në kutitë e duhura, pra nuk shprehin me siguri vullnetin që ka dashur të shprehë zgjedhësi, prandaj dhe janë, e dhe duhet të konsiderohen të pavlefshme, pra nuk duhet të mblidhen në asnjë mënyrë me votat e vlefshme. Votat në kutitë e gabuara, edhe aty ku mund të jenë mbledhur me votat në kutitë e duhura, diku jashtë Tiranës, duhet të hiqen, si gabim.
Shqiptarë, mos ua lini detyrë të huajve, të gjykojnë në vendin tonë: ne vetë duhet të kemi forca të pastrojmë pisllëqet tona: votat e hedhura në kutinë e gabuar, janë vota të pavlefshme, dhe kaq.
Në dy shkrimet në vijim do të lexoni vërtetimin e sa shkrova më lart:
Kur votuesi zgjedh vetë kutinë e gabuar
[Respublica.al, 21.05.2011]
Jam i bindur se kryeministri Sali Berisha po mundohet t’i vjedhë fitoren z. Edi Rama.
Po ndaloj në bazën e arsyetimit/sofizmit të kryeministrit Berisha: ai thotë se duhen numëruar edhe fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar. Këtë ai e bazon në principin se “është fletë votimi e vlefshme, kur ajo jep qartë, pa asnjë mëdyshje se cili ka qenë qëllimi i votuesit, pra se për cilin kandidat ka dashur të votojë, apo mos të votojë votuesi”. Me këtë princip janë dakord “të gjithë”. Por unë mendoj se sofizmi i kryeministrit Berisha qëndron në faktin se ky princip i drejtë, nuk mund të zbatohet për rastin e “fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara”, kjo sepse për to nuk dihet me siguri, nëse hedhja e fletës gabim, ka qenë pa dashje, apo me dashje! (Natyrisht jam dakord edhe me arsyetimet juridike se Ligji praktikisht e ka të nënkuptuar se nuk duhen konsideruar të vlefshme fletët e hedhura në kutitë e gabuara, por unë qëllimisht po ndjek vetëm sofizmin e kryeministrit).
Pra, “në rastin e fletëvotimeve të hedhura në kutinë e gabuar, nuk është e qartë pa asnjë mëdyshje, se cili ka qenë qëllimi i votuesit”, siç mëton se është, kryeministri ynë Sali Berisha. Në vijim do të jap rastin e një mikut tim me emrin Lemeria, që të kuptoni se gjërat nuk janë ashtu si mundohet t’ua ngatërrojë mendjen naivëve, kryeministri ynë, duke keqpërdorur ngutin dhe cektësinë e gjykimit të fansave të tij.
Miku im Lemeria, meqë kishte dhe të njohur zonjën e nderuar Elsa Ballauri, atë të shoqërisë civile, vendosi të bëjë një votim të veçantë. Duhet thënë se miku im Lemeria e njihte mirë Kodin Zgjedhor, si dhe kishte informacion nga zonja Ballauri, se shpesh gjenden fletëvotimi në kutitë e gabuara, të cilat komisionerët e numëruesit, me të drejtë i quanin të pavlefshme. Informacioni i mikut tim Lemeria, ishte edhe se me gjithë këmbënguljen e shoqërisë civile të zonjave si Elsa Ballauri, prapë se prapë, komisionerët nuk para ishin sa duhet vigjilentë, pra të vëmendshëm në orientimin e votuesve për të hedhur fletën e votimit në kutinë e duhur. Dhe ja tani se ç’bëri miku im Lemeria:
Lemeria nuk donte të votonte për zotin Basha, sepse nuk e duronte fare, as hipjen e tij me katapultë në majat e politikës, dhe as sjelljet e tij këto 6 vjet. Por miku im Lemeria, nuk e kishte aq të thjeshtë të mos votonte për zotin Basha, sepse ai, Lemeria, punonte në një dikaster, ku drejtuesi i tij e kishte kërcënuar se po nuk votoi për kandidatin Basha, e piu e zeza. Madje drejtuesi i kishte thënë se sido që të votosh, do ta marrim vesh se do ta marrim, sepse në vendin ku ti do të plotësosh fletën e votimit, janë instaluar kamera të fshehta shumë të sofistikuara etj. Gjithsesi, miku im Lemeria, kujtoi se e gjeti zgjidhjen e tij, që të bënte një mosbindje ndaj eprorit saliist. Lemeria e plotësoi fletën e votimit si plotësohej për të votuar për Bashën, por ama ruajti momentin dhe e hodhi qëllimisht në kutinë e gabuar. Doli nga qendra e votimit i gëzuar, se ua kishte hedhur të gjithë kamerave e të gjithë spiunëve që e ndiqnin: nuk kishte votuar për Bashën.
Por jo, Lemeria harroi se deri ku shkon kryeministri ynë: tani po sheh se vota e tij jo për Bashën, po numërohet për të!
Votat e “gabuara”, kundër Bashës
[Respublika.al 23.05.2011]
Jam i bindur se diferenca “në favor të Bashës”, në fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara, përbëhet në fakt nga fletë votimi të hedhura kundër z. Basha, pra janë vota kundër tij. Duke supozuar se nuk është kryer krimi direkt, pra futja/ndrimi i fletëve të votimit pas përfundimit të procesit të votimit, nga njerëz të kryeministrit, në vijim do t’ju provoj sa thashë.
Që të kuptohemi, së pari duhet të kujtojmë një princip elementar: kampioni (apo “mostra e sondazhit”), përfaqëson llotin nga merret ajo mostër, pra kampioni dhe lloti “janë njësoj”, apo nuk ka diferenca të mëdha në mes llotit dhe kampionit. Në vijim të këtij paragrafi, po sqaroj termat “kampion”, “mostër sondazhi” dhe “llot”. Kampioni, apo mostra e sondazhit, është p.sh. një pikë gjak që merret për të bërë analizat e të gjithë gjakut të një njeriu (llotit); ose një shishe urinë që merret për të bërë analizën e të gjithë urinës që ka trupi (llotit); apo një kub betoni që merret për të bërë analizën e të gjithë betonit të përdorur (llotit); apo disa kokrra mollë që merren për të shqyrtuar llotin prej disa ton mollë; apo shishja e vogël e ujit që merret për të analizuar ujin e gjithë një liqeni apo pjese deti (i gjithë uji i liqenit apo asaj pjese të detit, është lloti). Besoj se të gjithë do të bini dakord se nëse do të bënim analizën e të gjithë lloteve përkatëse, si të gjithë gjakut të atij njeriut, e me radhë deri tek i gjithë uji i të atij liqeni, analiza e lloteve përkatëse nuk do të ndryshonte shumë—disa do të thoshin se nuk do të ndryshonte fare—nga analiza e kampioneve përkatëse.
Aq e vërtetë është se kampioni dhe lloti “janë njësoj”, sa kur një njeri ka një sëmundje që le gjurmë në gjak apo urinë, menjëherë ngrihet pyetja “po si nuk u kap nga analiza e gjakut që është bërë (pra na analiza e kampionit)?”. Apo kur ndodh një defekt në betonin e ndërtesës, menjëherë ngrihet pyetja sesi nuk u kap nga analiza e kampionit të betonit etj.
Kur lloti ka cilësi të ndryshme nga kampioni, atëherë gjithnjë kërkohet shkaku tek një gabim në marrjen e kampionit: ka një shkak, ka pra një anomali që kampioni nuk përfaqëson llotin, pra ndryshon nga lloti.
Edhe në rastin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, duket sikur kemi një kampion, apo mostër sondazhi, të të gjithë fletëve të votimit të hedhura gjatë votimit për kryetarin e Bashkisë Tiranë, pra të llotit. Nëse vërtetë ato fletët në kutinë e gabuar shprehin vetëm e vetëm vullnetin direkt të votuesit, përbërja e tyre duhet të ishte e njëjtë me atë të llotit, pra si e gjithë votave të hedhura, pra duhej që Basha e Rama të dilnin me një diferencë pothuaj zero. Pra rezultati që po jep KQZ është një absurd: përqindja e diferencës së fletëve të votimit të kampionit (fletëve në kutitë e gabuara), është me mijëra herë më e madhe sesa ajo e përqindjes së diferencës së fletëve të votimit të llotit (fletëve në kutitë e drejta, e duhura). Çdo dykëmbësh do të shqetësohej nga kjo diferencë kaq e stërmadhe në mes kampionit dhe llotit. (1)
Unë jam i bindur se ky ndryshim vjen nga që kampioni (fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar) nuk është njësoj si lloti (pra fletët e votimit të hedhura në kutinë e duhur, atë të kryetarit). Kampioni i marrë është i gabuar, sepse nuk është pjesë e llotit: votuesit e llotit nuk kanë votuar njësoj si ata të kampionit. Në një shkrim të para ca ditëve, të titulluar “Kur votuesi zgjedh vetë kutinë e gabuar”, është shpjeguar sesi një shumicë njerëzish nga lemeria nga pushteti, kanë gjetur një mënyrë për të votuar kundër pushtetit, pra kundër Bashës: ata fletën e tyre të votimi, të plotësuar formalisht si votë për Bashën, e kanë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar. Kjo sepse kur votohej, rregullat e lojës ishin se vota në kutinë e gabuar ishte e pavlefshme. Ky rezultat i numërimit, vërtetoi hipotezën që kishim bërë në atë shkrim.
Shpresoj se edhe ju lexues jeni të bindur se diferenca që ka rezultuar, gjoja në favor të Bashës, përbëhet nga vota që votuesit i kanë hedhur kundër tij, pra fituesi i këtyre zgjedhjeve mbetet Rama, dhe jo Basha: nuk mund t’i shtohen votave të hedhura në kutin e duhur e hedhura në kutitë e gabuara—kjo është si ajo mbledhja e atij budallait të skeçit, që mblidhte “shtatë kamjona, plus tre bataliona”.
Po a do të pranojnë këtë logjikë elementare Kolegji Zgjedhor si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë?!
Shënim 1-Lloti i votave është 250 885 copë; kampioni është 258 copë; diferenca e votave në mes dy kandidatëve, Rama me Bashën, në llot është 10 copë, ose -0,004%, kurse në kampion është -91 vota, ose 35,271 %; raporti i përqindjes së diferencave në llot me në kampion, është -8 840 herë
Z. Kopliku
Shqiptari qe do te luaje me voten e tij me nje fjale do te krijoje shqetesime nuk ka nevoje ta hedhe voten ne kutine gabuar por shkruan ne te budallalliqe nga me te ndryshmet(duke share edhe vete ata qe zgjidhen). Fakti qe fletet e votimit jane komplet te rregullta dhe jane hedhur ne nje kuti te gabuar eshte komplet gabim i rastit. Edi Rama mjafton qe te kishte 1000 vota me teper asnje njeri s’do t’ja kishte fitoren. 1000 vota ne totalin 250.000 nuk jane asnje gje. pra i nderuari Z. Kopliku interpretimi juaj me duket se ju beni tifoz i Rames. Rama e ka perpelitjen e fundit kete se po humbi postin e Tiranes humbet dhe postin e PS si kryetar. Dhe ka ardhur koha me duket. E njejta gje dhe per Saliun. Nuk shkon Shqiperia perpara me keto dy figura. Fakti i kuti e gabuar apo jo eshte e lagu apo se lagu, ne tere boten raste te tilla i vendos nje gjykate(koleggji zgjedhor per Shqiperine). Po te pretendosh qe ky kolegj eshte i Berishes atehere duhet te zbrese “il padre eterno” nga qielli per ta zgjidhur. Me vjen keq per Ramen por kesaj radhe duhet te kthehet ne shtepi si qytetar i zakonshem. por dhe nga kjo nga frike se nuk e di cfeare di ti ndodhe per gjithe mekatet qe ka bere. Te njejten gjykim dhe per Z.Berisha. Ai vete dhe familja e tij jane plot mekate qe duhet te lajne ne kete bote. Ju vete nqs jeni tifoz i Rames me vjen keq dhe per Ju
Me respekt
Zoti Kopliku ka shume te drejte! Por problemi ne Shqiperine e sotme eshte i njejte me ate qe ndodhte ne kohen e komunizmit. Institucionet nuk jane te pavarura, si atehere. Besoj qe ju kujtohet kur Enveri fliste ne byrone politike ose ne pleniumin e K.Q. mbi ndonje teme, p.sh. luften e klasave, te nesermen te gjitha institucionet fillonin nje lufte te ashper klasash, biles edhe me te ashper se sa e kishte menduar vete Enveri. Sot, gjithshka qe thote SALIU zbatohet menjehere nga institucionet “e pavarura”. Marrim shembullim e votimeve, ne momentin qe mbaroj edhe kutia e fundit ku llogarite jepnin 10 vota me shume per E. Ramen, SALIU doli ne TV duke thene, une i besoj facebook-ut, po kam informacione qe ne kemi marre me shume vota, dhe llogarite tona dalin ndryshe. Nderkohe Ristanit i kishte bere telefonaten duke e udhezuar te priste edhe 48 a 72 ore se me siguri duhet kishte vota te pallogaritura. Mbasi sherbyesit e tij ne harkun e tre diteve futen vota te fresketa neper kutite e tjera (te kryetareve te njesive) qe nderkohe po numeroheshin, SALIU doli menjehere ne TV e tha qe duhet te lexohen te gjithe votat e shqiptareve, “eshte detyra e jone te respektojme voten e çdo shqiptari”, pale se shqiptaret ai nuk i ka respektuar kurre, po vetem i çuar ne mjerim, ne falimentin ose i ka vrare. Nga ai moment te gjitha institucionet qe kane te bejne me voten, vene ne zbatim ate ç’ka tha SALIU. Per keto institucione nuk ekziston ligji, po ashtu si ne kohen e komunizmit kur ligji ishte ENVERI, sot per ta ligji quhet SALI.
Ke shume te drejte o Kritk kur e thua kete gje sepse nuk ka sens kjo qe pretendojne pseudodemokratet si puna e ketij qe ka bere artikullin. Ka shume menyra te tjera per ta djegur voten edhe nese te kerkohet
I nderuar zoti Bashkim! Ju shkruani se ” jam i bindur se kam të drejtë unë, dhe kanë gabim shumica e miqve të mi, me të cilët kemi milituar bashkë në Partinë Demokratike…”. Te jeni po kaq i bindur se shumica e miqve tuaj e dine shume mire qe jane duke vjedhur, por kjo u eshte lezetuar shume. Prandaj mos u mundo te genjesh veten tende e pastaj te tjeret.
Zoti Bashkim, ti je nder njerezit qe e di shume mire qe PD nuk ka fituar asnjehere ne votimet qe jane bere ne Shqiperi, por vec eshte perpjekur te vjedhi dhe ja ka arritur. Per fat te keq pjese e ketyre perpjekjeve ke qene dhe ti, ndonese tani po ben te penduarin. Eshte mire te kerkosh falje, por edhe te thuash te verteten per shume e shume gjera. Je ne nje moshe kur te ka mbetur dhe pak kohe te riparosh gabimet, per te mos thene fajet qe ke bere!
Zoti Sinan,
Jam krenar që jam pjesë e asaj që ka bërë Partia Demokratike në fillimin e viteve ’90, rrëzimin e komunizmit, tregu i lirë etj.
Jam krenar për sa kam bërë për vendin tim, ani se shpesh jam përballur me mosmirënjohjen e një pjese të popullit tim. Më kanë borxh, e unë nuk u kam borxh.
Gjithsesi, jemi jashtë temës së diskutimit të sotëm, prandaj propozoj të mos e zgjasim sepse kështu ndihmojmë, me qëllim apo pa qëllim, vjedhjen e votave që po bën Berisha me shokë.
Bashkim Kopliku
Vota nuk duhet te preket, te gjithe ato flete qe jane hedhur ne kutine e gabuar ,jane hedhur qellimisht nga votuesit per ta djegur voten e tyre, te cilet nuk donin te votonin as per Ramen dhe as per Bashen.Z. Bashkim,, te mbeshtesh mendimin tend. une jom nje qytetar i thjeshte dhe nje votues i rregullt, por ky kryeminisrti yne me larot e tij duke u mbeshtetur tek gjyqtare ku KOLLARJA dhe XHAKETA e korupsionit ishin vendosur mbi mantelin e gjyqtarit ma vodhen, ma preken , ma shkelen, dhe ma derguan voten time te shejte atje ku une nuk doja ta dergoja.
Keta votues qe donin qellimisht te digjnin voten e tyre e sdonin te votonin asnjerin nga kanditatet nuk mund te rrinin me rehat ne shtepite e tyre?
Lugano,
Nuk rrinë dot “rehat në shtëpinë e tyre”, sepse larot e Berishës i heqin nga puna ata apo fëmijët e tyre, u prishin bizneset etj., me motivin “nuk ke shkuar të votosh”.
Kimo
Opozita le te presin gjykatat e komanduara nga sekretari i byrose,krimineli i fundit,antishqiptari i fundit,por opozita zduhet te perdridhet,ajo kurrsesi zduhet njojtur rezultatin e ndryshuar nga frikacaket,klyshte e spiujte e pa dinjitet te komunistit te ndyre tropojan,Ne SHqipri ska drejtesi dhe PIKE.Prandaj protesta te vazhdueshme e mosnjohje te rezultatit,e bojkot i te gjitha istitucioneve.Atehere le te shohim se ku do te perfundoje krimineli komuniste i fundit,bashke me bllokeqente e tije.Po reagoje opzita seriozishte hajdutet e vrasesit jane frikacake,te tille jane.
o BraceZiu, ti po kerkon qiqrra nhell mer bab. Edhe Bracja i vertete po kerkon qe te futeni ne parlament sepse nga rruga nuk po trembni dot as laraskat (mire e kishte thene po ky vete) e jo me Berishen. Kshuqe mos beni thirrje per revoluicione se vetem ne endrat tuaja do ti realizoni.
Jame plotesisht dakort me autorin kur thote:
****Në ato kutitë e gabuara ka edhe fletë që janë hedhur qëllimisht aty: për ta djegur votën për Bashën, duke e hedhur në një kuti ku vota bëhej e pavlefshme****
Dhe mbi bazen e ksaj me lindi nje ide qe ndoshat po te arrij Gazeta Tema ta bej..kjo do kete me shume vlere se sa 100 demostrata qe mund te bejn socialistet ne rruge per kete ceshtje
Here is the Idea: A mundet Tema te bej nje thirrje ne gazete personave (qe arsye te ndryshme frike etje e kane vene emrin e Bashes tek vota e tyre por e kane hedhur ne kuti te gabuar) duke ju siguruar atyre fshehtesine e Identitetit?
Mjafton edhe 2-3 veta qe te vertetojn se e kane hedhur voten e Bashes me koshinece ne kuti te gabuar sic mendon autori i ketij shkrimi) qe e gjithe loja e Ristanit dhe mbeshtetja ligjore qe i dha Kolegji zgjedhor te vihet ne pykpeyeje ?????? dhe pse jo perpara ligjit!!!!! pasi “They have Violated their Rights” ( besoj edhe sikur nje person te dali mjafton per te vene ne dyshim gjithe kete skenim te bere nga ristani dhe mbeshtetur nga kolegji…
Jame e bindur qe Tema mund te ndihmoj qe ky kallzim te behet me ane te nje letre te hapur ne emer te tij/tyren drejtuar Kolegjit zgjedhor dhe KQZ duke i ruajtur keshtu identitet.
Une mendoj qe keta individ nuk kane pse te kene frike pasi as nuk kane vrare sic vrau Basha ne 21 Janar dhe po mohon gjithcka, dhe as nuk kane fshir serviret/camerat sic ka bere Basha me njerzit e tij per te zhdukur gjurmet e vrasjes. Keta njerez thjesht do ti kerkojn ndihme Tema ti trehoj hapur popullit te Tiranes qe voten e hodhen qellimisht ne kuti te gabuar per ta djegur per arsyet qe ata vete i dine.
Ne kete menyre K,Zgjedhor dhe KQZ duhet te pergjigjen:
1- se me cfre te drejte e quajn voten e tij/tyre per Bashen.
2-dhe pse i detyron keta individe te vene veten ne rrezik te dalin hapur te tregojn te verteten kur sipas ligjit vota duhet te jete e “Fsheht”
E di qe Shqiperia nuk eshte Amerike dhe se besoj se “Violation of Rights” ka kuptim te vertet …por besoj Tema mund te gjej ca Avokat te mire!!!!.
Good Luck
Ide e mrekullueshme, kjo që të deklarohen votuesit me qëllim.
Mbase duhet të dalë si nismë e një grupi qytetarësh, jo e bërë nga Tema që është një organ shtypi?!
Kimo
Kesaj i thone qe te shkosh me komshijen (kutia e gabuar), dhe femijen e lindur (voten e vlefshme) tja numerosh komshiut sikur t’a kete tijin.
I dashur Bashkim Komunisti:
Ti qe e heq veten si pjese e partise demokratike nuk mund kurre te beje nje artikull te tille, duke vene ne dyshim vendimin e Kolegjit Zgjedhor, aq me teper kur ky vendim eshte kundra Edi Rames i cili teorikisht eshte kundershtari yt politik. Arsyetimi qe ben ti eshte nje arsyetim pa llogjike dhe prej tifozi te Edi Rames me sa duket. Nje njeri i detyruar te votoje per nje kandidat nuk ka nevoje te beje ate gje per ta quajtur te pavlefshme voten e tij edhe nese i kerkohet prove per ate vote. E vetmja prove mund te jete fotografimi i votes. Dhe nese nje personi do ti duhej ta bente pa vullnetin e tij, ai fare mire mund ta fotografonte dhe me pas ta zhgarraviste fleten duke e nxjerre ne kete menyre te pavlefshme. Kjo eshte gjeja me e thjeshte dhe llogjike qe nje njeri mund te beje. Ato qe thua ti ne arsyetimin tend jane thjesht perralla qe sipas teje vendosin ne diskutim vendimin e kolegjit. Por fatkeqsisht nuk eshte ashtu si thua ti, dhe kete gje e dine mire edhe vete socialistet, edhe pse ndonjehere lexojne ndonje artikull si ky i yti dhe fillojne e enderrojne me sy hapur pastaj. Prandaj o Bashkim ndonjehere eshte me me leverdi te rrish urte se sa te diskretitosh veten duke bere shkrime si keto, me shpresen se po godet ne shenje ne ndergjegjet e Shqiptareve.
Gazep Dajaku,
Lexo sa shkruan Bashki Kopliku, e mos fantazo. Ai shkruan për rastet kur votuesi ka frikë se me mjete të sofistikuara po i lexojnë votën në vendin ku plotësohet ajo!
Pra mendo sikur të jetë instaluar një “çimkë” që transmeton sesi e ke mbushur fletën. Cila do të ishte mënyra jote të votoje kundër Bashës, nëse vota kundër Bashës të heq nga puna ty, gruan tënde, vajzën e djalin tënd, apo u prish bizneset? Besoj se edhe ti or z. Gazep Dajaku, do ta pranosh si logjike zgjidhjen që kanë gjetur ata personazhet e Koplikut, oficerja e policisë apo Lemeria: gjejnë momentin e si gjoja pa dashje, e hedhin fletën për Bashën në kutinë e gabuar.
Lexoje shkrimin edhe një herë, z. Gazep Dajaku, e mbase pastaj e kupton.
Kimo
Ke te drejte +10 ,por Saliu pranon edhe kopilin e komshijes vetem qe ai te jete mbi kale,kesaj cfari i thoni ju andej nga FIERI.
Per Fierin sha zotin s’di gja, por di qe ne n’ Tropoje nuk i zdrypim kalit pa na vra hej burr…
Ore Gazep sipas kesaj dhogjikes tendeSaliu si komunist duhet te mos ndryshontwe ngjyren e partise,sepse idealet i ka te njeta BESINK I PARTISE KOMUNISTE>kjo eshte fatkeqesia jone sot ,te shporim komunistet:1-s.berisha,2-F.nano,3.-I.meta,4-S.Godo,5-N.Ceka,6-L.Xhuveli,7-A.Imami,e shume te tjere qe dolen nga barku i zi i sigurimit te shtetit ne dhjetor te 1990.Keta jane pjedhat me te keqija qe Ramiz Alia i vuri ne sherbim Shqiperise per ta shkateruar.Po me vjen keq me ju kosovaret qe Saliun e shifni si shpetimtar ai ashte KOLONA E PESTE PER JU KOSOVARET,kete do ta tregoje koha sa lire ju ka shitur ai dhe keta tew tjeret ju tek serbi dhe greku.
o bashkim,piji regullisht ilacet,se duket qe ia ke varur shendetit tend.kohet e fundit,me keto aryetime kuptohet se gjendja jote pikike eshte renduar shume.nese ke nevoje per ndihme,une mund te te rekomandoj nje recete mjaft efikase.
O Bashkim,
Me vjen keq more burre se nuk je aq i moshuar sa ti’a leme fajin moshes.A budallej dhe qorra mendon se jane te gjithe pervec teje.A e ke haberrin si funksionojne qendrat e votimit?A e ke lexue paragrafin e udhezuesit per QV qe thote se komisioneret e QV kane per detyre te ndihmojne votuesin te hedhe fleten ne kutine e duhur?A i ke pare kronikat televizive ku komisioneri i tregon me gisht votuesit se ku duhet ta hedhi secilen flete?Ato flete vertete nuk jane hedhur aksidentalisht, ato jane nje tollovi e shkaktuear nga komisioneret e te dyja paleve por me specialista(sic thoshte i madhi Arbnori) jane tregue ata te Rames dhe jua kane hedhe atyre te Bashes.Te uroj sherim te shpejte.
edhe ju te tjeret qe perktahni kaq me pasion bashkimin,vlen i njejti rekomandim.derisa te konfirmoni nevojen e e recetes,paraprakisht po ju rekomandoj:pirdhni,pirdhni,se liroheni.
O zoti Kopliku po sa here do ta perserisim te njejten gje. Se po na del kulufruthi i kokes. Ne jemi nje grup i vogel pensionistesh. Ne keto zgjedhje vendosem qe voten tone per Kryetarin e Bashkise ta hidhnim ne kuti TJETER. Jo te GABUAR. “Po pse moret mundimin dhe votuat atehere?” mund te thote dikush. Sepse donim te shprehnim me voten tone poziten qytetare. Sepse ai qe nuk voton eshte si pema pa kokrra dhe nuk mund te kerkoje nga shoqeria asgje. Prandaj edhe votoi nastradini dhe miqte e tij. Mirpo kete radhe vullnetin tone Ristani dhe KQZ-ja e komanduar nga Saliu e deformoi dhe na mashtruan pabesisht. Se ne fillim na thane me reklama e spote TV, qe vota ne kutine tjeter ose te gabuar eshte e PAVLEFSHME. Ne i degjuam, i folem dhe ndoqem keshillat e tyre, dmth keshillat e vete KQZ-se dhe vendosem te shprehim PROTESTEN tone kunder politikes ne vend duke hedhur voten per Kryetarin e Bashkise ne kuti tjeter. Qe t’i benin ato te PAVLEFSHME. Jo se kishim gabuar, jo se ishim daltoniste, jo se jemi pensioniste te rrjedhur nga trute. Por sepse keshtu deshem t’i themi politikes se nje dite mund te mbetet pa votues fare. Prandaj votuam sipas bindjes tone politike, por voten e hodhe ne kuti tjeter. Tani MAJMUNET e Saliut na thone qe na kane mashtruar ashiqare dhe se votat ne kutine TJETER duhen lexuar. Na thoni ju o milet ne cilin vend ben vaki te komentojne vullnetin e njeriut per te votuar sipas deshires se disa politikaneve? Mos jemi duke u kthyer ne socializmin e Enverit? Jemi gadi te dalim e te deshmojme ne KQZ me kartat tona te identitetit si qytetare te Tiranes se me vullnetin tone i kemi hedhur votat ne kutine e GABUAR. Qe te mbrohet demokracia dhe Kushtetuta ne vendin tone. Se mesa duket nuk ka mbetur institucion shteteror qe te mbroje voten tone. Dhe te mbroje edhe Kushtetuten e Shqiperise. Po ku je more presidenti Topi, qe veprove si nastradini, por nuk ke guxim ta deklarosh hapur? Mer masa o Bamir Topi dhe mos lejo demonizimin e vendit se do ta hash edhe ti ne fund TULLUMIN!”
Nastradini thote:
****Jemi gadi te dalim e te deshmojme ne KQZ me kartat tona te identitetit si qytetare te Tiranes se me vullnetin tone i kemi hedhur votat ne kutine e GABUAR.!!!!
Ky eshte “Kyci” i zgjidhjes….beni kete…kushdo nga ju qe e ka hedhur voten ne kutine e GABUAR…hidheni ne gjyq KQZ qe jua ka numeruar votat si te rregullta!!!! eshte e drejta juaj ta kerkoni…Edhe sikur nje individ te jete qe te deklaroj….KQZ do te humbase pasi mjafton qe te kete hskelur te drejat enje individi…bie posht githe ajo procedure qe ka aplikuar
Po pse moj zonja Dea duhet te bejme thirrje per nje gje fare te thjeshte: Vete Presidenti Bamir Topi e hodhi voten e tij ne kutine TJETER. Te gjithe e pane se per ke kishte votuar, megjithese eshte shkelje e te drejtave te njeriut. Por Presidenti yne nuk duhet te turperohet per vendimin e tij te drejte. Se ai vazhdimisht deklaron se nuk eshte i kenaqur nga politika shqiptare. sic nuk jemi te kenaqur edhe ne, pensionistet. Prandaj protesta jone paqesore ishte qe t’i benim te PAVLEFSHME votat tona. Se keshtu ishin shpallur rregullat e lojes. Keshtu veproi edhe Bamir Topi. Pse KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor i Saliut me keq se Kolegji i Hitlerit kerkon te shtremberoje voten tone? Kush ja lejon kete gje ketyre faqezinjeve pa moral? Ka shume veta qe nga frika e humbjes se punes kane fotografuar voten per Bashen dhe e kane hedhur ne kutine TJETER. Ku eshte vullneti i tyre? Keta jane me mijera qe te mos themi me shume. Ku eshte LIGJI? Ku eshte KUSHTETUTA? Ku jane NDERKOMBETARET? Se po te jete per Saliun me gjykatesit dhe Ristanet e tij cdo gje ka mare fund ne ket vend. Pergjigje nga nastradini.
Ti sh gazep nji gje ta dishe,qe komunistat ishin e jane te pa ndreqshem,rrencake,mashtrues e te poshter,nji nder ata eshte komunisti i stazhionuar,sekretari i byrose qe mashtroje ne emer te demokracise 20 vjete,Mose harro eshte shek XXI sekretarit byrose i ka ikur koha,e i ka dale boja si hajdut,mashtrues e vrases,SHqipria ka djeme te rije e te zgjuar,qe kane studiuan ne perendim e te marrin drejtimin e vendit e te sjedhin kulturen rreale te demokracise,me komuniste ska e zdo te kete perparim e zhvillim demokratik.Mendimi im qe me miliona here me i mire eshte 1 qene,qe te ruan shtepine,se sa 1 komuniste agjente,anti shqiptare,qe rrene e mashtron,1 fjale e 100 rrena,me gjithe ate me fale por po i deshe ti kam falur te gjithe,sekretarin me gjithe bllokeqente e tije.
NA BENE HORE HORAT E POLITIKES DHE ANTIDREJETSISE SHQIPTARE !
– Cfare argumentimi injorant antiligjor paska bere Sala me Lulin per kusarine
e votave me transparente ne historine boterore ….
– Ilace per semundje te pasherueshme…. apo ligji peruan !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Plot 19 faqe argumentim krejt antiligjor pas nje vendim prej 19 fjalesh krejt te kunderligjshme te vendimit te Kolegjit Zgjedhor. E perbashketa e tyre eshte vetem nje pike: ligjerimi i vjedhjes me transparente te votave ne historine jo vetem e Shqiperise, por edhe ne ate boterore. Nje rekord boteror per Guinesin!
Vendimi i Kolegjit Zgjehdor argumenton gjithcka deshironte dhe cdo gje qe i ka urdheruar Sala dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve, qe qeverisin Shqiperine dhe drejtesine me vota te vjedhura shqiptare, ne baze te parimit : Lala Kros ore Lala Kros, vete shkruaj e vete vulos! Ose edhe me qarte ne baze te ligjit te Luigjit te 14-te ” Ligji jam une!”
Kane te drejte ! Tashme gijotinat nuk perdoren ne Evrope qysh prej gati 100 vjetesh. Pra eshte e sigurte se as Sala e as kusaret e tij nuk do te kene fundin e Luigjit te 14-te.
E vetmja gje qe nuk thuhej e nuk shkruhej ne 19 faqet e vendimit te ketij Kolegji Zgjedhor per ligjerimin e hajnise berishiane te votave ishte sa ishte shperblimi i Berishes, Bashes dhe “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit”( The New York Times” ) per shitjen e fytyres se tyre te pafytyre dhe perdhunimit publik te statujes symbyllur te drejtesise te turpit te padrejtesise shqiptare !
Ua kthefte Zoti ne ilace per semundje te pasherueshme secilit e kujtdo qe shkaperderdh mundin e djeresen e taksapaguesve shqiptare, qofte ky edhe Alban Dega! Amin ! Harami eshte haram dhe do te paguhet me qintfishin, thoshte gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
Kjo kusari transparente votash qe supermjeshtri i saj Sali berisha e ushtron tash e mbi 15 vjet me radhe nuk u krye vetem. Asaj iu bashkangjit edhe KQZ, lexo Komisioni Qendror i Vjedhjeve , dhe Kolegji Zgjedhor i ligjerimit te vjedhjeve te Sales dhe Ristanit….
Aq e hapur ishte vjedhja e tij sa nje kryediplomat amerikan si Countriman e tha acik dje se kishte dyshim serioz per vendimin e kesaj KQZ-je… Po ashtu Ashton! Pra vete Amerika dhe Evropa demokratike denoncojne hapur vendimet e tij ala Berisha- Basha !
I ka ndihmuar ish hetuesi i ish- Sigurimit te Shtetit ne Tropoje qysh prej 1976-es Toma i Ndrecajve. Cka mund te presish tjeter nga SS-et!?
Nuk dinte as te lexonte, tregon nje epror i tij i asaj kohe. Trap fare !
Procesi i numerimit ne KQZ ishte nje vjedhje teper transparente, nje vjedhje diten per Diell pa ua bere tert syri, nje vjedhje sy per sy, ne syte e shqiptareve e mbare Botes !
Hajde hajni votash transparente, hajde ! Nuk do ta gezojne kusaret e vrastaret fitoren e vjedhur… Heret a vone , do ti gezojne prangat e drejtesise ne duar… Ato po kercasin!
Tome Ndreca dhe 4 musketiret e Berishes ne Kolegjin Zgjedhor vetem sa u orvaten te legalizojne kete vjedhje transparente.
Turpi i drejtesise shqiptare! Turpi i Shqiperise. Na bene hore ne syte e Botes , horat e politikes e drejtesise me Padrinon e Koza Nostras politike shqiptare Sali Berishen ne krye!
Kushdo qe pranon dhe miraton kete vjedhje super transparrente , qofte edhe vete lideri i opozites, Edi Rama, vetem behen bashkeautore te kesaj masakre elektorale, te kesaj kusarie perfekte e teper transparente. Ata do ti mbuloje jo vetem turpi i hajnise, por edhe ndeshkoje dora e drejte e drejtesise dhe ligjit shqiptar sapo te vendoset vertete shteti ligjor ne Shqiperi….
Drejtesia vonon por nuk harron… Eshte koha e fundit qe ne duart e kusareve te votave, te vrastareve te shqiptareve te pafajshem te kercasin prangat… Eshte casti i fundit qe mbi poshtersite e gjykatesve dhe njerezve te antidrejtesise se gjykatesve e prokuroreve te ster- korruptuar, te stershitur te kercasin hujt dhe guret e ligjit peruan… E dini cfare parashikon ai ligj unikal ne Bote !?
Viktimat e vendimeve te padrejta te secilit gjykates apo prokuror i autorizon ligjerisht ti rrahin e godasin me hunj e me gure ata derisa ta ndjejne vete se drejtesia eshte cuar ne vend… Drejtesia vonon por nuk harron !
DOJA TJU PREZANTOJ NJE FORME TE RE TE NJE SKANDALI NE FUSHEN E ENERGJITIKES NE LIDHJE ME NJE MINISTER TE NJOHUR TE KABINETIT BERISHA.
DO TA QUAJ NJE KORUPSION ME ORIGJINE FAMILJARE.
ESHTE NJE SKANDAL QE NDIHMON NE ZBARDHJEN E FYTYRES SE VERTETE NE FUSHEN E EKONOMISE TE KORUPSIONIT QEVERITAR SHQIPTAR
PER TE KOMUNIKUR ME MUA KU KERKOJ TE KONTAKTOI PERSONALISHT ME ZOTIN MERO BAZE PO JU LE NUMRIN E TELEFONIT CELULAR. 0039 3208169987
UNE QE PO JU DERGOJ KETE MESAZH JAM BESNIK DERVISHAJ ISH INSPEKTOR I MINISTRIT TE FINANCAVE DHE ISH SHEF I NJERIT PREJ GRUPEVE TE POLICISE SE DOGANAVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE PRANE DREJTORISE SE PERGJITHESHME TE DOGANAVE TIRANE DERI NE MARS TE VITIT 1998. NE MARS KAM DENONCUAR KURUPSIONIN NE DREJTORINE E DOGANAVE DHE PUSHIMET E NJEREZVE TE NDERSHEM PER TI ZEVENDESUAR MEELEMENTE PARTIAKE DHE HAJDUTE.(GAZETA KOHA JONE,MARS 1998,SHKRUAR NGA MENTOR KIKIA)
Meqe analistet tane te nderuar po merren shume me votat , une vendosa te hyj nje analize qe eshte te themel te asaj qe po ndodh.Ne Shqiperi ka nje tufe me lidere demokratikas, socialiste, te tipit , mentalitetit, prodhimit ramizisit.Po permend ca qe jane si me te cquar: Berisha, Nano,Meta, Ceka,Islami Milo, Gjinushi, Xhuveli, etj, etj.Keta u pergatiten nga Ramizi, u leshuan nga ai dhe kane 20 vjet e drejtojne Shqiperine.Po vjen edhe soji europian e anglo-sakson, i lidereve majtas e djathas si Rama, Ngjela e s’po guxoj me permend te tjere se nuk me mbushet mendja.Nuk mund te bejne nje politike moderne grupi i pare, e sa te jene ata ne politike te gjithe grine sallate kot me arsyetime per vota, e per kuti e per ligje, e per institucione, etj, etj.Ai soji i pare qerohet nga politika e qeverisja me procese gjyqesore duke i futur ne burg per zullumet, e kjo ndodh kur drejtesia eshte europiane epavarur dhe me protesta te cfaredolloji kur drejtesia eshte e padrejte.Qe te mos zgjetem shume me drejtesine mos u zvarisni edhe shume por kapeni demin nga briret i shkoni saliut ne zyre e qerojeni prej andej po vrau perseri ne emer te institucioneve i beni te njejten gje atij dhe vrasesve te tij.Hajde pra se po me duket vedi analist i madh
O zot na ruaj nga skamja. Lexova nje kryeartikull tek Shekulli dhe u tmerrova, kusherijte e RRUMPALLES kriminel jane rojet dhe magazinieret e kutive te votimit.
Sa per gjenomen familiale: NO COMMENT : made in Afganistan:
Ramë Halil Berisha, babai i Saliut, ka pasur dy djem dhe një vajzë. Djali i madh, Selim Berisha, ka qenë mësues dhe ka vdekur i ri, rreth 50 vjeç në vitin 1988 nga zemra. Në atë kohë dr. Berisha ishte një ndër kardiologët më të mirë të vendit. Saliu ka një motër
mbi 70 vjeç, e martuar në Margegaj tani jetojnë në Tiranë), e quajtur Hajri Ramë Osmanaj.
PS sa merret me gjykatat e korruptuara shqipetare pese nuke mbledhe keto 250 persona te cilet te bindur se po votoin kunder Bashes duke e ber voten te pa vlefshme ne kutine e gabuar duke zgjedhur kete mundesi pasi ne dhomen e fsheht ishin te survejuar dhe KQZ ne spotin e ti per menyeen e votimit shpjegone .KUJDES HIDHE VOTEN NE KUTIN EDUHUR qe ne cdo menyre e metode qe ta kthesh neSHQIPE do tethote se po veproev ndryshe vota eshte e pa vlefshme.Kete ata e bene ne menyr te ndergjegjshem .Prandj keta persona per hire teDemokraci qe ne shqiperi po vdes duhet te organizohen nga dikush dhe ti dergohet nje kerkes ligjore kolegjit me firmat e tyre qe vota e tyre te lexohet ashtu sic e kane hedhur E PA VLEFSHEME kjo eshte gjeja me e vogel qe mund te bejne edhe ne respeket te atyre qe humben jeten per te kthye demokracin dhe po nuke vepruat keshtu dhe shume jet te tjera jane te rrezikuar nga bisha fashist qe po rrezikon SHQIPERIN.
Me respekt per ju mbes me shpres se ky sygjerim do te shkoj atje ku duhet.
Ke plotesisht te drejt…..Edhe une habitem!!!!
Perse Gazeta Tema nuk bene nje thirje te gjithe atyre qe kane hedhur voten me dashje ne kutin e gabur, besoj nja dy tre veta do paraqiten
…dhe pasi atat te paraqiten …po ne emer te tyre (duke ju rujtur identitetin) Gazeta tema bej nje leter te hapur KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor ku ti kerkoj:
Ku e gjen Ju zoterinj te drejten ti quajn votat e tona te vlefshme???, kur vete ne po ju themi qe e hodhen voten me koshinece si te pavlefshme….Ku e di YOU zoterinje se cfare kemi pas ne mendje( ne dhe ndoshat shume te tjere) kur vendosem ta hedhim voten tek kutia e gabuar!!!!
Cfare do thone valle Berisha/Basha pasi te lexojn kete leter te hapur pasi vazhdimisht ata thone “”””Duhet degjuar zëri i qytetarëve”””””
Dhe ska rendesi te jene 250 qytetare mjafton edhe 2-3 qe gjithe skema e Ristanit/Basha/Berisha te rezohet
Ka shumë të drejtë Dea! Mbase gjendet ndonjë guximtar dhe e deklaron hedhjen e tij të qëllimshme, pra jo aksidentale, në kutinë e gabuar!
Kimo
Te lutem zoti Baze organizoje kete problem se veteme te ju kame besime se keni aftesin ,kurajon dhe guximin per ta ber . Dote jete ky nje veprim ne te mire te shqiperis e te shqipetarve qoft kjo edhe duke vete zbulue voten.Une te betoheme se ne kushte te tilla do ta beja deklarimin e votes time.
Prandaj ju bej thirrje ta bejne edhe ata per te miren e shqiperis O SOTE O KURRE:
Te lutem zoti Baze organizoje kete problem se veteme te ju kame besime se keni aftesin ,kurajon dhe guximin per ta ber . Dote jete ky nje veprim ne te mire te shqiperis e te shqipetarve qoft kjo edhe duke vete zbulue voten.Une te betoheme se ne kushte te tilla do ta beja deklarimin e votes time.
Prandaj ju bej thirrje ta bejne edhe ata per te miren e shqiperis O SOTE O KURRE:
telefo338957338 itali
PO QA MERRENI ME KTA KLYSHA KU……. KLYSHAT E ENVER HOXHES SALA ME BASHEN JAN KOPILAT E ENVER HOXHES KTA JAN HAJDUTAT MA SPECJALISTA NE BOT KTA TA VILLIN VOTEN ME LLUN SE NUK MUNEN KURR ME E FITUA ME NERSHMERI SE TASHI ESHE POPULLI E KA KUPTUA SE KUSH JAN KTA PO FAJET I KA EUROPA SI NUK I SHTJEN NE BURG E ME U HAP TANA DOSJET E TYNE .?