Partia Socialiste: Kolegji vendosi mbi arsyetime politike. Ja shkeljet

9 Qershor 2011, 14:13Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, që mbrojti para Kolegjit Zgjedhor padinë e bërë ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor për numërimin e votave në kutitë e gabuara, doli përpara medieve për të sqaruar arsyet se përse ky vendim është antiligjor dhe i motivuar politikisht.

Gjiknuri tha që në fillim se Kolegji e zbardhi qëllimisht vendimin me vonesë, duke shkelur hapur ligjin që e detyronte atë të bënte zbardhjen ditën e hënë. Gjiknuri tha se me qëllim është pritur që PS të depozitojë padinë e më pas të bëhet zbardhja e vendimit.

Gjiknuri tha se shkelja e parë është bërë kur Kolegji shkruan në arsyetimin e vendimit se KQZ këqyri të gjitha kutitë e votimit.

“Për shkak të praktikave të ndryshme të ndjekura nga ana e KZAZ-ve dhe mungesës së udhëzimeve apo rregullave të posaçme në manualet e punës së GNV-ve dhe KZAZ-ve, KQZ ka vendosur të këqyrë të gjitha kutitë e votimit dhe të vlerësojë fletët e votimit të hedhura aksidentalisht duke i përfshirë në rezultat,” thuhet në faqen 11 të vendimit të zbardhur nga Kolegji.

Por në të vërtetë, KQZ ka hapur vetëm 117 kuti në Tiranë, e jo të gjitha, siç thotë Kolegji.

Por shkelja më e rëndë sipas Gjiknurit është kur Kolegji i drejtohet nenit 45 të Kushtetutës, duke thënë se ai detyron KQZ-në të bëjë vlerësimin e votave.

“Kushtetuta e Shqipërisë që në nenin 45 të saj ka dhënë përcaktimin e votës dhe është detyrimi i Kushtetutës për vlerësimin e votës, që detyron KQZ jo vetëm të numërojë, por edhe të vlerësojë votat e zgjedhësve në arritjen e qëllimit final, sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor,” thuhet në vendimin e Kolegjit.

“Kjo është lajthitje me dashje ose padashje,” tha Gjiknuri. Por çfarë thotë neni 45 i Kushtetutës. “1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. 2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht. 3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur. 4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”. Sipas Gjiknurit ky është një arsyetim krejtësisht politik, pasi përdoret shpesh nga kryeministri Sali Berisha. Sipas Gjiknurit, vota është procedurë në fund të fundit.

Gjiknuri tha se Kolegji mashtron kur thotë se pala paditëse, dmth PS, nuk paraqiti asnjë provë në lidhje me precedentët për numërimin e votave në kutitë e gabuara, ose për ndryshimin e rregullave të lojës.

“Nga pala paditësve në asnjë moment, megjithëse u pretendua, nuk u paraqit asnjë akt apo udhëzim shkresor i KQZ-së që ka rregulluar më parë një situatë të tillë, që të mund të provohej se u ndryshua me vendimin objekt gjykimi. Referimi i kësaj pale në nenin 123 të Kodit Zgjedhor është i gabuar pasi situata juridike nuk është pjesë e vlerësimit sipas kësaj dispozite. KQZ ka ushtruar kompetencat e një organi përmbledhës të të gjitha rezultateve dhe tabelave të paraqitura nga KZAZ-të e Tiranës, e kjo procedurë është kryer para kryerjes së detyrimeve të përcaktuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor,” thuhet në argumentimin e Kolegjit.

Gjiknuri tha se është një mashtrim që mund të provohet nga procesverbalet e seancës së asaj dite. Ai tha se janë paraqitur si provë deklaratat e ODIHR se numëruesit janë udhëzuar për t’i quajtur ato vota të pavlefshme. Po ashtu është prezantuar edhe precedenti i vitit 2007 që i njeh këto vota si të pavlefshme. Gjithashtu është paraqitur dhe një akt normativ i vetë KQZ që rregullon radhën e numërimit të kutive të votimit për të nxjerrë fillimisht rezultatin e kryebashkiakut.

Gjiknuri iu referua edhe një interviste të gjykatësit Tom Ndreca. “Tom Ndreca ka thënë se akti normativ i KQZ i shtrin efektet vetëm në Tiranë. Në arsyetim nuk gjejmë kund që të thuhet fjala akt normativ,” tha Gjiknuri.

“Gjithsesi procesi vazhdon,” vijoi më tej ai.

 

28 komente në “Partia Socialiste: Kolegji vendosi mbi arsyetime politike. Ja shkeljet”

  1. Agi says:

    Urime LULZIM BASHA,KRYEBASHKIAKU MODERN I SHEKULLIT 21!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. fule says:

      Po per modern e ke fjalen per devijimet e tij hollandeze me duket. Po dhe te vjedhesh dhe te vrasesh, e shekullit 21 eshte.

    2. AlbinoBlackSheep says:

      Basha ta shohe me teleskop bashkine e Tiranes.Eshte thjesht letra higjenike e Berishes.

    3. g. says:

      E dashur ose i dashur komentues! Ke ngaterru adrese! Kjo nuk eshte faqja/facebook-u i LULI-t!
      Kishe ndonje argument persa thuhet ne artikull? Duket qarte jo!
      Entuziaste te verber dhe te zellshem pa arsye nuk i sherbejne nje shoqerie te perparuar!

      1. hapkutite says:

        Mos i ktheni me pergjigje provokimeve. Tema eshte gazete anti-s(t)alinist. Lexuesit e saj ne pergjithesi jane te tille. Ti agi shko be ndonje koment tek balkanweb te plotesosh normen. Apo se keni vetem me numer karakteresh e keni edhe me numer sitesh?

  2. dr tr el ko says:

    Te gjithe ju qe besoni teka Berisha,Basha…jeni nje gje rrumbullake,pa sy,pa veshe,pa goje,jeni AMORF…keshtu ju do Saliu !

  3. Lumturia says:

    O Agi na e perkthen dot Fjalen MODERN !!!!!!!!!!!!!(Per rastin Specifik behet fjale ngjshur mbi kete person specifik qe cileson ti)…
    Sigurisht nese nuk di ta ta interpretosh, mos vuaj nga inkopetenca se nuk eshte se humbas ndonje dije me vlere nga kjo.

  4. Ari says:

    O Agi! Modern per cfare? Per vjedhje dhe shmangie nga perballja me drejtesine (Durres – Kukes), per shitje te hapesires detare, per vrasje dhe mosmbajtje pergjegjesie (21 Janar), apo modern ne stilin e vjedhjes se votave? Te keshilloj te jesh me konkrete heres tjeter.

    1. Agi says:

      Për gjithë AntIfancat e mi edhe nji herë URIME KRYEBASHKIAKU I RI I TIRANES LULZIM BASHA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. Dyrrahu says:

        Unë nuk jam as fanc as anti fanc yti, por jam për të të thënë se Basha dhe ju që po e mbroni jeni në gjak me popullin.
        Me vota të vjedhura as që mund të hyjë në Bashkinë e Tiranës vrasësi.

  5. Tunxhi says:

    Cfare mjerimi te gjykojne per nje ceshtje kaq te qarte dhe kaq te rendesishme, pese maska te zeza anonime? Do te kishin bere mire te kishin vene edhe ne fytyre nje maske te zeze dhe jo ta linin faqen e tyre te zeze ashtu te pambuluar. Pese fantazma, pa fryme, pa integritet, pa karakter, te trembura dhe te blera. Blehen per nje rruge jashte shtetit, per nje vend pune te pamerituar te femijeve ne ambasada apo dikastere militantesh. Cfare bjerrje dinjiteti per nje vend qe s’lene gje pa share per gjoja nepotizmin, bllokmenet e regjimit te vjeter. Po cfare do te thone per bllokmente e sotem? Ato qe thuhen per te vjetrit, por pas te kete rene Saliu, ashtu sic beme pasi ra Enveri.
    Tom Ndreca, flet me “arsyetimin” juridik qe i ka servirur partia (Alibebja, Bumci e soji i tyre). Mjerim i madh per stadin ku ndodhet vendi njezet vjet pas renjes se memes parti. Kemi kaluar “me sukses” nga sistemi monist i partise shtet te Ramizit tek partia-shtet e Saliut. Cfare arritem? Asgje. Perseri ne jemi kthyer ne vendnisje. Por kete radhe mjerisht kemi masken e sistemit demokratik, shpeshhere te miratuar per hire te stabilitetit edhe nga nderkombetaret. Cfare ngelet te bejme? Ate qe beme me sistemin monist te Ramizit. Nuk ka rruge tjeter. Rruga e Ndreces eshte rruga e dhive qe te con tek stani i Sulltan Saliut. Jo kjo nuk eshte rruga qe i duhet Shqiperise. E duam Shqiperine si gjithe Evropa”, eshte e aktuale se kurre. Mos u trembni, mos u nenshtroni, mos u mashtroni. Ky sistem eshte i deshtuar dhe i destinuar per te rene. Sa me shpejt aq me mire.

  6. dita says:

    Dora e zeze …

  7. Engjell Shehu says:

    Kur ju thash une qe Lulezim Basha eshte fitues i padiskutueshem i gares per kryebashkiak disa prej juve nuk donit te me besonin, por tani qe fitorja e tij po e merr trajten e saj perfundimtare besoj se jeni bere te ndergjegjeshem qe ta pranoni dhe te beheni te arsyeshem per te dhene nje gjykim te drejte mbi rregullat e demokracise te cilat zbatohen mbi parimin e te drejtes kushtetuese te zgjedhesve.
    Engjell Shehu

  8. saranda2001 says:

    Sala e ka shitur Lulin dhe luli tani e mbas do te luaj rolin e opozitarit brenda Pd per te qene trashigimtari i Fronit ,sa per bashkine ai e di qe nuk e merr KURRE.Kjo eshte loja e felliqur e te huajve qe duan ta kene kukullen Sali ne krye te qeverise per tja marre edhe ato pak pasuri atij vendi.

  9. pif ! Sales! says:

    Ky vendim,si shume te tjere eshte POLITIK ,ne vazhden e hakmarjeve politike te Saliut qy” s’s’s’ka burr none me m’rrenxu mueeee!”(sala)…E keqja me e madhe jane ata te Top-Alles qe e perkrahin dinakerisht duke injoruar votat e popullit shqiptar

  10. dona says:

    Edhe ju te PS si beni po keshtu ja derguar me attach PD, dhe vete gjygjtari Tom Ndreca nuk ka ditur ta hap Attach.
    Pastaj ja kane derguar te printuar ku nuk kishte mudnesi te bene korrigjime se kidhte mbi koke shpaten e Saliut.
    Turp , ku te pakten cfare po lexojme kuptojme se kesaj gjykate i mungon profesionalizmi dhe kjo eshte shume e rende kur ne kemi shpresat qe drejtesa eshte ajo qe jep drejtesi, a mund ta qyhet se mosdhena e drejtesise qyhet dhune.????????????????????????

  11. Lani says:

    Me Lulzim Bashen, me se fundi Tirana gjeti kryebashkiakun e duhur! Dil nga dera e mbrapme Edi Rama, se nuk ke moral te dalesh nga dera kryesore, per ate qe i bere Tiranes: kaos, papunesi, ngritje taksash, vendosje taksash te reja lokale, etj., etj.

  12. Dea Dermeni says:

    Në gjyqin kundër Dimitrovit, kryenazisti Gering përdori rreth 3000 deshmitarë
    të gënjeshtërt që I akuzuari për djegien e Reichtagut, I dekonspiroi.
    Dhe gjyqi nazist e la të pafajëshëm
    E la të pafaj gjyqi I Hitlerit!!!
    Kurse Kolegji zgjedhor shqiptar me Tomat, Ndrecat Kolat e Gjetat, nuk jep asnjë sqarim per vendimin e tij brutal .Lind pyetja:
    Mos kemi kaluar ne fashizëm? Edhe Ducja ka qënë në fillim socialist, sic ka qene z Berisha komunist e socialist bashke, që ka mundur te zotëroje të gjithe pushtetet.
    Mos është instaluar fashizmi dhe ende e akuzojmë pa të drejtë z Berisha si “komunist”, ndërsa britmat , mburrjet, arroganca dhe “sovraniteti” I plotë ngjajnë përditë e më shumë me ato të Duces???

  13. Francë,Kafka. says:

    Deklarohet nga PD ,vendoset nga KQZ dhe mbrohet nga kolegji zgjedhor se, në asnjë vend të kodit nuk shkruhet tekstualisht se, fletët e hedhura në kutitë e gabuara janë të pavlefshëme. Pra ,sipas tyre duhet të numërohen si të vlefshëme. Por,të paktën, në dy momente,në kod, ajo nënkuptohet qartë( pasi paloset hidhet në kutinë përkatëse dhe se çdo fletë që gjendet në kuti duhet të ketë njgjyrën dimensionet etj.). Unë do të bënja,për analogji, pyetjen time për PD,KQZ dhe kolegjin zgjedhor. Pyetja është: Në ç’pikë të kodit zgjedhor shkruhet se fletët e votimit të hedhura në kuti të gabuar quhen të vlefshëme dhe duhen numuruar si të tilla?!! Fakti që ato janë të pavlefshëme nënkuptohet qartë në kod kurse të qenit të vlefshëme as shkruhet dhe as nënkuptohet kërkund. Pra pushtetarët kanë bërë,rjedhimisht një vlersim politik dhe jo juridik të faktit. Shkurt kanë manipuluar sy më sy në mënyrë vulgare e të dhunëshme para publikut që i ka ndjekur në televizor sepse në dorë kanë edhe gurin edhe aren. Tashti zgërdhijnë dhëmbët dhe na thonë: Hë, keni ç’na bëni? Keni gjë për të thënë? Unë besoj se po. Dardha e ka bishtin prapa,thotë populli. Duket sikur populli ka kujtesë të dobët. Unë thm jo. Ai, as edhe një herë nuk haron. Duket sikur por, ai ngarkohet ndërkohë dhe, kur ngarkesa bëhet optimale ai shpërthen. Kjo është një aksjomë. Atëherë mjer ai që është përgjegjës. Historia e vjetër dhe e re na e vërteton. Këta që janë sot në pushtet jo se s’e kuptojnë por nuk duan t’a kuptojnë. Për mua, këta kanë kujtesen e dobêt dhe jo populli.

  14. ALBAN DEGA says:

    NA BENE HORE HORAT E POLITIKES DHE ANTIDREJETSISE SHQIPTARE !

    – Cfare argumentimi injorant antiligjor paska bere Sala me Lulin per kusarine
    e votave me transparente ne historine boterore ….

    – Ilace per semundje te pasherueshme…. apo ligji peruan !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Plot 19 faqe argumentim krejt antiligjor pas nje vendim prej 19 fjalesh krejt te kunderligjshme te vendimit te Kolegjit Zgjedhor. E perbashketa e tyre eshte vetem nje pike: ligjerimi i vjedhjes me transparente te votave ne historine jo vetem e Shqiperise, por edhe ne ate boterore. Nje rekord boteror per Guinesin!
    Vendimi i Kolegjit Zgjehdor argumenton gjithcka deshironte dhe cdo gje qe i ka urdheruar Sala dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve, qe qeverisin Shqiperine dhe drejtesine me vota te vjedhura shqiptare, ne baze te parimit : Lala Kros ore Lala Kros, vete shkruaj e vete vulos! Ose edhe me qarte ne baze te ligjit te Luigjit te 14-te ” Ligji jam une!”
    Kane te drejte ! Tashme gijotinat nuk perdoren ne Evrope qysh prej gati 100 vjetesh. Pra eshte e sigurte se as Sala e as kusaret e tij nuk do te kene fundin e Luigjit te 14-te.
    E vetmja gje qe nuk thuhej e nuk shkruhej ne 19 faqet e vendimit te ketij Kolegji Zgjedhor per ligjerimin e hajnise berishiane te votave ishte sa ishte shperblimi i Berishes, Bashes dhe “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit”( The New York Times” ) per shitjen e fytyres se tyre te pafytyre dhe perdhunimit publik te statujes symbyllur te drejtesise te turpit te padrejtesise shqiptare !
    Ua kthefte Zoti ne ilace per semundje te pasherueshme secilit e kujtdo qe shkaperderdh mundin e djeresen e taksapaguesve shqiptare, qofte ky edhe Alban Dega! Amin ! Harami eshte haram dhe do te paguhet me qintfishin, thoshte gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Kjo kusari transparente votash qe supermjeshtri i saj Sali berisha e ushtron tash e mbi 15 vjet me radhe nuk u krye vetem. Asaj iu bashkangjit edhe KQZ, lexo Komisioni Qendror i Vjedhjeve , dhe Kolegji Zgjedhor i ligjerimit te vjedhjeve te Sales dhe Ristanit….
    Aq e hapur ishte vjedhja e tij sa nje kryediplomat amerikan si Countriman e tha acik dje se kishte dyshim serioz per vendimin e kesaj KQZ-je… Po ashtu Ashton! Pra vete Amerika dhe Evropa demokratike denoncojne hapur vendimet e tij ala Berisha- Basha !
    I ka ndihmuar ish hetuesi i ish- Sigurimit te Shtetit ne Tropoje qysh prej 1976-es Toma i Ndrecajve. Cka mund te presish tjeter nga SS-et!?
    Nuk dinte as te lexonte, tregon nje epror i tij i asaj kohe. Trap fare !
    Procesi i numerimit ne KQZ ishte nje vjedhje teper transparente, nje vjedhje diten per Diell pa ua bere tert syri, nje vjedhje sy per sy, ne syte e shqiptareve e mbare Botes !
    Hajde hajni votash transparente, hajde ! Nuk do ta gezojne kusaret e vrastaret fitoren e vjedhur… Heret a vone , do ti gezojne prangat e drejtesise ne duar… Ato po kercasin!
    Tome Ndreca dhe 4 musketiret e Berishes ne Kolegjin Zgjedhor vetem sa u orvaten te legalizojne kete vjedhje transparente.
    Turpi i drejtesise shqiptare! Turpi i Shqiperise. Na bene hore ne syte e Botes , horat e politikes e drejtesise me Padrinon e Koza Nostras politike shqiptare Sali Berishen ne krye!
    Kushdo qe pranon dhe miraton kete vjedhje super transparrente , qofte edhe vete lideri i opozites, Edi Rama, vetem behen bashkeautore te kesaj masakre elektorale, te kesaj kusarie perfekte e teper transparente. Ata do ti mbuloje jo vetem turpi i hajnise, por edhe ndeshkoje dora e drejte e drejtesise dhe ligjit shqiptar sapo te vendoset vertete shteti ligjor ne Shqiperi….
    Drejtesia vonon por nuk harron… Eshte koha e fundit qe ne duart e kusareve te votave, te vrastareve te shqiptareve te pafajshem te kercasin prangat… Eshte casti i fundit qe mbi poshtersite e gjykatesve dhe njerezve te antidrejtesise se gjykatesve e prokuroreve te ster- korruptuar, te stershitur te kercasin hujt dhe guret e ligjit peruan… E dini cfare parashikon ai ligj unikal ne Bote !?
    Viktimat e vendimeve te padrejta te secilit gjykates apo prokuror i autorizon ligjerisht ti rrahin e godasin me hunj e me gure ata derisa ta ndjejne vete se drejtesia eshte cuar ne vend… Drejtesia vonon por nuk harron !

  15. ALBAN DEGA says:

    FILLIMI I FUNDIT OGURZI TE DESPOTIT SALI BERISHA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendimi i Sali Berishes qe vetem lexoi dje para medias relatori i Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca hoqi edhe masken e fundit te ligjit te Luigjit te 14-te te Tiranes ” Ligji jam une”.
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem shqiptoi dje para popullit e Botes telalli i tij Tom Ndreca hoqi edhe masken e fundit te stalinizmit te kulluar te regjimit despotik te Tiranes.
    Vendimi i Sali Ristanit qe vetem belbezoi sot para shqiptareve Toma Ndreca anembane globit hoqi edhe iluzionin e fundit se ne Shqiperi eshte vendosur shteti ligjor. Ne Shqiperi vendos Saliqi e jo ligji!
    Vendimi i Sali Berishes qe vetem e shpalli sot Toma i Ndrecajve i kumtoi shqiptareve dhe planetareve se e vetmja drejtesi ne Shqiperi eshte ajo e pushtetit per pushtetin e jo e pushtetit te popullit, me popullin e per popullin qe quhet demokraci tash e gati 5000 vjet.
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vndos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Nuk eshte rastesi qe shorti solli si kumtues, si tellal, si lajmetar nje ish- hetues te ish – Sigurimit te Shtetit te diktatures se proletariatit qe e filloi karrieren me marrjen ne pyetje, kercenimin, torturimin e “armiqve te te kllases se partise “ne birucat e qelbura te qytetit Bajram Curri ne vitin 1976. “Me fanatik edhe se diktatura lunatike komuniste e asaj kohe” e cileson nje ish- epror i tij ne ate kohe Tomen e Ndrecajve.
    Edhe situata eshte gati i njejte. Nje tjeter komunist fanatik 24 karatesh, Sali Berisha e vuri nen shtetrrethim dhe i mori peng tash dhjete dite si Kolegjin Zgjedhor edhe pjestaret e tij. Vendime nen shterrethim. Vendime nen pengmarrje jane gjithnje vendime sipas Luigjit te 14-te ” Ligji jam une!
    Ky vendim turpi i anti-drejtesise se korruptuar shqiptare hoqi edhe shpresen e fundit te cdo shqiptar nje dite do te zgjohej e vepronte instikti njerezor per drejtesi dhe morali qytetar i dhenesve te saj.
    Perfundimisht ne Shqiperi sot morem vesh edhe me skeptiket shqiptare ose nderkombetare, se nuk ka e nuk vendos aspak shteti. Vendos vetem pushteti. Pushteti i pakufizuar i nje despoti qe ben edhe diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen….!
    Tashme Stalini shqiptar duhet te jete me i qete. Ka realizuar parullen kryesore te babait te tij shpirteror : ” Vsje vllasam Sovetam” Pra, te gjitha pushtetet Sales!
    Marrezi! Cmenduri! Krejt e kunderta! Ky hap kusarie votash shenon nje kumt ogurzi i nje lideri faqezi e ogurzi jo vetem per te sotmen, por edhe te ardhmen e vete Sali Berishes. Ky eshte ogur i zi i fundit faqezi te nje despoti qe vec emri e asgje tjeter e dallon nga Luigji i 14-te, nga Ben Aliu, Hosni Mubaraku, Muamar Kadafi…
    Sali Berisha dhe gjithe kusaret e vrastaret e kesaj qevezie “do te kene nje fund qe do ti vije keq edhe gurit edhe drurit” Keto fjale nuk jane te mijat. Jane profecia e sotme e nje inkasje nga Peruja, mikeshe e nje avokati te njohur, mik imi ketu ne Nju Jork. Quhet Guma Surumanja.
    Eshte pikerisht ajo qe ka parashikuar me saktesi rreth nje vit para … vdekjen e Enver Hoxhes, vrasjen e ish- kryeministres se Indise, Indira Gandi, vrasjen e ish- kryeministres se Pakistanit, vrasjen e kryekriminelit boteror Osama Ben Ladin… e dhjetra ngjarje madhore boterore, perfshi cunamin ne Indonezi, termetin ne Haiti, cunamin e fundit ne Japoni…
    Oguri i zi i Malit te Dajtit po e shoqeron e rrokullisjen tragjikisht ne greminen e zollumit, kusarise dhe vrastarise. Jo vetem despotin shqiptar por edhe krejt banden e tij. Jarani i tij Lulezim Basha eshte jo vetem bashkefajtor kryesor por edhe bashkeudhetar ne gremisjen e despotit zollumqar Sali Berisha.
    Grabitja me kusari e vjedhje votash e fitores se opozites ne Tirane duket sikur shenon zenitin, majen me te larte te pushtetit te Berishes njesoj is maja e Dajtit. Kujtoni ngazellimin e pamase te Berishes ne mbledhjen e pare te Kuvendit te Shqiperise fill mbas zgjedhjeve te 26 majit 1996!
    Pike per pike si ngazellimi i tij sot ne konferencen e shytpit me kryeministrin hungarez para se te shpallej vendimi qe i kishte diktuar paraprakisht Kolegjit Zgjedhor! Vendim i paracaktuar nga vete Berisha! Ngazellim prej maje pushteti, e vetmja gje qe gezon Berishen ! Ceshtja shtrohet cfare vjen pas majes..!?
    Pas majes gjithnje vjen vetem tatepjeta, vjen gremina, vjen gremisja, vjen theqafja… A nuk ndodhi keshtu edhe ne 1996-ten!?
    Zollumet e Sali Berishes kane prekur fillimin e fundit te tij ogurzi jo vetem per despotin faqezi, por edhe per krejt banden e tij te kusareve dhe vrastareve… Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne…!

    1. niko says:

      po popooooooooo nuk do t’i hiqja as edhe nje presje ketij shkrimi !!!

  16. ardi says:

    Pash zotin o Damiano a kujton se nuk e dim qe i kan vjedh apo si!! Puna esht si ti ndeshkojm per vjedhjen,jo te vertetojm vjedhjen.Na lodhet koken more te mencurit e Rames me keto padi,do i jepni zgjidhje,apo prap verr-verr si ne 2009en.Ha gjiz Damian se te ben esell.

  17. Labi Vlore says:

    Ke te drejte ardi.
    Keta ne vend te shpjegojne se c’duhet bere me tej
    dalin e ligjerojne qe votat u vodhen
    e se kqz eshte me Saliun.

  18. fkpartizoni says:

    po, po, damian, vazhdo se mire je… dhe habitu me referencat e pasakta nga kushtetuta qe jep kolegji zgjedhor…

  19. babe dude karbunara says:

    o popull mos i lini te behet cdo gje ne emrein tend ngrihuni dhe bjeruni korini dhe i shtypni katundare dhe puntore gjer nga shkodra e deri ne vlore…..keta legena keta doca te agim docit…

    1. Lani says:

      Lavdi jetes dhe vepres se diktatorit pervers Enver Hoxha, o popull “trim” i Osman Gazepit.

  20. raimondi says:

    Ky Gjiknuri eshte TOTALISHT I pa afte fareeeeeee. Ky e mori ne qafe PS-ne sepse ky ka nje kulture juridike JASHTEZAKONISHT te varfer

    ———– Ky eshte Juristi me deficent i Republikes se Shqi[perise —Dhe sikur vetem per kete shkak qe Edi mban rreth vetes
    juriste Medioker si pune e ketij Gjiknuirt , kjo eshte nje arsye e shendoshe qe EDI duhet te largohet urgjentisht nga kreu i PS-se –

    –Sepse e ka rethuar veten me DEFICENTE DHE MEDIOKER TE CILET TE VEMTEN cilesi QE KANE ESHTE SE JANE Ortodoxe ————

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje