TE RINJTE E INDINJUAR: Nesër në protestë, na duhet një revolucion etik

9 Qershor 2011, 11:56Politika TEMA

Një grup të rinjsh kanë nisur një fushatë në Facebook për të organizuar një protestë madhështore, vetëm të të rinjve, nesër. Njësoj si në Spanjë e Greqi, kur të rinjtë u organizuan përmes rrjetit social, edhe TE RINJTE E INDINJUAR kanë zgjedhur Facebook për të organizuar protestën. Në fakt përpjekja e tyre ka gjetur mjaft interes. Më poshtë teksti i thirrjes së tyre:

 

Ne jemi të rinj të zakonshëm, jemi si ju: njerëz të thjeshtë, që ngrihen çdo mëngjes për të studiuar, për të punuar ose të gjejnë një punë, njerëz që kanë familje dhe miq. Njerëz, të cilët punojnë shumë çdo ditë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për ata që na rrethojnë. Disa prej nesh e konsiderojnë veten progresistë, të tjerë konservatorë, disa demokratë e disa socialistë. Disa prej nesh janë besimtarë, disa jo. Disa prej nesh kanë përcaktime të qarta ideologjike, të tjerët janë apolitikë, por ne, ne jemi të gjithë të shqetësuar, të zemëruar, të INDINJUAR, me politikën, ekonominë dhe pikëpamjet sociale që ne shohim përreth : korrupsioni midis politikanëve na ka lënë të pafuqishëm, pa zë.

Kjo situatë është bërë normale, një vuajtje e përditshme, pa shpresë. Por nëse ne bashkojmë forcat, ne mund ta ndryshojmë atë. Është koha për të ndryshuar gjërat, koha për të ndërtuar një shoqëri më të mirë së bashku. Prandaj, ne fuqimisht argumentojmë se:

Prioritetet e çdo shoqërie të përparuar duhet të jenë: barazia, përparimi, solidariteti, liria e kulturës, qëndrueshmëria dhe zhvillimi, mirëqenia dhe lumturia e njerëzve.

Këto janë të vërteta të patjetërsueshme që ne duhet ti përbrendësojmë në shoqërinë tonë: të drejtën për strehim, punësim, kulturë, shëndetësi, arsim, pjesëmarrje politike, zhvillimin e lirë personal për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Gjëndja aktuale e qeverisë dhe e sistemit tonë ekonomik nuk kujdeset për këto të drejta dhe në shumë mënyra është një pengesë për progresin e të rinjëve dhe e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Demokracia i takon popullit (Demo = njeri, Kratos = qeveri) që do të thotë se qeveria është e bërë nga secili prej nesh. Megjithatë, në Shqiperinë tonë, pjesa më e madhe e klasës politike nuk na dëgjon. Politikanët duhet të përcojnë zërin tonë në institucione, në mënyrë, lehtësimin e pjesëmarrjes politike të qytetarëve nëpërmjet kanaleve direkte, që sigurojnë përfitim më të gjërë në mbarë shoqërinë, të mos pasurohen dhe të përparojnë me shpenzimet tona, duke ndjekur vetëm diktatura me fuqi ekonomike dhe mbajtjen e posteve në pushtet nëpërmjet një bipartidizimi.

Lakmia për pushtet dhe akumulimi i saj në vetëm disa persona: krijojnë pabarazi, tension dhe padrejtësi që çon në dhunë, te cilën ne kategorikisht e refuzojmë. Një model i vjetëruar dhe i panatyrshëm ekonomik, furnizon makinerinë shoqërore në një spirale në rritje që konsumon veten duke pasuruar disa dhe dërgon në varfëri pjesën tjetër.

Vullneti dhe qëllimi i sistemit aktual është grumbullimi i parave, jo në lidhje me efikasitetin dhe mirëqenien e shoqërisë, por shterimin e burimeve përfituese dhe shkatërrimin e vëndit dhe të natyrës, duke krijuar papunësi dhe konsumatorë, në të gjitha fushat, të pakënaqur.

Qytetarët janë ingranazhet e një makine të dizenjuar për të pasuruar një pakicë e cila nuk do tja dijë për nevojat tona. Ne jemi anonim, por pa ne, azgjë nga këto nuk do të ekzistonin, sepse ne levizim botën.

Në qoftë se, njësoj si shoqëria, ne mësojme që të mos e besojmë të ardhmen tone mbi një ekonomi abstrakte, e cila nuk jep përfitime për shumicën, atëhere ne do të mund të eleminojmë abuzimet të cilat po i vuajmë të gjithë. Ne kemi nevojë për një revolucion etik. Ne do të vemë gjithcka në shërbimin tonë.

 

“…Për të gjitha, sa thashë më sipër :

Unë ndihem i INDINJUAR.

Unë besoj se mund ta ndryshoj.

Unë mendoj se mund të ndihmoj për këtë ndryshim.

Unë e di se së bashku ne mundemi…”

 

Çdo aktivitet shoqëror është nga natyra e tij ndihmës. Ne besojmë se koha në të cilën jetojmë kërkon një ndryshim në kurs. Nëse ne nuk do ta ndryshojmë se shpejti, ajo do të ndryshoje për keq në realitet. Prandaj ne kemi një rrugë të gjatë për të bërrë. Një rrugë e angazhimit civil, në të cilën të drejtat dhe detyrat janë ribashkuar si fytyrat e të njëjtës monedhë.

 

Unë ndihem i INDINJUAR.

Unë besoj se mund ta ndryshoj.

Unë mendoj se mund të ndihmoj për këtë ndryshim.

Unë e di se së bashku ne mundemi..

 

TE RINJTE E INDINJUAR

92 komente në “TE RINJTE E INDINJUAR: Nesër në protestë, na duhet një revolucion etik”

  1. andi ll says:

    BRAVO ka ardhur koha te zgjoheni

    1. fule says:

      Dale more nje here. Ore keto jane mbledhje per te shkarkuar baterite e disa qytetarve, per te terhequr vemendjen nga ajo qe duhet te jete protesta reale.
      Proteste ku nuk permendet qarte emri i te keqes, nuk ka kuptim.

      Ne Spanje, Greqi e gjetke ku behen te tilla protesta djalli nuk ka emer. Ketu djalli e ka nje emer, quhet Sali Ram Berisha. Kur te protestohet kunder Djallit, aty do perpiqem te mos mungoje une.

      1. andi ll says:

        I NDERUAR paske humbur kontaktin me kohen ose nuk di se cfar po ndodh ne greqi dhe ne spanje ,
        ne greqi dhe ne spanje djalli sic e quani ju ka emer dhe e bukura e se keqes eshte se ka po te njejtin emer me ate qe po kerkojne dhe keta te rinj.

        1. fitore says:

          FULE KE TE DREJTE KETO TIPA I KA FUT SALIU
          ALBI KUSURI PUNON NE AGJENSIA E ZHVILLIMIT TE ZONAVE MALOREhttp://www.facebook.com/?ref=home#!/albikusuri PER QEVERINE ELJAN TANINI PUNON NE TV KLAN http://www.facebook.com/?ref=home#!/eljan.tanini
          HAJDE BESOJI KETYRE NJEREZVE QE PUNOJNE PER SALIUN DHE SANDRIN !?!?!?!?!?!??! PARADOKS

          1. edi says:

            Ja ke fut kot plako. Keto te rinj nuk jane socialiste ish komuniste si puna jote. Ata duhet te jene te rinj qe kane vendosur te jetojne ne ate vend dhe nuk pyesin shume as per kundershtarin tend Sale as per idhullin tend Edi. Lexo mesazhet e tyre dhe kupto qe jane per ndryshim tertesor te asj politike te ndyre PD-PS qe i ka mbyll atyre te rinjve rruget e jetes dhe qe kane kurajon ta ngrene zerin ndoshta me emrat e tyre te vertete dhe jo me pseudonime si puna jote. Ne rast se nuk je dakort me thirrjen dhe veprimet e tyre atdhetare te pakten mos i paragjyko. Ne fund te fundit si ka ardhe puna atje, vetem ky brez i ri mund ta zhduke perfundimisht ate fryme”fitoresh” qe i ka bllokar qe kur ata kane lindur.

        2. fule says:

          Si duket nuk jetoke ketu. Se dhe te komenti i pare thua, ka ardhur koha qe (ju) te zgjoheni. Ore mesoje dhe ti dhe gjithe ate qe na shohin nga larg. Ketu ka SALI, ka djall.

          Te thuash se jam kunder korrupsionit, jam i indinjur ; ky na qenka zgjimi, o tutkuner? Ore shiptojani emrin kokes se te keqes. Po sic thashe kane qellime te tjera keto pseudo-levizje.

          1. andi ll says:

            i nderuar fule nuk eshte faji i imi perse nuk jeni njohes i gjuhes shqipe
            ka ardhur koha te zgjoheni i drejtohej rinis dhe nuk percakton vendodjen time
            rinia eshte ajo qe ka then gjithmon fjalen e pare
            cdo gje qe ka ndryshuar historin nga rinia ka filluar dhe jo nga politikanet
            politikanet thjesht kan vjedhur endrat e rinis
            si ne vendet e tjera ashtu dhe ne greqi te njejten teori perdoret per prejardhjen e ketyre levizjeve popullore
            tani nuk i beson me njeri dhe numri ne pjesemarrje eshte shtuar prap te njejtat qarqe perdorin te njejten teori
            prandaj dhe ne shqiperi levizje te tilla nuk priten te perkhahen nga simpatzantet partiak
            sepse keto simpatizant nuk duan te largohet berisha per krimet qe i ka ber shoqeris ,ekonomis dhe indentitetit shqiptar por thjesh per tu ber berishjant e ri dhe per te vazhduar te njejten gje sic ndodh ketu e 20 vjet
            ndersa persa i perket keti djali une nuk e njoh por disa shkrime te tij qe po lexoj ne internet nuk me duket ashtu si
            po mundohen disa
            koha do ta tregoj.

          2. AK says:

            Z. Andi cfare ka ne dore opozita qe rinia na u dashka ta ndryshoka. Qeveria drejton keto zollumhane ne shqiperi po ketu nuk thuhet se ne duam dicka ndryshe nga kjo qe eshte tani. Kjo eshte nje intrige e thurur me kujdes nga dikush por do ti dali tymi shume shpejt.

    2. eddy says:

      Shqiperia nuk ka ne krye nje qeveri democratike si ajo e Spanjes ne Shqiperi drejton komunisti Berrisha me disa lakenj dhe fundi i protestave eshe gjaku i te rinjve ne rruget e Tiranes me mire ju kujtoje Sirin ndaje me kete antishqiptare duhet vepruar ndryshe………………………

  2. Specialisti says:

    Bravo djema!RESPEKT

    Kujdes ju te tjeret:- Te rinjte e organizojne por pjese mund dhe duhet te marre kushdo.

  3. XXX says:

    Bravo shume mire.

  4. Gent Tironsi says:

    B R A V O

  5. Search38 says:

    Po une do shkoje ne kete proteste dhe u bej thirrje te gjitheve te vijne.

    1. fule says:

      JO ore JO. Keto jane mbledhje per te shkarkuar baterite e disa qytetarve, per te terhequr vemendjen nga ajo qe duhet te jete protesta reale.
      Proteste ku nuk permendet qarte emri i te keqes, nuk ka kuptim.

      Ne Spanje, Greqi e gjetke ku behen te tilla protesta djalli nuk ka emer. Ketu djalli e ka nje emer, quhet Sali Ram Berisha. Kur te protestohet kunder Djallit, aty do perpiqem te mos mungoje.

      1. andi ll says:

        emri i se keqes eshte thene
        sot nuk duhet te jesh vetem ne opozit me qeverin por dhe me vet ate qe quhet opozit
        ndersa persa i perket greqis dhe spanjes dhe aty i njejti djall eshte POZITA dhe OPOZITA.

        1. fule says:

          O njerz nga larg. Nuk ka djall aty, nuk ka sundimtar. Ketu ka emer te pervecem e keqja. Ka 20 vjet qe mban ate emer. Po ju keput koka atij ka nje fije shprese per ndryshim, ndryshe s’ka.

          1. edi says:

            A e more vesh o Fule? E kane me te dyja: me poziten dhe opoziten! Po ti ku e fur veten? Kandidat per punonjes ne Bashkine e Tiranes (ne rast se nuk je) apo ndonje post te mire kur Edi te behet Kryeminister!

      2. Rani says:

        Edhe une nuk e kuptoj pse nuk i kane vene emer se keqes se vendit, Sali Berisha, po Rama duhet te shfrytezoje kete rast dhe jo ti lere nje tufe adoleshentesh te flasin broçkulla qe ne fund te fundit ikin me vrap sa te shohin forcat e Saliut. Jo vetem te rinjte po edhe me pak te rinjte se vetem ata mund te bejne diçka se po te ngele per keta pederat e sotem Saliu rri edhe 20 vjet te tjera ne pushtet.

  6. enofieraku. says:

    bravo , kjo eshte demkoracia e vertete , dhe jo ajo e viteve 90 -91 ,ate na e vodhi dikush qe dhe sot na e mohon, eshte turp per rinine tone, per popullin tone me nje mesatare moshe 45 vjec te udhehiqemi nga nje injorant 70 vjecar i ritur me veprat e leninisteve… uroj dhe besoj ne forcen e rinise shqiptare.

  7. SHQIPJA says:

    Rina e para bravo .
    POR edhe pjesa tjeter e shoqeris qe vuan nga :
    1-PAPUNESIA
    2-ndihma sociale qesharale
    3-Pensione minimale vetm te paguash [drita,uje,ilace] dhe te tjera ska o zot ku jetojme.
    Ka ardhur koha te mendojme per vete n tone, se te gjith kush ka pushtet ne dore nuk vuan.
    PO behen te pasurit e SHQIPERIS brez pas brezi
    Ne Greqi qe eshte ne krize dhe i ka pensionet [600-evro e larte] e shikojme te gjithe cfar ndodh

  8. bujar says:

    SHYQYR QE U ZGJUAT NGA GJUMI POSHTE SHFRYTEZUESIT E RINJ DHE KRIMINEL SHQIPERI E PASTER

  9. Kalaja says:

    Ju lumte djema nese ia arrini te organizoheni pa dallim feje, krahine, ideje dhe bindjeje politike.Suksese.

  10. beso says:

    bravo,ky mund te jete nje fillim.Po Opozita duhet te organizoje per llogari te saj nje proteste masive ndaj rendit te shkelur kushtetues.

  11. Bujari says:

    Eshte nje sakrifice e madhe ndoshta dhe me te lenduar por me se e nevojshme por te vendosur nje here e pergjithmone nje DEMOKRACI TE VERTETE Nga larg se keshtu me ndodhi te jem ju mbeshtes me zemer dhe ju falenderoj ju si nismetare dhe te gjithe mbeshtetesit pa dallim feje krahine e ideje dhe mos u zbrapsi kurre nga cfaredo presioni qe mund tju behet se e DREJTA DHE E VERTETA gjithmone triumfojne SUKSESE ne rrugen e bukur por me sakrifica qe keni nisur

  12. Halo says:

    Ju lumte djema une ju bashkohem

  13. england says:

    Sa do desha te isha atje!
    kam bindjen dhe besoj fort se rinia(por edhe kushdo tjeter)
    do i laje hesapet me kete diktature te re(sic beri me ate para 20 vitesh)
    Nese ky bandit,kriminel nuk vuri mend nga viti i mbrapshte 97
    koha po tregon se himni kombetar ka vlera dhe kur sjemi ne lufte!
    Rreth flamurit të përbashkuar
    Me një dëshir’ e një qëllim,
    Të gjith’ atje duke u betuar
    Të lidhim besën për shpëtim.

    Prej lufte veç ai largohet
    Që është lindur tradhëtor,
    Kush është burrë nuk frikësohet,
    Po vdes, po vdes si një dëshmor!

    Se Zoti vetë e tha me gojë
    Që kombe shuhen përmbi dhé,
    Po Shqipëria do të rrojë;
    Për të, për të luftojmë ne!

  14. dr tr el ko says:

    Jam ok dhe kjo proteste duhet te zgjase deri ne sensibilizimin e te gjithe popullates.Te gjithe jane te indinjuar,te gjithe e pranojne ne bisedat e tyre te lira,por une them se vetem nje organizim i mire mund te ngreje popullin kunder kesaj qeverie mafioze…Protesta e te rinjve ne Madrit me la nje pershtypje te mire organizimi,dhe ishin paralele me protesten tone para KQZ.Nese do kishte organizim,nese kerkesa e popullit per zgjedhje te drejta do ishte kembengulese dhe ne numer shume te madh ,sot fakti do ishte ndryshe,nuk duhet t’i leme gjerat me ZVARRE…

  15. GJERGJI says:

    Po su ngritet sot,si gjithe rinia e botes,si studentet kudo ku ka shkolla te verteta,te pa koruptuara,jo si ne Shqiperi ku pedagogu pret 5000 lekeshin e notes 5 dhe studenti,vjedh familjen se nuk do te mesoje,
    atehere,e ardhmja juaj do jete papunesia,pa drejtesia,emigracioni,do roni,pa Atdhe,pa familje dhe do te zvariteni rrugeve te botes.
    Rinia nuk duhet te jetoje e varfer,ne Atdheun e pasur,nuk mund te injorohet nga kapitali i pa ngopur,nuk duhet te heshti,kur drejtesine e vendos fprca,paraja dhe drejtesia.Thirini mendjes,mos rini ne lokale si pensionistet,te cileve ja merni ju dhe ate pension qesharak.Ngriu rini,zgjohu rini, Shqiperia te perket TY.

  16. arditi says:

    ju lumte djemave te cadres ramiste!!!perpjekje e bukur por jo ne kohen e duhur

    1. +10 says:

      Ky me cadra akoma, si Gadafi kur priti Lul-in ne Tripoli.

  17. Dule Bisha says:

    Une do jem atje, shpresoj te jemi sa me shume per tu treguar politikaneve qe nuk ju a kemi me nevojen se i zgjidhim vet gjerat…

  18. rexha says:

    ju jeni budall

    1. une - Canada says:

      e ke per veten kete nofke? me rrote se ti s’ka

  19. katarakti says:

    Nuk jam i sigurt se rinia e sotme e dhene pas veseve, Big Brodherit, shtepive publike, kumarit, droges etj do te jete ne nivelin e studenteve te 20 vjeteve me pare qe permbysen diktaturen. Kjo me kujton nje rini tjeter, te viteve 1942 – 1944 qe u ngrit, luftoi dhe u vra per lirine e Atdheut, per nje Shqiperi me te mire. Por atehere liria u kthye ne makth nga diktatura komuniste. Sot eshte nje tjeter komunist qe ka shkaterruar me themel endrrat e rinise se para 20 vjeteve. Por kam frike se Bisha ka shkaterruar perfundimisht edhe rinine e sotme. Do shohim si do shkojne ngjarjet…

    1. Rani says:

      Jam ne nje mendje me ty katarakti, sapo e thashe me lart, keta te sotmit s’te mbushin mendjen, se pikerisht po te merresh me big brothera e broçkulla te tjera si keta, nuk ke mendje te rezistosh kur te vije puna po iken me vrap, dhe Saliu e di se nga te sotmit nuk e gjen gje, ai ka frike nga me pak te rinjte.

  20. skela says:

    S’jeni vetem , te pakenaqur , te fyer , te mashtruar , te neperkemur jemi te gjithe , eshte gjithe Shqiperia .
    Jo me ne kry te shtetit genjeshtare , qe fyejne inteligjencen me minimale .

  21. ABI says:

    SHUME BUKUR.ME SE FUNDI DICKA E RE MBI TE GJITHA POLITIKAT.UNE JU PERGEZOJ DHE MBESHTES.JU KINI MUNDESI TI LINI TE GJITHE ME GOJE HAPUR,JU KINI MUNDESI TE BENI NDRYSHIMIN.BEJENI ATE SA ME FORTE QE TI TRONDISNI KETA POLITIKANE TE VJETER DHE TE PA PERGJEGJSHEM.
    E ARDHMJA ESHTE E RINISE,E ARDHMJA ESHTE E SHQIPETAREVE TE NDERSHEM
    FAT TE MBAR

  22. fitore says:

    FULE KE TE DREJTE KETO TIPA I KA FUT SALIU
    ALBI KUSURI PUNON NE AGJENSIA E ZHVILLIMIT TE ZONAVE MALOREhttp://www.facebook.com/?ref=home#!/albikusuri PER QEVERINE ELJAN TANINI PUNON NE TV KLAN http://www.facebook.com/?ref=home#!/eljan.tanini
    HAJDE BESOJI KETYRE NJEREZVE QE PUNOJNE PER SALIUN DHE SANDRIN !?!?!?!?!?!??! PARADOKS

    1. fule says:

      Eh, po fule-ja i i ka vene re keta qe kur komentonin ne Facebook. Filloi prape me votat ky, komentonin keta … te indinjuar, kur doli Rama kunder vendimit te KQZ.

      Edhe nje here i bej thirrje kundershtareve te regjimit mos lodhen kot me keta.

    2. Agron Taka says:

      fitore rrofsh, Kjo do jete nje proteste e Organizuar nga Saliu kunder Opozites, mos u lodhni kot njerez me keta plehra, por mendoj dhe Gazeta teme duhet te kete kujdes, dhe mos te shperndaje lajme te tilla pa investiguar me pare se kush jane keta njerez.

  23. claudio says:

    Pershendetje! Ndihem i Indinjuar sepse edhe nje here ne Shqiperi, pa filluar mire nje Organizim Rinor apolitik Demokracia, e Drejta e fjales, e Drejta e autorit dhe Meritokracia, u hodhen poshte dhe u shkellen me kembe. Z.Mero Baze, ndihem i indinjuar kur lexoj shkrimin tim te publikuar ne gazeten tuaj pa emrin e autorit perkrah. Ju mbase nuk keni faj sepse nuk kishit si ta dinit, por ju them me pergjegjesi te forte se jam nje nga organizatoret kryesore (si bashke me nje kolegun tim i cili hapi faqen ne fb dhe kondribuoi njesoj qe ne fillim e deri me tani) dhe shikojme qe nuk jane publikuar emrat tane. Nuk mund te kete nje privatesim te kesaj Levizjeje, sepse dikush ju njeh apo ka miq te forte dhe ka arritur te publikoje kete me emrat qe ka dashur vete. Ju lutem, rishikojeni dhe njehere publikimin dhe me sugjeroni si te veproj sepse ju them me plot bindje se nuk kam per ta lene me kaq. Kushdo qe ta ka derguar apo ku ta di une se si ka arritur te komunikoje me ju, nuk jane te vetmit ne organizimin e kesaj levizjeje dhe per kete kam fakte. Mos publikoni emra se sinqerisht nuk do lejoj me cdo me menyre te drejte dhe demokratike te hidhet poshte mundimi dhe kontributi im gjate gjithe kesaj kohe. Pres me padurim pergjigje.

    1. erin says:

      Claudio, Faleminderit

      Une do te ta mbaj mend emrin se di se sa rendesi ka kjo per ty.Po besoj se do jene shume ata qe do et te mbajne mend.

  24. Revoltuesi says:

    Thuhet :
    “Një model i vjetëruar dhe i panatyrshëm ekonomik, furnizon makinerinë shoqërore në një spirale në rritje që konsumon veten duke pasuruar disa dhe dërgon në varfëri pjesën tjetër.”

    Kjo nuk eshte gje e re, por e ka thene Karl Marx ne 1848.

  25. Besmiri nga Luari says:

    Nuk gjeje fjale per t’i falenderuar organizatoret, por nuk dua te jem pesimist per zhvillimin e protestes. Shqiperia eshte de fakto ne nje neodiktature me e forte se ajo e E.Hoxhes, pasi siç ka thene i nderuari Haveli “Me te zinj se komunistet jane komunistet anti komuniste”. E pra edhe keta qe kemi ne drejtim sot jane me te zinje se ata dje. Bravo per nisiativen, guximin por ju uroje qe gjerat t’i çoni deri ne fund me çdo kusht. Luftoni per jeten tuaj, per te ardhmen tuaj se askush nuk ua dhurone lirine, mireqenien. Ju mbeshtese shpirterishte, moralishte dhe fizikishte. Fitofshi mbi diktatoret. Nuk ka forc ne bote qe te ndale rinine ne realizimin e enderrave te saja. Hallall. Zoti ju ndihmofte dhe ju ruajte nga keta horra, gangstere qe kemi ne udheheqje. Zoti qofte me JU.

  26. linda says:

    e lexoj here pas here gazeten tema .duhet te jeni shume praktik mbi termin e demokracis. qe shume prej jush nuk e kan kuptuar akoma.ne jemi nje demokraci e re, dhe me gabime pak nga pak do konsolidohemi. nje gje duhet te dini :evropa dhe amerika e dine shume mire se cfare eshte shumica e PS (komunista dhe eksremista) per kete arsye bota kerkon rifreskim me elemente demokrat socialist. me keta njerez te tille kurre mos e marshin pushtetin gjithmone PD ta gezoj LULI dhe PD .RROFTE POPULLI I ZGJUAR SHQIPTAR KUDO QE JANE NE TE GJITHE BOTEN .GREQI ATHINE ME RESPEKT ..

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Shko moj ti.Ne se paskemi kuptuar demokracine e paske mbetur ti te na e mesosh se c’eshte. Te pakan syte komunistat ekstremiste te PS por jo ish sekretarin e PPSH Sali Rame Berisha qe ka 20 vjet ne krye te PD.Njerezit me qesharake ne kete website jane njerez si puna jote qe hiqen si te pa anshem e nuk arrijne dot te fshehin hipokrizine e tyre.

    2. Rani says:

      Rrofte populli shqiptar pa ty linda se ti ben pjese ne grupin e atyre se nuk kane sy dhe veshe dhe kane votuar kafshen qe tallet me ta, po normal se perderisa jeton ne Greqi qe per me teper ma ke shkruar si arritje, normal se s’mund te kesh me shume tru se kaq, se njerezit me mend e kane braktisur Greqine prej kohesh. Tani lere politiken se nuk eshte per ty po kthehu te afendikoi i piste dhe me lesh grek dhe laji shtepine dhe pjatat se ka filluar te bertase greku, une do ta kisha per ulje ti sherbeja nje populli si greket qe i sherben vete te tjereve, po ti natyrisht nuk je si une dhe kjo eshte nje fatkeqesi per ty. Kot nuk thone mendja gje e madhe.

    3. hapkutite says:

      Edhe une jam dakort ti varin komunistet, por duke filluar nga ai i pari qe eshte ulur tek ai kolltuku i rehatshem.

  27. Gerd Pasmaçiu says:

    Po per mua cfare do te thoni? Nese kerkoni dhe per emrin tim ne google, do te shkruani qe jam dikush qe po tradhetoj te majten. Jo, jo, nuk behet fjale per politike, behet fjale per kete vend, qe dita dites po shkon keq e me keq ne humnere. Nuk ka PS nuk ka PD, kerkojme vetem mireqenie te vendit tone.

    1. Search38 says:

      Ashtu e vertete, po si do ta arrini kete mireqenie, nuk me thua, pa gjetur burimin e te keqes nuk mund ta luftosh ate, kunder kujt do protestosh, kur vendi eshte ne rrezik dhe qeveriset nga Koza Nostra e Sali Berishes.

    2. fitore says:

      Rama e vetmja rruge te pelqen ty apo jo

      1. Gerd Pasmaçiu says:

        Fitore, jam popull dhe detyrimi im qytetar eshte te shkoj e te votoj. Ne momentin qe kryej kete akt qytetar une e kam plotesuar detyrimin tim kundrejt Shtetit. Nese i hyme analizes dalim ne konklizionin qe populli ka kusuret persiper. Po perse i ka populli? Fitore, te lutem, nuk dua ta politizojme kauzen, por nese ne spanje protestohet per nje jete me te mire, po ketu tek ne cfare behet? Duartrokitet sa here na therrasin neper mitingje elektorale. kemi harruar qe jemi popull, kemi harruar qe duam dhe ne te jetojme. Dreqi e mori, nje jete kemi, kur do jetojme? Pastaj themi jemi krenar qe jemi SHQIPTAR!!! Po cfare krenarie me jep mua te qenit SHQIPTAR kur na del boja neper europe, kur KE mblidhet nje here ne jave per te diskutuar per gjendjen aktuale te Shqiperise!
        Une jam krenar, por jam krenar per Shqiperine e Nolit, Konices, vellezerve Frasheri, De Rades dhe shume atdhetareve te tjere. Kjo Shqiperi nuk me ben aspak krenar, kjo Shqiperi me ka bere te ul koken neper Europe, kjo Shqiperi, po na i ul koken te gjitheve neper bote. Të dashur vëllezër Shqiptarë kudo që ndodheni,
        Fatet e Shqipërisë na kërkojnë bashkimin dhe vllazërine tonë sot më tepër se kurrë. Ditët e vendosjes së dinjitetit të kombit tonë janë këto. Ne, si 100% me gjak Shqiptari, hedhim kushtrimin që në këto ditë të rëndësishme, si vëllezër duhet të lemë mënjanë partite politike dhe te bashkohemi për të fituar dinjitetin e Shqipërisë! S`ka gjë më të bukur se ky bashkim, i të majtëve e të djathtëve, s`ka gjë më të bukur se bashkimi i kombit tonë, s`ka gjë më të bukur se uniteti i Shqiptarëve. Pa këtë bashkim të Shqiptarëve ne kurrë nuk kemi për t`a parë vendin tonë të përparojë dhe të zhvillohet.

  28. england says:

    Na moj ti Linda cthote Athina?cbehet andej,mire!
    ke shume qe rri andej moj
    po ne buzuqe shkon ti?
    nga menyra e te shkrojturit nuk me dukesh si vajze llampash (per te kuqet e fjalen)
    boj ndonje lek andej nga je,zhytju punes si turku s…
    e leri leksionet per demokracine
    Ke quan gabime te vogla ti moj cupe!
    te vrasesh njerez apo ti vjedhesh me bllok ne dore
    mos vjedhja e votave te duket gabim i vogel ty!
    dhe sa per komunistet pergjigjen ta dha Albino Black Sheep
    respekte morromu…

  29. shkelqim says:

    Brezi i ri i shqiperise ka shume te drejta te mohuara dhe ndodhet ne nje ballafaqim me kolapsin politike dhe ate ekonomik.Ata jane shprehure drejte dhe thjesht qe duhen te llogariten dhe te jene pjese aktive e shoqerise shqiptare.Ata jane anashkaluare apo jane perdorure nga politika dhe do te vazhdojne te jene nentrysnin e politikaneve duke afruar eksponentet e kesaj indinjate.Krijoni hapsirat e nevojeshme dhe ne mbeshtetje te te drejtave universale duke eliminuar cdo dukuri negative si korrupsioni, nepotizmi dhe pasurimi i pandershem.Kjo levizje eshte jetike per vet kombin shqiptare dhe per te mire te shqiptareve kudo qe ndodhen.Mos i vritni shpresen asaj pjese te shoqerise qe eshte me progresivia dhe mos e digjni me pake oksigjen(qymyrizimi), ndigjojeni kete trokitje sot dhe ndryshoni taktik.Ata do ta cojne shqiperin perpara !…

  30. robi says:

    O djema,nuk pjerdh Sali fashisti per revolucion etik,por vajisni mire ato kallashnikove dhe organizohuni per nje revolucion popullor si ne Libi, sepse ky eshte me i keq se Gadafi.Ky i fundit eshte me burre se Sali serbi,icili nuk mund te krahasohe me asnje qenie njerezore , pervec me djallin .

    1. edi says:

      ku jane ato listat e njerezve qe ka vrare, varur, pushkatuar, internuar ky Saliu, qe e bejne te krahasueshem vetem me djallin, sipas teje? Se ne jetuam me djallin mbi krye per 50 vjet, por ama i dinim dhe i dime me emer dhe mbiemer se ke vrau e preu ai.

      1. robi says:

        Edi, me qe po me permend listat e te vrareve e te pushkatuarve te djallit Enver,po te pergjigjem,por jo per te justifikuar ate ,por qe te bejme nje krahasim me “epoken e engjellit Saleh”.Ne forumet e te djathtes shqiptare jane emrat e te pushkatuarve, (ketu futen edhe te atyre qe jane vrare gjate luftes si spiune te fashizmit,balliste , etj), nga viti 1941-1990 dhe ata jane 5 deri 6 mije njerez .Kjo shifer eshte per 50 vjet.Ai ishte nje sistem qe e kishte te shkruajtur ne balle (kushtetute)-Diktature e proletariatit, qe per fat te mire por jo per meriten tone,u zhduk pergjithmone .Te burgosur e te internuar ishin diku tek sa te duash ti ,* te themi 200 mije?). Tani te kthehemi tek periudha e ndritur e ketyre 20 vjeteve shkerdhatokraci, ku protagonisti kryesor eshte serbi Saliq.Cfare te numeroj me pare,vetem ne ’97-ten jane vrare mbi 3 mije njerez dhe u vrane per faj te Sali serbit.Vetem ne vendlindjen e tij ne Tropoje ,per faj te tij ,jane vrare ne prite, me shume njerez se sa jane vrare ne prite qe nga koha e Skenderbeut e deri me 1990.Ky qen, ose kjo qenie demoniake (S.B.) bashke me sundimin e tij prej kriptokomunisti malok i pa bese,solli gjakmarrjen,mafien serbe dhe ate te shpellareve ne pushtet .E gjithe jashteqitja e kombit eshte mbeshtjelle rreth tij , si spiunet e sigurimit , pinjollet e bashkepunetoreve te fashizmit , te gjithe kriminelet ordinere ,qe i nxjerr nga burgu kur ka nevoje,maloket dembele i ka bere te gjithe oficera policie .Por te rrime tek shifrat e faktet.Gjate ketyre 20 vjeteve berishizem,numri i te vrareve nga shteti dhe nga mospasja shtet, i kalon te 60 mije vete.Dhe se fundi,”te internuarit” e salokracise (nga e famshmja teoria ekonomike e ‘shock-ut),d.m.th. emigrantet,jane 1.5 milion.Po,po,une i konsideroj (sepse jam dhe vete i tille),te internuar nga vendi yne te gjithe emigrantet.Dhe kjo,sigurisht eshte pasoje e politkes se ndyre te klases mafioze qe eshte ne pushtet.Nuk po te permend , prostitucionin,drogen,vetevrasjet e te tjera “progrese”te Malok-kracise. E , pra more Edi, une ,e konsideroj gjendjen ne Shqiperi si nje katastrofe kombetare .E konsideroj me te keqe se sa ne kohe e pushtimt fashist,sepse e keqja nuk na ka ardhur nga jashte,por nga halet,mutsihanet shqiptare,qe po e qelbin,po e shkaterrojne,po e shesin vendin tim, SHQPERINE.

  31. mendimi_im says:

    Pa dashur te nenvleresoj dhe te fus ne pesimizm te rinjte disa pyetje te rinjve:

    sa jeni duke dhenur ju vetes tuaj?
    po familjes tuaj?
    po komshinjve tuaj?

    un shoh te rinjt qe sot kur ikin ne shkolle nuk kan asgje me vete vetem se nje pakete duhan, shkrepse dhe nje telefon mobile lluksoz!!!!!!!!

    un ne vitet 80 kur ikja ne shkolle nuk kisha duhan me vete por kisha shkrepse se me duhej ne shpi per te ndihmuar nenen ne gatim…
    nuk kisha telefon se ska pasur por komunikimi ka qene i mjaftueshem edhe pa te…sepse kishim orare takimi dhe ishim te disiplinuar te respektojm kohen…
    kisha cant plot libra dhe fletore dhe lapsa dhe vizore…
    saqe me lodhje krahu gjate rruges qe e beja kembe per 30 min nga shtepia deri tek shkolla, sot
    te rinjt sidomos femrat vijn ne shkolle me benzat e te dashurve…
    un nje her e nje kohe beja 6 ore te plota mesim dhe 3 ore mbasdite studim, te rinjt sot bejn 1 ore mesom dhe 5 ne kafe apo mbas femrave…

    te rinjt sot nuk lexojn, por marrin provimet me para apo me kercenime partiake…
    un nese nuk merrja noten qe meritoja me skuqej fytyra…

    te rinjt sot ne vend qe te ndihmojn prinderit marrin para prej tyre borxh ose edhe i vjedhin ose ka edhe qe rrahin prinderit per para…
    —-
    un ska pasur asnjeher para qofte per nje aranxhate…

    do te doja te shkruaja shum skam kohe ?

    nuk behet gje me te rinjte e sotem, mso prit gje nga te rinj qe jan dembele, te padrejte me veten dhe me familjen dhe me komshine…
    dashkan keta te behene dhe deputet tane, dhe drejtues???


    urime…

    1. kontrabiliteti says:

      brravo

  32. ISMAIL USA says:

    Me gjithe qellimin e mire kjo duket sikur nje
    kompani ajrore (DEMOKRACIA REALE) do nisi nje avjon
    boing (V.N RR) po shperndan disa bileta avjoni
    ne aeroportin (RINIA NE INDINJATE).
    BOSI I KESAJ KOMPANIA LUC BASHA ESHTE
    SPONSORIZUESI I KETIJ AKTIVITETI .

  33. erin says:

    A do mundemi vetem njehere te mos i partizojme gjerat??? A do mundemi ti pervishemi te pakten njehere te gjithe klases politike pozite, opozite, bishta partish qe jane vjelljet e te parave???
    A do mundemi ti bejme ta kene frike kete popull?
    Ti leme per njehere te vetme romuzet partiake e te dalim te gjithe ne shesh per ti treguar se durimi mori fund, dhe se e dime shume mire se c’kane bere e c’po kurdisin te bejne ne kurriz te ketij vendi.
    Politikanet tane ia kane arritur ellimit ne keto 20 vjet, na kane erresuar llogjiken e kanalizur ne urrejtje primitive per kete apo ate parti.
    HARROJINI PARTITE, HARROJINI EDI RAMEN, SALI BERISHEN E KOMPANI. Kaloni pertej te gjithave TE DALIM NE RRUGE per veten tone, per atdheun tone qe po e copetojne perdite. Per ate te ardhme te qete, per te ardhmen ku nuk do na shohin me si njerez me bisht.
    Te tregojme qe na dhemb, te tregojme qe kuptojme shume me shume se sa kemi shprehur deri tani. Duruam me mendimin se do ngopeshin nje dite me pushtet, para, kurverira, DHE DO KUJTOHESHIN TE BENIN DICKA PER KETE VEND. Po qenkan pjella kanibale, qe s’kane as meme,as femije, pjella qe shqyejne.
    TE DALIM NE RRUGE SI ASNJEHERE TE GJITHE NE NJEREZIT E THJESHTE E TI VEME ME SHPATULLA PER MURI SI NA KANE VENE ATA PER 20 VJET.

  34. edi says:

    Kete tekstin e “indinjates” do ishte me dinjitoze te pranonit hapur se jau ka shkruar “idhulli” juaj Edi Rama. Por mendoj se kot e kini edhe kete, e dini edhe vete, qe kur ndjeni nevojen te permendni ne krye te artikullit se keshtu u ngriten te rinnjte ne revolte e dhe ne Spanje e Greqi. Po si nuk u ngopet or te gjore se thurruri intriga kunder vendit tuaj? Cfare race e keqe paskeni qene?

    1. erin says:

      Me fal po ti cfare race je??? Me siguri nje b…….lepires, nje njeri pa shtylle kurrizore,
      Intriga ka thurur plot ai qe adhuron ti, MJERAN
      Vemje si ty nuk rrine dot pa nje b…….per te lepire, sepse s’kane llogjike jane hajvane.

  35. nicolla disha says:

    Une e lexova me vemendje se c’fare ishte shkruar nga Rinia e Indinjuar, por kjo deklarate nuk ishte e ashper ndaj Berishes. Do ta mbeshtese Rinine qe e paska kuptuar tani se qenka e Indinjuar, lete shikojme se a do te behet rralitet per cfare u tha nga Rinia e Indinjuar qe e kuptuan vone ndryshimin.

  36. Aranit Pojani says:

    Ti qe shkruan me llagapin Ed-ovic!Sa per keta te rinjte qe bejne thirrje per protesta me ngan me nje kopjim te Ramiz Alise.Per te hequr ca Voksha e rrulee qe e kan bere bloze me vjedhje dhe po ja kalojne ustajt,Sala po merr borxh nga Klani frangaj dhe nenpunes shtetor si kallam Kusuri qe te bej nje mikro dhjetor 90.Jam i bindur qe kjo ide eshte e A,Frangaj.
    Sal;iu eshte pa ide.E keni pare si imiton edhe ne fjale Enver Hoxhen.Edhe ne veprime.Lul Basha eshte ne rolin e Ramizit qe do i garantoj Vazhdimesine,
    Te ishte djali i Faik Myrtajt,apo vellaj i aleks Nikes me qejf do e ndiqja deri ne vdekje per te shkulur kete moster.Po me keta buthe pambuket e Tiranes me duket me teper e stisur.
    E hengra nje here kur ngela neteve ne mitingjet e L.S.I-se dhe ne pprotestat e tyre teper te egra,Ata mbasi u puthen po vjedhin tok ,e une ngrohem ne diell

  37. niko] says:

    E neqoftese jini me bindje dhe ideale keshtu sic kini paraqitur platformen tuaj JU LUMTE .Tani presim reagimin dhe veprimin tuaj.

  38. Hajdari says:

    Pirdh, pirdh se lirohesh…

  39. Aleks says:

    keto jane idiotizma te organizuara vetem nga sali berisha ,,,kerkohet revolte popullore dhe jo mitingje bukuroshesh me nje kg gel ne koke , derri do plumb

  40. Turi says:

    Me vjen keq qe ka komentues apo njerez qe akoma nuk duan te kuptojne realitetin shqiptar.Keta te rinj duhen mbeshtetur sepse Politika jone e ka mbushur dhe e ka derdhur kupen, se po nuk e ngrite zerin nuk mendon politika qe eshte ulur kembekryq me krimin dhe korrupsionin per Ne,sepse edhe femija po nuk qau ,edhe nena e vet harron ti jape me pi.
    Nje fjale e urte popullore thote qe UJI QE NUK RRJEDH ,QELBET. Keshtuqe nese Ne do te vazhdojme te rrime dhe pa levizur ,sigurisht qe do te qelbemi derisa ta mbysim veten fare.
    Ajo dihet qe Shqiperine dhe popullin e saj e ka mberthyer per fyti dhe kerkon ta mbysi, kapobanda mafioze gangstere politike korruptive e kriminale, e ndare ne te majte dhe ne te djathte, por duhet menduar se dicka duhet filluar. Dhe kjo nisme e ketyre te rinjeve dhe menyra se si ato po demostrojne eshte shume e mire, se Ne nuk do marim kallashin per ti ja drejtuar njeri tjetrit,sepse kjo nuk eshte zgjidhja e situates dhe e problemit.Ketu nuk duhet te diskutojne ,bile as te marin pjese fare ,asnje tifoz i sejciles parti ,PS = PD, sepse qe te dyja jane pjella te se njejtes moster, sepse qe te dyja keto parti , ne bashkepunim me njera tjetren , na katandisen ne kete gjendje.
    Jane te dyja keto parti qe instaluan korrupsionin dhe krimin ne cdo institucion dhe ne cdo qelize te shoqerise tone dhe qe te luftohet kjo e keqe e madhe qe na ka mbyt duhet shume pune dhe maturi.
    Tek Ne , ne radhe te pare duhet shtet i se drejtes ,ku te veproje ligji njelloj per te gjithe ,duhet liri e fjales dhe e shtypit , sepse qe te gjitha mediat jane ne sherbim te dy partive mafioze.
    Tek Ne , qysh ne fillim ,ne 1991, nuk ka patur opozite te vertete.Jo sepse ajo ka munguar por nuk eshte lejuar asnjehere nga keto dy klane mafioze politike qe te funksionoje, perkundrazi ajo ka qene e denuar dhe e persekutuar njelloj si ne diktature ,bile dhe me keq se atehere e dije shteti te denonte direkt, se ishe armik i popullit, kurse sot mafija 20 vjecare ne pushtet vepronte mbrapa kraheve, me pinjollet e saj, te arrestonte, te burgoste ,te merte peng ty apo femijen ,pra te vriste me doren e tjetrit, ta vidhte pronen dhe te bente armik me vellane ,me motren apo me te afermin ,te leshonte ultimatume qe ta braktisje vendin per 24 ore ose do te te cfaroste me menyrat e saj qe Ne i dime ,i kemi degjuar e pare dhe dikush e ka provuar ne kurrizin e vet.
    Por keta disidente qe e kan ne gen patriotizmin sepse rrjedhin nga familje te tilla ,nuk u bene pjese e kesaj mafijeje politike edhe atehere kur ky shtet i kalbur 20 vjecar i ofroi bashkepunim.
    Edhe sot askush nuk i jep te drejte ketyre njerezve qe te demostrojne dhe te ken shtypin e tyre dhe te gjitha te drejtat e tjera, por kjo nuk do te thote qe Ne te qendrojme indiferent ndaj kesaj levizjeje, qe ne parim eshte shume e drejte sepse nuk mbeshtet asnje klase politike.
    DHE NEVE TE GJITHEVE KJO GJE NA INTERESON; PAMVARESISHT SE KUSH E NXORI ATE.
    PRANDAJ UNE I BEJ THIRRJE SE DUHET QE TE GJITHE TI BASHKANGJITEMI KESAJ LEVIZJEJE STUDENTORE SEPSE ESHTE NE INTERES TE TE GJITHEVE , SEPSE DUHET TE NDERGJEGJESOHEMI .
    JAM DISIDENT DHE NUK I PERKAS ASNJE PARTIJE POLITIKE POR FAMILJA IME I KA SHERBY GJITHMON DEMOKRACISE DUKE HUMBUR DHE PJESTAR TE SAJ,ASHTU SIKURSE EDHE UNA HUMBA FEMIJEN TIM NE MONIZEM.
    ASKUSH NUK DUHET TE BEJE HESAPE PER KARRIKE, PERNDRYSHE DO TE MBETEMI NE VENDNUMRO.

  41. tourkofagos says:

    a do te marrin pjese extremistet ethnick,te AK,apo ata u mburren te huajve ;o sa mire me qene shqiptar!!!!!
    ai pseudo patrioti kokelesh me favorite,K,,,,,r, Spahiu,do te jete ne krye te te rinjeve,apo me ndonje qoshe duke shijuar birren,,,,,!!!!

  42. shpend kosova says:

    Kot ekeni ore ju po ju lus runi breket se mos po ju djegen juve te rames se dotju digjet prapanica ka kalue koha e mitingjeve po ju lus runi breket se mos po ju djegen e mozoma keq per ju o temarre

    1. saliu says:

      ik or ti meso shqip pastaj shkruaj ketu

  43. nicolla disha says:

    Nuk e shikoje serioze kete levizje, mos e ngatrroni sapunin per diathe. Duhet te studiohet mire se kush qendron mbrapa kesaje levzje sepse nuk eshte kunder Berishes kjo.

  44. Labi Vlore says:

    Urime per protesten,edhe pse kam dyshimet e mija
    per seriozitetin e saj.Megjithate cdo lloj proteste e vogel,mesatare apo e madhe
    une mendoj se duhet mbeshtetur.
    Mendoj se nuk duhet te paragjykohen asnjehere protestat.

  45. Anna says:

    Pershendetje Kometues dhe Lexues te shtypit Shqiptar,

    Titulli i ketij shkrim “Vershoni ne Rruge” = “Rruga e vetme”. Gjithashtu dhe perfundimi
    (Unë ndihem i INDINJUAR.
    Unë besoj se mund ta ndryshoj.
    Unë mendoj se mund të ndihmoj për këtë ndryshim.
    Unë e di se së bashku ne mundemi.) do te thote qe njeshi jam une pra na kujto njeshin tone famekeqe shqiptar per 40 vjete qe fliste ne emrin e demokracise dhe ne ane tjeter kryente veprime e shkatrrimesise se shoqerise te dashur Lexues.
    Paqi fate qe te gjithe dhe ju lutem te behemi dhe ta perdorim koishencen tone per te mire tone ne cdo qaste te jetes.
    Gjithe te mirat dhe zoti qofte me Shqiperin Etnike (Natyrale)
    Ana London

  46. AlbinoBlackSheep says:

    Kjo do te thote qe opozita ne Shqiperi eshte e pa afte.Kur njerezit shohin qe opozita nuk ben dot punen e saj ata perpiqen te organizohen ne revolte ne cfaredo menyre.Thirrja duhet te jete per te gjithe,jo vetem per te rinjte.

  47. katarakti says:

    “Te indinjuar kunder politikes se ketyre 20 vjeteve te fundit”? Po çfare propozoni.?! Me çfare duhet ta zevendesojme kete politiken? Mos duhet te ju vejme ju ne krye? Ne te gjitha vendet demokratike jane politikat e majta ose te djathta qe qeverisin vendin, ose ndryshe qeveris ndonje diktator, mujshar apo ku e di une. Sot po flitet per zgjedhjet e 8 majit. Disa pyetje: A jeni te indinjuar nga vjedhja e votave? A jeni te indinjuar nga shitja e pasurive kombetare? A jeni te indinjuar nga drejtimi i vendit nga perfaqesuesit politike dhe fetare te vendeve te tjera. Po them psh nga Janullatosi, perfaqesuesi i OSBE-se etj etj. A jeni te indinjuar nga shitja e detit? Ju thate jo! Se nuk jeni te indinjuar nga keto gjera? Po atehere nga çka jeni te indinjuar ju?! Nga era, shiu dhe dielli?!

    1. Gerd Pasmaçiu says:

      Jo, nuk duam te vendosemi ne krye, duam vetem qe klasa politike te behet e pergjegjshme dhe te punoje per interesat e ktij vendi. Nese ajo klase politike nuk i permbush detyrat e veta, kusuret jane te miat e te tuat.

  48. vl says:

    Lajm koti – eshte vape tani, beni demonstrate ne shtator

  49. vjosa says:

    Sa do te deshiroja qe te rinjt tan te ishin si te rinjt europiane,por nuk besoj se do dalin shum.Te rinjt Shqiptar jan vec per kafe dhe pabe,copa mishi.

  50. Pol Garson says:

    I njoh çunat dhe vajzat te kesaj levizje, jane te edukuar dhe te rinj me goxha prespektiva, aspirate per demokraci, liri, meritokraci dhe vullnet. Jane vertet brezi i ri… jane te rinj, si une, si ty, prandaj dhe mos i trembni por lereni te ecin me kembet e tyre, flm z.Baze qe e nxorret si lajm.

    Nuk eshte e lehte te ngresh zerin ne nje shoqeri barbare si kjo e jona, e mese miri kete mund ta bejne vetem te rinjte. RROFT POPULLI… MUZA IME ESHTE POPULLI(MITRUSH KUTELI)

  51. kraja s says:

    do hosten bualli jo pickima pleshti

  52. AK says:

    Opozita sduhet te prese me. Ajo duhet te reformohet te shkuli nga vetja ato pak mbeturina qe i kane mbetur nga komunizmi, te tapose veshet qe mos degjoje brockullat e USA dhe europes dhe te na fali liri. Te tilla protesta nga FB jane pordhe me rigon. Edi Rame si them qe njerezve po u soset durimi. Nese vertet je ai qe propagandon shkundi Shqiptaret dil ne rruge dhe vdis me ne per nje Shqiperi te lire dhe demokratike.

  53. andi says:

    O zoti Baze, une kam humbur financiarisht nje shume te kosiderueshme parash ne 1997 tek Vefa-Hollding.
    Edhe ne 97 edhe ne 2001, 2005, 2009, disa nga pjesetaret e te afermit e familjes sime votuan per Salistanin. Une jame deshperu dhe nuk kam mo besim tek populli jone. Mungon te pakten 100 vjet civilizim. Ate cicilizim qe ka Bullgari, Serbi Rumuni apo Maqedonsi ne Ballkan, ne shqipetaret do ta kemi pas 2-3 brezash d.m.th pas te pakten 100 vjet.
    Ai te vret te shkerdhen et dhune seksuale (si kane bo qysh vitet 90 tropojano-kuksianet e Salistanit mu ne mes te parkut te Qytetit te studentit bile edhe pa Viagra jo qysh bojne ushtaret e Kadafit sot ne Libi) dhe ne vazhdojme te votojme. Edhe pse po e vjedh fitoren Lulvrasesi, per ne dhe popullin e Tirones eshte turp qe existojme si kryeqytet: si ka mundesi qe me mijera qytetare te Tirones i japin vota vrasesit qe e lyu me gjak bulevardin e tyre kryesor ??? Pergjigja: kryesiaht INJORANCA (pastaj vjedhja, frika, manipulimet etj etj,). Lul vrasesi nuk manipuloj 125.000 vota me duket….
    Te tjerat nuk boj mo koment por po mbyll gojen dhe lidh duart qe te mos shkruaj mo ne asnje web dhe te presim qe lufta per ekzistence brenda llojit (Stan) te jape sado pak efekte pas dhjetera vjeteve….

  54. ka ardhur momenti i fundit qe berisha ose te vritet ose te kerkoje azil ne serbi ne beograd ne rastin e trete nese nuk ik do te varet tek sheshi skenderbe,kjo eshte rruga me e mire per popullin dhe shqiperine te shpetoje njehere e pergjithmone nga banditi berisha qe mban peng shqiperine per 20 vjete rrjesht, ky kanibali berisha qeni i serbise ka shkaterruar shqiperine dhe rinine shqiptare,vendi me i korruptuar ne bote ,banditi sali berisha anti shqiptar dhe anti kombetar ne sherbim te qarqeve mafioze serbe dhe greke!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  55. sa kohe te rri ne pushtet berisha aq me teper i shtohet barra e se keqes shqiptareve ne shqiperi dhe ne ballkan ky sherbetor eshte pjella e se keqes per shqiptaret per 20 vjet rresht qendrimi i berishes ne pushtet eshte degradimi i kultures shqiptare dhe denigrimi total te dinjitetit kombetar ,dhe me berishen drejt gremines te shkaterrimit total te integritetit kombetar,ky kriminel me urdher prej beogradi e shkaterroi akademine e shkencave qe ishte kupola (drita e dijes)panteoni i kombit!!!————————————-me çudit fakti se edhe demokratet e ndershem po e votojne berishen duke ditur qe ai nuk eshte demokrat ai eshte djalli vet, nuk mund te votohet djalli me nje fjalor bastardues kjo bishe e terbuar u be e perdale qe e votojne vetem injorantet maloket kosovaret qe jetojne ne shqiperi,ata nuk e dallojne te keqen ose nuk duan t’ia prishin budallait te tyre ???prandaj shqiptaret nuk perparojne se edhe budalla te jete po te jete i tyre e votojne!!!

  56. ne tirane duhet te fillojne demonstratat masive dhe te perfshihen ne te gjithe shqiperine rruga e vetme per te dale nga erresira **************************

  57. ne shqiperi 20 vjet erresire shqiptaret e mbajten kete barre te rende e cila i shkaktoi deme ne te gjitha lemite si ne arsim ne kulture ne ekonomi te gjitha barazi me zero ???????????????????

  58. ai Burri says:

    A ka dale njeri ne bulevard, apo vetem Sala?
    Na beni update, se jemi larg…

  59. berisha dhe banda e tije ne kohen e luftes se kosoves 1999 ai maskara sali beri tregeti me serbine i shiste nafte serbeve duke e ditur qe serbet i vrisnin shqiptaret ne kosove ,pra nuk eshte kjo tradheti e shum te tjera qe ka bere nuk i perment te tera se behet monotone se populli i di te gjitha sali toptani ja kaloi te parit te toptaneve e mori bajrakun dhe po shet detin grekeve sikur te ishte malli vet.ky abuzim dhe tradhetar nuk e meriton as nje minute si kryeminister i vendit ,ai te ik si nano rrugaçi ne austri berisha ka mbeshtetje ne serbi atje te ik se do ti ndodhi si presidenti i jemenit????????????????

  60. PO TA NDIJENI QE SALA ESHTE I MIRE MBAJENI NE QAFE EDHE 20 VJETE ROBERINE

  61. Rocky says:

    If your articles are awylas this helpful, “I’ll be back.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje